Une do t'vij...
Kur Perendimi te jete larg
dhe zemrat fjalet t'i bejne poezi,
kur yjet dhe hena embel te ndricojne,
me prit, se do t'vij.
Shtepi e ftohte e zemres se larget
do te marre drite perjetesisht,
kur trupat tane te shkrijne horizontin,
kam ardhur tek ti.
Kur e bardhe te agoje dita
dhe nata te shtegetoje larg,
kur te mos kete me mjegullira,
s'do te ndjesh me mall.
Vec kur ta zgjoj dashurine,
te dashuroj ashtu si ti,
cope e cike do t'i bje akujt,
te jesh e sigurt se do t'vij.
Dy peme
Dy peme kam pare sot ne park
te blerta sa s'ka me
qe zgjatin deget gjetheshume
dhe flasim pa bere ze.
Pa bere ze, me gjethe shume,
ne ane te nje rrugice,
pikojne lot fletezat shpuze
si vajera magjistrice.
Si vajera magjistrice
lote pikojne mbi asfalt
dhe zgjaten, por s'pushtohen kurre
dy trungjet e pafat.
Dy trungjet nuk pushtohen kurre
nje rruge i mban te ndare
dhe shtrijne deget gjetheshume
te kapen duke qare.
Te kapen duke qare s'munden,
(tani edhe perjete)
dy peme ne park, qe sot kam pare
te duheshin vertet.
Krijoni Kontakt