Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 72
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Nenave

    Kur gabojme ka termet
    jeta na shendrohet ne front,
    nje parajse gjithmone na pret
    fjale te keqe kurr se thote.

    Eshte nena, si memedhe
    ku na prehet shpirti i trazuar,
    ngrohemi ne krahrorin e saj ,si dje,
    kur ishim te vegjel te padjallzuar.

    Por si shendrite faqja e henes
    ne netet perplote kethjellesi,
    ashtu eshte zemra e nenes
    kur jemi mire ,e bejme miresi.

    Une nene me nuk kam
    kur kam stuhi ,vetem luftoj,
    por shpesh vetes i kam thene
    sikur te ishte ketu, te me mgushelloj.

  2. #22
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Unë dhe nena!

    Me admirim shikoja fytyren e nje engjelli,
    bukuri e shenjte qe mbaje emrin "Nene",
    ne prehrin tend drejt syve,mahnitur te shikoja,
    dhe drita i pershkonte sikur te ishin Hene....

    E vogel eren tende sa afer e kam ndjere,
    sa puthje te dhuroja,pa ty isha e mjere,
    floket te perkedhelja dhe nuk te ndahesha kurre,
    i vogel para teje dhe kur u bera "Burre"....

    Nje jete me ty moj nene,po smund te çmallem dot,
    ty perendeshe hyjnore sa prane te ndej dhe sot,
    nuk kam fjale te pershkruaj ate qe ndjej ne zemer,
    çdo çast te ekzistences do ma pushtoj ky emer...

    NENE.....Me ler pak qe te ulem,te ndjej prape gjirin tend,
    femije dua te kthehem,dua te njejtin vend,
    sa fjale kam per te thene,sa shume kam per te dhene,
    qortome si dikur....Nuk çmallem dot moj NENE!

    Lediana Kapaj
    "Carpe Diem"

  3. #23
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Malli për ty!

    E mata rrugen me sy...
    po shpirtit e vogel,e vogel i dukej,
    papritur qante dashuria dhe thelle ne zemer me strukej,
    vrapoja me syte e perlotur,
    fytyren tende diku po kerkoja,
    e heshtur kjo rruge e kalldremte,
    nuk dija as vete se ku shkoja...



    Dashurine kerkoja ta jepja,
    ta nxirrja mos vyshkej te une,
    lumturine me ty do te doja,
    vrapoja mes loteve si lume,
    kenaqesi donte shpirti i vrare,
    ngrohtesia.. sa shume i mungonte,
    fluturoja ne rrugen e erret dhe nata e zeze me mbulonte..



    Dhe doja te prekja pak floket,
    te puthja shume gjate si dikur,
    dhe doja shume fort te pushtoja,
    te thoja qe ndjenja seshte gur,
    dhe doja te ecja prane teje,
    te flisja,te flisja shume gjate,
    dhe doja mos kish largesi,
    kjo pritje pse duhet te zgjase!



    Dhe doja aromen e trupit,
    ta ndjeja dhe lehte ta shijoja,
    te puthja une buzen e nxehte,
    shkelqimin e syve mendoja,
    do doja te vdisja prane teje,
    do doja ne paqe me ty veç te isha,
    do te jepja gjithcka nga vetvetja,
    po vetem kete mall, ket' dhimbje mos kisha...

    Lediana Kapaj



    Ps : Respekte dhe perqafime i nderuari Agim Doçi.
    "Carpe Diem"

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Ujmiri
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Usa
    Postime
    224
    Nene


    Pse oj nane kaq shum mje merzit
    e di sa shum ke hjek mem rrit
    neper gur bjeshk e thepa
    besa edhe ne pune te veshtira qe pat jeta.

    Pse oj nane mje merzit
    per mua qan nate e dit
    e di se te dhemb shpirti e zemra menjeane
    nuk je vetem moj nane.

    Jam mir me beso
    punen bej si per detyr
    te jem vet e ju me mire
    jam dora jote e vet e dlire.

    Mos qaje ,mos vuaje oj nane
    ma keput shpirtin ketu ku jam
    e di,per ju jam kenga e mergimit
    e ju per mua kenga e zgjimit.

    Te gjitha qe ndjeje i shkruaj ne leter
    ma do zemer me ba veper
    Te rinjeve nje fjal me u than
    Sot e neser keni veq nje nane.

    Dil moj hane ti per jet qofsh perendua
    bani drite nanes te njaj krua
    mos ma le ashtu ne errsir
    jepi drit pak ma mir.

    Dil ,dil mor diell si herave tjera
    mos i thaj kto lule pranvera
    xhemo re ,ti qofsh mallkue
    rruga e mergimit qofte harrue.
    ~~~~~~~~~~~Astrit Dreshaj~~~~~~~~~~~~~~~~

  5. #25
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    thx Agim qe vjen ketu e na sjell xhevahire poetike!
    thx per kengen e bukur ne eurovizion!
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Ti nuk më pe kur qava mmbrëmë,
    Madje as nesër nuk do më shohësh
    Do qaj gjithë jetën, askujt si kam thënë
    Ndoshta nga e qara, Nënë, do më njohësh…

    Më njohe kur qeshnim si të hazdisur
    Madje kemi qeshur dhe me kino-tragjeditë
    Tani që mbeta vetëm i braktisur
    Po qaj se...më dënuan Perënditë!...

    Më dënuan Perënditë duke të marrë për fare
    Ndërsa mua më lanë visitor ndër varreza
    Do qaj...do qaj...si pelegrin ndër varre
    E ndoshta në Parajsë, ty Nënë, do të marrë… lemza

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Prilli mizor

    S'munde te mbash
    fillimisht nje kove,
    por deshprimin s'ta pash
    e kalove lehte kete prove.

    Pas disa ditesh ne tualet
    ecje me shume veshtersi
    mbeshtetu do ta kesh me leht!
    - thash dhe doren ta kam shtri.

    Asgje nuk the ti
    as une gjithashtu,
    sikur eshte normale kjo
    qe po ndodhe keshtu.

    ...Prite se te ndihmoj une
    ta qita xhemperin mbi koke,
    ishte e mundimshme kjo pune
    per mua ishte si te pesosh shok.

    Ani - me tha si femi
    te vesha, e rregullova,
    diten tjeter as doren se ngrite
    ishte fund e kuptova.

    Ishte i tmershem ky muaj
    shpirti me ndihej fajtor,
    kujtime te hidhura ruaj
    nga prilli mizor.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Bardhi
    Anëtarësuar
    06-09-2002
    Postime
    708
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    Të dashur poetë të FORUMIT.
    Mendova gjatë e gjatë në këtë heshtje time. Vendosa të kthehem pranë jush me një poezi për nënën time. JU FTOJ TE GJITHEVE te shkruani në këtë temë poezitë tuaj kushtuar Nënave.



    Nënës

    Në endrra Nënë, po më vjen rrallë
    Ndonse tek varri, kam ardhur shpesh
    Çdo lot i imi pikon veç mallë
    Ti nuk më flet, vetëm buzqesh.....

    Floku jot mëndafsh i zbutur
    Hapi jot i lehtë si flutur.
    Loti jot… margaritari.
    Zgjon të vdekurin nga varri.


    Ti!
    Ma dhurove puthjen e parë që fëmi.
    Ti!
    Më përkedhele si akush tjetër.
    Ti!
    Një mbretëreshë në dashuri
    Ti!
    Legjendë e lashtë – legjendë e vjetër.



    Ti!
    Me zërin tënd ma ngrohe shpirtin
    Ti!
    Me gjirin tënd më fale jetën.
    Ti!
    Më doje mua edhe Krishtin.
    Ne!
    Në krahët e engjejve Nënë’ fjetëm.
    Pershendetje i nderuari z. Agim, faleminderit per keto poezi kaq me emocion, kushtuar te lumes nene.
    Nena eshte vet bota, eshte vete dashnija, eshte gjitheqka andaj i meriton te gjitha. Lum aj qe eshte mik me nenen e tij.
    ========================
    JU NJE HAP - PUNA DY...

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,982
    [QUOTE=Agim Doçi;2358550]Të dashur poetë të FORUMIT.
    Mendova gjatë e gjatë në këtë heshtje time. Vendosa të kthehem pranë jush me një poezi për nënën time. JU FTOJ TE GJITHEVE te shkruani në këtë temë poezitë tuaj kushtuar Nënave.



    Nënës

    Në endrra Nënë, po më vjen rrallë
    Ndonse tek varri, kam ardhur shpesh
    Çdo lot i imi pikon veç mallë
    Ti nuk më flet, vetëm buzqesh.....

    Floku jot mëndafsh i zbutur
    Hapi jot i lehtë si flutur.
    Loti jot… margaritari.
    Zgjon të vdekurin nga varri.


    Ti!
    Ma dhurove puthjen e parë që fëmi.
    Ti!
    Më përkedhele si akush tjetër.
    Ti!
    Një mbretëreshë në dashuri
    Ti!
    Legjendë e lashtë – legjendë e vjetër.



    Ti![B]
    Me zërin tënd ma ngrohe shpirtin
    Ti!
    Me gjirin tënd më fale jetën.
    Ti!
    Më doje mua edhe Krishtin.
    Ne!
    Në krahët e engjejve Nënë’ fjetëm.[
    /QUOTE]

    Me vjen shum keq Z.Agim.Ne nje kohe qe te njoh si te perkushtuar ne poezi,e humbet fare logjiken dhe ben krahasime te tilla.Gabim qe nuk te falet.Pa analizoj pake.C'far do te tregosh me ate fraze?Frike,dobesi,servilizem,marramendje,apo mosdije?I ke te gjitha brenda.Nuk me thuaj:Sa lloj Nenash ka?Se kjo nena jote del pak si ndryshe nga profili i nenes se Gorkit,p.sh, qe ti e njeh pa dyshim?
    Me respekt shum
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ali Baba Tepele : 27-08-2009 më 06:19

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Unë dhe nena!

    Me admirim shikoja fytyren e nje engjelli,
    bukuri e shenjte qe mbaje emrin "Nene",
    ne prehrin tend drejt syve,mahnitur te shikoja,
    dhe drita i pershkonte sikur te ishin Hene....

    E vogel eren tende sa afer e kam ndjere,
    sa puthje te dhuroja,pa ty isha e mjere,
    floket te perkedhelja dhe nuk te ndahesha kurre,
    i vogel para teje dhe kur u bera "Burre"....

    Nje jete me ty moj nene,po smund te çmallem dot,
    ty perendeshe hyjnore sa prane te ndej dhe sot,
    nuk kam fjale te pershkruaj ate qe ndjej ne zemer,
    çdo çast te ekzistences do ma pushtoj ky emer...

    NENE.....Me ler pak qe te ulem,te ndjej prape gjirin tend,
    femije dua te kthehem,dua te njejtin vend,
    sa fjale kam per te thene,sa shume kam per te dhene,
    qortome si dikur....Nuk çmallem dot moj NENE!

    Lediana Kapaj
    S'kam c'te them me!E thone vargjet vete komentin!Urime!

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •