Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Marredhenia Mitike Shkrimtar-lexues

    MARREDHENIA MITIKE SHKRIMTAR-LEXUES

    Mira Meksi

    Nė fillim tė kohėrave, shkrimtari nuk ishte, vepra po, ishte aty, ndėrsa ai jo; ekzistonte vepra e shkruar, ekzistonte lexuesi qė e lexonte, porse shkrimtari nuk qe, ose mė mirė, nuk qe i dukshėm, qe i padukshėm dhe pėr pasojė, nuk kishte as marrėdhėnie tė drejtpėrdrejta shkrimtar-lexues. Ē‘do tė thotė kjo? Do tė thotė qė vetėm nė Greqinė e shekujve IV-VI para Erės sonė doli nė dritė autori, shkrimtari. Deri pėrpara kėsaj periudhe, autorėsia e shkrimtarit shihej si gjėja mė e papeshė e njė vepre. Si provė e kėsaj mund tė sillen pa mėdyshje dy kryeveprat mė tė cilat nis letėrsia e madhe, "Iliada" dhe "Odisea".

    Njohja e autorėsisė sė tyre, Homerit ėshtė e mėvonshme, zė vend pikėrisht gjatė periudhės sė pėrmendur, ndėrkohė qė para saj flitej pėr "homeridėt", pėr njė mori aedėsh, tė pranishėm nė textus me tė tėra tiparet e tyre vetjake. Porse, duke nisur nga shekujt VI-V para Erės sonė, autorėsia sa vjen dhe bėhet gjithnjė dhe mė e pranishme, madje, edhe pėrcaktuese pėr veprėn letrare. Dukuria e autorėsisė, e identifikimit dhe njohjes sė shkrimtarit zė fill pėrgjatė viteve kur letėrsia futet nė rivalitet me retorikėn dhe eristikėn (me ligjėrimin bindės tė sofistėve), ku rivaliteti lidhej me pėrftimin e njė pozite dominuese nė shoqėri.

    Nė kėto kohė, rektorėt, sofistėt dhe poetėt filluan tė identifikohen si klasė e veēantė shoqėrore, ku secila rrihte qė tė shfaqej nė rolin e udhėheqėsve, duke u pėrpjekur, gjithkush sipas mjeteve dhe formave tė lėvruara, qė tė manipulonte njė bashkėsi, gjithherė e njėjtė dhe e vetme: audiencėn, "klasėn" e popullit. Jemi nė lindjen e figurave mitologjike tė epokės sė racionalizmit, nė vend tė hyjnive antropomorfe kemi njerėz teomorfė, jemi nė kohėn kur lind miti i shkrimtarit, i rektorit, e sofistit. Njė gjerdan pamėsish tė kėsaj dukurie tė re nė shoqėrinė helene e hasim nėpėr jo pak dialogė tė Platonit, madje, nė trajtat e njė kritike tė ashpėr. Sa pėr shkrimtarin, njė kahje e kėtillė sa vjen dhe i kthehet nė mani, pėrpjekjet e tij sa vjen e pėrqendrohen nė arritjen e njė pozite tė qėndrueshme dhe me ndikim ndėr masa dhe nė shoqėri.

    Ndryshe nga rektori dhe sofisti, tė cilėt mbeten nė kuadrin e manipulimit tė opinioneve dhe bindjeve tė masės, shkrimtari rreket tė depėrtojė dhe tė punojė nė kuadrin e psikės sė njeriut; kjo ėshtė edhe njė nga arsyet pėrse kryeveprat e tragjedisė e komedisė sė lashtė greke lėvizin dendurazi nė botėn e psikės, duke u rrekur qė tė krijojnė shock-un, trandjen emocionale, madje, sipas Platonit, duke zgjuar "ato pjesė tė shpirtit qė i rrėshqasin mė sė shumti kontrollit tė arsyes". Pra shkrimtari nė kėtė kohė arrin tė ketė nė dorė ( manipulojė) ndjenjat dhe psikėn e lexuesit, - ai ėshtė Zoti, miti, magjistari pėr lexuesin: marrėdhėnia shkrimtar-lexues ėshtė krejt e njėanshme. Njė shembull tė qartė tė kėsaj kahjeje qė shoqėron dukurinė e mitizimit tė shkrimtarit (deri edhe e shfaqjes sė tij si magjistar) e gjejmė te njė nga mitet mė tė famshme qė kemi nga mitologjia greke.

    Fjala ėshtė pėr mitin e Akoncios dhe Sidipės. Ky mit na rrėfen se si Akoncio, njė djalosh mjaft i pashėm dhe prej dere tė kamur nga Kiosi, shkon njė ditė nė Delos pėr tė bėrė njė blatė nė nder tė Artemidės; atje i qėllon tė shohė Sidipėn, njė hyri athinase, qė gjendej nė Delos pėr tė bėrė njė blatė nė nder tė Apolonit. Djaloshi e ndjek nga pas, duke u pėrpjekur qė tė mos i binte nė sy. Aso ēastesh, me sytė qė i shkreptinin nga pėrvėlimi i epsheve mėrshore, i vetmi mendim qė i shtizonte keqas trurin ishte gjetja e njė mėnyre pėr ta shtėnė me patjetėr nė dorė Sidipėn e bukur dhe, pėr tė qenė i sigurt nė pėrpjekjet e tij, hedh nė kopshtin ku kjo shėtiste e lumtur njė mollė, mbi lėkurėn e tė cilės pati shkruar: "tė betohem pėr Artemidėn, o Akoncio, se s‘do tė jem e tjetėrkujt, por vetėm e jotja" dhe fshihet pas njė gėmushe. Mendesha e Sidipės e sheh mollėn poshtė kėmbėve, ndėrsa po shėtisnin, dhe, ndonėse nuk dinte tė lexonte, tėrhiqet nga shenjat qė dukeshin mbi lėkurėn e frutės, arsye pėr tė cilėn e merr dhe ia jep vashės, qė dinte tė lexonte dhe e lexon ēfarė ishte shkruar, duke bėrė kėsisoj pa dashje njė betim nė emėr tė Artemidės dhe, pa e vrarė fort mendjen, e hedh frutėn tej pėr tė vijuar sakaq shėtitjen e saj.

    Shumė herė familja vendosi qė ta martonte, porse, pak pėrpara se tė bėhej dasma, vasha mbėrthehej nga ethe tė forta: hyjnesha po kėrkonte tė mbahej premtimi i dhėnė pėrmes betimit nė emėr tė saj, ndonėse ky premtim ishte dhėnė nė mėnyrė tė pavetėdijshme e pa dashje. Nga ana tjetėr, enigma e rėnies ligsht e Sidipės njė natė pėrpara dasmės nuk mund tė ndriēohej e zbėrthehej pėrpos se nga Akoncio, i cili shkruan sėrish, duke ndriēuar kumtin dhe shkakun e ngjarjeve. Prindėrit e Sidipės, qė s‘dinin tė lexonin, ia japin pusullėn e mbėrritur, prej nga vasha mėson tė vėrtetėn, porse nis t‘i qėndrojė e paepur dėshirės sė Akoncios; Akoncio i shkruan sėrish, porse Sidipa s‘pranonte t‘i lexonte pusullat e tij: po sikur tė ishte njė truk tjetėr?, po sikur tė ishte njė kurth akoma edhe mė mizor?, po sikur ajo ēka ėshtė shkruar tė ishte njė magji qė do ta shtrėngonte t‘i jepej me pa dėshirė djaloshit? Pyetje tė tilla i trazonin tėrė qenien sa herė nė shtėpinė e saj mbėrrinte njė pusullė nga Akoncio.

    E kjo histori vazhdoi gjatė, me Sidipėn qė binte nė lėngatė njė natė pėrpara martesės me mėtonjėsin e radhės, derisa nė fund, nė njė prej kėtyre netėve lėngatash i mbėrrin sėrish njė pusullė nga Akoncio, qė i sillte ndėrmend premtimin e dhėnė pėrmes betimit nė emėr tė Artemidės; ishte e dyta dhe e fundit letėr qė Sidipa lexoi, pasi mėngjesin e ditės tjetėr tė tilla net lėngatash marrin fund: familjarėt e gjejnė nė dhomėn e saj truppajetė.

    Miti i Akoncios dhe i Sidipės na rrėfen nė mėnyrė simptomatike njė gjerdan tiparesh dhe ngjyresash tė spikatura qė kanė karakterizuar shkrimtarin dhe marrėdhėniet e tij me lexuesin. Akoncio, si njeri qė shkruan, mund tė shihet si njė figurė e shkrimtarit; madje, fjala ėshtė pėr njė njeri, qė jo vetėm shkruan, por edhe arrin qė ta shfrytėzojė shkrimėsinė si instrument, si njė armė tė fuqishme, madje, jepet si e vetmja armė qė i ofronte sigurinė pėr arritjen e qėllimit, tė shtinte nė dorė Sidipėn, objektin e dėshirės, ta bėnte tė vetin dhe pėr vete, duke mos i lėnė kėsaj asnjė liri nė zgjedhje.

    Sidipa mund tė shihet si njė figurė e lexuesit, pėr aq sa ėshtė e vetmja qė di tė lexojė nė familje, e manipuluar dhe deri e magjepsur prej shkrimtarit. Po sot, nė botėn moderne pėrherė e mė pak naive, pėrherė e mė tepėr tė shprangosur nga mitet, cila ėshtė marrėdhėnia shkrimtar-lexues? Pėrgjigjen e jep njė i llojit, shkrimtari i njohu,r Javier Marias, i cili e nis dritėhedhjen mbi kėtė marrėdhėnie me pyetjen: "Si ėshtė e mundur qė njeriu i sotėm modern i beson shkrimtarit, asaj qė vetė shkrimtari e shpall qė nė krye tė herės se ėshtė rremtėsi, pra diēka qė s‘ka ndodhur vėrtet, dhe qė, ndonėse rrėfehet nė vetė tė parė a tė tretė ngjarja, dihet mirė se ėshtė autori qė flet, madje, si pėr t‘u bėrė i tėrėpranishėm, ai ka vendosur edhe foton e tij nė kopertinė tė librit...?". Paskėtaj, ai vetėpėrgjigjet: "Nė thelb, ne tė gjithė priremi ta shohim veten nė etapat e ndryshme tė jetės sonė si rezultati i asaj qė na ka ndodhur dhe asaj qė kemi arritur apo kemi realizuar, sikur vetėm kjo tė konfirmonte ekzistencėn tonė. Dhe pothuaj pėrherė harrojmė se jeta e njerėzve nuk ėshtė vetėm kjo: ēdo trajektore pėrbėhet edhe nga humbjet tona, nga mosarritjet dhe dėshirat e papėrmbushura, nga ajo qė ndonjėherė e lėmė mėnjanė, apo nuk e zgjedhim, apo nuk e arrijmė, nga mundėsitė e panumėrta qė nė mė tė shumtėn e rasteve nuk arritėn tė realizohen - tė gjitha pėrveē njėrės, nė fund si ėmbėlsirė, - nga mėdyshjet dhe ėndėrrimet tona, nga projektet e dėshtuara dhe nga dėshirat e rreme apo tė vakėta, nga frikėrat qė na paralizuan, nga ajo qė e braktisėm apo qė na braktisi.

    Nė fund tė fundit ne ndoshta pranojmė qė ekzistojmė po aq nė atė qė jemi sa nė atė qė nuk kemi qenė, njėlloj si nė atė qė ėshtė e vėrtetueshme, e matshme, e kujtueshme, edhe nė atė qė ėshtė mė e pasigurt, mė e pavendosur dhe e mjegullt, ndoshta jemi bėrė nė tė njėjtėn masė nga ajo qė ishte dhe nga ajo qė mund tė ishte. Dhe guxoj tė mendoj se ėshtė pikėrisht rremtėsia (fiksioni) qė na e rrėfen kėtė, a mė mirė tė them, ajo qė na shėrben pėr tė kujtuar kėtė dimension, tė cilin zakonisht e lėmė mėnjanė nė ēastin kur bėjmė bilancin dhe shpjegojmė vetveten apo jetėn tonė".

    Nė kėtė botėn e sotme pra, shkrimtari nuk ėshtė mė "magjistari" i dikurshėm dhe marrėdhėnia e tij me lexuesin nuk ka mė ngjyresa mitike, - shkrimtari i sotėm ėshtė ēmitizuar; marrėdhėnia shkrimtar - lexues ėshtė komplementare, shkrimtari mbush zonat e errėta tė jetės sė lexuesit, i cili ka nevojė pėr rremtėsi (pėr produktin e shkrimtarit) qė tė plotėsojė bilancin e jetės sė tij, ndėrkohė qė vepra vetė realizohet nėpėrmjet leximit (nėpėrmjet lexuesit): ... "ndoshta nuk ėshtė e drejtė ajo qė thashė nė fillim se vepra letrare nuk rrėfen atė qė ka ndodhur", vijon Javier Marias-i. "Ndoshta nė tė vėrtetė veprat letrare ndodhin nga fakti qė ekzistojnė dhe lexohen, dhe po ta shohėsh me kujdes, pas kaq shumė kohėsh ėshtė mė real dhe i vėrtetė romani "Don Kishoti" se tėrė bashkėkohėsit e tij historikė tė Spanjės sė shekullit XVIII".

    shqip.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2007
    Postime
    197
    SHKRIMTARI KA FUQI DEMONĖSH

    Shkrimtari dhe lexuesi, janė ata qė bashkėndjejnė artin, fuqinė e fjalės brenda kopertinave tė njė libri. Por, ndodh edhe e kundėrta. Kur shkrimtari ka fare pak lexues, madje ndodh edhe tė mos ketė fare lexues. Pikėrisht do tė ndalem nė kėtė segment SHKRIMTARI PA LEXUES
    A ėshtė shkrimtar, shkrimtari qė nuk ka lexues? Natyrisht nė tė shumtėn e rasteve ai nuk ėshtė shkrimtar. Por historia e letėrsisė sė pėrbotshme, madje aty-kėtu edhe kjo e jona, letėrsia shqipe pra,anise shumė rralllė, tregojnė se shumė shkrimtarė, madje tepėr tė mėdhenj kanė pasur fatkeqėsinė tė mos kenė lexues. Marrėdhėnia te kėta, pra marrėdhėnia shkrimtar-lexues, jo qė ėshtė prishur, por nuk ka ekzistuar fare. Nė rastin e parė, marrėdhėnia lexues-shkrimtar nuk ekziston, meqė kemi tė bėjmė me librin e dobėt, por kjo marrėdhėnie ndonjėherė nuk ekziston as kur kemi tė bėjmė me librin elitar. Nė rastin e parė, kjo marrėdhėnie ėshtė e arsyeshme, sepse lexuesi nuk ka kohė pėr tė humbur kot; ndėrkaq nė rastin e dytė, duket se kemi tė bėjmė me disproporcion intelekti mes shkrimtarit dhe lexuesit. Madje, ėshtė e padiskutueshme, kjo ka ndodhur tek gjenitė e arteve tė ndryshme, filozofėt etj.
    Pėrkundėr kėsaj, qė shkrimtari nuk ka lexues, vazhdon tė shkruaj, madje me fuqi dhe pasion ndoshta edhe mė tė madhe sesa ata qė i kan lexuesit.
    PSE NDODH KSHTU? dhe PSE SHKRIMTARI I TILLĖ NUK RESHT SĖ SHKRUARI?
    Padyshim, shkrimtari nė fillim e shkruan veprėn pėr tė kėnaqur veten. Pra, ai ėshtė egoist. Kur lexohet, gjithsesi, festa e tij ėshtė mė madhėshtore, por ai nuk ndalet sė shkruari pse nuk i lexohet vepra. Ai vuan, mund tė ketė neuroza, depresion, por i vetmi ai, krijuesi pra, neurozat dhe depresionin mund t' i shndėrrojė nė art. A nuk ka ndopdhur kėshtu me psikologun dhe filozofin e madh Niēe, a nuk ka ndodhur kėshtu me plot shkrimtarė si Stendal-i, Prust- xhojs-i etj etj.
    Thashė qė shkrimtari ėshtė egoist, dhe ka njė fuqi demonėsh brenda vetes, qė edhe kur s' ka lexues, i mjafton qė ai tė kėnaq veten me krijimet e tij. Bile-bile, shkrimtari qė nuk e kėnaq veten, para se ta kėnaq lexuesin, ai ėshtė shumė i pasigurt nė artin e tij. Ai brenda vetes, parreshtur, me njė fuqi demoniake, kėrkon dhe zbulon hapėsira tė reja tė mendimit dhe teknikave, me tė cilat shpreh botėn e tij tė brendshme dhe komplekse, tė cilėn ia dhuron lexuesit. Shkrimtari, po tė mos e kishte njė fuqi tė tillė, ai nuk do tė shkruante; por, pikėrisht kur do ta kuptonte se nuk lexohet nga askush, ose lexohet nga aq pak njerėz sa nuk e vlen barra qiranė tė shkruash, dhe t'u dhurosh vepra atyre qė nuk i pėrfillin ai do tė heshte. Por, jo, ai s' ndalet (ėshtė fjala pėr shkrimtarin e madh) vazhdon tė shkruaj, sepse e ka tė qartė se shkalla e intelektit tė tij nuk komunikon sa duhet sot me intelektin e lexuesit; por ai e di se nesėr ky komunikim do tė jetė normal. Dhe, pikėrisht ajo fuqi demonėsh brenda shkrimtarit, me tė cilėn ai ėshtė nė gjendjet tė pėrmbysė gjithēka, e shtyn tė mos dorėzohet deri nė frymėn e fundit. Bile-bile, ai mėsohet me kėtė gjendje dhe jeton me krenarinė e vet, pra duke drekuar krenarinė e vet, anise nuk po e kupton askush. Dikush do tė thoshte, natyrisht ka edhe tė tillė, ē' krenari na qenka ajo?! Mirė ta zėmė se ėshtė ashtu. Por ashtu ėshtė vetėm pėr lexuesin, e natyrisht, jo edhe pėr shkrimtarin. Ai, i pagjumė, me fuqi demonėsh, me fantazi dhe imagjinatė tė pafundme, e di se lexuesi do ta kėrkojė atė. Ndaj, e qartė pra, shkrimtari ėshtė egoist, nuk vrapon pas lexuesit. Kėshtuqė, pėr njė vepėr ėshtė vėshtirė tė gjykosh me saktėsi, pas njė leximi tė pėrciptė ose pėr shkak tė shitjes sė ekzemplarėve. Ne mund tė gjykojmė, sepse, natyrisht, flet shitja, por ky gjykim, herė-herė mund edhe tė jetė si njė mashtrim optik, ndėrkaq veprėn e njėmendtė, as qė kemi ditur ta shijojmė. Ndoshta, ai, shkrimtari egoist pra po e ven nė sprovė lexuesin deri nė tallje. Dikush, me tė drejtėn e tij do tė pyeste ē' shkrimtar na qenka ky?! Hė de! Por, ai ka tė drejtė, sepse vepra ėshtė mundi i tij. Ai ka tė drejtė tė jetė jo i lehtėdepėrtueshėm...
    Kjo qė po them, natyrisht, nuk ėshtė dukuri, por raste ka dhe do tė ketė pėrherė...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga trysil : 13-09-2009 mė 18:44 Arsyeja: korrigjimi i disa fjalive
    Sidoqoftė, mirmėngjes Jetė!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •