Thaçi: Kosovën po e transformojmë në nyjën infrastrukturore në rajon
24.10.2015 | 11:52
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar se nesër do të hapet segmenti i parë i autostradës “Arbën Xhaferi” që lidh Prishtinën dhe Shkupin.
Në një postim në rrjetin social “Fcebook” Thaçi, ka shkruar se Kosova është duke u bërë nyje infrastrukturore më moderne në rajon. “Nesër do ta lansojmë segmentin e parë të autostradës ‘Arbën Xhaferi’ që lidh Prishtinën dhe Shkupin. Së bashku me Rrugën e Kombit drejt Tiranës, Kosovën po e transformojmë në nyjën infrastrukturore më moderne rajonale dhe evropiane”, ka shkruar Thaçi.
-------------------------------------------------------------
Sot inaugurohet segmenti i parë i autostradës Prishtinë-Shkup
25.10.2015 | 08:06
Sot do të prehet shiriti për segmentin e parë të autostradës që lidh Prishtinën më Shkupin.
Në orën 12:00, do të bëhet inaugurimi i pjesës së parë të autostradës “Arbën Xhaferi”, dhe të hënën do të lëshohet në qarkullim për qytetarët.
Autostrada Prishtinë-Hani i Elezit është e gjatë rreth 60 kilometra dhe kap vlerën prej afër 600 milionë eurosh.
Krijoni Kontakt