Dardajan dhe La Fenice,
Me duket se ju po ngaterroni shume gjera. Une nuk kam nxjerre asnje ceshtje, as me emra as me mbiemra, per arsyen e thjeshte se une nuk di dhe nuk kam degjuar asnje ceshtje te tille. Une jam shkrimtare dhe me pelqen te fantazoj. Gjykatese jam me raste, sepse ne Gjykaten e Apelit nuk kemi shume pune, vetem kur na apelojne.
Kohen e lire e kaloj duke shkruar romane, tregime dhe novela, me c'raste dhe poezi. Madje mbreme pasi ika, shkrova dhe kete poezi (shpresoj t'ju pelqeje) :
Bina, Albina jone e dashur e bukur si pranvera
Mos ki frike te dalesh kur te trokase dera,
Sepse hirin tend nuk e ka askush ne bote
me behesh se je si nje trendafil ne gote.
Por nuk mendoj se do te botoj gje se shpejti. Pres te piqem intelektualisht dhe artistikisht dhe pastaj do hidhem ne sulm. Mendoj se kam per te bere shume buje. Nje shoqe e imja qe banon ne USA, me ka thene se shkrimet e tua nuk gjenden as ne Amerike. Por ende nuk jam e kenaqur. Sepse dua te me thote qe e meritoj dhe tregun europian. Pse, vetem Ben Blushi te botohet ne Europe ? Apo pse ai eshte mashkull dhe une femer ? Bote diskriminuese, ja c'eshte bota.
Apollonia,
Doraci eshte shume fjale e bukur shqipe. Kam thurur dhe nje poezi per doracin, ja ajo :
Dorac, ti gjithmone rri nen hije skutave te nates,
Duke ngrene te paziera fasulet e ngrata te plakes,
Por nuk eshte mire ta fitosh jeten tende si dorac,
Sepse heret apo vone do te ngelesh tullac.
Nuk mendoj se do ta botoj kete poezine e fundit, eshte e papjekur estetikisht. Vargut te katert i mungojne dy rrokje por jam munduar t'ia mbuloj me ritmin e pershpejtuar. Besoj do te me mirekuptoni.
Ju pershendes, bashke me Pinkun, shoqen time te matures. Une e njoh por ajo s'me njeh. E njoh sepse ka qene me e bukura e shkolles, kurse une kam qene me e zgjuara. Mirepo bukuria bie me shume ne sy, mendoj une.
Krijoni Kontakt