
Postuar më parë nga
Xhuxhumaku
Doja te pyetja teta pranveren, e vertete qe jeni bere keshtu ju korcaret?
apo ...
Korçarët aq divorce sa dhe martesa
VEPROR HASANI
03/08/2009 Të dhënat flasin për shtim të zgjidhjeve martesore. Të rinjtë pre e zgjedhjes së tyre
KORÇE- Zgjidhjet martesore, të cilat po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, po kthehen në një fenomen shqetësues. Tashmë rajoni i Korçës shënon brenda një viti aq zgjidhje martese sa numëron edhe martesa brenda këtij harku kohor. Kjo do të thotë se denduria për të gjetur një burrë të martuar dy herë është tepër e shpeshtë, ashtu siç mund të gjesh gra të divorcuara nga bashkëshorti i parë dhe të martuara me një të dytë. Nëse ky fenomen do të ecë me këto ritme, nesër do të jetë e vështirë të gjesh një njeri të martuar vetëm një herë në jetën e tij, ose këta të fundit do të jenë lajm i ditës, një çudi e rrallë. Të martuarit dy apo tri herë do të konsiderohen normalitet. Nisur nga këto të dhëna zyrtare, të cilat flasin për raporte të barabarta mes martesave dhe ndarjeve, duket se për të rinjtë e sotëm martesa është kthyer në një lojë, ndërsa ndarja në një dhimbje, e cila lë jo pak pasoja në jetën e tyre, duke filluar që nga fëmija jetim që lënë pas, rritja dhe mirëdukimi i tij e deri te vështirësitë ekonomike, stresi dhe depresioni që mbetet si trashëgimi e ndarjes bashkëshortore. Në raste të tilla kthimi në normalitet kërkon edhe kohën e nevojshme. Gjithsesi, tashmë rajoni i Korçës është duke e përjetuar realisht një fenomen të tillë.
Divorcet
Të dhënat nga zyrat e gjendjes civile në Korçë tregojnë se brenda 6 mujorit të parë të këtij viti rrethi i Korçës ka regjistruar 250 martesa, por ndërkohë të dhënat zyrtare nga gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë bëjnë të ditur se numri i kërkesave për ndarje bashkëshortore ka shkuar në 243. Megjithatë, të dhënat e zyrës së gjendjes civile u referohen vetëm martesave në rrethin e Korçës, ndërsa ato të gjykatës rretheve Korçë, Kolonjë dhe Devoll. Pavarësisht nga ky fakt, burime pranë gjykatës në fjalë bëjnë të ditur se numri i zgjidhjeve martesore ka ardhur në rritje nga viti në vit. Nëse për 6-mujorin e parë të vitit 2008 ishin regjistruar gjithsej 183 kërkesa për ndarje, për 6-mujorin e këtij viti janë regjistruar deri tani 68 kërkesa më shumë. Nëse do të vijohet me këto ritme, atëherë pritet që në fund të vitit numri i kërkesave për ndarje të jetë shumë më i madh se kaq, madje mund të tejkalojë edhe numrin e martesave, çka do të thotë se numri i zgjidhjeve martesore po barazohet me atë të ndarjeve bashkëkohore, pasi dy rrethet e tjera (Kolonjë dhe Devoll) janë mjaft të vegjël
Motivet
Tashmë po shihet qartazi se numri i ndarjeve bashkëshortore po rritet me shpejtësi. Sipas burimeve pranë gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Korçës, një nga shkaqet e zgjidhjeve martesore është zgjedhja e gabuar që bëjnë të rinjtë mes njëri-tjetrit, çka do të thotë se para se të martohen nuk mendohen shumë për të njohur më nga afër partnerin e tyre. Kjo gjë bën që jetëgjatësia e kësaj martese të jetë tepër e shkurtër: vetëm dy apo tre vjet. Ky fakt konfirmohet edhe nga burime të gjykatës, të cilat pohojnë se ndarjet ndodhin te martesat e reja. Veç sa më sipër, burimet në fjalë numërojnë dhe arsye të tjera, siç është emigracioni, ku për shkak të tij njëri prej bashkëshortëve është i detyruar të jetojë larg bashkëshortit tjetër. Ndërkaq si shkak për zgjidhjet martesore evidentohet edhe gjendja ekonomike e të sapomartuarve, pamundësia e punësimit të tyre, mungesa e një shtëpie jo rrallëherë, por edhe motive të tjera, siç janë tradhtia bashkëshortore etj. Pavarësisht nga të gjitha këto, numri i lartë i zgjidhjeve martesore tregon se sa lehtë është të martohesh dhe t’i ndërrosh partneret si mbreti gratë, ku këta të fundit (të rinjtë) bien pre e zgjedhjeve që kanë bërë.
METROPOL.
Krijoni Kontakt