Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918

    Heqja e toponimeve tė huaja

    Berisha propozon ndryshimin e tė gjitha toponimeve tė huaja. Propozimi prek edhe vendlindjen e tij, "Viēitol", qė ėshtė njė emėrtim sllav


    TIRANĖ - Qeveria Shqiptare angazhohet tė heqė nga pėrdorimi i pėrditshėm tė gjithė fjalorin e huaj qė lidhet me emėrtimet e njėsive vendore, siē janė fshatrat, qytetet, apo edhe tė vendeve tė ndryshme.


    Pasi vendosi disa javė mė parė qė tė vėrė masa tė rėnda shtrėnguese pėr tė gjitha ato aktivitete private, qė pėrdorin tabela apo reklama nė gjuhė tė huaj, dje, shefi i qeverisė, Sali Berisha, ka paralajmėruar njė nismė tė re nė kėtė linjė, por qė kėsaj radhė ka tė bėjė me ndryshimin e tė gjitha toponimeve tė huaja, ē'ka duket se do tė prekė edhe vendlindjen e tij, "Viēitol", qė ėshtė po ashtu njė emėrtim sllav.


    Berisha


    Deklarata e Kryeministrit Sali Berisha ėshtė bėrė dje gjatė mbledhjes sė qeverisė, ku ndėr tė tjera ai ka paralajmėruar ndėrmarrjen e njė nisme pėr tė bėrė tė mundur rikthimin e emėrtimeve tė mėparshme shqiptare pėr tė gjitha ato vende qė sot mbajnė emra tė imponuar nga tė huajt, qė gjatė historisė kanė pushtuar vendin tonė.


    Shkas pėr hapjen e kėtij debati ka qenė pikėrisht propozimi qė i kishte ardhur Kėshillit tė Ministrave pėr tė miratuar njė shkollė jopublike me emrin "Logos".


    Por, pikėrisht njė emėrtim i tillė i huaj ka bėrė qė Kryeministri tė vendosė veton dhe tė mos e miratojė atė dhe ndėrkohė tė deklarojė se ėshtė kundra njė gjėje tė tillė, jo vetėm kur bėhet fjalė pėr institucione private, por edhe pėr rastet qė kanė tė bėjnė me emėrtesat e njėsive vendore.


    Pėr tė bėrė tė mundur kėtė, ai ka kėrkuar ndihmėn e drejtuesve tė njėsive vendore pėrkatėse, qė tė bėjnė evidentimin e rasteve dhe tė paraqesin propozimet pėr ndryshimet e emrave nė Kuvend. "Me gjithė respektin shumė tė madh qė kam pėr pronarėt qė investojnė nė arsim, emėrtimet duhet tė jenė nė gjuhėn shqipe.


    Po ashtu, tabelat duhet tė jenė me emra shqip. Do tė kenė njė taksė shumė tė rėndė pėr ta mbajtur. Unė inkurajoj qeveritė vendore qė tė shohin toponimet qė kanė mbetur qė nga koha e Dushanit dhe kanė zėvendėsuar ato qė ne kemi pasur", - tha Berisha.


    Megjithatė, ai ka bėrė tė ditur se nuk bėhet fjalė pėr ndonjė fushatė konkrete dhe tė shpejtė nė kohė, por pėr njė qėllim tė qeverisjes sė tij pėr t'u rikthyer qytetarėve tė kėtij vendi emrat e memories popullore.


    "Kėtė nuk e kam aspak pėr ndonjė valė, por do tė rikthejmė toponimet qė kanė qenė tonat nė mijėvjeēarė dhe janė nė memorien e banorėve. Ne kemi emra shumė tė mirė, si p.sh., Gruemirė apo Ujėmirė. Unė mendoj se ėshtė i domosdoshėm njė shqyrtim tėrėsor nga qeveritė vendore, pasi ato e kanė tė drejtėn pėr to", - shtoi mė tej Berisha.


    Studimi


    Ashtu si edhe nė rastin e kėrkesės sė tij tė hershme pėr tė ndėrhyrė dhe ndryshuar librat e historisė, kreu i qeverisė pėrsėri tenton tė pėrcaktojė me urdhėr politik emrat qė kanė mbetur si pasojė e rrjedhave tė historisė.


    Pėr kėtė qėllim, ai ka ftuar qė tė kontribuojnė nė kėtė drejtim edhe studiuesit e historisė, tė cilėt, sipas tij, nė bashkėpunim me komunitetet, do tė duhet tė gjejnė emrat e vjetėr qė kanė ekzistuar para se pushtimet tė impononin kėtė realitet qė ekziston sot.

    "Toponimet janė njė pėrzierje e trashėguar nga tė gjitha kohėrat, prandaj, nė bashkėpunim me historianėt, nė bashkėpunim me tė gjithė komunitetet, tė hulumtojnė dhe tė gjejnė emrat e bukur qė kanė pasur", - tha Kryeministri.


    E nė rast se njė propozim i tillė bėhet realitet, njė sėrė emrash tė njohur qytetesh apo fshatrash nuk do tė kenė mė emrat me tė cilėt njihen sot, por do t'u vendosen emrat e mėparshėm. Kėtu mund tė pėrmendin Ēorovodėn nė Skrapar, Roskovecin nė Fier, Sllova nė Dibėr, Viēitoli nė Tropojė e shumė emra tė tjerė. Ndryshimi i emrave tė njėsive vendore bėhet me vendim tė Kuvendit, por gjithmonė pasi njė gjė e tillė tė jetė propozuar nga komuniteti dhe njėsia e qeverisjes vendore.

    http://www.shekulli.com.al/2009/07/3...t-e-huaja.html
    Prektora

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    Kjo duhet te ishte bere me kohe shume vite me perpara.megjithe ate per kete ēeshtje vlen ajo shprehja me mire vone se sa kurre.
    diku kam lexur (nuk e di sa eshte i vertete) qe Mbreti ZOG ja nderroi emrin Sarandes ne Zogaj dhe me mire do te ishte nje emer shqip se sa i huaj.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Ajo qe me ben pershtypje eshte se te gjitha novacionet vijen nga nje qeveri me Berishen ne pushtet.Te majtet nuk sollen kurre risi.Por ajo qe te ben te ndjehesh keq eshte se kto lloj nderhyrjesh jane detyre e akademikeve.Jane ato ne gjume letargjik apo apo nuk jane ne sinkron me realitetin post komunist?!!Une ne keto 15 vjet si pashe kurre te luajne rrolin e tyre si udherrefyes ne realizimin e reformave ne fusha te ndryshme.Natyrisht qe mbeshtes kete nisme, si cdo nisme tjeter qe ka te beje me rigjetjen e identitetit te humbur.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Kryeministrin Berisha me sa duket e kane zene "ethet e gushtit" pasi po ndermerr disa hapa qe jane komplet te papranueshme dhe donkishoteske. Brenda pak ditesh Kryeministri na ka cuditur me vendime te tilla qesharake si "ligji per antidiskriminim qe lejon martesat e te njejtes gjini", apo ligje si ky me lart qe kerkon te beje ate qe nuk beri dot as kokeshpella me e madhe e historise shqiptare, Enver Hoxha.

    Kryeministri kerkon tu japi emra shqiptare toponimeve shqiptare qe mbajne emertime sllave, por harron qe ne Shqiperi nuk jane te gjitha emertimet sllave, ka edhe plot emertime turke, ka edhe plot emertime greke, ka edhe emertime italiane.

    Prandaj i dashur Kryeminister, ben mire qe te pushosh ne gusht, te lahesh me uje te ftohte buze bregdetit shqiptar, se po te zien koka nga vapa me duket. Dhe meqe kerkon emertime shqiptare per cdo toponim shqiptar, shiko filloje me emrat e qyteteve te medha shqiptare, e jo me fshatra e emra shkollesh.

    Filloje me ndryshimin e emrit te Elbasanit ne Skampa, dhe e shikon se sa i suksesshem do te jesh.

    Albo

  5. #5
    Po emrat dhe mbiemrat e shqiptareve te tipit Hysen, Hasan, Mahmut, Haxhi, Muharrem e me radhe kur do te ndryshohen?
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    27-07-2009
    Postime
    391
    Citim Postuar mė parė nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Po emrat dhe mbiemrat e shqiptareve te tipit Hysen, Hasan, Mahmut, Haxhi, Muharrem e me radhe kur do te ndryshohen?
    pse jo,nuk jane emra dhe mbiemra shqiptare

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Kryeministrin Berisha me sa duket e kane zene "ethet e gushtit" pasi po ndermerr disa hapa qe jane komplet te papranueshme dhe donkishoteske. Brenda pak ditesh Kryeministri na ka cuditur me vendime te tilla qesharake si "ligji per antidiskriminim qe lejon martesat e te njejtes gjini", apo ligje si ky me lart qe kerkon te beje ate qe nuk beri dot as kokeshpella me e madhe e historise shqiptare, Enver Hoxha.

    Kryeministri kerkon tu japi emra shqiptare toponimeve shqiptare qe mbajne emertime sllave, por harron qe ne Shqiperi nuk jane te gjitha emertimet sllave, ka edhe plot emertime turke, ka edhe plot emertime greke, ka edhe emertime italiane.

    Prandaj i dashur Kryeminister, ben mire qe te pushosh ne gusht, te lahesh me uje te ftohte buze bregdetit shqiptar, se po te zien koka nga vapa me duket. Dhe meqe kerkon emertime shqiptare per cdo toponim shqiptar, shiko filloje me emrat e qyteteve te medha shqiptare, e jo me fshatra e emra shkollesh.

    Filloje me ndryshimin e emrit te Elbasanit ne Skampa, dhe e shikon se sa i suksesshem do te jesh.

    Albo
    ate ligjin e homsave me mire ta harrojme se me duket se vuri mend Berisha dhe e mohoi kurse sa per temen edhe une jam i te njejtit mendim se duhen nderruar emrat e qyteteve dhe fshatrave qe nuk jane shqiptare duke filluar qe nga Elbasani e Saranda e deri ke fshatra si Zvezda e Korēes etj etj
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  8. #8
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin

    Filloje me ndryshimin e emrit te Elbasanit ne Skampa, dhe e shikon se sa i suksesshem do te jesh.

    Albo
    Jo jo jo jo jo se jemi afeksionuar shume me kete emer tashme. Pastaj edhe emrat e huaj apo jo jane histori, qe kshu eshte gjynah te nderrohen pas kaq vitesh. Dakort jam p.sh per nderrimin e ndonje rruge me emer te ndonje sllavi, apo greku apo italiani e turku qe tregon per bemat e te huajve e qe s'kane fare lidhje me ne, por per gjerat historike eshte e kote te kthehesh mbrapa.

    Sa per aktivitetet gjithsecili mqs jemi ne demokraci duhet te kete te drejte t'i vendosi ne cdo lloj gjuhe te kete deshire, nuk me duken te drejta shtrengimet e kryeministrit e sidomos vendime qeveritare kaq te bujshme vetem ne vendin tone shikohen kaq shpejt, por tashme s'na habit asgje. Ne vend te mendoje per rruget e per 44 te vdekurit brenda 5 ditesh zt. Berisha na vjen e na ben dokrri mokrri per gjera qe as i krijojne probleme njeriu...
    La vita č bella...

  9. #9
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221
    Ndoshta nuk me bie mu fare te futem ne qeshtjet e mbrendhme te shqiperise por vetem desha te cek disa gjera qe me te vertet duhet ndryshuar dhe pse mund te jete e veshtire paksa deri sa te mesohemi me keta emra te rinje

    Psh tek ne ne Kosove pas luftes u be nje pune ne kete drejtime u ndryshuan shume emra te Qyteteve ,Fshatrave ,Lagjeve ,Rrugeve
    Per ēudi ndoshta injorance regjimi i atehershem i quajtur UNMIK nuk mori fare perbaze keto ndryshime dhe qe nga ajo dite vazhdojne te perdoren po ata emra ne perjashtim te lagjeve dhe Rrugeve qe u ndryshuan

    NeckY

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar mė parė nga [era] Lexo Postimin
    Jo jo jo jo jo se jemi afeksionuar shume me kete emer tashme. Pastaj edhe emrat e huaj apo jo jane histori, qe kshu eshte gjynah te nderrohen pas kaq vitesh. Dakort jam p.sh per nderrimin e ndonje rruge me emer te ndonje sllavi, apo greku apo italiani e turku qe tregon per bemat e te huajve e qe s'kane fare lidhje me ne, por per gjerat historike eshte e kote te kthehesh mbrapa.

    Sa per aktivitetet gjithsecili mqs jemi ne demokraci duhet te kete te drejte t'i vendosi ne cdo lloj gjuhe te kete deshire, nuk me duken te drejta shtrengimet e kryeministrit e sidomos vendime qeveritare kaq te bujshme vetem ne vendin tone shikohen kaq shpejt, por tashme s'na habit asgje. Ne vend te mendoje per rruget e per 44 te vdekurit brenda 5 ditesh zt. Berisha na vjen e na ben dokrri mokrri per gjera qe as i krijojne probleme njeriu...
    Pa na thuaj nje qytet apo krahine me emer te huaj qe ka nje histori qe ja vlen per tu mbajte mend.Elbasan do te thote" vura dore"Pra thenien e nje pushtuesi qe mori persiper ndertimin e murit rrethues.Tirane ne vend te emrit Teheran apo Tirkan ne kohen e bizantit.Por dhe nese do te pranojme Tiranen e Sulejma Pashes, natyrisht kemi perpara nje njeri mizor qe luftoi per perandorine osmane per dhunimin e lirise se popullit persian.A ja vlen per tu mbajte mend?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Anesti_55 : 03-08-2009 mė 19:03

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •