RAMAZANI muaji i trijumfeve
Shkruar nga Mr.Bashkim Aliu
Muaji i bekuar i Ramazanit mbart me vete krahas freskisė shpirtėrore dhe ngjalljes sė ndjenjave fetare, edhe aspiratat pėr njė tė ardhme mė tė lumtur sepse e ndez nė shpirtin e besimtarit shkėndinė e fitores dhe ngadhnjimit.
Kjo, ngase muaji i bekuar i Ramazanit ėshtė simbol i ngadhnjimit dhe fitores.
Nė vazhdim do tė ndalemi nė disa nga trijumfet e muajit tė Bekuar tė Ramazanit:
TRIJUMF I NJERIUT, DRITĖS DHE TĖ VĖRTETĖS:
Muaji i bekuar i Ramazanit, ėshtė muaji i trijumfit tė madh tė njerėzimit mbi terrin e injorancės.Kjo, ngase nė muajin e bekuar tė Ramazanit filloi shpallja e Kur’anit i cili shpaloi njė faqe tė re nė historinė e botės.Pas kėsaj date, mė nuk pati monopol padituria, injoranca dhe djallėzia, por njerėzit patėn rast ta njohin tė vėrtetėn dhe me dritėn e Islamit ta largojnė terrin e mosbesimit.
Ėshtė e vėrtetė se tė gjithė njerėzit nuk iu bashkangjitėn thirrjes Islame, por themi me plotė tė drejtė se ky muaj, apo thėnė mė saktė kjo ngjarje paraqet trijumf pėr njerėzimin nė pėrgjithėsi, sepse botėrisht u luftua injoranca dhe besimet e gabuara, u sulmua terri me dritėn e Islamit nė pėrmasa globale, pra iu mundėsua njeriut ta njohė tė vėrtetėn dhe u krijuan kushte pėr identifikimin e saktė dhe preciz tė sė gabuarės.
-TRIJUMF MBI VETEN:
Po, muaji i bekuar i Ramazanit ėshtė muaji i ngadhnjimit tė njeriut mbi veten, gjegjėsisht pasionet dhe kėnaqėsitė e tij trupore, shpirtėrores mbi materialen.
Nė muajin e Rmazanit muslimanėt agjėrojnė, pra hekin dorė nga haja, pija, marrėdhėniet intime dhe fjalėt e veprimet e liga.
Me kėtė, njeriu ngadhnjen mbi veten, sepse e mėson tė durojė pa i shijuar gjėrat tė cilat si zakonisht i lakmon.Shpirtit i jepet pėrparėsi dhe nuk i lejohet trupit qė tė dirigjojė me njeriun duke i plotėsuar e mos lėnė pas dore nevojat e tij qė i kėrkon nė ēdo moment.
Pra, me agjėrim, njeriu e mund veten, dėshirat dhe lakmitė trupore dhe e mposht materialen me zbatimin e kėrkesave tė shpirtėrores.
-LUFTA E BEDRIT:
Nė muajin e bekuar tė Ramazanit, gjegjėsisht me 17 Ramazan tė vitit tė dytė tė hixhretit, u zhvillua beteja e parė e madhe pas shpėrnguljes sė muslimanėve nė Medine dhe formimit tė shtetit Islam.Nė kėtė betejė, ku forcat idhujtare ishin ma tepėr nė numėr, muslimanėt korrėn fitore bindėse, fitore kjo e cila nuk pati vetėm karakter ushtarak, por parasėgjithash pati karakter ideologjik, sepse i gjithė opinioni i atėhershėm priste epilogun e fuqisė sė re nė arenėn botėrore, shtetit Islam tė udhėhequr nga Muhamedi s.a.v.s. dhe forcave tradicionale idhujtare arabe tė prira nga fiset idhujtare tė Mekes.
Nė betejėn e madhe tė Bedrit, u mposhtėn ushtarakisht idhujtarėt nga njėra anė, dhe u mpoasht ideologjikisht kauza e kufrit-mosbesimit dhe forcat destruktive nga ana tjetėr.
Pas kėsaj beteje, muslimanėt u bėnė faktor me rėndėsi nė arenėn ndėrkombėtare dhe krijuan realitete tė reja brenda dhe jashta regjionit arab.
Si atėherė, poashtu edhe sot dhe nė ēdo kohė, beteja e madhe e Bedrit do tė jetė burim frymėzimi pėr punė dhe veprimtari aktive nė prezentimin e kauzės Islame nė botė, do tė jetė gjenerator i dėshirės dhe ambicjeve pėr fitore dhe suksese nė fusha tė ndryshme tė jetės, ashtu si qė fituan muslimanėt nė luftėn e Bedrit.Thėnė shkurt, lufta e madhe e Bedrit, do tė ushqejė shpirt optimist bashkėkohor musliman me plane dhe strategji tė qartė pėr njė tė ardhme mė tė lumtur tė bijve tė kėtij umeti.
-ĒLIRIMI I MEKES:
Fitorja ideore dhe imponimi i vetes nė arenėn ndėrkombėtare, nuk u manifestua vetėm nė luftėn e madhe tė Bedrit, por kjo u demonstrua edhe nė ēlirimin e Mekes.
Pra, nė muajin e bekuar tė Ramazanit, muslimanėt nė krye me Muhamedin s.a.v.s. u kthyen nė Meke ēlirimtar, pasi u dhunuan njė kohė tė gjatė nė tė nga banorėt e saj idhujtar, dhe u larguan me urdhėrin e Allahut xh.sh. qė nė Medine ta ngritin shtetin e parė Islam.
Ēlirimi i Mekes, nuk ka thjesht rėndėsi teritoriale, apo si qė thuhet me gjuhėn e luftės fitim tė teritoreve, por para sėgjithash pati rėndėsi ideore.Kjo, ngase Mekeja paraqiste atėbotė bastionin e fundit dhe mė tė fortė tė idhujtarisė klasike arabe, por kur kihet parasyshė e kaluara e saj historike dhe pozita e saj te popujt e rajonit dhe mė gjėrė si vatėr e tė dėrguarve tė Zotit dhe krijimit tė kulturave e civilizimeve, ndodhitė nė tė i tejkalonin kufijt nacional dhe regjional.
Pra, me kėtė rast, u grushtua bastioni i fundit i idhujtarisė, u mposht doktrina idhujtare dhe u prenė pejtė e mbėshtetjes sė mosbesimit.Ēlirimi i Mekes, rrėnimi i idhujve dhe pastrimi i Qabes, jo vetėm qė ishte trijumf pėr ushtrinė muslimane nė kuptim tė brendshėm, por paraqiti kthesė tė madhe edhe nė pozitėn e tyre nė arenėn botėrore, sepse tash mė ata ishin tė zotėt e vėrtetė e tempullit qė ishte simbol fetar, kulturor, civilizues e historik i mbarė botės.
Ēlirimi i Mekes, i ushqen ndjenjat e muslimanėve dhe aspiratat e tyre qė tė vazhdojnė nė thirrjen e tyre nė tė vėrtetat Islame, sepse ashtu sikur qė u rrėnua gėnjshtra klasike idhujtare atėbotė, ashtu do tė mposhten edhe gėnjeshtar e tė gjitha ngjyrave dhe kohėrave para tė vėrtetės Islame.
-LUFTA E TEBUKUT:
Nė muajin Ramazan tė vitit tė nėntė tė hixhretit, ushtria muslimane u gjind pėrballė njė superfuqie tė atėhershme, pra ushtrisė Romake, nė Tebuk.
Jo vetėm qė ushtria muslimane trijumfoi nė kėtė betejė, por trijumf paraqet edhe fakti se me t’u dhėnė urdhėri pėr luftė me romakėt, shokėt e tė dėrguarit tė Allahut vrapuan se kush ma i pari do t’i pėrgjigjet thirrjes.
Nuk luajti rol ajo se bėhej fjalė pėr njė superfuqi tė asaj kohe, sepse muslimanėt ishin tė bindur nė vetvete dhe nė fenė tė cilės i takonin, ishin tė bindur nė kauzėn tė cilėn e mbronin, dhe pėr realizimin e kėtyre synimeve, nuk kishte fuqi qė mundte t’i ndal.
Kjo betejė duhet tė flet shumė pėr muslimanėt, gjegjėsisht t’ua bėjė me dije se tė parėt e tyre u ballafaquan me fuqinė botėrore tė atėhershme, romakėt, dhe dolėn ngadhnjimtar.Muslimanėt, nuk duhet tė nėnshtrohen para tjerėve, por nė tė njejtėn kohė nuk bėn edhe tė qėndrojnė nė fund tė varganit tė jetės dhe pėrparimit, e pastaj tė presin keramete pa dhėnė mund.
Rėndėsia e kėsaj beteje qėndron nė faktin se muslimanėt u ballafaquan me njė faktor tė jashtėm dhe me ndikim mė politikėn e atėhershme botėrore, dhe pas kėsaj ngjarje, emri i muslimanėve u dėgjua nė anė tė ndryshme tė botės dhe u pa se janė fuqi serioze e cila dalėngadalė por sigurt e zen vendin e vet tė merituar nė skenėn botėrore.
-ĒLIRIMI I SPANJĖS:
Nė vitin e 92 tė hixhretit, muajin e bekuar tė Ramazanit, u pėrgatit ushtria Islame nė krye me Tarik ibn Zijadin pėr ēlirimin e Spanjės-Andaluzisė.
Kjo ushtri e cila nisi nė muajin e Ramazanit, mė vonė arriti ta ēlirojė Spanjėn dhe aty tė ndrėtojnė muslimanėt civilizim madhėshtor i cili e mahniti botėn, e nė veēanti Europėn, e cila atėbotė ishte krejt nė baltė dhe injorancė, dhe e habitur shiqonte se ēka ndėrtojnė muslimanėt nė kėtė troll tė kontinentit tė tyre.Poashtu, muslimanėt aty e shuajtėn dhunėn qė ushtrohej mbi njerėzit e dobėt dhe tė pa fajshėm nga tiranėt e ndryshėm, gjė qė flet se misioni i muslimanėve nė Spanjė ka qenė human dhe paqėsor.

KULLA E JASHARAJVE:
Po, mu nė muajin Ramazan tė fundshekullit tė kaluar gregorian, u ndez zjarri i lirisė dhe mposhtjes sė tiranėve e kriminelėve ordiner nė tokėn martire tė Kosovės.
Pas syfirit, forcat agresore dhe kriminele serbe e sulmuan kullėn e Jasharajve, tė cilėt qėndruan stoikisht dhe dėshmuan kėshtu se nuk ka kthim prapa nė rrugėn e lirisė.
Muaji i bekuar i Ramazanit, ėshtė muaj i fitores dhe ngjalljes sė ndenjave kombėtare pėr ne si Shqiptar, sepse na pėrkujton rezistencėn e Jasharajve nė mbrojtje tė kauzės sė drejtė shqiptare nė Kosovė.Kjo familje dhe kjo kullė, u bė simbol i lirisė, atdhedashurisė, sakrifikimit dhe martirizimit pėr t’i mbrojtur idealet.
Pra, tė gjitha kėto mesazhe qė u pėrmendėn, dhe shumė tjera qė nuk kemi arritur t’i pėrmendim, janė mesazhe tė muajit tė bekuar tė Ramazanit, muajit tė trijumfit dhe sukseseve tė muslimanėve.
Trijumfet e Ramazanit nuk kufizohen vetėm nė kėto ngjarje, pro ato janė tė shumta, ndėrkaq ne tentuam t’i pėrmendim vetėm disa prej tyre sa pėr ilustrim.
Krijoni Kontakt