-
Mr. Hajdar Salihu (1950-1995)
Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mr. HAJDAR SALIHU
(1950-1995)
Hajdar Salihu lindi nė vitin 1950, buzė Erenikut, nė katundin Batushė, nė rrethin e Gjakovės. Rrjedh prej njė familje tė varfėr fshatare, por qė dhanė shumė pėr kulturėn dhe ēėshtjen kombėtare
Mėsimet fillestare i kreu nė katundin Molliq, kurse nė Gjakovė e kreu shkollėn e mesme. Studimet universitare i kreu nė Prishtinė, Dega Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe, ku mė vonė edhe magjistroi nė temėn: Poezia shqipe me alfabet arab, tė cilėn ia kishte caktue Prof. Dr. Rexhep Qosja
Tema e magjistraturės Poezia shqipe me alfabet arab ishte ajo qė na afroi, na shoqėroi e na bashkoi me Hajdar Salihun, deri sa ndrroi jetė, nė vitin 2005. Si ndodhi kjo?
Ishte viti 1982. Hajdari sa kishte fillue me hulumtue, me mbledhė materialin pėr kėtė temė tė rėndėsishme pėr kulturėn fetare-kombėtare, kur na njoftoi miku i pėrbashkėt, poeti, shkrimtari dhe kritiku letrar, Mr. Kadrush Radogoshi.
Mr. Kadrush Radogoshi, prej Gjakovės, ish-kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės, pasi na njoftoi mė tregoi se ēka ėshtė duke punuar Hajdari dhe mė tha:
Mexhid, a keni mundėsi me i ndihmue Hajdarit nė kėtė temė
?
Pa hezitim, pa ngurrim, iu pėrgjigja: Po, me gjithė dėshirė e gėzim...!
Pas afėr dy-tri vjet pune, kėrkimi, hulumtimi, bashkėpunimi, libri, sė bashku me fjalorthin ishte gati pėr botim...
Por, libri me titullin: POEZIA E BEJTEXHINJVE, u vonue edhe dy-tri vjet deri sa u botue. Libri, jo vetėm qė u vonue, por edhe kur u botue me 1987, nga Rilindja nė Prishtinė, emri i Hajdar Salihut nuk u shėnue nė kopertinė ! Pse? Sepse, Hajdar Salihu ishte atdhetar, atdhetar e kishte edhe vllaun, Jashar Salihu, prof. i gjuhė angleze nė gjimnazin Vėllezėrit Frashėri nė Deēan, i cili ishte dėnue nė vitin 1981...
Kush ishte Jashar Salihu?
Jashar Salihu ishte intelektual, atdhetar, i burgosur politik, diplomat, luftėtar i pėrkushtuar pėr lirinė e Kosovės dhe Gjeneral i UĒK-sė
Jashar Salihu ishte vėllau i Hajdar Salihut, fėmija i katėrt i familjės Salihu, djali mė i vogėl i familjes. Lindi nė katundin Batushė, me 10 shkurt 1953. Mėsimet fillestare i kreu nė katundin Molliq, shkollėn e mesme nė Gjakovė, ndėrsa Fakultetin Filozofik, Dega Gjuhė e Letėrsi Angleze, e kreu nė Prishtinė.
Pas kryerjes sė studimeve filloi punėn nė Deēan, nė Gjimnazin Vėllezėrit Frashėri, si profesor i gjuhės angleze.
Gjatė shėrbimit ushtarak nė armatėn jugosllave, zbulohet grupi i tij dhe dėnohet me tetė vjet burg
Burgun e mbajti nė Pejė dhe nė Foēa tė Bosnjės, ku shok burgu, ndėr tė tjerė, e kishte Alia Izetbegoviēin, kryetarin e Bosnjės
Pas daljes nga burgu, Jashar Salihu punoi si bujk i thjeshtė, me kosė e shati , sepse nuk e pranuen nė arsim, as ky dorėn askujt nuk ia zgjati
Nė vitin 1992 shkoi nė Zvicėr, ku e vazhdoi veprimtarinė atdhetare nė Lėvizjen Popullore tė Kosovės.
Nė vitin 1993, Jashar Salihu zgjedhet kryetar i Kėshillit pėr Administrimin e Fondit "Vendlindja thėrret
Roli i tij ishte pazėvendsueshėm nė Drejtorinė Politike tė UĒK-sė, ishte anėtar i Grupit pėr Marrėdhėnie me Jashtė dhe pėrfaqėsuesi i parė diplomatik i Qeverisė sė Pėrkohshme tė Kosovės nė Zvicėr.
Kosova nuk ka nevojė pėr lėmoshė,- thoshte ai, ndaj saj kemi obligime, vetėm borxhe. Troē i thoshte edhe para opinionit ndėrkombėtar aspiratat e Kosovės, dhe tregonte rrugėn qė do tė ēonte nė zgjidhjen e ēėshtjes sė saj:
"Tė vetmet bisedime tė pranueshme midis shqiptarėve dhe Beogradit janė ato qė do tė pėrcaktonin kufijtė midis Serbisė dhe Kosovės", do tė shprehej ai pėr gazetėn amerikane "The Christian Science Monitor", me 16 prill 1998
Me pak fjalė, Jashar Salihu ishte intelektual, atdhetar, i burgosur politik, diplomat, luftėtar i pėrkushtuar pėr lirinė e Kosovės dhe Gjeneral i UĒK-sė
Ndrroi jetė si Gjeneral i UĒK-sė, me 17 Dhjetor 2000
Kjo ishte "arsyeja" qė libri "Poezia e Bejtexhinve" ėshtė vonue dhe emri i Hajdar Salihut nė ballinė tė librit nuk ėshtė shėnue...
Hajdar Salihu disa vjet punoi nė gjimnazin Vėllezėrit Frashėri nė Deēan, si profesor i Gjuhės dhe Letėrsisė, por kur vėllau, Jashar Salihu, u arrestue, u burgos, u dėnue, edhe vllaun e tij, Hajdarin, nga puna e larguen
Mė vonė, me anėn e disa miqėve, u pranue nė Teatrin e Gjakovės...
Hajdar Salihu, pėrveē qė kishte ndjenja fetare-atdhetare, kishte talent edhe pėr krijimtari letrare
Ka shkrue, kryesisht, prozė, kritikė letrare, tregime dhe romane
.
Ka fitue disa herė ēmimet, shpėrblimet, pėr tregimet mė tė mira nga Shoqata e Shkrimtarėve tė Kosovės
Shkrimet e tij, meqė ishte i diferencuem, ishte i detyruem ti botonte me pseudonimin Yll Jonuzi...
Mr. Hajdar Salihu ka botue kėto vepra letrare:
1."Udha e ditės sė nesėrme", Prishtinė, 1990.
2."Jerina dhe Helmi", Prishtinė, 1994.
3."Raport pėr jetėn paralele", Prishtinė, 1994.
4."Stina e mjegullės". Prishtinė, 1999....
5.Baladė pėr kthimin e nizamėve, Prishtinė, 2005
Me 17 dhjetor 2005, nė dhjetė vjetorin e vdekjės dhe 30 vjetorin e krijimtarisė sė tij, nė Gjakovė, nė Pallatin e Kulturės Asim Vokshi, u pėrurue romani i tij Baladė pėr kthimin e nizamėve.
Falė angazhimit tė mikut tė tij, aktorit, shkrimtarit, Nimon Muēaj dhe mbėshtetjes materiale nga Ministria e Kulturės sė Kosovės, romani Baladė pėr kthimin e nizamėvedoli nė dritė.
Nė pėrurim, poeti, shkrimtari, kritiku letrar, Prof. Halil Haxhosaj, bėri njė vėshtrim pėr librin, ku mes tjerash tha: Nė kėtė libėr ndihet fryma e pavdekėsisė sė shpirtit
Engjėll I. Berisha, poet, foli rreth biografisė sė tė ndjerit, Mr.Hajdar Salihu. Ndėrsa aktori, shkrimtari, Nimon Muēaj, evokoi kujtimet e tij pėr Hajdar Salihun si shkrimtar, actor dhe njeri me vlera tė larta kombėtare. Bardhyl Oseku, nga Drejtoria pėr Kulturė, tha se: Romani ėshtė vazhdimėsi e jetės dhe shpirtit tė autorit, por edhe pasqyrim i shpirtit tone.
Poeti, Muharrem Kurti, pėr romanin tha: Ky roman dhe gjithė romanet e Hajdar Salihut janė proza eseistike psikologjike
Mė nė fund, pėr romanin Baladė pėr kthimin e nizamėve dhe personalitetin e Mr.Hajdar Salihut, folėn M.Salihu, poeti Din Mehmeti dhe autori i kėtij shkrimi, miku i tij, Mexhid Yvejsi
Mr. Hajdar Salihu, pėrveē qė ishte atdhetar dhe krijues letrar, ka qenė edhe besimtar. Kishte shumė dėshirė tė ishte pranė shejhlerėve e hoxhallarėv, nė veēanti nėpėr mexhliset e kėtyre bashkatdhetarėve.
Herė pas here shkonte nė Bibliotekėn e Bashkėsisė Islame tė Gjakovės, pranė Xhamisė sė Hadumit, tek bibliotekisti, Mulla Bedri Kida, tė cilin e kishte edhe koleg, kishin punue bashkė nė Teatrin e Gjakovės
Mulla Bedri Kida njė ditė, ishte dita e enjte, i thotė:
Hajdar, nesėr ėshtė Dita e Xhuma, nė tė gjitha xhamitė hoxhallarėt e mbajnė hytben (ligjėratėn) javore, pra, spo tė them hajde tek unė, nė Xhaminė e Re, por eja kėtu nė Xhaminė e Hadumit, xhamia e parė e qytetit, kryesorja
Hajdari i pėrgjigjėt: Vallahi, bilahi, Mulla Bedri, nesėr kismet, nXhaminė e Hadumit mki
Tė nesėrmen, dita e xhuma, Hajdari erdhi nė Xhaminė e Hadumit, e dėgjoi me vėmendje ligjėratėn e hoxhės, e fali namazin e xhumas
Atė natė ndrroi jetė kaloi nė jetėn e vėrtetė
Mr. Hajdar Salihu ndrroi jetė nė Gjakovė, nė vitin 1995, nė moshėn 45 vjeēare. U varros nė vendlindje, nė katundin Batushė, ku namazin e xhenazės e udhėhoqi, Mulla Bedri Kida, nė prezencėn e mijėra qytetarėve, nė praninė shejhlerėve e hoxhallarėve; u varros me ceremoni fetare e kombėtare, duke na lanė prapa emėr e vepra pėr kulturėn e letėrsinė shqiptare...
Mexhid Yvejsi, Gjakovė
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt