De Laurentiis: Mourinho? Vlen me shume si aktor
Qe Jose Mourinho eshte nje nga njerezit me karizmatike te futbollit, kjo dihet tashme, por kete here ai ka hasur ne nje “kocke” te forte sic eshte presidenti i Napolit, De Laurentiis. Edhe kreu i skuadres napoletane njihet per deklaratat e ashpra dhe te forta ndaj kundershtareve dhe kete here ka rezultuar nje perplasje vertet e forte. Pas barazimit 0-0 me Interin ai eshte shprehur i kenaqur per skuadren. “Mendoj se edhe me dy mungesa te medha si Dossena e Maggio, Napoli ka treguar se mund te bazohet ne 22 lojtare. Mua me intereson qe futbolli te maturohet dhe ndoshta pas 2-3 vitesh askush nuk do thote gjera absurde”, thekson ai. Ne lidhje me teknikun portugez, kreu i shoqerise se kalter shton: “Mourinho-n nuk do ta deshiroja asnjehere si trajner. Mendoj se ai do ishte i fundit ne listen time. Nuk do ta nderroja Mazarri-n edhe nese Mourinho-n do ma dhuronin. Si aktor ndoshta vlen dicka”.
Krijoni Kontakt