Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1

    Ndjekja e njė Shkolle Juridike Islame


    H. Jusuf Zimeri

    Ndjekja e njė Shkolle Juridike Islame - Medh'hebi

    Tė gjithė ata tė cilėt kanė lexuar dhe studjuar diē nga shkenca "Bazat e sė drejtės islame" - Usuli Fikhu, i kanė tė njohura edhe shkaqet e ngjarjes sė mendimeve tė dijetarėve islam dhe themelimin e shkollave juridike islame. Qė nga shekulli i dytė hixhrij, ku edhe kjo shkencė zuri fillet e veta e deri mė sot, ka pasur dhe do tė ketė pretendime dhe akuza tė drejtuara nė korriz tė kėtyre shkollave juridike islame. Doemos duhet theksuar faktin se muslimanėt e Bllkanit si dhe muslimanėt shqipfolės janė ndjekės tė shkollės juridike Hanefij, e nė kėtė, pa mėdyshje ka ndikuar fakti se depėrtimi i Islamit nė kėto troje ėshtė nga Osmanlinjėt tė cilėt po ashtu ishin ndjekės tė medh'hebit Hanefij.

    Ky parim shumėshekullor i muslimanėve tė Ballkanit, kohėve tė fundit ballafaqohet me disa pretendime nga njė grup njerėzish tė quajtur "selefist" tė cilėt maksimalisht bėjnė orvatje t'i bindin muslimanėt tonė se ndjekja e njė shkolle juridike Islame – medh'hebi qenka bidat dhe devijim i Islamit. Andaj, jo rrallė herė vėrejmė se nėpėr xhamitė dhe xhematet tona krijohet njė huti e pa paramenduar sepse falja e namazit sipas tė ashtuquajturve selefist nuk qenka nė rregull. Para se tė themi diē nė lidhje me kėtė dukuri negative, kemi pėr obligim qė lexuesit dhe xhematit t'i sqarojmė se ē'ėshtė selefizmi dhe kush kanė qenė selefistėt.

    Dijetarėt islam nėpėr kohė kanė dhėnė definime tė shumta rreth nocionit selefizėm, por vlenė tė theksohet se dallimet mes definicioneve tė tyre i pėrkasin mė shumė ēėshtjes formale se sa asaj esenciale. Nė kėtė kontekst dijetari i famshėm dr,Muhamed.S.R. el Buti, nė veprėn e tij "Selefizmi periudhė kohore e begatshme, e jomedh'heb Islam" nė faqen nr.9 thotė: "Me nocionin selefizėm nėnkuptojmė tre shekujt e parė nga jeta e Umetit Islam. Nė kėtė kontekst edhe dijetari i famshėm dr.Abdulhamid Mahmudi nė veprėn e tij "Selefizmi, thirrje e shejh Muhamed Abdulvehabit", thotė: "Tė gjithė dijetarėt janė unik se me nocionin selef kanė pėr qėllim tė gjithė sahabet, tabiinėt dhe tebei tabiinėt." Kėto dy definicione dhe shumė definicione tjera tė pa theksuara nė kėtė punim, fundament tė definimit tė tyre kanė hadithin e Pejgamberit a.s. ku thuhet: "Njerėzit mė tė mirė janė nė shekullin tim, pastaj ata qė pasojnė pas tyre, pastaj ata qė pasojnė pas tyre."

    Nga kjo qė u tha nėnkuptojmė se me nocionin selef nė kuptimin e sinqertė nėnkuptojmė tri gjeneratat e para tė muslimanėve, e patjetėr tė theksohet se nė ato tri gjenerata pėrfshihen edhe dijetarėt islam qė nė emrat e tyre janė emruar edhe shkollat jurdike islame – medh'hebet. Mirėpo, me nocionin selefist nė kuptimin bashkėkohorė nuk pėrfshihet ky lloj selefi, por ka pėr qėllim dalje nė skenė tė njė grupi njerėzish nė shekullin e katėrt hixhrij, nga medh'hebi Hanbelij tė cilėt pretendonin se mendimet e tyre pėrfundojnė te Imam Ahmed bin Hanbeli i cili rehabilitoi platformėn selefiste dhe hudhi poshtė ēdo gjė tjetėr. Pas tyre, kjo ide u ripėrtėri nė shekullin e shtatė tė hixhretit pėrmes shejhul islam ibni Tejmiut. Mė vonė, kjo lėvizje pėrsėri u ripėrtėri nė shekullin e dymbėdhjetė nga Muhamed ibn Abdulvehabi.

    Sipas komentimeve dhe sqarimeve qė i bėnė Muhamed ebu Zehre, konstatohet se tė ashtuquajturit selefistė bashkėkohorė, janė njė grup nga medh'hebi Hanbelij dhe kanė metodologjinė e tyre nė veēanti nė ēėshtjet thelbėsore tė Akaidit dhe nxjerrjeve tė dispozitave tė sheriatit Islam. Thuhet se janė grup nga medh'hebi Hanbelij, e jo ithtarėt e medh'hebit Hanbelij, kėshut ngase Imam Ahmed ibn Hanbeli nuk kishte ndonjė metodologji tė veēantė nga Ehlus-suneti, qė nėnkupton se vet ai ishte nga Ehlus-sune vel xhemaati.

    Kjo rrymė bashkėkohore e quajtur selefizėm, e ngjyrosur me petkun islam, sulmet mė rigoroze qė bėnė nė drejtim tė shkollave juridike islame dhe ithtarėve tė tyre ėshtė se "ndjekja e medh'hebeve ėshtė risi (bidat) qė zanafillėn e saj e ka pas shekullit tė tretė, dhe se kjo ndjekje pamėdyshje shpien nė humbje dhe humnerė. Ata qė ndjekin njė medh'heb janė ndjekės tė verbėrt, dhe se ata janė qė bėjn grupacione dhe pėrēarje nė fe. Njeriu praktikimin e fesė duhet ta mbėshtesė nė Kur'an dhe Sunet, sepse vetėm kėto dy burime janė tė pa gabuara, kurse ndjekja e ndonjėrės nga kėto medh'hebe, nėnkuptonė largim nga dispozitat e Kur'anit dhe Sunetit nė ndjekje tė verbėrt tė njė dijetari i cili mund tė jetė i gabuar."

    Nga kjo ide e gjymtė, qartazi del nė shesh injoranca dhe mosnjohja e burumeve tė sheriatit dhe rregullave juridike pėr nxjerrjene dispozitave praktike tė sheriatit islam dhe nė tė njėjtėn kohė nxjerrin nė skenė urrejtjen, xhelozinė, kokfortėsinė dhe paaftėsinė e tyre pėr tė pranuar argumentet autentike, tekstuale dhe racionale. Ata, jo qė harruan realitetin se dijetarėt nė emrin e tė cilėve emėrohen edhe medh'hebet nuk kanė praktikuar teoritė filozofike greke apo hinduse, por kanė sqaruar dhe komentuar burimet islame, pra, Kur'anin dhe Sunetin, por nė kėtė u bėnė tė verbėrt dhe tė paaftė pėr tė hulumtuar nė metodologjinė shkencore tė tyre pėr nxjerrjen e dispozitave juridike islame. Do tė ishte turp historik sikur dikush ti akuzonte se muxhtehidėt e tillė kanė devijuar islamin, ngase e tėrė pėrpjekja e tyre ka qenė e pėrqėndruar nė drejtim tė sqarojnė argumentet e sheriatit islam, andaj shtrohet pyetja, athua ndjekėsuit e dijetarėve janė pėrēarės dhe coptues apo ata tė cilėt ndjekin ata qė nuk dinė vlerėn e diturisė. Vallė tėrė muslimanėt qė janė ndjekės tė kėtyre katėr medh'hebeve qė zanafilla e tyre ėshtė nė shekullin e dytė janė pėrēarės, apo tė dytėt qė veten e quajnė selefistė e qė zanafilla e historisė sė tyre fillon nė shekullin e shtatė tė hixhretit, athua, cilėt janė ata qė i pėrfshinė ky ajet Kur'anor ku thotė:

    "Kush i kundėrvihet tė dėrguarit, pasi qė ėshtė bėrė e qartė e vėrteta dhe ndjek rrugėn tjetėr nga ajo e besimatrėve, Ne e lėmė nė ate qė e ka zgjerdhur nė kėt botė dhe e fusim nė xhehenem. Pėrfundim i keq ėshtė ai."

    Vėrtet tė tillėt nuk pajtohen me katėr medh'hebe, por kėrkojnė qė ēdokush tė bėjė ixhtihad sipas logjikės sė tij dhe nė mėnyrė direkte tė nxjerrė dispozita nga Kur'ani dhe Suneti. Sikur tė ndodhte kjo, shtrohet pyetja, sa medh'hebe do tė egzistonin atėherė!? Ėshtė fakt i pakontestueshem se ixhtihadi ėshtė ēėshtje e ligjėzuar sipas parimeve islame, por vetėm pėr ata tė cilėt i plotėsojnė kushtet e ixhtihadit, e nuk lejohet pėr ēdokend tė bėjė ixhtihad sipas hamendjes sė tij dhe sipas asaj qė i duhet atij.

    Sipas idesė sė selefizmit bashkėkohorė, ndjekja e njė medh'hebi ėshtė veprim i ndaluar (haram), andaj muslimanėt duhet larguar nga medh'hebet.

    Nė kontekst tė drejtėkomentimit shkencor dhe islam e jo tė pėrgjigjes ndaj tyre t'i pėrkujtojmė muslimanėt se gjatė jetės islame shumėshekullore, historia islame pėr praktikuesin e dispozitave islame nuk njohi term tjetėr pėrveē nocionit Muxhtehid dhe Mukalid.

    Muxhtehid quhet personi i cili bėnė pėrpjekje maksimale pėr nxjerrjen e dispozitave tė sheriatit islam nga argumentet burimore, e qė i plotėson kushtet e muxhtehidit.Kurse me nocionin Mukalid - imitues, nėnkuptojmė personin i cili praktikon dispozitėn islame pa qenė nė gjendje gatishmėrie pėr njohjen e argumenteve nė detaje, por nė bazė tė asaj qė ka sqaruar muxhtehidi. Nga ky koncept konstatohet se njeriu sipas normave islame ose duhet tė udhėheqė dikė, ose duhet tė udhėhiqet nga dikush, e sipas tyre, tė udhėhiqesh nga dijetarėt islam eminent qė kanė qenė muxhtehidė qenka devijim! Sado qė me pretendimet e tyre thonė se nuk janė ndjekės ata prapseprap nuk mund tė dalin nga labirinthi i imitimit, pėr dallim mes tyre qė veten e tyre e quajnė kinse selefistė, dhe mes muslimanėve qė i takojnė njė medh'hebi ėshtė vetėm ky se ata ndjekin njerėzit e devijuar kurse muslimanėt ndjekin dijetarėt e mirėfillt islam.

    Se ndjekja e njė shjkolle juridike islame nuk ėshtė veprim i ndaluar, mund tė argumentohet me shumė asrgumente dhe ate si vijon:

    - Allahu xh.sh. thotė: "Pyetni dijetarėt nėse nuk dini."

    Tė gjithė dijetarėt islam janė unik nė mendimet e tyre se pėr ēėshtjen tė cilėn nuk e dinė duhet drejtuar te dijetari i cili din sqarimin e hollėsishėm tė ēėshtjes, e pėr kėtė dijetarėt e shkencės sė Usulit janė dakord mes veti se tė paditurit duhet tė ndjekin tė diturit nė veprim.

    - Konsenzusi i fukahave islam vėrteton se tė gjithė sahabėt nuk ishin tė barabartė nė dituri, dhe se tė gjithė nuk mundeshin tė jepnin fet`va, por nė mesin e tyre kishte dijetarė qė jepnin fet`vatė e tyre e disa tė tjerė ndjeknin atė nė fet`vatė e tyre. Nė kėtė kontekst, Imam Gazaliu nė vepren e tij "el Mustesfa" thotė: "I padituri (ai qė nuk ėshtė nė shkallėn e muxhtehidit) patjetėr ka ti imitojė (ndjek) tė diturin. Ė Imam el Hatibiu thotė׃ "Fetėvatė e muxhtehidinėve, sa i pėrket xhematit, janė sikur argumentet e sheriatit islam pėr muxhtehidinėt." D.m.th. ashtu si muxhtehidi nuk guxon tė largohet nga argumentet e sheriatit edhe mukalidi nuk guxon tė largohet nga fet`vatė e muxhtehidit.

    Para se tė pėrfundojė do tė kisha thksuar se idetė e pabaza pavarėsisht se nga vijnė, me vete bartin virusin pėrēarės pėr popullatėn islame, e kjo ėshtė kundėrshtim me parimet esenciale tė islamit. Islami ėshtė i shėndoshė dhe i kapshėm pėr logjikėn e shėndoshė por ate duhet mėsuar nga burimi i shėndoshė. Pėr njė veprim tė tillė na e ka tėrhequr vėrejtjen edhe vet Pejgamberi a.s. nė hadithin qė Imam Muslimi e regjistroi nē koleksionin e tij ku thotė: "Vėrtet kjo dituri ėshė fe, andaj keni kujdes prej kujt e merrni fenė tuaj."
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Explorer : 03-08-2009 mė 10:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •