Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Moisiu zbardh bisedën me ish-presidentin Bush: I fola keq për të gjithë politikanët s

    Si ia dola mbanë me zgjedhjet lokale të vitit 2007 dhe si i thashë Presidentit amerikan Xhorxh Bush se klasa politike shqiptare ka shkatërruar imazhin e vendit... Këto janë dy pjesët e përzgjedhura që “Panorama” boton në numrin e sotëm, të shkëputura nga libri me titull “Midis Nanos dhe Berishës”, që ish-presidenti Alfred Moisiu pritet të nxjerrë këto ditë në treg përmes shtëpisë botuese “Toena”. Duke prishur rregullat për të qenë i paanshëm në gjykimet e tij për aktorët e politikës shqiptare, ish-presidenti sjell me ngjyra të pasfumuara të gjitha zhvillimet parazgjedhore të lokaleve 2007 si dhe parapërgatitjet e përmbajtjen e takimeve me Presidentin amerikan, Xhorxh Bush.


    Alfred Moisiu

    (vijon nga numri i djeshëm)
    Me gjithë situatën e krijuar nga diversioni Berisha-Nano, puna për negociatat vazhdoi pa ndërprerje. Meta, mandej Rama, dolën para medias dhe të qetë, deklaruan se tryeza po vazhdon punën në Presidencë. Si e tillë zgjidhja do të realizohet vetëm te Presidenti. Në mbrëmjen e asaj dite Mediu erdhi tek unë dhe rihapi bisedën për disa probleme, të cilat ishin mbyllur. I thashë se absolutisht nuk i kthehemi çështjeve që janë diskutuar dhe vendosur.
    Më 12 janar, në orën 22.00, rimblodha tryezën për të vazhduar punën, gjithmonë në grupe të ndara. Pasi u dhashë variantin përfundimtar të arritur, për ta parë, u kërkova që të përgatiteshin për ta firmosur po atë natë. Pasi u sheshuan edhe ato pak probleme që kishin mbetur, të dy palët dhanë përgjigje pozitive dhe aty afër orës 24.00 u futën në sallë, ku në prezencë të medias u krye ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes. Pra, përfundimisht pas diskutimeve lidhur me reformën zgjedhore dhe problematikën e saj, tryeza e 12 partive politike parlamentare, midis të tjerave, vendosi se dokumenti i preferuar për vërtetimin e identitetit të zgjedhësit në ditën e zgjedhjeve do të jetë pasaporta. Në mungesë të saj do të lejoheshin për të votuar edhe me certifikatë lindje me fotografi. Por kjo do të quhej e pranueshme, vetëm nëse certifikata do të ishte e regjistruar në regjistrin e posaçëm dhe të korrespondonte me numrin serial të certifikatës. Gjithashtu, u vendosën edhe dokumentet që pranoheshin për të shoqëruar certifikatat, për t’u quajtur edhe ato të mirëqena. U caktuan detyra dhe afate për të gjitha rregullimet ligjore që u quajtën të nevojshme dhe të pranueshme, si dhe u caktuan angazhimet e forcave politike për të plotësuar në kohë infrastrukturën zgjedhore.
    Mediat kryesore e dhanë online gjithë zhvillimin e ceremonisë. Pas nënshkrimit iu drejtova shqiptarëve, duke u thënë se pas një pune intensive treditore, natën dhe ditën, përfaqësuesit e forcave politike që janë këtu dhanë një kontribut të madh për të arritur dhe për të hartuar dokumentin, i cili sapo u nënshkrua, dhe që i hapte rrugë ligjore procesit për zgjedhjet vendore të vitit 2007. Mandej, shtova se nuk mbetej gjë tjetër veçse të fillonte puna për konkretizimin e çështjeve që kërkonin amendimin e Kodit Zgjedhor, si dhe për t’i hapur rrugë të gjitha procedurave të mëtejshme parazgjedhore. Falënderova gjithë pjesëmarrësit për kontributin që dhanë në interes të zhvillimit demokratik të Shqipërisë, për të përgatitur ashtu si duhet një platformë zgjedhore në përshtatje të plotë me kërkesat bashkëkohore, si dhe të gjithë personalitetet ndërkombëtare, që kontribuuan me konsulencën dhe asistencën e tyre në këtë proces kaq të ndërlikuar. Po kështu falënderova edhe përfaqësuesit e medias që kishin ndenjur në netët e ftohta të dimrit, duke pritur nga çasti në çast lajmet. Me këtë rast iu drejtova popullit shqiptar që të merrte pjesë në zgjedhje, duke i uruar një fushatë elektorale të qetë dhe me etikë. Gjithashtu, thashë se klasa politike shqiptare me zgjidhjen e ngërçit të disa problemeve, tregoi se është e aftë të përballej me detyrimet e saj ndaj popullit shqiptar, ndaj demokracisë dhe të ardhmes së vendit. Pra, kështu përfundoi puna ime me këtë tryezë të rëndësishme në disa seanca, ku si rezultat u sigurua zhvillimi normal i zgjedhjeve.
    Më 14 janar firmosa dekretet për ligjet për ndryshimet e reja kushtetuese, ndryshimin e KQZ-së, amendimet e Kodit Zgjedhor, për datën e re të zgjedhjeve, që u caktua më 18 shkurt 2007 dhe për KKRT-në. Parlamenti që një natë përpara më kish kërkuar të jepja pëlqimin që dekretet të hynin në fuqi menjëherë, kërkesë të cilën unë e miratova. Tashmë çdo gjë ishte gati për të zhvilluar zgjedhjet normale. Këta politikanë janë të paparë! Bënë gjithë atë gurgule për ndryshimin e datës së zgjedhjeve, për të cilën unë arsyetova dhe veprova, mandej kur unë e miratova ndryshimin, ndaj meje filluan kritikat pse nxora dy dekrete për datën e zgjedhjeve! Faktikisht nuk ishte shumë normale, por që në fillim pata deklaruar se asnjëherë nuk do të bëhesha pengesë për ndryshimin e datës, nëse forcat politike e gjejnë konsensusin për këtë, dhe ashtu ndodhi. Pas katër ditëve BE-ja bëri një deklaratë në lidhje me zgjidhjen e krizës, ku nominalisht përmendej Presidenti si një ndër faktorët vendimtar për këtë arritje. Të nesërmen u nisa partive pjesëmarrëse në zgjedhje “Kodin e Sjelljes”, i cili një ditë më vonë u përkrah nga PDK, PS edhe nga PD.
    Më 20 janar, OSBE-ODIHR botuan raportin N-2, ku veç të tjerave vlerësohej kontributi i Presidentit për zgjidhjen e krizës. Në raport thuhej se partitë arritën marrëveshje brenda kuadrit të një tryeze të rrumbullakët të iniciuar dhe drejtuar nga Presidenti i Republikës, z. Alfred Moisiu, në një mënyrë shumë konstruktive. Ndërsa në raportin përfundimtar të Raportit të OSBE-ODIHR-it vlerësohej sërish puna e Presidencës.
    Edhe pse të gjithë vlerësonin kontributin tim si Kryetar i Shtetit për zgjidhjen e krizës, me qëllim dashakeqës gazetat pranë qeverisë, atë ia atribuonin takimit Nano-Berisha! Por nga ana tjetër nuk mungoi dhe shtypi i pavarur që e komentonte dhe e vlerësonte këtë ngjarje realisht. Kështu revista KLAN në një shkrim të titulluar: “Gjenerali që nuk u kap rob”, vlerësonte kontributin pozitiv të Presidentit, duke shtuar se tani dihet që politika nuk e pranon Moisiun. Sigurisht që këtu aludohej për Berishën apo ndonjë tjetër përkrahës të tij dhe të Topallit, sepse jo të gjithë politikanët shqiptare ishin kundër veprimeve të mia kushtetuese si President dhe jo të gjithë e injoronin rolin tim në zgjidhjen e problemeve të vendit.
    Po këtë ditë, PD-ja hapi fushatën zgjedhore. Ajo që më bëri shumë përshtypje ishte se Berisha sulmoi me fjalë shumë fyese Kryetarin e PS-së Edi Rama. Dhe për turp të atyre që e dëgjonin, si i papërgjegjshëm që është, akuzonte duke thënë shefat politikë të Mafias që janë nëpër institucionet kushtetuese! Kurse, Nanon që e kish shpallur si “Padrino”, po përpiqej ta zgjidhte President! Një gjë e tillë është e tepërt të komentohet. Të nesërmen shpalli fushatën edhe opozita. Tashmë çdo gjë po vijonte rrugën e saj, ndonëse gjithçka kishte filluar fare pa etikë. Për këtë qëllim thirra në një takim disa OJF të rëndësishme, të cilat kishin punuar në vazhdimësi për zgjedhjet. Me ta bisedova se çfarë mund të bënim që të rrisnim presionin mbi partitë për të zbatuar Kodin e Sjelljes, aq më tepër që kishin premtuar publikisht se do ta respektonin atë. Ato ranë dakord të krijojnë një bord për të ndjekur respektimin e kodit, gjë që media e vlerësoi dhe e përkrahu. Kontributi i tyre u përmend edhe në Raportin e OSBE- ODIHR-it, ku thuhej se: “Çështja e sulmeve të personalizuara u ngrit edhe nga gjashtë OJF të ngarkuara nga Presidenti Moisiu për monitorimin e respektimit nga partitë të Kodit të Sjelljes, sugjeruar prej tij më 19 janar 2007. Megjithëse mesazhet në mitingjet e fushatës u përqendruan kryesisht në kritika nga secila palë kundër tjetrës, ato përfshinin edhe disa propozime praktike programatike. Raste të retorikës së ashpër të fushatës mbetën të rralla”.
    Edhe këtë radhë mora takime me policinë, prokurorinë, shërbimin informativ që ata të qëndronin në pozicionet e tyre ligjore, gjatë përgatitjes dhe zhvillimit të zgjedhjeve. Në 6 shkurt u zgjodhën nga Parlamenti dy anëtarët e rinj të KQZ-së, të cilët të nesërmen bënë betimin në Presidencë. Edhe gjatë zgjedhjes së tyre pati probleme, sepse maxhoranca si gjithnjë kërkonte të gllabëronte gjithçka! Berisha edhe sot e kësaj dite, kurdoherë është treguar i pangopur për pushtet maksimal!
    Më 9 shkurt mora një letër falënderimi nga kryetari i radhës i OSBE-së Moratino, ku vlerësonte rolin tim për zgjidhjen e krizës. Të nesërmen shtypi e komentonte pozitivisht këtë mesazh në adresën time. Gazeta “Shqip” jepte përmbajtjen e saj me titullin: “Moisiu shpëtoi Zgjedhjet”.
    Me afrimin e datës së zgjedhjeve, situata elektorale filloi të ashpërsohet. Kjo jo vetëm në përdorimin e gjuhës vulgare të politikanëve, por edhe në veprimet e militantëve. Duke veçuar këtu sidomos sulmet e tyre natën që iu bënë disa qendrave zgjedhore partiake, banderolave e stendave propagandistike! Ato arritën deri atje sa natën e 10 shkurtit, në Elbasan të sharrohej me aparat oksigjeni stenda metalike e kandidatit socialist! Nëpërmjet këshilltarit tim u dërgova organeve të Ministrisë së Brendshme sinjale të forta, duke i paralajmëruar që në qoftë se nuk marrin masat e duhura do të dal publikisht për të dënuar neglizhencën e tyre për këto raste. Më 17 shkurt iu drejtova bashkëkombësve të mi me një mesazh parazgjedhor, duke i ftuar për qetësi, zbatim ligji dhe pjesëmarrje në votime. Zgjedhjet në përgjithësi kaluan mirë me disa përjashtime në Ndroq, Bushat dhe në ndonjë vend tjetër. Pati probleme për numërimin e votave në Durrës, Elbasan dhe Gjirokastër. Vlerësimi i Grunet qe jo shumë i mirë. Ai i quajti zgjedhjet një shans i humbur për Shqipërinë. Kurse Departamenti i Shtetit, i quajti ato si përgjithësisht paqësore dhe demokratike. Ndërkohë ai u bëri thirrje forcave politike që të punonin së bashku për përfundimin e reformës elektorale. Kështu këto zgjedhje, që ishin të tretat gjatë mandatit tim, përgjithësisht përfunduan me sukses. Edhe për këtë çështje të rëndësishme, sikurse është puna për hartimin e një kodi zgjedhor sa më të përsosur, OSBE-ODIHR në raportin e tyre vinin në dukje: “Ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhet të jenë fryt i një reforme zgjedhore të plotë të ndërmarrë në kohë të mjaftueshme para zgjedhjeve. Ndryshimet e vonuara të kuadrit ligjor zgjedhor duhet të shmangen, pasi bien ndesh me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe e vendosin administratën zgjedhore para sfidave shtesë”. Por zhvillimet e mëvonshme të 2009-ës treguan se politikanët tanë shumë pak u vënë veshin këshillave të organeve ndërkombëtare. Dëshiroj të them këtu se Policia e Shtetit, e cila në të kaluarën ka qenë akuzuar për anësi, duke filluar që nga zgjedhjet e vitit 2003, 2005 dhe 2007, tregoi ndjenjë përgjegjësie të lartë për detyrimet e saj ligjore.
    Vizita e Presidentit Amerikan
    Një nga ngjarjet më të rëndësishme të këtij viti ishte vizita e presidentit të SHBA-së Xhorxh W. Bush në vendin tonë. Në atë kohë është folur shumë në shtypin tonë se kush e ftoi Bushin në Shqipëri, ku si zakonisht ne për fat të keq, nuk e kemi për gjë ta bëjmë të zezën të bardhë dhe anasjelltas, sipas interesave imediate të forcës politike. Nuk kam ndër mend dhe nuk dua të kërkoj në këtë mes ndonjë meritë personale të veçantë, sepse vendimin e mori vetë Presidenti Bush, sigurisht me mbështetjen e administratës së Shtëpisë së Bardhë, sipas rregullave strikte që ka ai shtet. Gjatë takimeve, në pritjet protokollare që Presidenti Bush bënte me kryetarët e Shteteve që merrnin pjesë në sesionet e OKB-së, sa herë që më jepej rasti e kam ftuar atë për një vizitë në vendin tonë. Në të gjitha rastet ai vetëm buzëqeshte me kortezi, duke më dhënë të kuptoj që kjo për të ende nuk ishte e mundur. Përjashtim bëri ai në takimin që pata në shtator të 2006-ës kur, në përgjigje të ftesës time, më tha se ka dëshirë ta shohë Shqipërinë, por vetëm kaq. Nuk mund të pretendoj që ishte ftesa ime që e bëri atë të marrë vendimin, por me këtë përgjigje ai shfaqi dëshirën se donte ta njihte vendin tonë. Unë nuk e mora si të prerë pranimin e ftesës, por reagimi ndryshe nga herët e tjera më dha shpresë. Këtë e bisedova atë ditë edhe me bashkëpunëtorët e mi, sepse nga biseda ime me të mu krijua një përshtypje ndryshe, në krahasim me herët e tjera.
    Më 12 prill më njoftojnë se ambasadorja e SHBA-së Ris kërkonte një takim urgjent për të nesërmen, për një problem shumë të rëndësishëm. Të nesërmen, pasi u përshëndetëm, më thotë se na kishte sjellë një lajm shumë të mirë! Ishte e autorizuar të na vinte në dijeni se, më 10 qershor të këtij viti, Presidenti Bush do të vizitojë Shqipërinë. Sigurisht që ky lajm i beftë ishte shumë i gëzueshëm, sepse ishte një eveniment shumë i madh, që vendin tonë do ta vizitonte Kryetari i Shtetit më të fuqishëm të botës! Ky ishte një nder dhe shpërblim i madh, për atë që shqiptarët kishin bërë në mbështetje të luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar si dhe për ruajtjen e paqes në rajon. Ardhja e tij konfirmonte miqësinë midis dy vendeve tona, që është shumë e rëndësishme për gjithë shqiptarët pasi, në rrjedhën historike të kombit tonë, na ka munguar një mik i vërtetë dhe i fuqishëm, sikurse është Amerika. Historia ka qenë tragjike dhe shumë e padrejtë ndaj nesh, pasi ndryshe nga fqinjët tanë, asnjëherë nuk kemi pasur një mbështetje të fuqishme, ku të gjenim të drejtën tonë. Dhe ja tani mbërriti momenti, kur ne do të kishim midis nesh, atë që shumëkush do të dëshironte ta kishte. Për sa i përket programit, Ris tha se për hollësira të mëtejshme do të marrë udhëzime nga Departamenti i Shtetit. Unë shfaqa mendimin, se do të ishte mirë që të ftonim edhe presidentët Mesiç dhe Cervenkovski, si anëtarë të kartës Adriatik-3, por këto detaje i lamë për t’i biseduar për më vonë. Kjo vizitë sigurisht që kërkonte marrjen e masave serioze për sigurinë. Ambasadorja Ris menjëherë pas meje, do të takonte kryeministrin Berisha, në lidhje me këtë vizitë. Fillimisht u bisedua që ky lajm do të mbetej midis nesh, derisa Shtëpia e Bardhë ta bënte publike, sipas protokollit që ata zbatojnë në këto raste.
    Por ja që në momente kaq të veçanta, në prag të një ngjarje kaq të rëndësishme si vizita e presidentit Bush në Shqipëri, nuk mungoi edhe ndonjë zë kukuvajke si ai i gazetarit Çlirim Peka në NTV, i shquar si gazetar me kulturë të mangët dhe tepër meskin, i cili prodhoi një lajm të rremë, për gjoja një ftesë që unë i paskësha bërë presidentit rus Putin për të vizituar Shqipërinë. Një lajm si ky, i trilluar në këto momente, nuk mund veçse të shprehte një diabolizëm të pashembullt të një gazetari dhe kanali televiziv, dukshëm i telekomanduar dhe i frymëzuar nga mercenarizmi ndaj tij. Mjafton që kjo, sipas tyre, të dëmtonte dhe të zbehte imazhin e Kryetarit të Shtetit, i cili nga pikëpamja protokollare ishte mikpritësi i parë i presidentit amerikan.
    Gjatë takimeve për përgatitjen e vizitës me ekipin e dërguar nga Shtëpia e Bardhë, do të kishim rastin të shihnim përpjekjet e ethshme të kryeministrit Berisha, të stafit të tij dhe të Ministrisë së Jashtme për të marrë një rol të veçantë e të dorës së parë nga pikëpamja protokollare në këtë vizitë. Kjo ishte në përputhje të plotë me sindromin Berisha për të bërë kudo e në çdo rast protagonistin, pa pyetur për rregullat dhe etikën që duhet të karakterizojë një shtetar.
    Sipas programit përfundimtar, unë e prita presidentin Bush në Pallatin e Brigadave me ceremonialin më të lartë shtetëror, ku përfshihej edhe një salut me 21 të shtime artilerie, për të cilat u shfaq edhe ndonjë mendim për t’i shmangur apo sfumuar ato. Unë ngula këmbë në këtë detaj, duke dashur kështu ta veçoja këtë vizitë të presidentit amerikan nga vizitat e tjera të këtij niveli. Është e rëndësishme që ne si dy presidentë u takuam dy herë në Pallatin e Brigadave. Në fillim tête-à-tête dhe më pas midis dy delegacioneve respektive.
    Në takimin tête-à-tête shpalosa këto mesazhe të qarta:
    # Se Shqipëria në këto vite pas shembjes së komunizmit ka bërë përparime të pamohueshme, por tranzicioni ynë ka qenë i tejzgjatur dhe me një kosto të pamerituar për popullin shqiptar. Dhe kjo kryesisht për shkak të klasës politike shqiptare, e cila me ambiciet e saj për pushtet personal dhe me konfliktualitetin politik të vazhdueshëm ka cenuar interesat dhe imazhin e vendit.
    # E falënderova Presidentin Bush për mbështetjen që më kish dhënë në përpjekjet e mia për të konsoliduar sidomos sistemin e drejtësisë në luftë me tendencat e pushtetit ekzekutiv për ta kontrolluar drejtësinë duke e parë këtë si pjesë të rëndësishme të angazhimit tim të vazhdueshëm për zbatimin e kërkesave të kushtetutës mbi ndarjen dhe balancën e pushteteve.
    # Duke falënderuar SHBA-në për rolin dhe ndihmën e pakursyer ndaj popullit të Kosovës, theksova se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk duhej shtyrë më tej. Çdo vonesë mund të prodhonte destabilitet, ashtu si çdo përpjekje për të ndarë Kosovën mund të nxiste një reaksion zinxhir, i cili do të ishte me pasoja shumë të rrezikshme për tërë rajonin.
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    xhaxhi bushit.. i paska fol keq moisiu.. per berishen e nanon..

    pra ka vjell vrer per ata qe e morren plakun dallkauk alfred nga stolat e lulishtes ku luante domino.. me zp-istet.. dhe e vune president..
    mir u a ka bere..

    kur e di qe nje qen bir qeni po ju a hyp shqiptareve ne zverk mo u cudit kur te kafshon dhe ty.. o sali..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-04-2009
    Postime
    384
    Ky Moisiu qenka palaco fare !

    Njeri i pacipe.

  4. #4
    srbe na vrbe Maska e pryll
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ke prroi palpoçit
    Postime
    573
    edhe president edhe përgojo të vetët në nivel diplomatik! ça mund të presësh masnej nga poplli i rëndomtë që e sha Shqipërinë e shqiptarët sikur mos me qenë veni i vet dhe vetja e vet...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Ky e ka ma shume per zemer Putinin, pranej rrinte gjithe TURI e nuk i qeshte ftyra

    Kush e di si u fut ne pjese familja e ketij me firmen mafioze Greke ALBATROS?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •