Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 47
  1. #1
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Tmerr në Pakistan; tetë të krishterë u dogjën të gjallë

    Tetë të krishterë u dogjën të gjallë nga një grup fondamentalistësh islamikë



    Tmerr në Pakistan: së paku tetë të krishterë, ndërmjet të cilëve një fëmijë e katër gra, u dogjën të gjallë nga një grup fondamentalistësh islamikë pranë Gojrës, në provincën e Penxhabit. Pretekst për një sulm të tillë kriminal e çnjerëzor, sipas fanatikëve islamikë, ishte dhunimi i Kuranit nga ana e një djaloshi të krishterë.

    Ministri pakistanez për pakicat, duke e konsideruar këtë akuzë të rreme thjeshtë pretekst për gjestin barabar, ngriti zërin për të denoncuar policinë, e cila nuk e mbrojti si duhet bashkësinë e vogël të krishterë. Sulmuesit shkatërruan më se 50 shtëpi e u dhanë flakën dy kishave. Veç të djegurve, numërohen edhe dhjetë të plagosur, disa nga të cilët në gjendje të rëndë.

    E sot mbi gjithë Pakistanin shtrihet hija e rëndë e mortit. Shkollat janë mbyllur e do të hapen vetëm pas tri ditësh, në shenjë zije për viktimat e krishtera. Lajmet e televizionit pakistanez Daun e thellojnë më tej këtë atmosferë zije, ndërsa grupe të ndryshme të krishterësh protestojnë, duke i kërkuar qeverisë më shumë mbrojtje si dhe zbatimin e drejtësisë kundër fajtorëve shkaktarë - sipas statistikave - për vdekjen e 8 vetëve, ndërmjet të cilëve, dy fëmijë e tri gra - të djegur së gjalli.

    Trupat paraushtarake e policia vijojnë kontrollin në rrugët e Gojrës e në fshatrat e Penxhabit pakistanez, tani për tani të qeta. Qeveria e presidenca e Pakistanit, përmes zëdhënësit të tyre, njoftuan se është ngritur një komison hetimor ad hoc për të hedhur dritë të plotë mbi ngjarjen, që ka tronditur mbarë botën, ndërsa flitet për qindra të arrestuar si shkaktarë të atentateve gjakatare kundër të krishterëve, ndërmjet së premtes se së shtunës së kaluar.

    Kryeminsitri i Penxhabit, Shahbaz Sharif, njoftoi se familjarëve të viktimave do t’u jepet një dëmshpërblim prej 500 mijë rupjesh.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #2
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Telegram ngushëllimi i Papës, për vrasjen e të krishterëve në Paksitan.



    Benedikti XVI shprehu dhimbjen e tij të thellë, sapo u njoftua për sulmet pa kuptim kundër bashkësisë së krishterë të qytetit të Gojrës, që patën si pasojë vrasjen e burrave, të grave e të fëmijëve të pafajshëm si dhe shkatërrime të pamasa. Ai ju porosit t’i transmetoni ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave e t’u shprehni solidaritetin të gjithë atyre, që përjetuan këtë akt të pakontrolluar. Nga Ipeshkëvi i Feizalabadit Jozef Cuts, Papa kerkon t’u jepni zemër të gjithë bashkësisë dioqezane e mbarë të krishterëve të Pakistanit që të mos i ndërpresin përpjekjet për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie, në të cilën ndjenja e thellë e besimit në vlerat njerëzore e fetare, karakterizohet nga respekti i anasjelltë i gjithë anëtarëve të saj.

    Në emër të Zotit u kërkon të gjithëve të heqin dorë nga mjeti i dhunës, që shkakton kaq shumë vuajtje e të rinisin udhën e paqes. Familjeve dhe të gjithë atyre që mbajnë zi për të vdekurit, me besim e shpresë të sigurtë në ringjalljen, Benedikti XVI u jep përzemërsisht Bekimin e Tij apostolik si peng ngushëllimi e force në Zotin.



    P.S

    Kujtojmë edhe se Papa, në ndjetin misionar të uratës për muajin gusht, i fton të gjithë besimtarët e krishterë të luten pikërisht për të krishterët e diskriminuar e të persekutuar për shkak të emrit të Krishtit, që t’u njihen të drejtat njerëzore, barazia e liria fetare, në mënyrë që të mund ta jetojnë e ta praktikojnë lirisht fenë e tyre.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 03-08-2009 më 16:25
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  3. #3
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    3 mijë myslimanë, të nxitur nga mullahu i tyre e edhe të shkandulluar nga zëra, që flisnin për gjeste blasfemie, kryer pak ditë më parë, i vunë zjarrin pjesës së krishterë të fshatit dhe u dhanë flakën dy kishave



    Lidhur me rastin e asajë qe ka ndodhur në Pakistan; për vrasjen tragjike të burrave, grave e fëmijëve të pafajshëm të cilët u dogjën të gjallë nga një grup fondamentalistësh islamikë pranë Gojrës, dhe sulmuesit shkatërruan më se 50 shtëpi e u dhanë flakën dy kishave, po postojmë këtë intrvistë e cilea u realizua nga Radio Vatikani me Bernardo Çervelera, drejtor i Agjensisë Misionare AziaNjuz:


    Përgjigje:
    - Në Gorja ndodhi që, të paktën 3 mijë myslimanë, të nxitur nga mullahu i tyre e edhe të shkandulluar nga zëra, që flisnin për gjeste blasfemie, kryer pak ditë më parë, i vunë zjarrin pjesës së krishterë të fshatit, ku jetonin 2-3 mijë të krishterë. Disa nga të krishterët nuk munden të dalin nga shtëpitë e u dogjën të gjallë. Prej tyre dihen emrat e shtatë vetëve. Por mund të ketë edhe të tjerë. I gjithë fshati u shkatërrua; rreth 50 shtëpi, ku banonin të krishterët, u kthyen në gërmadha, nga të cilat vijon të dalë tym e të përhapet erë mishi të djegur. Të tjerët natyrisht ikën e u fshehën në pyjet e në malet rretheqark, ku pritën derisa të afërmit erdhën, i morën me makina e i strehuan në shtëpitë e tyre.

    Pyetje:

    - Ç’thotë ligji mbi blasfeminë në Pakistan?

    Përgjigje:
    - Praktikisht, mund të arrestohesh e edhe të dënohesh me vdekje, vetëm në se akuzohesh për blasfemi: nuk është fare e nevojshme të hetohet vërtetësia e akuzës. Mjaftojnë një a dy dëshmitarë. Kjo e bën ligjin mjet tejet të lehtë në duart e atyre që duan të hakmerren. Në të vërtetë, në shumicën e rasteve, zbatohet vetëm kundër të krishterëve – ose kundër hinduistëve, për t’u grabitur trojet, për hakmarrje personale ose për arsye të tjera që, sigurisht nuk kanë të bëjnë fare me mbrojtjen e fesë. Prandaj mund të themi me plot gojën se është ligj krejtësisht i padrejtë. Të krishterët prej vitesh kërkojnë të shfuqizohet ose të përcaktohen mirë termat e tij. Sepse, e dini ç’mund të ndodhë? Mund të ndodhë që të krishterët ose njerëz të feve të tjera të arrestohen e policia shpesh - thjeshtë për faktin se akuzohen për blasfemi kundër Kuranit ose kundër Muhametit – t’i torturojë, t’i rrahë e edhe t’i lërë të vdesin në burg, pa harruar se nganjëherë bëhen edhe ekzekutime në masë, duke i vrarë njerëzit pa e marrë fare mundimin për t’i gjykuar.

    Pyetje:
    - Sipas të dhënave të fundit, të krishterët janë bashkësia më e persekutuar në botë – flitet për 200 milionë të krishterë të përndjekur…


    Përgjigje:
    - Po, është e vërtetë, e në se shikojmë vetëm Azinë, në kontinent ka të paktën 35-36 vende, ku liria fetare është e kufizuar. E kufizim do të thotë të të ndalohet ta shprehësh besojmën tënde, të mos kesh liri të lëvizësh e deri tek mungesa e së drejtës për të pasur një kapelë, një ikonë a një kryq në shtëpi. Prej këndej lind dhuna e vazhdueshme kundër të krishterëve, deri në vrasje. Duhet sqaruar se në vendet islamike kjo është më e theksuar, edhe për faktin se të krishterët shikohen me sy të shtrembër, si përfaqësues të botës perëndimore, kundër së cilës fondamentalizmi mysliman ka shpallur luftën e shenjtë. Por nuk duhet harruar se në shumë vende të Azisë të krishterët janë aty prej shekujsh, janë para islamikëve. Sulmohen, prandaj thjeshtë sepse zgjojnë ndërgjegjet e fjetura të njerëzve, sepse pohojnë e mbrojnë të drejtat e njeriut, si në Indi, për shembull, ku japin ndihmesën për revolucionin shoqëror, për barazinë ndërmjet njerëzve, që konsiderohen si të paprekshëm, sepse jashtë sistemit të kastave, mbi të cilin ngrihet shoqëria vendase. Prandaj, për ata që e kanë e duan ta mbajnë pushtetin, shikohen si forca shqetësuese, që ua prishin rehatinë, duke zgjuar të fjeturit prej shekujsh e duke ua hapur skllevërve rrugën drejt lirisë!
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 03-08-2009 më 16:31
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    e tmerrshme
    kur kam degju dikur ne 2000 e pak do vije fundi i botes kam qesh
    se se imagjinosha dot
    mirepo me cpo shohim asht me taman fundi i botes
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #5
    Á Я † ι $ † Maska e Homer
    Anëtarësuar
    18-12-2008
    Vendndodhja
    Nιρρση
    Postime
    2,287
    Edhe ato 0.001% te krishtere qe jetojne ne Pakistan u prishin pun atyre 99.999% muslimaneve ?!

    Rroft toleranca fetare, e thom per muslimanet qe ankohen ne Europe sikur nuk ka tolerance ...

    Kam than un, nuk ka Zot ne kyt bote se po te kishte Zot ... nejse ...
    D'Oh!

  6. #6
    Á Я † ι $ † Maska e Homer
    Anëtarësuar
    18-12-2008
    Vendndodhja
    Nιρρση
    Postime
    2,287
    Oops me m'fal se bana double post pa dashje lol



    Toni, un mendoj se do ishte mir me vu kyt lajmin te nen-forumi "Problematik Nderkombater" apo jo ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Homer : 03-08-2009 më 18:49
    D'Oh!

  7. #7
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Jo Homer lajmi duhet me nejt ktu sa her ju kam thanë temat për krishter i hapni nket forum sepse pastaj vijne ata me kompani të tallin e tbëjn zhurm pra kshtu shum mirë po e moderon ktu Toni spo le asnjë ofendim

    Arsyja dihet shkaqe fetare ata spo mujn mi myt Hebrejt e tash hajt shfryju te pakica e Krishterve edhe te hindusve dhe sa her kam thën ligji i ktyre asht si ligji i Xhungllës bile edhe aty ka një ligj në Pakistan t`hup koka si kurgjo jo veq krishterve po edhe muslimanve.

  8. #8
    Ata po hedhin bomba neper xhamite e tyne,dhe po vrasin bashkkombesit e tyne,e ju po flitni per kristianet,,,,
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  9. #9
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar më parë nga Homer Lexo Postimin
    Edhe ato 0.001% te krishtere qe jetojne ne Pakistan u prishin pun atyre 99.999% muslimaneve ?!

    Rroft toleranca fetare, e thom per muslimanet qe ankohen ne Europe sikur nuk ka tolerance ...

    Kam than un, nuk ka Zot ne kyt bote se po te kishte Zot ... nejse ...
    E po kur jane 0.0001% le te mbajne koken ulet e mos shkojn te grisin faqet e Kuranit haptas.
    E gjith kjo ka filluar si pasoje e provokimeve te bera nga kristijanet te cilet gjat nje martese kane grisur faqet e Kuranit.

    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-04-2009
    Postime
    384
    Nuk i kuptoj keta tituj. E kam shume problem.

    C'do te thote "u dogjen" ? Mund te kuptojme : "u dogjen ne mal ndersa po fiknin zjarrin" ; "u dogjen ne shtepi ndersa po flinin", etj.

    Shqipja ka formen tjeter : KANE DJEGUR TETE...

    Qe do te thote : dikush tjeter i ka djegur ata. Pra veprimi eshte kryer nga nje tjeter frymor, dhe jo nga nje arsye madhore (rrufe, zjarr, etj).

    Vijme tek problemi tjeter : c'do te thote "tete kristiane" ?

    Titulli duhet : KANE DJEGUR TETE NJEREZ.

    Dhe ketu duhet ta kete burimin shtangia apo zemerimi yne. KANE VRARE TETE NJEREZ, KANE DJEGUR TETE NJEREZ PREJ MISHI DHE KOCKE.

    Protesta e shpirtit duhet te vije nga kjo, dmth qe kane vrare njerez, dhe njeriu nuk duhet vrare.

    Pastaj hyhet ne hollesira, c'ishin keta njerez, kristian, myslimane, budiste, zezake, lekurekuq, te martuar, femije, futbolliste, arketare, apo topmodele.

    Nuk e di a moret vesh, por edhe nese jo, ska gje. Zere se s'thashe gje.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •