Close
Faqja 8 prej 24 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 239
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    ÇATI E SIGURTË (QIELLI)



    Në Kuran, Zoti na tërheq vëmendjen ndaj një vetie mjaft interesante të
    qiellit:”Qiellin e kemi bërë si çati të sigurtë e të mbrojtur…”(El Enbija 32)


    Kjo veti e qiellit është vërtetuar prej kërkimeve shkencore të kryera në shekullin XX. Atmosfera, e cila rrethon tokën, kryen shërbime jetike për të siguruar
    vazhdimësinë e jetës. Duke shkatërruar mjaft meteorë të mëdhenj e të vegjël, gjatë përpjekjeve të tyre për të arritur tokën, ajo i ndalon ata që të përplasen me tokën dhe të dëmtojnë gjallesat. Për më tepër, atmosfera filtron rrezet e dritës që
    vijnë nga hapësira, të cilat janë të dëmshme për krijesat e gjalla. Fakti më interesant është se vetëm rrezet e padëmshme e të nevojshme - drita e tejdukshme, rrezet e shkurtra ultravjollcë dhe valët e radios - janë në gjendje të përshkojnë atmosferën. I gjithë ky rrezatim është i domosdoshëm për jetën. Atmosfera lejon kalimin vetëm të një pjese të rrezeve të shkurtra ultravjollcë, të cilat janë mjaft të domosdoshme për procesin e fotosintezës dhe për ekzistencën e të gjitha gjallesave. Pjesa më e madhe e rrezeve të gjata ultravjollcë, të lëshuara nga dielli, filtrohen prej shtresës së ozonit në atmosferë dhe vetëm një pjesë e kufizuar dhe thelbësore e tyre arrijnë në Tokë. Vetia mbrojtëse e atmosferës nuk mbaron këtu. Atmosfera mbron gjithashtu tokën prej të ftohtit
    ngrirës të hapësirës, i cili arrin deri në minus 270 gradë celcius. Nuk është vetëm atmosfera ajo që e mbron Tokën nga efektet shkatërruese dhe dëmtuese të hapësirës. Së bashku me atmosferën, brezi Van Alen, një shtresë, e
    http://img269.imageshack.us/img269/4076/69396726.png
    Atmosfera lejon që të arrijnë
    në Tokë vetëm rrezet e
    nevojshme për jetën. Për
    shembull, rrezet ultravjollcë
    arrijnë në Tokë në një
    përpjestim të caktuar. Vetëm
    në sajë të këtij fakti është e
    mundur kryerja e procesit të
    fotosintezës dhe,
    rrjedhimisht, vazhdimësia e
    jetës për të gjitha gjallesat.

    http://img268.imageshack.us/img268/9658/28505139.png

    http://img91.imageshack.us/img91/3482/39737998.png

    cila krijohet si rezultat i fushës magnetike të Tokës, gjithashtu shërben si një
    fushë mbrojtëse kundër rrezatimeve të dëmshme, të cilat kërcënojnë planetin tonë. Ky rrezatim, i cili vazhdimisht lëshohet prej diellit dhe yjeve të tjera, është vdekjeprurës për gjallesat. Nëse brezi Van Alen nuk do të ekzistonte, energjia e shpërthimeve masive të quajtura shpërthime diellore, të cilat hasen vazhdimisht në Diell, do të shkatërronin çdo formë jete në Tokë. Dr. Hugh Ross, duke folur mbi rëndësinë që ka për jetën tonë brezi Van Alen, ndër të tjera thotë: “Në fakt, Toka ka dendësinë më të lartë se çdo planet tjetër në Sistemin Diellor. Bërthama e madhe e hekur-nikelit është shkaku i ekzistencës së fushës sonë të madhe magnetike. Kjo fushë magnetike formon shtresën mbrojtëse Van-Alen, e cila e mbron Tokën nga rrezet bombarduese. Nëse nuk do të ishte kjo mburojë, jeta në Tokë do të ishte e pamundur. I vetmi planet tjetër shkëmbor që ka fushë magnetike është Mërkuri, por fuqia e fushës së tij është 100 herë më e vogël se
    Tokës. Madje as Afërdita – planeti ynë “motër” – nuk ka fushë magnetike. Brezi mbrojtës Van-Alen është një strukturë që gjendet vetëm në Tokë.”1 Energjia e çliruar në një prej këtyre shpërthimeve të viteve të fundit është e barabartë me energjinë e çliruar nga shpërthimi i 100 miliardë bombave atomike, si ajo që u hodh në Hiroshimë. Pesëdhjetë e tetë orë pas shpërthimit u vërejt se gjilpërat magnetike të busullave paraqitnin një lëvizje jo të zakonshme dhe 250 km mbi atmosferën e Tokës, temperatura u rrit menjëherë në 2500oC. Me pak fjalë, një sistem mbrojtës i përkryer funksionon mbi Tokë. Ai e rrethon botën tonë dhe e mbron prej kërcënimeve të jashtme. Vetëm kohët e fundit, shkencëtarët arritën të mësojnë disa gjëra rreth tij, kurse Zoti na ka njoftuar në Kuran për mbështjellën mbrojtëse të Tokës që shekuj më parë.


    FUND
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  2. #72
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin
    Pergjigj-ja yte ishte katastrofike ...

    Do të thotë ai që e ka shkruara Biblën është bazuar në imagjinatën e tij.

    Pas pak minutash do të kthej përgjigjen.
    Ju Faleminderit.

    Dhe do doja të përqëndroheshe tek pyetja më lartë
    Jezusi Nuk është "Zot" dëshmon Bibla.
    Moter e dashur...me duket se jemi keqkuptuar....une pata thene, nje pyetje dhe nje pergjigje.....
    Une nuk ve aspak ne dyshim njohurite e tua mbi Kuranin, por do te deshiroja qe te ishe pak me e perpikte ne pergjigje....
    Para se te hidhesh ne vleresimin e pergjigjes time(katastrofike!!), do te ishte shume e edukuar nga ana jote qe te pershkruaje antitezen..
    Ti me pyet nese e ka then Krishti dhe une te pergjigjem se jo.
    Tashi, ose ishte ndertuar keq pyetja, ose nuk te pelqen pergjigja.
    Ne rastin e pare, riformuloje pyetjen dhe une te pergjigjem.
    Ne rastin e dyte, argumento gabimin e saj.

    Kurse pyetjes sime nuk i pergjigjesh..
    Pyetja ishte:Ne cilen shure te Kuranit, shpjegohet me perpikmeri radha e krijimit?
    Pergjigju dhe mund te vazhdojme...

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    E Vura FUND në këtë postim sepse isha paksa i lodhur dhe me nxitim, dhe kur mendoja se ti nuk do t'i lexoja thash më mirë t'i jap fund këtu, pra nëse dëshiron më shumë me shkencën Kur'anore në lidhje me Krijimin e Universit shko këtu :

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=113052

    Por nëse nuk të duke mirë kjo, atëherë mund të lexosh librin :

    Titulli : Mrekullitë e Kur'anit

    Autor : Harun Yahya


    Më pas do të parashtroj pyetjen.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  4. #74
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin
    E Vura FUND në këtë postim sepse isha paksa i lodhur dhe me nxitim, dhe kur mendoja se ti nuk do t'i lexoja thash më mirë t'i jap fund këtu, pra nëse dëshiron më shumë me shkencën Kur'anore në lidhje me Krijimin e Universit shko këtu :

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=113052

    Por nëse nuk të duke mirë kjo, atëherë mund të lexosh librin :

    Titulli : Mrekullitë e Kur'anit

    Autor : Harun Yahya


    Më pas do të parashtroj pyetjen.
    Po ti e hape temen per te pasur pergjigje per pyetjet e tua apo per te shpjeguar vertetesine shkencore te Kuranit???
    Me duket se po del nga llafja(besa)......
    A the se ishe gati te pyesje dhe te pergjigjeshe pa frike???!!
    Ose, shpjego mire se ç'kishe ndermend te beje....t'ja mbathje sapo te hasje nje person qe di te beje pyetjet e duhura???
    Pergjigjen e dua prej teje.

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Moter e dashur...me duket se jemi keqkuptuar....une pata thene, nje pyetje dhe nje pergjigje.....
    Une nuk ve aspak ne dyshim njohurite e tua mbi Kuranin, por do te deshiroja qe te ishe pak me e perpikte ne pergjigje....
    Para se te hidhesh ne vleresimin e pergjigjes time(katastrofike!!), do te ishte shume e edukuar nga ana jote qe te pershkruaje antitezen..
    Ti me pyet nese e ka then Krishti dhe une te pergjigjem se jo.
    Tashi, ose ishte ndertuar keq pyetja, ose nuk te pelqen pergjigja.
    Ne rastin e pare, riformuloje pyetjen dhe une te pergjigjem.
    Ne rastin e dyte, argumento gabimin e saj.

    Kurse pyetjes sime nuk i pergjigjesh..
    Pyetja ishte:Ne cilen shure te Kuranit, shpjegohet me perpikmeri radha e krijimit?
    Pergjigju dhe mund te vazhdojme...
    Vella jo Moter, por gjithsesi ...

    KRIJIM I UNIVERSIT
    Në ajetin e mëposhtëm, përshkruhet origjina e universit:
    ”Ai është Krijuesi fillestar i qiejve dhe i tokës
    (pa pasur asnjë shembull)...”
    (El - 'En'Am : 101)


    ZGJERIMI I UNIVERSIT


    Në Kuran, i cili u shpall katërmbëdhjetë
    shekuj më parë, në kohën kur shkenca e
    astronomisë ishte akoma primitive, zgjerimi i
    universit përshkruhet në këtë mënyrë:
    ”Ne me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe
    Ne e zgjerojmë atë. ”(Edh-Dharijat : 47)



    NDARJA E QIEJVE DHE E TOKES


    Një prej ajeteve që bën fjalë për krijimin e qiejve është edhe ajeti i
    mëposhtëm:
    ”A nuk e dinë jobesimtarët se qiejtë dhe toka ishin të ngjitura,
    e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës
    së çdo gjëje. Përse nuk besojnë pra?”
    (El-Enjbija : 30)


    ORBITAT


    Duke iu referuar Kuranit, Dielli dhe Hëna lëvizin në një orbitë të
    caktuar:”Zoti krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe
    secili prej tyre noton në orbitë.”(El Enbija 33)


    RRUMBULLAKSIA E TOKES


    ”Ai i krijoi qiejt e tokën me qëllim të caktuar. Ai ia mbështjell
    natën ditës dhe ditën ia mbështjell natës.”
    (Ez-Zumer 5)


    ÇATI E SIGURTË (QIELLI)


    Në Kuran, Zoti na tërheq vëmendjen ndaj një vetie mjaft interesante të
    qiellit:”Qiellin e kemi bërë si çati të sigurtë e të mbrojtur…”(El Enbija 32)


    QIELLI KTHYES


    Ajeti i njëmbëdhjetë i sures Et-Tarik në Kuran, i referohet vetisë
    “kthyese” të qiellit: (Et-Tarik 11)


    SHTRESAT ATMOSFERIKE


    Një nga faktet shkencore të zbuluara kohët e fundit është përbërja e
    qiellit nga shtatë shtresa.
    ”Zoti është Ai që krijoi shtatë
    qiej mbi njëri-tjetrin.” (El-Mulk 3)
    ”... Ai i krijoi shtatë qiej brenda dy ditëve dhe
    secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej.” (Fusilet 12)



    FUNKSIONIMI I MALEVE


    Kurani na tërheq vëmendjen ndaj një funksioni gjeologjik mjaft të
    rëndësishëm të maleve.
    ”Ne kemi krijuar male të patundura në tokë, me qëllim që ajo
    të mos lëkundet dhe tronditet bashkë me ta...” (El Enbija 31)


    LEVIZJA E MALEVE


    Në një ajet tjetër, na bëhet e ditur se malet nuk janë të palëvizshëm,
    ashtu siç mund të na duket, por ato janë në lëvizje të vazhdueshme.
    ”Kur i sheh malet, mendon se ato janë të palëvizshëm,
    ndërsa ato lëvizin si retë...” (En-Neml 88)


    MREKULLIA E HEKURIT


    Hekuri është një nga elementet e përmendura në Kuran. Në suren El
    Hadid, d.m.th. në suren e Hekurit thuhet:
    ”Ne e kemi zbritur hekurin, në të cilin ka forcë të
    madhe dhe dobi për njerëzit...„
    (El Hadid 25)


    SASIA E SHIUT


    Një prej shumë informacioneve të dhëna në Kuran rreth formimit të
    shiut është fakti se ai zbret në Tokë në një masë të caktuar. Kjo është
    përmendur në suren Ez-Zuhruf si më poshtë:
    ”Ai lëshon nga qielli shiun me masë të caktuar.
    Me të Ne i japim jetë një vendi të vdekur. Ja, kështu edhe
    ju do të ngalleni nga varret.” (Ez-Zuhruf 11)



    FORMIMI I SHIUT
    Formimi i shiut mbeti një mister për një kohë të gjatë. Vetëm pas
    shpikjes së mjeteve të parashikimit të motit u bë e mundur të zbuloheshin
    tre fazat e formimit të shiut. Së pari, avujt e ujit ngrihen lart në qiell me anë
    të erës, më pas formohen retë dhe në fund shfaqen pikat e shiut.
    Informacioni i dhënë në Kuran për shiun përputhet saktësisht me këtë
    proces. Në një ajet kuranor, ky informacion është përshkruar në këtë
    mënyrë:
    ”Zoti është Ai që i dërgon erërat, të cilat lëvizin retë.
    Ai i shtrin retë në qiell ashtu siç dëshiron dhe i bën të ndara në
    pjesë, pastaj përmes tyre sheh se si bie shiu…” (Err-Rrum 48)


    ERERAT FEKONDUESE


    Në një ajet tjetër në Kuran, është përmendur karakteristika “fekonduese”
    e erës, si rezultat i së cilës formohet shiu.
    ”Ne i dërgojmë erërat ”fekonduese”, pastaj lëshojmë shi
    nga qielli që t’ju japim për të pirë...” (El Hixhr 22)


    DETET NUK PERZIHEN ME NJERI-TJETRIN


    Një nga veçoritë karakteristike të deteve është shpallur në një prej
    ajeteve të Kuranit, si më poshtë:
    ”Ai i bëri dy detet të bashkohen me njëri-tjetrin. Ndërmjet
    tyre ka një pengesë që nuk i lejon të përzihen.” (Err-Rrahman 19-20)


    ERRESRIAT E DETEVE DHE VALET E BRENDSHME


    ”(Gjendja e jobesimtarëve është) si errësira në një det të thellë e
    të madh. Ai është i mbuluar me valë, mbi të cilat gjenden valë
    të tjera e mbi to gjenden re të dendura. Errësirë mbi errësirë. Nëse
    dikush do të zgjaste dorën, nuk do të ishte në
    gjendje ta shihte atë…” (En-Nur 40)



    ZONA E TRURIT QE KONTROLLON LEVIZJEN


    ”Jo, Jo! Nëse ai nuk ndalon, Ne do ta kapim prej ballukeve.
    Balluke gënjeshtare dhe mëkatare.” (El Alek 15-16)



    Ja ku mund të shohësh dhe ajetet ku flasin për Krijimin e Natyrës, Qiellit, Mbarë Universin.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Kërkoi Përgjigje nga ti Jarigas për Postimin 64 në faqen 4 ... ?!
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  7. #77
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2009
    Postime
    116
    " Diturine duhet kerku deri ne Kine"

    Pse ne Kine e jo ne Amerike!???

  8. #78
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Jarigas po inkuadrohem dhe une ne kete mes .

    Se pari a mundesh me sqaru keto vargje biblike :

    1 Në fillim Hyji krijoi qiellin e tokën.
    2 Toka ishte e shkretë dhe e zbrazët; terri e mbulonte humnerën dhe fryma e Hyjit endej përmbi ujëra.
    3 Hyji tha: “Le të bëhet drita”! Dhe drita u bë. 4 Hyji pa se drita ishte gjë e mirë dhe e ndau dritën nga terri. 5 Hyji e quajti dritën ‘ditë’, kurse terrin ‘natë’. Dhe u bë mbrëmje e mëngjes ‑ dita e parë.
    6 Hyji tha edhe: “Le të bëhet ndërmjet ujërave kupa e qiellit dhe le t’i ndajë ajo ujërat prej ujërave”. 7 Hyji bëri kupën e qiellit dhe i ndau ujërat që ishin nën kupën e qiellit prej atyre që ishin përmbi kupën e qiellit. Dhe u bë ashtu. 8 Hyji e quajti kupën e qiellit ‘qiell’. Dhe u bë mbrëmje e mëngjes ‑ dita e dytë.
    9 Hyji tha prapë: “Le të bashkohen ujërat, që janë nën qiell, në një vend të vetëm. E le të duket teriku!”. Dhe u bë ashtu.
    10 Hyji terikun e quajti ‘tokë’ kurse ujërat e bashkuara i quajti ‘dete’. Dhe Hyji pa se ishte gjë e mirë. 11 Dhe Hyji tha: “Le të qesë toka bar të gjelbër e bar që qet farë e lëndë frytdhënëse që jep fryte sipas llojit të vet që ta ketë farën e vet në vetvete përmbi tokë”! E u bë ashtu. 12 Toka qiti barin e gjelbër, barin që qet farë sipas llojit të vet, dhe lëndën frytdhënëse sipas llojit të vet, që ka më vetvete farën sipas llojit të vet. Hyji pa se ishte gjë e mirë. 13 Dhe u bë mbrëmje e mëngjes ‑ dita e tretë.
    14 Hyji tha: “Le të bëhen ndriçues në kupën e qiellit, që ta ndajnë ditën e natën dhe të shërbejnë si shenja për stinë, ditë dhe vite: 15 që të ndriçojnë në kupën e qiellit dhe të ndrisin tokën”. Dhe u bë ashtu. 16 Hyji bëri dy dritëdhënës të mëdhenj: dritëdhënësin më të madh që të sundojë ditën e dritëdhënësin më të vogël që të sundojë natën dhe yjet. 17 Hyji i vendosi në kupën e qiellit që të ndriçojnë mbi tokë, 18 që ta sundojnë ditën dhe natën e ta ndajnë dritën prej errësirës. Hyji pa se ishte gjë e mirë. 19 Dhe u bë mbrëmje e mëngjes ‑ dita e katërt

    Si u kriju drita para se mu kriju Dielli ?

    Mandej si nje her toka eshte e shkret dhe e zbrazet kurse 2 fjal me posht ne toke ka ujera ?

    Sipas leximit te ketyre vargjeve Hyji pa se ishte e mir , Hyji pa se ishte e mir, Hyji pa se ishte e mir .....pra gjithe kjo spaska qen me plan por paushall dhe mbasi eshte kry e ka pa qe e ka pas mir edhe u krenu qe eshte mir dhe e ka lene krijimin e tij kshtu ??

  9. #79
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Postime
    145
    ilmgapp

    frigohem se nuk do marresh asnje pergjigje me keto pyetje qe ke bere LoL

    ti jarigas

    ti po lyp ajete apo jo ani ky mir boll ti paska pru krej ajetet shka ki tash a nuk po te konvenon.

    nuk te dul qashtu qysh mendove jarigas aaa?

    hehe duhesh mu msu edhe najher me dal ma budall se qe je LoL

    ti boll budall kuke edhe ma shum tboni tka mush me argumete e ti veq pergjigje nuk e ka shkru hahahahah ncnc

    nejse ju ma mir e dini .

  10. #80
    Á Я † ι $ † Maska e Homer
    Anëtarësuar
    18-12-2008
    Vendndodhja
    Nιρρση
    Postime
    2,287
    Pyetjet Ekzistojnë ... Përgjigjet "Jo" !!!
    Ktu nuk thuhet se pytjet ekzistojne dhe pergjigjet "Jo" vetem ne bibel keshtu qe desha me ju pyt: A mund t'ju sjelle nje tuf me pytje qe nuk kane pergjigje per sa i perket disa ajeteve pa lidhje ne Kuran ?!


    Un nuk marr vesh nga Bibla se nuk e kam studiu ose thjesht lexu nej her por m'ka ra rasti me pa gjith ato absurditede ne Kuran, jam i gatshem t'ju sjell ajete nga Kurani, ju si musliman tolerante jeni te gatshem mu pergjigje ?!
    D'Oh!

Faqja 8 prej 24 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •