Close
Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 72
  1. #41
    Letersia Maska e feneri
    Anëtarësuar
    05-12-2007
    Vendndodhja
    Në Kërçovë
    Postime
    359
    Ajo gjithmon me uratën në shpirt më tha : Udhembarë !
    Tek u nisa shtigjeve të jetës të arrij një cak !
    Kush e di sa herë shpirti i rënkoj e zemra i qe ndarë
    Kush e di sa herë i pata hyrë në hak!

    Ajo me dashuri nëne më thosh të marr bashkfshataren
    kur unë endesha nëpër qytete ku ndiqja shkollimin !
    Pranova dikur të plotësoj dëshirën e saj : Për bashkëudhetaren !
    Dhe, harrova shumë çaste jete që shkundën ledhatimin!

    Por, trokiti një çast , dhe të gjithë i shkundi si gjethet
    kur fryn era në vjeshtë dhe i mbledh në humnerë !
    Me katër bonjaket mbeta - une babai , të më rrokin ethet !
    Duke pritur të shikoj ate trup nene - që të hyjë në derë...!
    Arbëri të qofsha fal, të kam nënë e më ke djalë !

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Copez jete nga femijeria e nenes

    Cdo dimer pasterma
    rroba per te veshur poashtu,
    kishte rregulle panda'
    ne shtepi te nenes ishte keshtu.

    Do te duhej te ishin
    te lumtur ne maksimum,
    por hall te madh kishin
    se nuk kishin fat shume.

    Zoti i madh ju ka dhene
    kater djem e kater cika,
    se do jet fundi keshtu s'do me thene
    se fati jetes i ve pika.

    Kater vellezer vdiqen femi
    kurse vajzat ishin shendosh,
    por gjyshi kishte merzi
    se e donte nje djalosh.

    Kjo eshte jete per roman
    te vuash pa pasur faj,
    por per momentin s'ma mban
    ndoshta me vone ,pastaj!

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Nena per beben

    Ne familjen tone
    lindi nje vajze,
    cdo njeri dashuri ofron
    ndodhet ne parajse.

    Por i vogeli shpirt
    qe s'di asgje themi ,ne,
    nenen e ka drite
    -se kur behet ,,re'';

    Nga dy duar shtrenguar
    ne forme te gjysem henes
    tani me eshte pushtuar
    ne gjoksin e nenes.

    Bebushja qetesohet
    ne cast e ze gjumi,
    pamja qe shikohet
    eshte pamje fatlumi.

    Eshte nena kjo
    qetesi ,ngorohtesi ofron,
    qe diten e pare cdo kush e do
    deri sa jeta mbaron.

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    JU nuk e keni njohur nënën time
    AJO ishte Kolonjare, madje dhe partizane...
    Ngado që shkonim me...transferime
    qytetaret thonin: Shqiponja është kapedane.

    Ju nuk e keni njohur nënën time
    Ajo hijeshon e buzëqeshur në fotografi
    Më vjen në endrra...më vjen në kujtime
    Ajo ishte si të gjitha Nenat - det me dashuri

  5. #45
    Shume te vecanta poezite, nese do te shkruheshin sakte drejtshkrimisht do te besoja se ishin poezi nga profesionale. Pergezime!

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    elonokton!
    Faleminderit por me konkretisht ju lutem ku mungon drejtshkrimi tek vargjet e mija????
    Pershendetje

  7. #47
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    elinokton!
    Faleminderit por me konkretisht ju lutem ku mungon drejtshkrimi tek vargjet e mija????
    Pershendetje
    Pershendetje dhe prej meje Agim!
    Lexova pothuaj te gjitha poezite, nuk dua te ndalem tek gabimet e ndonjerit, bile drejteshkrimin e permenda ne pjesen e dyte te mendimit per t'i dhene rendesi asaj qe eshte per te thene dhe e vertete pse jo, poezi te vecanta. Ndonese te "papunuara" dhe me gabime nuk humbasin te qenet dicka e bukur.
    Po t'i hidhni nje sy te dyte poezive do te vertetoni ate qe thashe per gabimet. Mos ngulni kembe te gjeni gabime ne poezite tuaja, kane postuar dhe te tjere ketu.
    Pa dyshim, respekte!

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Per nje grua qe su be nene

    Nje grua pa fat
    kur su be nene,
    ajo doren ka zgjate
    por zoti se ka thene.

    Kjo grua shqiptare
    eshte pregatite,
    qe ne moshe mitare
    femije te lind e rrite.

    E mendoni atehere
    kete grua kete femer,
    sa eshte ndier, e mjere
    pa kete epiqender.

    Enderr do kete pare
    nje engjell ta perkund,
    por endrren e ka vrare
    se realiteti e ka shkund.

    Thonin i kane bere magji
    e beri bota fatkeq,
    ajo burrit i tha;martohu ti
    situaten me ndreq.

    Asgje nuk ndryshoi
    jetuan u bene te moshuar,
    burri me pare shkoi
    familjen ka leshuar.

    Gruaja ishte dashuri plote
    per jete ,e per femi,
    andaj macet e rrugeve jo kot
    i ushqente me kenaqsi.

    Dritarja e dhomes sot
    gjysem hapur rri,
    era e perplase fort
    s'ka kush ta mbylle tani.

    Nga anet tona thone
    femiu s'te qon ne gjehnet,
    por jeten ta ploteson
    dhe gjakun s'ta tret.

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Nuk e mbaj mend, të zemëruar
    Me mall kujtoj fjalën e ngrohtë
    Sa dashuri më ka dhuruar.
    Në sytë e saj nuk pash kurr lotë.


    Ndaj themi Nënë, kur na ther zemra!
    Ndaj vjen çdo natë, nëna në endrra!
    Dorën e saj, e ndjej në gjumë….
    Ndonse më fal, kurr s’i thash unë!...

  10. #50
    Larguar..
    Anëtarësuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    edhe ti nuk je keq te shkruash poezi

Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •