-
Toka bujqësore, taksa që duhet të paguajnë fermerët
Toka bujqësore, taksa që duhet të paguajnë fermerët
ERALD KAPRI
Fshati në Shqipëri mbahet mend edhe për mungesën e taksave, por një ligj i miratuar një vit më parë, detyron fermerët që të paguajnë një taksë vjetore. Praktikisht, kjo është taksa e vetme që paguan fermeri shqiptar, që në rastin më të keq, nuk kalon 5.600 lekë të reja në vit për hektarë. Ligji i miratuar sanksionon që çdo fermer që ka në pronësi mbi një hektar tokë, duhet të paguajë taksën vjetore, e cila ka një vlerë minimale për çdo rreth. Pavarësisht se toka mund të jetë lënë djerrë, taksa mbi të është e detyrueshme për pronarin e saj. Taksën e tokës e mbledh komuna përkatëse, e cila në bazë të ligjit mund të rrisë me 30 për qind vlerën e taksës, ose mund ta ulë po në të njëjtën vlerë. Ligji ka përcaktuar tarifat minimale, që do të thotë nën atë pjesë nuk mund të paguash. Tokat janë ndarë në kategori në bazë të bonitetit të tyre dhe pikërisht në bazë të këtij kriteri bëhet edhe pagesa përkatëse në komunë. Mbledhja e taksës së tokës ka qenë prej kohësh një debat, i cili nuk ka dhënë përfundime. Sipas ekspertëve, mbledhja e taksës së tokës nuk do të jetë e plotë për shkak të problemeve të migrimit të popullsisë, lënies së tokës djerrë, varfërisë në fshat dhe problemeve me pronësisë. Ministria e Bujqësisë mbetet optimiste për shkak se ky proces i ka kaluar pushtetit lokal, çka nënkupton një menaxhim dhe mbledhje më të mirë të kësaj takse të rëndësishme. Ndonëse ligji ka rreth mbi një vit që është miratuar, mund të thuhet që komunat kanë dështuar në mbledhjen e kësaj takse, kjo edhe për shkakun se për 20 vjet fermeri shqiptar nuk është mësuar të paguajë për tokën e tij, ashtu siç bën çdo fermer në të gjithë botën. Bujqësia mund të cilësohet si një sektor i patatueshëm dhe kjo vërehet edhe në shifrën totale të mbledhjes së taksave në raport me PBB-në.
Tarifa
Çdo rreth ka taksë më vete. Të gjitha rrethet e Shqipërisë janë ndarë në katër kategori sipas përkatësisë gjeografike. Pagesa maksimale është në rrethin e Tiranës dhe zonave fushore, ku në rast se toka është pjellore, atëherë taksa mund të shkojë deri në 5.6 mijë lekë të reja në vit. Baza e taksës mbi tokën bujqësore është sipërfaqja e tokës bujqësore, në hektar, në pronësi të taksapaguesit. Sipërfaqja e tokës në pronësi përcaktohet sipas dokumenteve që e vërtetojnë atë. Kategoritë minimale të tokave bujqësore përcaktohen nga pjellorshmëria, gjë që i ka përcaktuar edhe ligji. Për çdo kategori minimale të tokës bujqësore, këshilli bashkiak ose komunal mund të miratojë nënkategorizime. Niveli i taksës caktohet në lekë për hektar. Detyrimi i taksës llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tatueshme. Ligji ka përcaktuar se përjashtohen nga taksa tokat bujqësore, që mbillen me kultura drufrutore dhe vreshtari për pesë vitet e para nga çasti i mbjelljes. Taksa e mbledhur në mbështetje të këtij ligji paguhet në buxhetin e bashkisë ose komunës, në territorin e së cilës ndodhet prona e taksueshme.
Parashikimet
Sipas një relacioni të Ministrisë së Bujqësisë, deri më sot me veprimin e ligjit 7501 si tokë e ndarë figuron të jenë ndarë rreth 563 mijë hektarë, ndërkohë që tokat e pandara ose në pronësi të shtetit mbeten rreth 137 mijë hektarë. Në bazë të këtij informacioni mund të parashikohet edhe sasia e taksës që mund të mblidhet në bazë të ligjit. Ministria e Bujqësisë nënvizon se lidhur me këtë situatë, ky dikaster e gjykon të domosdoshëm hartimin e një ligji të ri, i cili duhet të jetë më eficent në zgjidhjen e problemeve të shumta, të cilat ligji i kaluar dhe nuk iu ka gjetur dot një zgjidhje.
Pagesa e taksës, mbi bazën e titullit të pronësisë
Nisur nga detyrimi për pagimin e taksave nga fermerët, zyrat e taksave të bashkisë dhe të komunës njohin dokumentet e vërtetimit të pronësisë, sipas regjistrit të zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Për këtë, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme u japin të dhëna, pa shpërblim, bashkive dhe komunave për pasuritë e paluajtshme të regjistruara pranë tyre. Zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme njoftojnë rregullisht, çdo 3 muaj, bashkitë dhe komunat për regjistrimet e reja të kryera dhe për ndryshimet e gjendjes së pronave. Nëse prona nuk është e regjistruar në regjistrin e pasurisë së paluajtshme, për efekt të detyrimit për pagimin e taksës nga taksapaguesit, zyrat e taksave të bashkisë dhe të komunës, për vërtetim pronësie njohin vërtetimin e pronësisë, vendimet e komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronës, vendimet e privatizimit ose dokumentet e tjera, të lëshuara nga organet përkatëse shtetërore, në përputhje me legjislacionin përkatës. Në rastin e mungesës së dokumentacionit të vërtetimit të pronësisë, këshilli i bashkisë ose komunës vendos madhësinë e sipërfaqes së tatueshme, bazuar në vendimin e komisionit të verifikimit të pasurisë së paluajtshme. Organet e pushtetit vendor ngrenë komisionin e verifikimit të pasurive të paluajtshme, në rast mungese të dokumentacionit ligjor. Detyrat dhe funksionet e këtij komisioni përcaktohen me vendim të këshillit të bashkisë ose komunës. Në rast se një pronë shtrihet në territorin e më shumë se një bashkie ose komune, pavarësisht nga vendbanimi i pronarit, secila njësi vendore e trajton pjesën e pronës, që ndodhet brenda territorit të vet, si pronë më vete dhe zbaton mbi të dispozitat e ligjit.
Kategoritë minimale dhe nivelet treguese të taksës mbi tokën bujqësore
Klasifikimi sipas rretheve
Kategoria 1
Tiranë
Durrës
Kavajë
Krujë
Lezhë
Lushnjë
Fier
Vlorë
Sarandë
Kategoria 2
Shkodër
Elbasan
Berat
Korçë
Delvinë
Kurbin
Peqin
Kuçovë
Kategoria 3
Gjirokastër
Përmet
Pogradec
Librazhd
Dibër
Mat
Skrapar
Mallakastër
Devoll
Tepelenë
Kategoria 4
Bulqizë
Has
Kukës
Tropojë
Pukë
Mirditë
Malësi
e Madhe
Gramsh
Ersekë
Vlera e taksës në lekë/hektar/vit në bazë të kategorive dhe cilësisë së tokës
Klasifikimi sipas kategorisë së tokës Kategoria 1 Kategoria 2 Kategoria 3 Kategoria 4
I
II
III
IV
V
VI
VII-X 5 600
4 900
4 200
3 600
3 000
2 400
1 800 4 200
3 500
2 800
2 300
1 900
1 600
1 400 2 800
2 100
1 400
1 350
1 250
1 200
1 100 1 400
1 200
1 100
1 000
900
800
700
30/07/2009
gazeta standart
..
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt