Postuar më parë nga
pranvera bica
Dashuri!
Dashuri e prindit per femijen,dashuri e shokut per shokun ,e shoqes per shoqen...
Eh dashuri...dashuri....
C'fare s'me kujton kjo fjale...
Te gjitha llojet e dashurive ,ne kete moshe, por une do te kthehem disa vite e vite me pare...tek nje tjeter dashuri.
Imagjino...Nje vajze e re,e mire,e sjellshme ,e shkathet dhe shume e bukur!Nje vajze qe vishej thjesht me nje shpirt te madh e bujar qe donte te arrinte dicka ne jete,te behej dikushi pooor,ah...endrra,te gjitha endrra,rritej e rritej,jetonte ...e jetonte...por...Kush nuk e linte valle te shperthente?Kush valle nuk e linte te donte,te donte e aq me teper te dashuronte?!
Shikoni si me zjen koka!..Degjoni fjalet e atyre viteve...
-Mos bije ,te lutem ,mos duaj njeri, mos dashuro njeri te keqen nena se ...eshte turp,turp i madh e bile ,bile mbetesh ,ngelesh...pa martuar?!
-Ua!-Kush me ajo qe do ate djalin e kursit tjeter?He...nuk eshte vajze e mire...mund te jete e perdale...
-Vajze ,kije mendjen ne mesim ,ne leksion e seminar mos shiko dashurickat...sado e mire te isha une ne keto seminare,ne leksione pa asnje mungese...
Po kush pyeste ! Vetem thashetheme ...kudo te zjenin veshet nga paragjykimet...
Pse valle o njerez me gjykuat keshtu? Pse o bote ishe e mbarsur mbrapsht e sillje ne jete te tilla pjella?Pse lindje perbindesha,demone ,sekretare ,qe qe ndalnin zemren time te paster ,te gjere, te gatshme dhe ne moshe per te bere ate qe desh,te bente zemra ate qe i donte zemra?
Isha e pasur,kisha shpirtin te tille,te pasur,jetoja mire,haja mire por kot...nuk isha e lire,nuk mund te doja,nuk mund te doja ashtu sic dija une,nuk mundesha qe ndjenjat e mija qe prisnin te shperthenin ,t'i komandoja une,t'ju jepja udhe...sepse,sepse nuk te linin ...kush valle...tani e di...
Por tani,tani ta dini,jam shume e varfer,nuk kam miliona,vite kam plot por nuk me bejne pershtypje dhe,dhe do te thoni ju...cfare
Dua! Po,po,dua,dashuroj gjithcka,jam e etur per vitet e humbura,per iluzionet,per endrrat qe s'u realizuan kurre,endrra te mbetura ne sirtar,per rinine e ikur...
Hedh veshtrimin per rreth e cfare nuk shoh,vetura,bensa mercedes,shoh te huaj,aeroplane,trena exsprese,tragete luksoze.Shoh gjithe boten ne televizore colore por nuk shoh dot tani ate qe desha te shihja atehere...
Tani,tani nje gje e kam te shtrenjte e kam shume te afert,te paster,te dlire dhe megjithse eshte i varfer ,une prap jam optimiste dhe them se eshte shpirti i madh,i gezuar,sepse eshte i lire...
Sa e bukur eshte kjo jete..
Themi shpesh kur bisedojme...
Po jeta eshte e bukur,shume e bukur e mbushur plot me dashuri ,e te gjitha llojeve..Jeta eshte shume e gjate por dhe shume e shkurter...Prandaj rini,shiko jeten,gezoje ate ne te gjitha dimensionet e saj,gezoje lumturine qe te ofron ajo...Mos vraponi pas anes materiale te saj,mos vraponi pas parase se nuk eshte ajo gjithcka pa i mohuar dhe vlerat...
Dashuria!E madhja dashuri !Ajo rregullon gjithcka!Duaje emrin tend,vendin tend, shokun,shoqen tende sepse vetem dashuria eshte e gjitha cfare ne kemi te japim sepse une per turp s'e kam te them se jam e varfer,dhe po te kisha do te qe me mire,vec zili nuk kam asnje te pasur,sepse kam nje shpirt te madh,te dlire.Dashuria eshte e gjitha cfare une kam te te jap.
SHkoj tani ngado dhe vargjet e dashura per mua tani ,dhe te ndaluara dikur nuk i heq nga goja...
O, dashuri zog pranveror...
Me krahe t'bardha je...!
Krijoni Kontakt