Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    "Përtej të majtës dhe të djathtës"

    "Përtej të majtës dhe të djathtës"


    Eduard Ypi


    Duke marrë pjesë në fushatën e 28 Qershorit si kandidat i PD për Qarkun e Korçës, posaçërisht për rrethin e Kolonjës, përshtypja e parë m'u asociua me diçka që kisha dëgjuar vite më parë për një garnizon japonez të Luftës së Dytë Botërore që ruante llogoret luftarake në një ishull të humbur të Paqësorit, edhe shumë vjet pasi lufta kishte mbaruar. Pavarësisht nga asocimi i ideve të mia të fillimit mesa duket shumë kolonjarë nuk e patën të vështirë të merrnin vesh se "lufta" kishte mbaruar dhe ta përqafonin përqasjen tonë progresive dhe shumë konkrete.

    Në fakt, fushata jonë ra në kontrast me fushatën e PS, që çuditërisht u bazua me slloganin e fshehur se ky ishte "shansi" i fundit, por pa dhënë asnjë spjegim të qartë se, çfarë përfaqësonte ky shans dhe çdo të ndodhte me jetën e shumicës së popullit, pasi t'i kishin fituar zgjedhjet. Dimensioni tjetër i fushatës së PS si zakonisht ishte mbajtja gjallë e detyrimeve të vjetra tek ish-anëtarët e PP dhe familjeve të tyre, duke iu kujtuar atyre kohët e "lumtura" të diktaturës.

    Këmbëngulja e PS për të mbajtur ndrydhur brenda kompleksit të fajit atë pjesë të popullin shqiptar, që në një mënyrë ose në një tjetër, qenë pjesëmarrës në aferat e regjimit të vjetër, të lë të kuptosh pa vështirësi se kjo forcë politike pretendon të mbajë si vlerë të vetën të kaluarën kriminale të PP. Nëse PD bën thirrje për të gjithë pa dallim të rishohin pozicionin e tyre politik, duke u nisur nga parametra pragmatistë dhe personalë aktualë, e kundërta ndodh me PS, e cila me ngulm kërkon të rrëmojë në grumbullin e mbeturinave të së kaluarës në emër të një bote të re. Jo vetëm kaq, diversioni vazhdon më tej, kur e gjithë fushata kundër kundërshtarit politik nuk bazohet tek parimet dhe programi elektoral, por mbi fobira personale, ndarje krahinore dhe fetare si dhe anatemimin me çdo mjet të liderit kundërshtar, duke e kundruar këtë të fundit përgjithësisht sipas këtij këndvështrimi.

    Krijimi i kësaj lloj situate mund të jetë e dobishme për PS deri në njëfarë mase, por jo fituese, ashtu siç rezultoi në të vërtetë pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve, ndërsa në anën tjetër e kthen këtë parti në një hulli degraduese dhe pa perspektivë, gjë që është në dëm të demokracisë dhe pluralizmit në vend. Siguria me të cilën kryetari i PS vuri në statut nenin "fatal" të ndërprerjes së mandatit në rast humbje dhe ç'është më e keqja mos respektimi i tij tani që, "dasma" ka mbaruar do të çojë patjetër në zëra kundër kryetarit. Kryetari do të qëndrojë mesa duket me mjete gjithmonë e më shumë jo fort bindëse për shumicën e ftohtë të opinionbërësve, të djathtë apo të majtë qofshin, por në anën tjetër vetë PS do të pësojë një ashpërsim dhe do të sjellë sundimin e fajkojve anti PD dhe antidemokratikë në përgjithësi, duke i dhënë një karakter klasor dhe krahinor qëndresës së tyre politike, ndërkohë që vetë PD tashmë i ka tejkaluar me kohë këto probleme.

    Fushata e shkëlqyer e Berishës në jug, plot pasion, vitalitet dhe siguri jo vetëm që e kanë lëkundur besimin e ithtarëve të tyre të deritanishëm tek propoganda puniste e PS, por edhe ka ngjallur një besim absolut të masës së popullit në këtë rajon tek PD dhe lideri i saj për një të ardhme shumë më të mirë se kjo e sotme. Bunkeri i kuq i trashëgimisë enveriste tregoi qartë kësaj radhe se, nëse nuk është shkatërruar plotësisht, të paktën ka marrë një çarje të pariparueshme.

    Në sytë e njerëzve të thjeshtë që deri më tani shihej frikë më shumë sesa respekt për të kaluarën e tyre puniste, ky vështrim ka filluar të davaritet dhe gjithmonë e më shumë gjithsecili po shikon përpara për më shumë mirëqenie, duke u bazuar përgjithësisht tek aftësitë e veta sesa tek aftësitë çudibërëse të një dogme të tejkaluar dhe kriminale.

    Një muaj pas zgjedhjeve, megjithëse kemi një rezultat të qëndrueshëm ende nuk kemi një rezultat të çertifikuar të rezultatit zgjedhor. Lidhja e kësaj situate me nenin fatal për kryetarin në statutin socialist, tashmë nuk është e dyshimtë për askënd. Kemi një muaj rrjesht, falë edhe disa TV - me lajme "roll-over", që natë ditë po shikojmë dhe dëgjojmë kërcitje dhëmbësh dhe kërcënime gjithfarësh që do të ndodhin nëse rezultati nuk ndryshon në favor të PS. Nuk e kam fjalën për llojin e kërcënimeve, pasi me to jemi mësuar një jetë të tërë të artikuluara edhe më fort dhe më me egërsi nga baballarët dhe gjyshërit e tyre, por për papërgjeshmërinë absolute të atyre që i artikulojnë.

    Një njeri normal që ka një shtëpi ku të fusë kokën, grua dhe fëmijë, që punon gjithë ditën e ditës për të nxjerrë jetesën, që ka parë edhe më keq dhe sheh të rregullojë të ardhmen me një shtëpi më të mirë dhe shkollë për kalamajt, rrezik se do të kishte mendjen për t'i besuar apo dhe më keq akoma për t'i përkrahur ato kërcënime. Po kaq e rëndësishme më duket meskiniteti i këtyre njerëzve që për arsye personale në funksion të egos për pushtet qajnë dhe ulërijnë sikur të kishte ardhur fundi i botës nga humbja e tyre, pa u bërë fare merak për imazhin e Shqipërisë në sytë e partnerëvë perëndimore dhe më keq akoma, duke e pasur qëllim në vetvete pikërisht këtë gjë.

    E kundërta ka ndodhur me viktimat e tyre historike, me ata të cilët sot quhen thjesht "ish-të përndjekur". Janë pikërisht këta të fundit që edhe pas një kalvari 50-vjeçar e pranuan pluralizmin dhe lojën e ndërrimit të pushteteve si diçka krejt të natyrshme dhe vlerë të sistemit të ri për të cilin kishin sakrifikuar jetën. As kërcënojnë dhe as ankohen për çfarë prodhon politikat me të gjitha kombinacionet e sotme, përkundrazi shohin me besim përpara, por asnjëherë nuk harrojnë atë çka ndodhur dhe ç'kanë hequr, si garanci që çdo kërcënim i kujtdo dhe nga do të vijë kundër PD dhe demokracisë në përgjithësi, të duket si lehja e qenit që i bën hënës.





    rd

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Tir@nci
    Anëtarësuar
    23-06-2009
    Postime
    71
    Braro, baca paska kohe qi vuka nga prostata ene si punoka mo zogu. Mduket se pranej do me miratu kte ligjin. Bile ka ca qi thon e kon pa me Lulin me nji motel kur kane qene me sherbim bashke

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •