Inter mund tė fitojė krejt, Ligėn e Kampionėve
Carlo Ancelotti mendon se Inter, pasi eliminoi Chelsean, i ka tė gjitha mundėsitė qė ta fitojė Ligėn e Kampionėve kėtė sezon. Ai pranoi se skuadra e tij nuk luajti ashtu siē planifikoi, ndėrsa lavdėroi mesfushėn e nerazzurrėve. Trajneri Special, Jose Mourinho, beson se tash ekipi i tij mund ta mposhtė ēdokėnd.
Menaxheri i Chelseas, Carlo Ancelotti, ėshtė treguar mjaft fair-play, duke ia uruar fitoren skuadrės sė Jose Mourinhos, Interit. Madje trajneri italian i konsideron Nerazzurrėt aq tė fortė, sa tė mund ta fitojnė krejt Ligėn e Kampionėve.
Inter arriti ta eliminojė Chelsean nė tė tetėn e finales sė kėtij kompeticioni, duke e mposhtur nė tė dyja ndeshjet, 2:1 e 1:0. Njė fitore si kjo mund tė jetė njė sinjal i rėndėsishėm. Nerazzurrėt i kanė mundėsitė qė tė luftojnė pėr kėtė kupė, ka thėnė pėr Sky Sports Ancelotti, i cili nuk deshi ti komentonte dy rastet e dyshimta kur gjyqtari ka mundur tė akordojė penallti pėr skuadrėn e tij.
Ish trajneri i Milanit e ka analizuar ndeshjen kundėr Blues. Ai mendon se presioni qė bėri skuadra e Mourinhos ishte vendimtar nė humbjen e ekipit londinez.
Mendoj se ne luajtėm mė mirė nė lojėn e parė, ndėrsa tash nuk ishim nė gjendje ta pėrsėrisnim atė lojė. Interi e meritoi fitoren, tė cilėn ia uroj. Ne nuk luajtėm ashtu siē deshėm. Inter punoi mjaft nė mes tė fushės dhe e vuri nėn presion mesfushėn tonė, duke na krijuar vėshtirėsi nė lojėn tonė. Nerazzurrėt luajtėn mjaft mirė, tė fortė nė mbrojtje dhe tė mirė nė kundėrsulme, duke e bllokuar lojėn tonė, tha Ancelotti i cili shtoi se nė Itali uron qė Scudetton ta fitojė Milani.
Trajneri italian nuk ndihet i befasuar me faktin se Inter luajti me tre sulmues, plus Sneijder prapa, pasi qė thotė se ky formacion i ka funksionuar Mourinhos nė fund tė ndeshjes sė parė. Nė anėn tjetėr, Jose Mourinho tė martėn mbrėma u ndie njeriu mė i lumtur nė botė. Jo pse e eliminoi ish skuadrėn e tij, por pėr faktin se ekipi i tij i ri u kualifikua nė ēerekfinale.
Mendoj se ēdo gjė ishte superiore, ēdo gjė nė fushė ishte superiore. Chelsea ishte mjaft i frustruar qė nga fillimi dhe frustrimi i tyre ishte se ata e ndienin se pėrpara kishin njė kundėrshtar tė fortė. Ne erdhėm kėtu duke e ditur mjaft mirė mėnyrėn se si do tė luanim. Ne e kishim topin nėn kontroll. Mėnyrėn se si ata bėnė presion dhe sulmuan, nėse nuk je nė gjendje ta kontrollosh lojėn, ndeshja bėhet mjaft e vėshtirė, deklaroi trajneri portugez.
Ekipi im e meritoi fitoren, futbollistėt e mi ishin mė tė mirėt nė fushė. Mendoj se secili futbollist u paraqit nė nivel tė lartė dhe kjo ishte njė paraqitje perfekte. E merituam kėtė fitore sepse ishim ekip mė i mirė. Sonte mėsova se ne mund ta mposhtim ēdokėnd, sepse Chelsea ėshtė njėri prej mė tė mirėve. Isha i frikėsuar kur i lėshuam disa raste, por kur e shėnuam golin, ēdo gjė ishte nė rregull. Kam festuar shumė nė dhomėn e zhveshjeve, kur ndeshja pėrfundoi, vazhdoi Mourinho.
Chelsea, qė konsiderohej si njėri prej favoritėve pėr ta fituar garėn mė tė rėndėsishme evropiane tė futbollit, u pėrshėndet shumė herėt nga kjo garė, ndėrsa Inter u kualifikua nė ēerekfinale. Nerazzurrėt do ta mėsojnė emrin e kundėrshtarit tė premten, kur do tė hidhet shorti. /Express/
Krijoni Kontakt