S’ka grupe ekstremiste në Kosovë dhe në Bosnjë
Të dy myftitë kanë hedhur poshtë supozimet për gjoja strehim të grupeve ekstremiste në dy vendet.
E diel, 09 Gusht 2009 10:20
Ditën e tretë të vizitës në Kosovë, myftiu Reisul Ulema Mustafa Ceriq nga Bashkësia Islame e Bosnjë e Hercegovinës ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës. Me këtë rast myftiu i Kosovës, Naim Tërnava dhe homologu Bosnja kanë nënshkruar një Memorandum mirëkuptimi.
Të dy myftitë janë zotuar për bashkëpunim dhe kanë hedhur poshtë supozimet për gjoja strehim të grupeve ekstremiste në dy vendet. Të dy myftitë kanë shkëmbyer në mes veti dhurata.
Ata gjithashtu kanë marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga Forumi i Boshnjakëve të Kosovës, ku këta të fundit kanë kërkuar nga Reisul Ul Ulema Mustafa Ceriq, që të bëjë trysni tek organet shtetërore të Bosnjës, për pranimin e pasaportave të Kosovës dhe të njohin sa më parë pavarësinë e vendit. /ktv/
Krijoni Kontakt