-
Prioritetet e pėrmbysura - Albin Kurti

Materializimet e njohjeve tė deritanishme pėrmes marrėveshjeve bilaterale janė mė tė rėndėsishme sesa rritja e numrit tė shteteve qė na njohėn. Deri mė tash nuk duket se pėrfituam mė shumė se sa shkėmbim simbolik ambasadash dhe vende pune pėr personelet e ambasadave tona me t’njofshmit e krerėve politikė
Nga Albin Kurti mė 31.07.2009 nė ora 13:00
Strukturat paralele tė Serbisė nė Kosovė punojnė nė bazė tė Kushtetutės sė Republikės sė Serbisė e cila Kosovėn e konsideron pjesė tė Serbisė. Nė nenin 114 tė Kushtetutės sė Serbisė ndodhet teksti i betimit tė kryetarit qė e thotė kėtė gjė, ndėrkaq neni 182 e quan Kosovėn krahinė autonome sikurse Vojvodinėn.
Qeveria e Kosovės jo qė nuk e ka pasur pėr prioritet luftimin e kėtyre strukturave, porse duket qė e ka pasur pėr parim pikėrisht mosluftimin e tyre. Nuk mund tė shpjegohet ndryshe fakti qė nga 117 zyrtarėt e lartė politikė tė Serbisė nė Kosovė nuk u akuzua e as arrestua asnjėherė asnjėri prej tyre. Thuajse qeveria e Kosovės ishte e kėnaqur qė Serbia nuk e sulmoi nga jashtė Kosovėn, pasi qė kjo e shpalli pavarėsinė dhe disi ishte e gatshme qė tė toleronte sulmet e saj nga brenda.
Serbia ka bėrė dhe vazhdon tė bėjė obstruksione edhe nė Malin e Zi ku sė paku ēereku i popullatės deklarohen pėr serbė. Mirėpo, janė dy dallime thelbėsore qė e bėjnė mė tė rėndė situatėn e Kosovės.
Sė pari, Kosova nuk ėshtė sovrane. ICO-ja dhe EULEX-i kanė fuqi ekzekutive mbi institucionet e Republikės sė Kosovės por jo edhe mbi strukturat paralele tė Serbisė. Pra, paradoksalisht, niveli i strukturave tė Serbisė na del mė i lartė sesa i institucioneve vendore tė Kosovės sė pavarur. Komisioni Evropian mund ta pengojė bashkimin e kompanive nė vendet e BE-sė nėse beson qė kjo mund tė ēojė te konkurrenca jolojale, por edhe kujdeset qė vendet e BE-sė tė mos e dėmtojnė konkurrencėn pėrmes subvencioneve tė tepruara tė industrive tė tyre. Qeveria e Kosovės ka mė pak kompetenca pėr Kosovėn se sa qė Komisioni Evropian ka pėr BE-nė. BE-ja nuk ėshtė shtet, por ėshtė mė shtet se Kosova. Ajo kushtėzohet nga baza dhe jo edhe nga ndonjė instancė sipėr saj sikurse qė ėshtė rasti me Kosovėn. 60% e ligjeve tė Suedisė janė marrur e miratuar nė Bruksel. Asnjė ligj nė Kosovė nuk kalon pa pasur vizėn paraprake tė Brukselit e Washingtonit, pėrkatėsisht tė njerėzve tė tyre nė Prishtinė. Pėrfundimisht, kur njė vend anėtarėsohet nė BE, ai delegon mė shumė sovranitet sesa qė Kosova ka tashmė.
Sė dyti, serbėt nė Malin e Zi sado qė shkaktojnė kokėēarje tė mėdha, ata nuk kanė arritur ta territorializojnė praninė dhe ndikimin e tyre politik. Serbia ndonėse i orienton ēerekun e popullatės sė Malit tė Zi, nuk kontrollon fare territor aty, kurse nė Kosovė ndonėse dirigjon me vetėm 5% tė popullatės, arrin tė kontrollojė ēerekun e territorit. Koha nuk po punon pėr neve. Sa mė gjatė qė veriu dhe enklavat mbesin tė ndara, aq mė vėshtirė do tė jetė qė ato tė mos pėrfundojnė tė ndara. Ėshtė vetėm ēėshtje kohe qė s’matet me vite kur do tė fillojnė tė na vijnė politikanė e diplomatė tė ndryshėm ndėrkombėtarė dhe emisarė specialė pėr dialog e bisedime tė reja, funksioni kryesor i tė cilave do tė jetė formalizimi i ndarjes sė brendshme tė Kosovės. Kalimi i kohės ėshtė faktor qė e bėn ndarjen tė duket e paevitueshme, sado e padrejtė tė jetė kjo.
Kėsisoj, situata nė Kosovė na del mė e ngjashme me Bosnjen dhe duhet tė jemi shumė tė kujdesshėm qė sidomos finalen tė mos e kemi sipas modelit boshnjak. Slobodan Milosheviqi e pat pranuar Bosnjen jashtė Serbisė vetėm atėherė kur Alija Izetbegoviqi nė Dayton e ka pranuar Serbinė brenda Bosnjes – krijesėn e quajtur Republika Srpska. Edhe Boris Tadiqi e dėshiron tė njėjtėn gjė, vetėm se kėsaj radhe nė Kosovė. Ai dėshiron ta pėrsėrisė nė Kosovė suksesin qė Milosheviqi pati nė Bosnje: tė mos e pranojė Republikėn e Kosovės jashtė Serbisė deri atėherė kur Kosova do ta pranojė Serbinė brenda vetes.
Mirėpo, pėrveēqė integriteti territorial i vendit nuk ishte prioritet nė agjendėn qeveritare, po ashtu nuk mund tė thuhet se i tillė ka qenė zhvillimi ekonomik e shoqėror. Ėshtė investuar nė godina shkollore dhe fibra optikė pėr internet, por jo nė arsimim tė arsimtarėve dhe as nė zhvendosjen e edukimit prej mbamendjes te logjika e refleksioni. Ėshtė investuar nė asfalt dhe ura, porse jo edhe qė kamionėt qė do tė qarkullojnė nė atė asfalt e nė ato ura, tė jenė duke bartur prodhime vendore. Ėshtė investuar pėr njerėzit mė parė se nė njerėz. Dhe, mbi tė gjitha, ėshtė investuar pėr syrin e kamerės: pėrdorimi i ndėrtimeve niste (dhe nuk mbetej me kaq) si pėrdorim i imazheve televizive tė ndėrtimeve. Nga tė gjithė organizmat ndėrkombėtarė Kosova u pranua vetėm nė institucionet ndėrkombėtare financiare, Bankėn Botėrore dhe Fondin Monetar Ndėrkombėtar, tė cilat shumė mė tepėr kėrkojnė se sa qė japin. Ato ndikojnė aq shumė nė politikat e brendshme ekonomike tė Kosovės, duke i kėrkuar asaj shlyerje borxhesh nga koha e ish Jugosllavisė, dhe duke ia pėrcaktuar alokimet buxhetore, ndėrkohė qė ndikimi i Kosovės si anėtare nė vendimmarrjen e kėtyre institucioneve ėshtė i papėrfillshėm. Gjithsesi bėhet fjalė pėr pazar: korporatat e huaja i marrin pasuritė e Kosovės pėr t’i shfrytėzuar, kurse Qeveria e Kosovės e merr nė dorė shtetin e Kosovės karshi popullit tė saj qė duhet mbajtur nėn fre.
Atėherė, cili ka qenė apo ėshtė prioriteti kryesor qeveritar? Nė maje tė agjendės sė qeverisė pėr Kosovėn vazhdon tė jetė ēėshtja e njohjeve ndėrkombėtare tė pavarėsisė (mbase drejt inkuadrimit nė organizata tė ndryshme ndėrkombėtare). Por, meqenėse organizmat ndėrkombėtarė pranojnė anėtarė tė rinj zakonisht me konsensus, dhe duke pasur parasysh qė Kosova po njihet veēse nga shtetet ku kanė ndikim faktorėt botėrorė qė na njohėn nė dy javėt e para tė pavarėsisė, ne duhet tė fokusohemi nė ndihmat dhe pėrkrahjet e vendeve tė veēanta qė na pranuan. Materializimet e njohjeve tė deritanishme pėrmes marrėveshjeve bilaterale janė mė tė rėndėsishme sesa rritja e numrit tė shteteve qė na njohėn. Deri mė tash, nuk duket se pėrfituam mė shumė se sa shkėmbim simbolik ambasadash dhe vende pune pėr personelet e ambasadave tona me t’njofshmit e krerėve politikė. Qė tė pėrfitojė popullata duhet tė hulumtojmė se cili nga kėto shtetet qė na kanė njohur mund tė na japė farėra pėr bujqėsinė, cili pleh artificial pėr bujqit tanė, cili mund tė na mundėsojė aparate tė shėndetėsisė etj. Pra, jo vetėm qė prioritet duhet tė jenė marrja e sovranitetit dhe integriteti territorial nė njėrėn anė, kurse zhvillimi ekonomik e shoqėror, nė anėn tjetėr, dhe kėto para njohjeve tė pavarėsisė, porse edhe te ēėshtja e njohjeve, materializimi i njohjeve aktuale duhet tė qėndrojė mė lartė sesa gjurmimi pėr njohje tė reja.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt