Këto ditë vere destinacioni më i preferuar i të gjithëve është plazhi, por për VIP-at Vlora ka qenë më e preferuara. Shumica ka zgjedhur Dhërminë e një pjesë tjetër Jonufrin në afërsi të qytetit. Pjesë e kësaj kanë qenë edhe Çiljeta me Ingridin, të cilat kanë qenë të ftuara në ambiente të ndryshme për të kënduar.
Ingridi duket se këtë verë ka marrë në patronazh edhe mbesën, e cila e ka shoqëruar në udhëtimet e saj në Jug.
Nisur nga fakti që në verë tolerohen të gjitha, edhe këngëtaret kanë bërë çmos që të ndezin atmosferën, madje edhe kanë hipur në banakun e lokalit, ku kanë qenë duke kënduar. Si Ingridi dhe Çiljeta kanë qenë të kujdesshme që njerëzit e pranishëm të mbeteshin të kënaqur dhe pse jo të shihnin dhe pak spektakël gjatë kohës kur dy bukuroshet kanë kërcyer mbi banak. Por nuk ka mbetur pas mbesa e Ingridit, e cila në një formë të shkëlqyer ashtu si edhe tezja e vet ka preferuar që muzikën që ishte në sfond ta shoqëronte me një kërcim në majë të stolit. Bashkë me grupin e mësipërm ishin edhe disa nga personazhet e “Big Brother”.
U vu re mungesa në këtë grup e Jonidës, e cila kishte të tjera angazhime, por sërish në Vlorë. Ajo së bashku me Rudina Demnerin ose siç njihet nga publiku Palomën ishin në një tjetër zonë të bregdetit dhe më saktë në Jonufër ku kanë preferuar të këndojnë karioke dhe të argëtohen me miqtë e tyre të vjetër. Po kështu në Dhërmi ka qenë i pranishëm edhe Ari i “Big Brother 2”, i cili ka qenë nën shoqërinë e dy balerinëve profesionistë të “Top Channel” Manjola Hasanit dhe Ezdalin Goranit.
Krijoni Kontakt