SHB



LIDHJA E SHQIPTARĖVE TĖ BOTĖS

Pėr tė kėrkuar ku janė e ku nuk janė shqiptarėt. Kjo ndodhi vite ew vite mė parė dhe , tė dy vėllezėrit binjak quhen Mikel dhe Simon Kuzhnini. Tė dy kėta kristianė kosovarė, pas njė mijė hallesh prej persekutimeve titiste nė vėndlindje, pas njėmijė hallesh pėr tė fituar ca para – aq tė doemosdoshme pėr t’u hyrė kėrkikeve idealsite qė janė aq larg kėtyre tė shkretave, por, gjithsesi, “parja e bardhė pėr ditė tė zezė” – ia nisėn romanit kombėtar pėr tė bashkuar shqiptarėt. U krijua kėshtu “Lidhja e Shqiptarėve tė Botės”…Vite mė parė… Lezhė, 21 korrik 2007… Njėri prej dy vėllezėrve idealsitė nuk ndodhet nė kėtė sallė tė bibliotekės sė Lezhes, rretheqark kėsaj tavoline tė rrumbullakėt , ku burrat me kollare janė pėrmbytur nė djersė prej mungesės sė kondicionerėve. Kanė ardhur enkas pėr kėtė tubim - qė don tė pėrgatisė Kongresin e Dytė tė LSHB – qė “do tė mbahet vecse nė Tiranė, askund tjetėr ma; vetėm nė Pallatin e Kongreseve” – ndoshta nga 24 vėndeve evropiane dhe SHBA. Delegatėt e kėsaj mbledhjeje pėrgaditore, kanė mbėrritur me shpenzimet e tyre kėtu nė Lezhė, ku do tė bėnin edhe njė fotografi nė vėndvarrimin e Skėnderbeut. Konceptimi dhe organizimi I “LSHB”, ėshtė I tėri idealist ; nuk ka se si t’I pranojė manovrat e mundėshme pragmatiste. Lexohen plot pathos pėrshendetjet nga Mardena kelmendi, Alida Hisku – Llamadeo Dukagjini G( te dy ne kryesin e deges L.Sh.B-se ne Gjermani) , Ibrahim Egriu( kryetar i deges lshb-se per vendet Skandinave), Agim Bacelli – Amerkiė, Luigj Shkodrani, krytar i deges lshb-se per Danimarke Andrea Alushi, Greqi…Baki Ymeri kryetar i lshb-se per Rumani, Kozeta Zylo Antare ne kryesine e lshb-se pershendetja e shkrimtarit dhe patriotit Ndue Ujkaj suedi, pershendetja e Nazmi Jakurti nga kryesija e Zvicres etje etje.. Nė krye tė tavolinės , Kuzhnini, I qeshur, shtatlartė dhe I shėndetshėm si njė klerik franceskan, flet me nje gegnishte qė mua mė rėnqeth me bukurinė e rrjedhshmėrinė e saj, duke patur parasysh se ai banoka prej mbi 20 viteve nė tjetėr truall nga ai qė e ka lindur. Vitore Stefa me ka treguar pėr tė se ka qėnė aktivist I pėrndjekur qė nė kohėn e Titos;qe ne vitet 68 ku ngriten flamurin kombetar se bashku me Ukshin Hotin dhe me djemte e tjere te rrethines Prizrenit Kuzhnini, gati nė mėnyrė urdhėrore fton tė vijė nė presidium njė grua tė veshur me tė zeza. Ajo, e qete, pa ditur tė qeshė dot, zė vėnd si njė ikonė. Ėshtė deputetja e parlamentit te Kosoves zonja Nekibe Kelmendi. Sytė e saj kanė para tė vriten brenda disa minutave dy fėmijėt dhe bashkėshortin e saj , juristin e njohur Bajramin; tė vriten nga paramilitarėt serbė. Flasin me zė tė lartė, me temperament , gjith nerv e passion se si duhen bashkuar shqiptarėt. T’I bashkosh shqiptarėt, ndaj tė cilėve aplikohet prej shekujsh deviza dinake e romakėve “Divide at impera” pėr shumė prakticienė dhe pragmatistė ėshtė thuajse e pamundur. A pėrfytyrohet vallė qė tė ulen, tė pinė kafe e tė dėgjojnė tė qetė njėritjetrin Enver Hoxha dhe Ahmet Zogu? Esat Pashė Toptani me Avni Rrustemin? Adem Jashari me Ahmet Krasniqin? I vrari pabesisht nė pritė me vrasėsin e tij me para? Prokurori me ish tė burgosurin prej tij? Sigurisht , Rugova me Thaqin, Berisha me Nanon? Dashnori I gruas me burrin e tradhtuar nga ajo? Pasaniku me varfanjakun? I vrari nė luftė mes radhėve tė UCK e qė nuk ka njė dyshkė nė xhep, me pasanikun qė bėnte plazhė nė Durrės kur tė tjerėt luftonin se, “qe, ma , ia mėshoi NATO?”. Pėrgjigja pozitive pėr disa prej kėtyre pyetjeve ėshtė thuajse e tmerrėshme. Por ama, qė e tėrė kjo kategori njerėzish qė pėrmėndėn flet shqip, ėshtė tundur nė djep nga njė nėnė shqiptare, di lojra popullore, kėngė popullore dhe adete e zakone shqiptarėsh. LSHB, don t’I bashkojė qė tė gjithė shqiptarėt, pėrfshirė eshte polet e sipėrpėrmendur. Njė shqiptar I vjetėr, nga Kurbini me origjinė, z Pervizi, qė kishte mbėrritur kėtu qėnga Belgjika, mbi 75 vjec dhe qė e kishte kaluar rininė dhe burrėrinė e parė nė internim nga shteti komunist, u ngrit dhe tha se tani nuk ėshtė koha pėr t’u ngrėnė me njeritjetrin. Ėshtė koha tė vėmė nga njė gur nė zemėr tė gjithė, nė emėr tė nėnės sė pėrbashkėt, Shqipėrisė… “ Pilot je ti? “ – Pervizi “ Po, pilot” – unė. “ Sigurisht qė je antikomunist” Preferoj tė mos pėrgjigjem. Pervizi mė troket gotėn mė verė tė kuqe duke mė parė nė bebe tė syrit. Mė pas, nė njė ambient mė tė gjerė pėrgjgijem kėshtu: “ Unė jam pilot dhe, si I tillė, unė e di krejt mirė se mė duan qė nga Sali Berisha e deri te Hysni Milloshi. Qė tė gjith shqiptarėt shikojnė aeroplanin e tyre nė ajėr dhe thonė me krenari apo nostalgji “ Ky ėshtė djali, vėllai, shoku im”. E, unė nuk kam se si t’I sulem njėrit apo tjetrit…E pra, unė njoh sat ė duash njerėz qė urrejn Enverin, si dhe , po kaq, njerėz qė e duan dhe e respektojnė atė. Ama, janė tė gjithė shqiptarė” “ Unė tė gjith I pranoj pėr kafe, me pėrjashtim tė “kodoshit tė gruas “ –pėrgjgiejt njėri nga pjesmarrėsit… Ėhtė hera e parė qė marr pjesė nė njė tubim tė tillė, megjithse ky forum ka gati 15 vite qė ėshtė krijuar dhe legalizuar ne vitin 1995 ne Mynih .Vitore Stefa ka qėnė nxitėsja qė unė jam kėtu. Kanė ardhur nga Tirana edhe gazetari Albert Zholi e shkrimtarja Violeta Allmuca. Nga Berati – poeti karizmatik, z Sotiraq Mishaxhiu. Delegatėt flasin njėri pas tjetrit dhe ka kėrkesa pėr tė kufizuar kohėn. Pathosi pėr tė folur gjatė ėshtė se thuajse qė tė gjithė kanė udhėtuar me shpenzimet e veta deri kėtu. Unė nė tavoloinė kam disa libra tė Vitores, qė ajo mė ėshtė lutur t’ua dhuroj disa tė njohurve tė saj. Nė tė vėrtetė atė e njohin tė gjithė. Edhe mua mė njohin disa nga listat virtuale. E shkreta Vitore, sa qejf qė kishte tė vinte; nuk kish mungur as ajo, as bija e saj, poeteshė dhe ajo, Madi. Kushdei se sa ka harxhar deri tani duke folur nė telefon nga Italia, vetėm me mua. Mua mė habit kjo grua emigrante qė nuk e kam parė asnjeherė dhe qė… “ Po tė mos ishin telefonatat e Vitore Stefės, unė nuk do tė vijshe kėtu” – mė prźt fillin e mednnimeve njė zė; ėshtė i Talat Pllanės, njė burr i pashėm ardhur nga Anglia. “ Mqenėse e pėrmende Vitoren, nuk muj tė rri me pritė ma, por du me I thanė dy fjalė pėr najtė grue qė asht sa pėr pesė burra” – ėshtė ngritur pa pyetur njeri, pasi ndodhet nė presidium, njė burr qė kollaroja ia ka shtuar djerėsn nė fytyrėn e tij tė pashme ku ezullojėn dy sys h tė zgjuar. Ėshtė okulisti – kirurg, I shumė mirėnjohuri Orhan Kurbati, nga Kosova. “ Vitore Stefa….” “ Aaaaa, ca kom respect per njatė gru edhe unė…Shqiponjė e vėrtetė shqipnijet …Vitore Stefa ka pritė e qitė me ….” Ndėrkohė celulari im. Kuzhnini vėshtron nga unė nė mėnyrė qortuese. Po unė kam brofur nė kėmbė plot hare. Nė tel ka dalė Vitorja. “Zake, tė keqen motra, Vitorja jam, po vazhdoni?” Unė ia zgjas celularin dorės sė parė qė dn tė ma rrėmbejė pėr tė folur me shkrimtaren dhe aktivisten beratase Vitore. Ėshtė dora e njė gruaje tė bukur. Merita Dabullės – aktore nė Greqi. Ajo ka ardhur qė andej pėr kėto dy ditė, tok me shrimtarin Miho Gjini e njė tjetėr. Celulari tani kalon duar mė duar…. Nga Greqia ka ardhur edhe njė poete qė e mban Lap Topin edhe nė tavolinėn e drekės. Ka regjsitruar poezi. Qė tė gjitha bėjnė fjalė pėr atdheun dhe Shqipėrinė. Tematikė si kjo tėrheq zakonisht fėmijėt e moshės sė vajzės sime. Por, edhe kėtė grua tė martuar me njė “Grek shumė tė mirė”, por qė fėmijėt “I kam ende nė parajsė”. Quhet Elda Kokoneshi Ndue Hila ka ardhur qė nga SHBA; me tė kemi lidhje virtuale dhe ai cuditet me mua se “tė dijshėm nja 30 vjec e tė pashėm”. Janė gjithsej nja 50 60 aktivistė – tė LSHB. Secili ka dramėn e tij derisa ka ardhur kėtu. Kushedi se cfar pėrpjekjesh mbinjerėzore kanė bėrė ata pėr vėndine tyre deri nė kėtė ditė. Janė pėrzgjedhur prej mijra, qindara mjra shqiptarėve anembanė globit. Ball meje ėshtė njė figurė qė I ngjan krejt njė personazhi tė njė filmi Italian. Ai kujton se e njoh dhe mė sheh plot mirsjellje. Pėrfiton nga rasti qė . me kėtė rast ti dhuroj njė libėr, nga tė mijtė qė kam nė cantė. Mėsoj mė vonė se ai ishte nga Kumanova, krryetari I Kom Helsinkit nė Maqedoni dhe ish I pėrndjekur politik… LSHB kėrkon tė bashkojė tė 16 milion shqiptarėt ku janė nėpėr botė; t’I bashkojė pėr gjėra qė mund tė bashkohen, si psh pėr palėt e flamurit, pėr gjuhen, folkun, zakonet, miqėsirat personale. Pėr atė qė kushdo nėpėr botė qė I thotė bukės ‘bukė’ ta ndjejė njė dorė mė tė fortė sesa pėrpjekjet e tija personale qė mendon pėr tė. Normalisht, kjo detyrė, detyra e nuklit tė shqiptarėve, ėshtė “nomenklaturė” e shtetit shqiptar. LSHB e ka marrė pėr sipėr njė atribut tė tillė. Ky atribut bėhet edhe mė seroiz, pra, edhe mė agresiv ndaj kundėrshtarėve tė shqiptarėve, kur shteti juridik I shqiptarėve edne ka shumė e shumė pėr tė bėrė. Sėpaku, njė radio pėr shqiptarėt jashtė atdheut, tanimė ka nevoja uluritėse pėr t’u modernizuar me teknollogji tė re dhe kjo asqė ka ndėr mėnd tė ngjasė hėpėrhė. Ka nevojė pėr njė gazetė apo revistė panshqiptare qė t’u ruhet tmerresisht gjėrave politike, por edhe kjo mungon. Tė kėtilla probleme mbase ka edhe Televizioni Publik I Shqiptarėve. LSHB pėrpiqet. Shqiptarėt e pambrojtur si duhet nga shteti I tyre dhe tė pandihmuar nė mėnyrė selective prej tij, kanė krijuar anėmbanė globti “Listat virtuale”. “Art Kafe”, “Dervina”, “Mėmėdheu”…. Burrat patriotė si…..Agim Bacelli ….bėjnė pėrpjekjet e tyre tė mundėshme nė kushtet e jetės sė trishtuar tė jabanxhiut, tė emigrantit. “Listat virtuale” janė origjinalisht albaneze. Kėtu, albanezėt emigrantė, miqėsohen me njėritjetrin, diskutojnė, kėnaqen, grinden e shamatohen – ani, hajt, ta hajė dreqi, prap, mirė; mė mirė se sa asimilim…a s i m i l i m LSHB ka njė mision tė vecantė – cuditėrisht , ja po ulurin tani ky mision – tė japė kontributet e veta sa ku mundet pėr cėshtjen kosovare. Mundėsia e bėrjes sė pazareve pėr tė ardhmen e Kosovės ėshtė eminente. Kosova duhet menjėherė tė shpallė pavarėsisnė nė mėnyrė tė njėanėshme. Lidhja e Prizrenit erdh dhe u organizua kur nė emėr tė tė “Mėdhejve” tė kohės dikush deklaronte se Shqipėria ishte vetėm njė shprehje gjeografike. Pavarėsisht nga tė gjithė dhe, kundėr tė gjithėve, Isamil Qemali , pas njė turneu diplomatic nėpėr Evropė dhe me dy rupi nė xhep, e shpalli pavarėsinė. Shpallja e pavarėsisė donte tė thoshte, byrym, kush nuk ėshtė dakord, duhet tė pėballohet me njė million shqiptarėt e kohės. Qė ishin stėrgjyshėrit tanė – qė tė gjithė tė armatosur, qė tė gjithė kryetrima por qė , pėr fat, aq injorantė, sa tė pėrcaheshin lehtėsisht Nė shėmbėllin e stėrgjyshėrve tanė intelektualė duhet tė ecė Kosova. Ama, nuk ka mė 1 milion shqiptarė, por 15 milion qė do ta duartrokasin njė inisiativė tė tillė politike. Pėrvec kėsaj, Shqiptarėt kanė edhe alamet mbėshtetjesh ndėrkombėtare, si SHBA, Anglia, Gjermani apo vėndet islamike etj. Shpallja e pavarėsisė nė mėnyrė tė njėanrshme e Kosovės, don tė thotė – asnjė kompromis pėr ndarjen e Mitrovicės. Do tė thotė – gati kushdo tė ndeshet me gjokset e 15 milion shqiptarėve. Janė tė mirėpritura shumė pėrkrahjet ndėrkombėtare dhe institucioneve shume tė respektuara ndėrkomėbtare. Por, nga ana tjeter, shqiptarėt nuk kanė se si t ė harrojnė se me 7 prill 1939 s, Shqipėria ishte antare e Lidhejs se Kombeve, me tė drejta tė plota, por kjo lidhje ishte krejt e pafuqishme tė ndalonte “fati complain” e dorės brutale tė Musolinit.. LSHB… Tingėllon dicka e pėrafėrt me faljen e gjaqeve. Shqiptarėt falejn e gjaqeve nė mėnyrė massive e kanė bėrė normalisht nė vigjilje tė luftare apo nė vigjilje tė mundėshme tė kėrcėnimeve tė asaj natyre. Shqiptarėt , mendoj unė, ndodhen shumė – shumė tė kėrcėnuar. Nuk e kam vetėm tek fakti qė I tė qėnies sė sopėzuar tė Shqipėrisė natyrale, as te gati njė million emigratėt e Rep sė Shqipėrisė qė jetojnė pėrditė nėn ndryshkun llahtarėshėm tė padukėshėm tė asimilimit, etj, qė I dimė tė gjithė. Brengosėse ėshtė se, nėn pretekstin e hegjemonizimitt ė kulturave etj, po pėrcudnohen pėrditė tipare tė prekullueshme e qėnėsore tė shqiptarėve, si fjala e dhėnė, besa, burrnia, idealizmi, shkatėrrimi I familjes etj. ė shikosh njė sallė me shqiptarė, sheh, njė biond e njė bru, njė sybojqiell e njė syzi, njė tė gjatė e njė tė shkurtėr, njė barkaliq e njė thatuq. Ama, ata I bashkojė gjėra tė pėrbashkėta tė cilat janė duke u sulmuar papushim. Dy korifej tė letrave tona, te sytė e tė cilėve shikonin tė gjithė nė kėtė periudhė coroditjeje kombėtare, Kadareja me Qosjen, nisnė e u bėnė qepaze me nėjritjerin nė sy tė gjithve rreth njė procke qesharake edhe pėr dy nxėnėsa gjimnazi, nėse kanė qėnė myslimanė apo jo shqiptarėt mė parė dhe se, kuptohet, cduhet tė bėjmė, xhanėm Kėto ditė, ėshtė vėnė nė focus Shkodra. Njėherė – shumė failje tė mocme shkodrane paskan prejardhje nga turqit e vendosur kėtu pas pushtimit, pra, rracė akėnxhinjsh, e, nėjherė tjetėr, “dukagjinsit paskan mbytur Shkodrėn” Keni parasysh se, sic dėshmon gazetari shkodran, FC, nė vitin ’92 ai ėshtė pyetur nė hetusinė sėrbe rreth parullės sė hedhur nė Shkodėr me rastin e shėmbjes sė komunizmit – “Shkodra republikė” , “C’thonė shkodranėt, a duan ata tė bashkohen mė sėrbinė?” Po Shteti? Shteti, kur nuk kujesedet pėr shpėrndarjen e librave tė botuar nė Shqipėri, kur nuk merr absolutisht asnjė masė mbrojtėse pėr ‘tė ndaj pėrkthimeve…LSHB I takon tė marrė mbi shpatulla detyra ende mė tė rėnda. Qė kėrkojnė forca sa mė shumė. Mė shumė dhe sa mė tė kualifikuara. ….Ishin dy vėllezėr… Morėn torbat mbushur me kursimet e tyre dhe u nisėn nėpėr botė…

RIZA LAHI

Falenderojme z.Riza Lahi qe na dhe te drejten e botimit ne faqen tone te ketij shkrimi.



Per"Shqip.dk"Shkodrani


-----------------------------------------------------

Asnjiher nuk arrita ta msoj adresen e tyre te lidhjes shqiptare ne botė edhe pse vazhdimisht e kam kerkuar kta nuk kan adresė askund



as te behem antarė i ksaj lidhje nuk arrita

edhe pse pata deshirė te qe te behem

njiher me kujtohet para disa vitesh e mora numrin e telefonit te njerit prej vllezerve kuzhnini

dhe bisedova me te direkt ne telefon


me premtoj se do te me takonte personalisht

por kjo asnjiher nuk ndodhi-
sa her kam provuar te gjej adresen e tyre qe ti pyes per mundesinė e antarsimit por kot-

si duket un qe u burgosa tri her politikisht duke filluar qe nga viti 1976
e tri her u denova politikisht

qenka shkruar te jem i mohuar nga disa shqiptarė

qe bukkur nalt po ja japin me kryeneqesi ------ bukur lart e kan que hunden perpjetė bukur lart po ju duket vetja -


"