Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Uarda-1
    Anëtarësuar
    09-06-2008
    Postime
    896

    Gatishmëri për bashkëshortësi

    Me rëndësi është se çiftet bashkëshortore duhet të jenë të gatshme për pranimin dhe adaptimin e vetive dhe cilësive ekzistuese të çifteve, pastaj gatishmëri për mirëkuptim të njëri-tjetrit, gatishmëri për mirëmbajtjen e marrëdhënieve seksuale të shëndosha, si kënaqësi, e jo si obligim bashkëshortor, gatishmëri për pranimin e obligimeve ekonomike në jetën bashkëshortore dhe familjare, gatishmëri për edukimin e drejtë të fëmijëve, si dhe gatishmëri për mirëmbajtjen e nevojave psikohigjienike të çifteve bashkëshortore.


    Çdo ditë me mijëra njerëz të rinj hyjnë në bashkëshortësi. Për shumicën e tyre akti i martesës shënon një jetë të lumtur bashkëshortore. Çdo çift në jetën e përbashkët bashkëshortore dëshiron të ketë jetë të lumtur bashkëshortore. Mirëpo, një numër i madh bashkëshortësh nuk mund të jenë të lumtur më jetën bashkëshortore.
    Çdo çift i ri duhet të jetë i përgatitur për bashkëshortësi si dhe për bashkësi familjare. Gatishmëria për bashkëshortësi përfshinë gatishmërinë fizike dhe morale; çiftet bashkëshortore në jetën e tyre duhet të kenë pajtueshmëri dhe mirëkuptim të përbashkët. Psikologët amerikanë, Berxhis dhe Volis, në studimet e tyre erdhën në përfundim se 1000 çifte bashkëshortore (të studiuar gjersa kanë qenë në fazanë e fejesës) në jetën e tyre bashkëshortore kanë qenë të lumtur, ndoshta më së tepërmi pikërisht sepse ata meshkuj e femra kanë pasur pajtueshmëri dhe mirëkuptim mes vete.
    Sipas analizave të tyre, çiftet bashkëshortore duhet t’i adaptohen këtyre elementeve:
    a) mirëkuptimit,
    b) adaptimit të qëndrimeve për mënyrat e ndryshme të reagimeve të kuptueshme në situata specifike,
    c) aftësisë së adaptimit që reagimet e kuptueshme me të vërtetë të pranohen dhe njëherit ato të aplikohen në jetën bashkëshortore.
    Me fjalë të tjera, njeriu adaptibil jo vetëm që mund të mendoj “se si do të ndjeja UNË po të isha në vendin e tij”, por edhe “se si AI e ndjen dhe pse janë ndjenjat e tij në situatën e krijuar mu të tilla”.
    Përveç mirëkuptimit të ndjenjave, njeriu adaptibil në jetën e përditshme bashkëshortore është mësuar dhe është ushtruar se cilat reagime dhe çfarë sjelljesh më së tepërmi i konvenojnë çiftit tjetër në marrëdhëniet e tyre ashtu të mira ndërpersonale. Njeriu adaptibil është i aftë të bëjë veprime për të cilat di se janë të mira. Disa njerëz dinë se çka duhet bërë në mënyrë që të mos shkohet “në nerva”, mirëpo për arsye të vrazhdësisë së vet sillen në mënyrë jo taktike dhe jo tolerante. Aftësia që të reagohet në mënyrë elastike në situata të ndryshme paraqet komponentë të rëndësishëm në adaptivitetin e bashkëshortësisë. Shumë të rinj, duke mos mundur t’i adaptohen njëri-tjetrit, bashkëshortësinë e çrregullojnë. Çiftet bashkëshortore duhet të dinë se me bashkëshortësi ndërpritet aktiviteti individual i tyre, sepse shprehjet UNË dhe TI duhet të shndërrohen në NE, që në esencë paraqet gatishmërinë për adaptivitet në jetën bashkëshortore.
    Në bazë të rezultateve tona të bëra në Kosovë, afro 40% të të rinjve bashkëshortorë shkurorëzohen për arsye të jo gatishmërisë për adaptivitet në jetën bashkëshortore. Duke jetuar me obligime bashkëshortore, shumë çifte dëshpërohen në bashkëshortësi, fillojnë të dyshojnë te partneri, fjalosën shpesh, kurse papërgatitshemërinë e tyre ia mveshin fëmijëve. Në bashkëshortësi të tilla më së tepërmi pësojnë fëmijët.
    Gatishmëria për bashkëshortësi nënkupton zhvillimin e konsiderueshëm psiko-fizik të çifteve bashkëshortore për bashkëshortësi, për bashkësi bashkëshortore dhe për jetë familjare. Me rëndësi është se çiftet bashkëshortore duhet të jenë të gatshme për pranimin dhe adaptimin e vetive dhe cilësive ekzistuese të çifteve, pastaj gatishmëri për mirëkuptim të njëri-tjetrit, gatishmëri për mirëmbajtjen e marrëdhënieve seksuale të shëndosha, si kënaqësi, e jo si obligim bashkëshortor, gatishmëri për pranimin e obligimeve ekonomike në jetën bashkëshortore dhe familjare, gatishmëri për edukimin e drejtë të fëmijëve, si dhe gatishmëri për mirëmbajtjen e nevojave psikohigjienike të çifteve bashkëshortore.
    Të rinjtë dhe të rejat që janë të edukuar në atë mënyrë, që më lehtë tu adaptohen situatave të reja dhe njerëzve të ndryshëm, ata më shpejtë dhe më mirë mund t’i adaptohen dhe t’i përshtaten bashkësisë bashkëshortore. Disa njerëz për nga natyra janë të vrazhdë, prandaj atyre vështirë u vije t’i ndërrojnë qëndrimet dhe idetë e veta për të fituar shokë të rinj ose t’i përshtaten situatës tjetër në të cilën ndodhen. Pasi që bashkëshortësia kërkon adaptivitet të lartë, personi që në ndryshime nuk sheh kërcënim për sigurimin e jetës personale do të tregohet si parter më i mirë.
    Zoti është pranë gjithë atyre që kërkojnë, pranë gjithë atyre që e kërkojnë në të vërtetë.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Uarda-1
    Anëtarësuar
    09-06-2008
    Postime
    896

    Formimi i bashkëshortësisë së lumtur

    Bashkëshortësitë e suksesshme nuk janë të bazuara në krijimin e marrëdhënieve stihike dhe mekanike midis partnerëve bashkëshortorë. Kualiteti i një bashkëshortësie varet nga aftësitë, gjegjësisht nga dispozicionet e dy çifteve për bashkëshortësi, kurse vetë aftësia në çdo rast individual varet nga vetitë dhe shprehitë e ndryshme personale.
    Personi që hynë në bashkëshortësi me bindje se do të ketë sukses, se do të ndryshojë partnerin apo veten, në të vërtetë loz me një lojë të pasigurt. Është e vërtet se bashkëshortësia e fortë stimulon shpirtërisht dhe inkurajon moralisht bashkëshortët për ndryshime të mirëkuptimta e reciproke. Ndryshime të tilla në veti, në shprehje dhe në qëndrime vijnë ngadalë, por edhe mund të zgjasin tërë jetën. Njeriu gjatë gjithë jetës e begaton dhe e zhvillon personalitetin e vet, ndërkaq me begatimin dhe me zhvillim të personalitetit, njëherit ndryshon edhe vetë. për këtë arsye është shkathtësi që njerëzit gjatë zgjedhjes së çiftit bashkëshortor t’u kushtojnë llogari të veçanta vetive personale dhe të partnerit, sepse ato veti paraqesin indikacionin e rëndësishëm për formimin e bashkëshortësisë së lumtur dhe kualitative.

    Psikologu amerikan, Luis . Termani, duke bërë një anketë për vetitë personale të 792 çifteve bashkëshortore, të cilët kanë qenë në bashkëshortësi nga një e deri më tridhjetë e më shumë vjet, erdhi në përfundime të rëndësishme. Qëllimi i anketës ishte të përcaktoj se cilët faktorë psikologjikë ndikojnë në bashkëshortësi të lumtur. Në bazë të rezultateve të fituara, Termani bëri klasifikimin e bashkëshortëve të lumtur dhe atyre jo të lumtur. Femrat që kanë jetë të lumtur bashkëshortore kanë treguar këto karakteristika:
    1) -janë xhentile ndaj personave të tjerë;
    2) -presin që edhe të tjerët të jenë xhentil ndaj tyre;
    3) -nuk ofendohen lehtë;
    4) -nuk i kushtojnë rëndësi të madhe se çfarë përshtypjesh lënë te njerëzit e tjerë;
    5) -nuk janë ziliqare dhe lakmitare;
    6) -kanë gatishmëri për bashkëpunim;
    7) -nuk shqetësohen për role më pak të rëndësishme apo të tjetërsuara;
    8) -nuk hidhërohen nëse dikush tjetër u jep këshilla;
    9) -dëshirojnë t’u ndihmojnë të tjerëve;
    10) -me dëshirë merren me aktivitete për t’i kënaqur të tjerët ose u shërbejnë për t’u ngritur pedagogjikisht;
    11) -kanë dëshirë të bashkëpunojnë me njerëz të varur dhe jo të privilegjuar;
    12) -janë të palodhshme në punë dhe e kanë metodën e vetë;
    13) -janë kursimtare;
    14) -sjelljet e tyre tregojnë se kanë plot vetëbesim dhe mendime optimiste për jetën.

    Sa i përket burrave, që kanë jetë të lumtur bashkëshortore, karakterizohen me këto sjellje:
    1) -janë të qëndrueshëm dhe stabil në emocione;
    2) -kanë ndjenjë për bashkëpunim;
    3) -me qëndrime ndaj femrave tregojnë se kanë ide të barabarta;
    4) -janë të dashur ndaj personave inferiorë dhe jo të privilegjuar;
    5) -nuk janë të zënë për së tepërmi me vetveten;
    6) -janë shumë aktiv në punë;
    7) -shprehin tendenca të mëdha për të marrë në vete përgjegjësinë;
    8) -shprehin gatishmëri të madhe për t’i kushtuar kujdes detajeve;
    9) -i duanë njerëzit metodikë dhe procedurën metodike;
    10) -janë kursimtarë dhe të kujdesshëm në të holla;
    11) -kanë qëndrime konstruktive për seksin, për moralin dhe për konvencione të ndryshme shoqërore.

    Analizat tona të bëra me 462 çifte të jetës paramartesore dhe martesore në Kosovë, tregojnë se kushtet themelore që sigurojnë bashkëshortësi të lumtur janë:
    1) -dashuria midis bashkëshortëve (85.27%),
    2) -pajtueshmëria dhe mirëkuptimi reciprok i bashkëshortëve (68.22%),
    3) -sigurimi material i bashkëshortëve (20.15%),
    4) -si dhe barabarësia në marrëdhëniet bashkëshortore.
    Nga e gjithë kjo që u tha mund të konkludojmë se nëse dëshirojmë që bashkëshortësia jonë të jetë e suksesshme, duhet të formojmë modelin personal të formimit të bashkëshortësisë së lumtur. Prandaj bashkëshortësia e lumtur jo vetëm që duhet të jetë e formuar, por duhet të formohet, gjegjësisht duhet të jetë e përtërirë. Nuk duhet të harrojmë se bashkëshortësia e lumtur krijohet, ajo nuk lind.
    Zoti është pranë gjithë atyre që kërkojnë, pranë gjithë atyre që e kërkojnë në të vërtetë.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Ne radhe te pare dy te rinjte qe vendosin te lidhin jeten bashke, duhet te jene te ndergjegjeshem per kete hap te rendesishem qe po hedhin. Per kete duhet te kene arritur dhe pjekurine e duhur. Duhet ti kene sqaruar qe me pare, dhe te kene rene dakort per ta pranuar njeri-tjetrin me te mirat e ''difektet'' qe ka secili. Pershtatja eshte shume e rendesishme ne nje lidhje. Me kete nuk kam parasysh qe vetem femra ti pershtatet burrit, por edhe e kunderta. Sic e ka permendur dhe Uarda me lart, nuk ka me ''une'' apo'' ti'', por ''ne''.
    Feelings change - memories don't.

  4. #4
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    Ne radhe te pare dy te rinjte qe vendosin te lidhin jeten bashke, duhet te jene te ndergjegjeshem per kete hap te rendesishem qe po hedhin. Per kete duhet te kene arritur dhe pjekurine e duhur. Duhet ti kene sqaruar qe me pare, dhe te kene rene dakort per ta pranuar njeri-tjetrin me te mirat e ''difektet'' qe ka secili. Pershtatja eshte shume e rendesishme ne nje lidhje. Me kete nuk kam parasysh qe vetem femra ti pershtatet burrit, por edhe e kunderta. Sic e ka permendur dhe Uarda me lart, nuk ka me ''une'' apo'' ti'', por ''ne''.
    Ne shumicen e rasteve keto arrijne kur jetohet bashke e prandaj thuhet qe edhe viti i pare i marteses eshte me kritiku. Po kaloi ky vit te tjeret jane disi me te lehte.
    Gjithsesi duhet nje njohje e mire e partnerit per te arritur hapin e marteses, sepse nuk eshte as e lehte as sa per te provuar cfare dmth dasem edhe divorc diten e neserme.
    Njohja nenkupton shume gjera te perbashketa, ne sjellje, ne deshira, ne pelqime te gjerave (filma, sporte, ushqim etj)
    La vita è bella...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •