Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Qeveria miraton Strategjinë e Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

    Berisha: Strategjia i jep përgjigjen më të mirë nevojave jetike të vendit për kërkimet shkencore, për kontraktimin dhe zhvillimin e teknologjive të reja. Një dimension i ri është inovacioni, mbi bazën e të cilit qeveria do të financojë projektet e sipërmarrjeve të vogla e të mesme private, që angazhohen në kërkimin shkencor, në aplikimin dhe adaptimin e teknologjive të reja.

    Qeveria miratoi sot Strategjinë e Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Kryeministri Berisha, duke paraqitur për shqyrtim dhe miratim Strategjinë, e cilësoi atë një dokument shumë të rëndësishëm për zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë, duke sjellë edhe një dimension të ri, atë të inovacionit në Shqipëri.

    “Me Strategjinë e Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, u shpreh Kryeministri - ne përpiqemi t’u japim përgjigjen më të mirë nevojave jetike të vendit për kërkimet shkencore, për kontraktimin dhe zhvillimin e teknologjive të reja. Një dimension i ri është inovacioni, mbi bazën e të cilit qeveria do të financojë projektet e sipërmarrjeve të vogla e të mesme private, që angazhohen në kërkimin shkencor, në aplikimin dhe adaptimin e teknologjive të reja.”

    Kryeministri Berisha bëri të ditur se në mbështetje dhe përmbushje të objektivave të kësaj Strategjie, do të ngrihet fondi për shkencën, teknologjinë dhe informacionin, që do të financojë projektet, të përzgjedhura nga një bord, i përbërë nga zyrtarë, akademikë dhe përfaqësues të biznesit.

    Duke u ndalur në synimet themelorë të Strategjisë, Kryeministri theksoi se një komponent tepër i rëndësishëm i saj është inkurajimi dhe mbështetja e zhvillimit të Teknologjisë së Informacionit.

    “Ne duhet të bëjmë çdo përpjekje për të nxitur me të gjitha mënyrat ecjen e vendit dhe kombit me shpejtësi drejt moshës dixhitale, si rruga më e sigurt për shkëputjen nga prapambetja shekullore që kemi trashëguar, për kapjen e kohës së humbur dhe për një Shqipëri moderne që ecën me ritmin e kohës. Ne jemi një komb i ri dhe disponojmë potenciale shumë të mëdha njerëzore që mund të angazhohen me sukses të madh në këtë drejtim,” u shpreh Kryeministri.

    Në këtë aspekt, Kryeministri Berisha, duke përmendur shembullin e suksesshëm të Indisë, si nga një hartuesit kryesor të soft-it në botë, deklaroi se ambicia jonë është të shndërrohemi në soft bërësit kryesor të rajonit.

    “Ne, - u shpreh Kryeministri - duhet të kemi ambicien për të qenë soft bërësit kryesorë të rajonit. Për këtë, ne duhet të nxisim e të mbështesim ambicien pozitive të të rinjve tanë, të mbështesim sipërmarrjet e tyre të vogla, të inkurajojmë të gjitha fakultet e Teknologjisë së Informacionit që të shndërrohen në qendra kërkimore shkencore të fuqishme, të inkurajojmë të gjithë pedagogët e fakulteteve që të nxisin e zhvillojnë sipërmarrjen në interesin më të mirë të fakulteteve të tyre, studentëve dhe atyre vetë.”

    Por ky dimension, theksoi më tej Kryeministri, kërkon përballje shumëplanëshe. “Në Këshillin e Ministrave ne jemi ndalur në mënyrë të përsëritur mbi këto probleme. Ne kemi edhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, e cila ka përpunuar strategjinë e zhvillimit të kësaj shoqërie në Shqipëri. Në fusha të caktuara, reformat më cilësore i përkasin këtyre fushave. Nuk ka reformë më cilësore se ajo që kemi bërë me dixhitalizimin e gjendjes civile, dokumenteve të identitetit, taksave, regjistrimit të biznesit. Por sërish duhet të jemi të vetëdijshëm se një hapësirë e madhe është për t’u mbushur. Vetëm një shoqëri informative ia del që vendi i saj dhe ajo vetë të ecin me hapin e kohës.”

    Mbi bazën e kësaj Strategjie, krijohet një strukturë shumë e rëndësishme në mbështetje të shkencës, teknologjisë dhe inovacionit. Ajo është hartuar duke studiuar strategjinë e disa vendeve të suksesshme në këtë fushë si Estonia, Sllovenia, Irlanda, Sllovakia.
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Tir@nci
    Anëtarësuar
    23-06-2009
    Postime
    71
    Tashti gjith ato qe kan bo masterat e doktoratat te ato shkollat me dy dhoma e guzhine do ken ku me fillu pune. Bile ca dhe do kthehen dhe nga jashte (brainpain mduket se quhet). Gjynof tshkretet se osht tu i ra bretku sa ndertim e sa neper restoranta

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •