ZOT I BOTES DHE TE GJITHA UDHET KU KALON DASHURIA , JANE PLOT ME LULE DHE ME GJAK!
Kam parasysh nje Eve dhe nje Adam!
Duheshin valle? Pa tjeter qe po! Prandaj i krijoi Zoti!Prandaj i mesoi,ai qe te duheshin dhe te degjonin ate.
Vetem dy,dy persona te papersosur,me te mirat dhe te keqiat e tyre.Te mirat e tyre ishin keto

egjithse te kundert ata i sollen ne kete jete .Jetuan dhe menduan per shtimin e jetes...per shtimin e Botes.
Te keqiat e tyre:-te pabindur,u pelqen mendja,jo korekt ndaj premtimit qe i bene Zotit,te plotfuqishmit,te cilit nuk i erdhi mire kur ata hengren "frutin e ndaluar".Pasojat,ndeshkim maksimal!
E,pra!Tani, tani e kemi te qarte se Bota e ka origjinen nga e bukura dashuri.!Sepse pa te nuk do te kishte Bote te populluar...Nuk do te degjoheshin zerat gazmore te vogelusheve te cilet mbushin te gjitha paralelet dhe meridianet...
E, e bukura jete donte dhe plotesohej nga cdo gje tjeter e dobishme!Jeta e perjeteshme...!
Imagjinoj ...Boten ,gjithesine.gjithcka te perbere nga udhe e udhe te pafund.Dhe neper keto udhe kudo ne malore e fushore,farfurin e farfurin nje ndjenje e bukur,fluturon e kalon gjithe gezim nje mbretereshe,nje princeshe me emrin " Dashuri"
Lule e lule ,asparagus e gladiola,lule dele e menekshe e plot e plot te tjera shoqerojne keto udhe...Sa krenare,kryenece e koke lart qe jane.Lule shumengjyreshe,plot arome dhe ne mes tyre karroca e florinjte me te emblen dashuri siper pershendet me dore cdo zemer qe i hap zemren asaj:- kujt?Dashurise pra!
E te kuptojne ,e jo, kur dashuron!
Ndoshta s'do nena ,babai,motra a vellai.
Per Zotin e Botes,per dashurine derdhen shume e shume lot,flijohen plot,ndodhin tragjedi dhe si pasoje helmohen plot zemra, sakrifikohen shume Romeo e Zhuliete.Nga tragjedite e ndodhura te bukurat udhe,ato te parat,mbushen edhe me gjak,sepse gazi dh helmi jetojne bashke,plotesojne njera-tjetren.Pra dashuria ka embelsi, eshte e bukur, e larmishme por ka edhe te tmerrshmen xhelozi,ate shkaterruesen qe i pershkon keto udhe dhe ku gjen terren ze vend.Per pasoje shkakton edhe gjakderdhje dhe fillon e merr udhet...
Ja pra, kudo ku kalon dashuria,zanafilla e Botes, celin lulet dhe shtohen lotet...thahen lulet e shterin lotet, skuqen fytyrat dhe skuqen udhet...
Eh Zot I Botes, Zot i Botes...
Krijoni Kontakt