Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823

    Post Kush është kompania Bechtel dhe ç'po ndodh me Rrugën e Kombit?

    Bechtel, njëra nga kompanitshte sipërmarrëse për ndërtimin e "Rrugës së Kombit", gjithashtu ka qënë një nga kompanitë përgjegjëse për ndërtimin e Big Dig në Boston.

    Ja se cfarë thotë Wikipedia për Big Dig:

    The project has incurred criminal arrests,[6][7] escalating costs, death, leaks, and charges of poor execution and use of substandard materials. The Massachusetts Attorney General is demanding that contractors refund taxpayers $108 million for "shoddy work".[8] On January 23, 2008, it was reported that Bechtel/Parsons Brinckerhoff, the consortium that oversaw the project, would pay $407 million in restitution for its poor oversight of subcontractors (some of whom committed outright fraud), as well as primary responsibility in the death of a motorist. However, despite admitting to poor oversight and negligence as part of the settlement,[9] the firm is not barred from bidding for future government contracts.
    Projekti Big Dig, përgjegjës për të cilin ishte kjo kompani, është pasuar nga një sërë arrestimesh kriminale, kosto shumë të përshkallëzuar, (kostoja fillestare ishte llogaritur $2.8 billion, ndërkohë që kostoja finale arriti në $22 billion, gati dhjetëfish!!!), vdekja e një motorristi pas shëmbjes së tunelit, "mijëra rrjedhje", kallëzime penale për punë të dobët dhe përdorimi i materialeve jashtë standarteve. Prokuroria i kërkoi kompanisë një rimbursim prej $108 milionë të parave të taksapaguesëve pasi kompania kishte kryer punë me kualitet të dobët. Kompania pranoi të kryente restaurime me vlerë $407 milionë si pasojë e mbikqyrjes së dobët ndaj kontraktorëve të saj, disa prej të cilëve kryen mashtrime. Gjithashtu kompania pranoi përgjegjësinë për vdekjen e motorristes. Megjithëse pranoi neglizhencë dhe mbikqyrje të dobët të projektit, kjo kompani nuk është penguar të bëjë oferta në projektet e ardhshëm qeveritarë. E gjitha kjo në mes të Amerikës!!!

    Po këtu? Kush e mbikqyr punën e kësaj kompanie? Kush do i kërkojë rimbursim kompanisë nëse precedenti përsëritet? Kush do ta mbajë përsipër fajin e ndonjë vdekjeje? Kush i vuri të flenë dosjet e abuzimeve me këtë projekt?

    Një projekt që pas inspektimit mund të thuhet që as 50% e saj nuk ka mbaruar. Këtu, në inagurimet e rradhës tallen me popullin Shqiptar, i cili është i verbër edhe nuk ka mundesi të pyes veten... Pse jemi ne këtu për të inaguaruar një projekt sado që ky nuk ka mbaruar ? Pse e tolerojmë ne këtë mashtrim? Pse kjo rrugë na kushton 1.5 miliardë deri tani, në vënd të vetëm 480 milionëve që na premtuan?



    Shikojeni me sytë tuaj se sa i përfunduar, sa cilësor dhe sa gati për inagurim është ky projekt.

    Sic e dimë tuneli është shëmbur njëherë për arsye se nuk ishte bërë largimi i materialeve inerte mbi rrjetën mbrojtëse. E njëjta gjë ndodhi dhe me tunelin dhe në Big Dig. Duket se praktikat e punës së kompanisë janë të njëjta dhe këtu.

    Ndërkohë që shpërthimet dhe gërryerjet ende vazhdojnë, rruga është e hapur për motorristët. Kush do i mbajë përgjegjsitë në rast të ndonjë fataliteti në një tunel ku ende nuk ka asnjë element sigurie, ku ende 95% e tunelit është e pa betonuar?

    Kostot do ti mbajnë ata që do ti vuajnë e askush tjetër, sepse jeta nuk blihet as me lekë e as me pushtet!
    Shënim: Nuk jam aspak kundra rrugës e projektit, jam vetëm kundra abuzimeve, shkeljeve dhe mashtrimeve që bëhen në emër të Shqipërisë së Madhe!
    Ndryshuar për herë të fundit nga OO7 : 30-07-2009 më 22:16

  2. #2
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Vajti Saliu dhe e peruroi rrugen me flamur te partise Demokratike dhe ne fund njerzit e hengren rrenen duke votuar!


    Sa e thjesht esht me vjedh ne Shqiperi, ose sic quhet ndryshe "Shqiperia po ndryshon"
    Il Club Più Titolato Al Mondo

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Rruga Kombit, Bechtel & Enka, fitimi 263 milionë euro
    Genc Kondi

    Në kontratën e nënshkruar disa vjet më parë midis qeverisë shqiptare dhe ndërtuesit të përzgjedhur të segmentit Rrëshen-Kalimash, të rrugës Durrës-Kukës, theksohej që kostoja e tij do të ishte 400 milionë euro. Praktikisht, deri në fund të muajit qershor të këtij viti, kostoja gati është dyfishuar, duke arritur në total në 788 milionë euro. Sipas deklaratave të xhiros dhe fitimit për vitin 2008, të cilat kompanitë janë të detyruara t’i dorëzojnë tek Tatimet, rezulton që ‘Bechtel&ENKA’ të ketë kryer gati 37 miliardë lekë të reja xhiro. Kjo i shtohet xhiros prej afro 18 miliardë lekësh, të deklaruar për vitin 2007 dhe 501 milionë lekëve të realizuara më 2006-ën, vit kur filluan punimet. Nga viti 2006 deri në fund të vitit të kaluar, rezulton se Buxheti i Shtetit e ka furnizuar këtë kompani me 55,4 miliardë lekë, që konvertohet në 426 milionë euro sipas kursit të këtyre ditëve.
    Por, shifrat e shpenzimeve për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, të porsanxjerra nga Ministria e Financave, tregojnë se janë edhe 24,7 miliardë lekë që i janë shtuar “rrugës patriotike” me financime të brendshme, si dhe 12,3 miliardë të tjera, që i janë marrë hua një banke të huaj, të pranishme në Shqipëri. Në total, 47 miliardë të tjera, që e çojnë shpenzimin e deritanishëm në 788 milionë euro.

    Fitimi
    Ajo që të bën përshtypje në veprimtarinë e ‘Bechtel&ENKA’-s në Shqipëri, është një normë jashtëzakonisht e lartë fitimi. Të cilën, do ta kishin zili jo vetëm kompanitë shqiptare që operojnë në fushën e ndërtimit, por edhe çdo kompani tjetër, në çfarëdo sektori të biznesit dhe në çdo vend të botës. Rezulton, gjithnjë sipas të dhënave të deklaruara tek Tatimet, se norma e fitimit e kompanisë turko-amerikane të jetë 29.7%. Në 37 miliardë lekë xhiro, fitimi i deklaruar është 11 miliardë lekë. Pra, janë plot 85 milionë euro, që taksapaguesit shqiptarë janë detyruar të paguajnë për ndërtimin e një segmenti të vetëm, para me të cilat mund të ishin ndërtuar shumë e shumë kilometra të tjera infrastrukturë rrugore. Shumëkujt mund t’i duken të justifikuara fondet e dhëna për fitimin e kësaj kompanie, por një llogaritje e thjeshtë flet për mungesë të theksuar të analizës së leverdishmërisë së objektit në fjalë. Në çdo 100 milionë euro të marra nga taksat e shqiptarëve, 30 milionë merren nga kompania si “trofe”.
    Kostoja
    Kjo normë fitimi tregon një kosto tepër të lartë për të ndërtuar me çdo kusht rrugën. Analizat e mëpasshme mund të nxjerrin në pah edhe faktin që pas kësaj kostoje, mund të fshihet edhe shifra e presupozuar e korrupsionit, të llogaritur nga ekspertët e Prokurorisë një vit më parë, prej mbi 200 milionë eurosh. Me një normë fitimi prej 30 përqindësh, me xhiro 788 milionë euro, deri tani ‘Bechtel&ENKA’ ka marrë një fitim total prej 263 milionë eurosh. Dhe, punimet do të vazhdojnë ende për mjaft kohë.
    Përse u ndalua hetimi i prokurorisë për kompaninë dhe këtë rrugë?

    Ndryshuar për herë të fundit nga OO7 : 30-07-2009 më 22:26

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po me mire qo kompania bektel o muhedini i gencit te kondajve te hysni kapos.. se kompania majko.. e selise roze..
    se qo te pakten i kish ca traktora e skllavatora.. e ca saldatora e ca betoniera e ca vinciera.. kurse kompania juaj o muho i edvinit te nexhmijes.. kishte vetem dy karroca me ca ushtare qe hodhen ne milot dy karro zhavorr e i kullufiten nja ca meleona te mira me euro..
    kurse bekteli vertet po kullufit meleona po ama eshte fakt se po fluturojne shum kamiona ne udhen berisha qe po lidh malet tona.. e pak nga pake do benemi dhe ne me rruge te tipit nderkombetare..
    nga ju vetem nje gje duam..
    mo beni 97- ta.. se punet e tjera me kazma e lopata i ben pd-ja o mujo bmw-ja..


    ---


    rd

    --

    Kryeministri inauguroi rrugën Tale-Lezhë, investim i buxhetit të shtetit


    Berisha: Brenda 2010, të gjitha rrugët që shkojnë drejt detit do të asfaltohen


    Kryeministri Berisha deklaroi dje se brenda vitit 2010 nuk do të ketë rrugë dhe rrugicë të paasfaltuar që të çon drejt detit, nga Velipoja në Ksamil. Kreu i qeverisë i bëri këto komente gjatë inaugurimit të rrugës Tale-Lezhë, një rrugë me gjatësi rreth 10 kilometra, investim i buxhetit të shtetit. Kryeministri Berisha e konsideroi rrugën shumë të rëndësishme në rrjetin infrastrukturor në vend, i cili synon ta kthejë kombin drejt detit. "Kjo është një nga drejtimet më kryesore të qeverisë. Në këtë mënyrë, ne nxisim edhe njëherë zhvillimin e kombit në brigjet e detit. E gjithë përpjekja jonë është përpjekje për të kthyer kombin për së mbari dhe, për së mbari është kombi që shikon nga deti", u shpreh kreu i ekzekutivit. Ai u ndal më tej në projektet e tjera shumë të rëndësishme në infrastrukturë që priten të inaugurohen në vijim si rruga Mamurras-Patok, unaza e qytetit të Laçit dhe fillimi i punimeve për stadiumin, inaugurimi i rrugës së Patokut, inaugurimi i 2 loteve të rrugës së Arbrit, që zbresin deri në Klos, etj. Kryeministri siguroi se qeveria është tërësisht e angazhuar të kompletojë me shpejtësi të gjithë infrastrukturën e ultësirës bregdetare dhe t'u kthehet edhe zonave malore, në mënyrë që edhe atje të ecet drejt zhvillimit të potencialeve që ato kanë, drejt zhvillimit të turizmit. Gjithashtu, ai garantoi se 4 vitet e ardhshme do të jenë vitet e ndërtimit të ujësjellësve dhe të garantimit të ujit të pijshëm 24 orë. Do të jenë gjithashtu vitet e ndërtimit të një sistemi modern ujitjeje, ndër më bashkëkohorët, në mënyrë që fermat shqiptare të jenë konkurruese dhe të qëndrojnë denjësisht krahas fermave më të zhvilluara europiane. "Dua të shpreh kënaqësinë time të madhe që, së bashku me ju, inaugurojmë sot lotin e fundit të rrugës Tale-Bregdet, rrugë kjo me gjatësi prej rreth 10 kilometra. Kjo është një rrugë jashtëzakonisht e rëndësishme, së pari, për banorët e kësaj zone, sepse u jep atyre mundësinë që të tregtojnë më shpejt prodhimet e tyre të mrekullueshme. Shënkolli është një nga zonat bujqësore më të fuqishme të vendit", tha kryeministri, duke nënvizuar se rruga është jashtëzakonisht e rëndësishme për infrastrukturën, e cila synon ta kthejë kombin drejt detit. Ky është një nga drejtimet më kryesore të qeverisë sime. "Ne do të bëjmë çdo përpjekje që qytetarët shqiptarë të kthejnë sytë nga deti, të prekin detin, të ndjehen sa më pranë tij. Këtë vit, në kronika të përsëritura televizive, kam parë me kënaqësi se plazhi juaj ka qenë më i populluar se asnjëherë tjetër. Ju garantoj se vitin që vjen, plazhi i Tales do të jetë një nga më të kërkuarit, një nga më të preferuarit, sepse i ka të gjitha bukuritë, ka të gjitha kushtet, ka një rërë të mrekullueshme, ka detin ndër më të pastrit dhe ka mbështetjen për furnizim ndër më të shkëlqyerat. Në këtë mënyrë, ne nxisim edhe njëherë zhvillimin e kombit në brigjet e detit. E gjithë përpjekja jonë është përpjekje për të kthyer kombin për së mbari dhe, për së mbari është kombi që shikon nga deti. Ne po përfundojmë ndërtimin e kësaj rruge, pas disa ditësh do të inaugurojmë rrugën Mamurras-Patok dhe, nga Velipoja, deri në Ksamil, në mënyrë absolute, brenda vitit 2010 nuk do të ketë rrugë dhe rrugicë që të çon drejt detit, të paasfaltuar", u shpreh Berisha. Ai nënvizoi se, Shqipëria nuk ka nevojë për fjalë, por për vepra për punë dhe zhvillim e investime. "Kjo është ajo për të cilën zotohemi ne. Ndaj edhe unë iu garantoj se në komunën tuaj, do të mbështesim dhe financojmë çdo projekt tuajin. Por, nga ana tjetër, jemi dëshmitar edhe të ndryshimeve të mëdha që ka pësuar kjo komunë gjatë 3 viteve të fundit. Edhe më të mëdha do të jenë ndryshimet gjatë viteve që vijnë", u shpreh kryeministri, duke nënvizuar se qeveria është e angazhuar të kompletojë me shpejtësi të gjithë infrastrukturën e ultësirës bregdetare dhe t'u kthehet edhe zonave malore, në mënyrë që edhe atje të ecet drejt zhvillimit të potencialeve që ato kanë, drejt zhvillimit të turizmit.





    ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 30-07-2009 më 23:18

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Projekti i Durrës-Morinë
    Gjatësia: 60.85km (5.65 km tunel)
    Tipi: 4 korsi (2 në secilin drejtim)
    Shpejtësia: 100km\orë
    Përfundimi: Qershor 2009
    Urat: 35 në total 4.5km të rrugës do të jenë në urë 100 m gjerësi. Ndërtuar për binarë të një gjatësie prej 40m
    Rruga: 2 korsi për secilin drejtim, plus karrexhata 3.75 m gjerësi korsie. 2 m gjerësi korsie emergjence.

    P.S.
    I paske gjet unazat që na ke ardhur në forum Brar?

    P.S.2. Ti ske nevojë me shkrujt më gjë nëpër tema. Vetëm firmos emrin se e dimë se c'do na thuash. Mos na e mbush temën me artikuj pa vlerë gazetash që skanë pikë lidhje me temën. E kuptoj që e ke të vështirë, po mundohu të kërkosh brënda asaj kokës tënde boshe, e mes ekove e oshëtimave mundohu të dëgjosh këtë që po të them: Po flasim për Durrës Kukës Morinë këtu.
    Ndryshuar për herë të fundit nga OO7 : 30-07-2009 më 23:41

  6. #6
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    E njejta Wikipedia nga ku MUAHH ka marre citimin shkruan per Bechtel:

    Bechtel Corporation (Bechtel Group) eshte kompania me e madhe inxhinjerike e SHBA dhe e shtata kompani me e madhe private ne SHBA. Puneson 44000 nepunes ne projekte te ndryshme ne 50 vende te botes dhe ka rreth 31.5 miliarde dollare te ardhura.

    Perseri sipas wikipedia, Bechtel pervec rrugices Durres - Morine ne Shqiperi ka punuar ne disa vepra te "parendesishme" dhe koti si psh:
    1930 - ishte nje nga 6 kompanite qe ndertuan Hoover Dam (e cila kur u perfundua ishte struktura me e madhe e betonit ne bote).
    1933 - si bashkepartnere me nje kompani te dyte, ndertuan uren e varur San Francisco - Oakland Bay.
    1940 - Ndertime portesh dhe kantieresh per kontruksionin e anijeve luftarake apo tregtare te SHBA si dhe tubacionet e naftes ne Alaska.
    1947- Mbas LIIB punoi per te ndertuar linjen naftesjellese Trans Arabic Pipeline ne Arabine Saudite me gjatesi 1600 km, ne ate kohe me e gjata ne bote.
    1956- ndertoi centralin e dyte atomik ne bote ne Illinois, SHBA.
    1959 - 1972 ne bashkepunim me dy firma te tjera ndertoi sistemin transit te qytetit te San Franciscos,veper qe kur mbaroi sherbeu si shembull model per sisteme te tjera ne qytete te medha te botes.
    1963 - ndertoi nje tjeter central atomik ne San Onofre te Kalifornias.
    1972 - ishte nje nga kompanite qe ndertoi hidrocentralin e James Bay ne Quebec te Kanadase
    1976 - 1992 - ndertoi qytetin industrial Jubail City ne Arabine Saudite. Ne 1992 Jubail ishte qyteti me modern ne Arabine Saudite me 70 000 banore. Qeveria saudo-arabe ia zgjati Bechtel kontraten me vepra te tjera deri ne 2007.
    1981 - ndertoi minieren Ok Tedi ne Papua Guinea e Re.
    1991 - perfundoi digen e hidrocentralit Bekme ne Turqi.
    1991 - perfundoi ndertimin e uzinave petro-kimike ne Irak.
    1992 - perfundoi fazen e pare te projektit energjitik Dabhol ne Indi.
    1993 - perfundoi rindertimin e Kuvajtit pas Luftes se Gjirit.
    1994 - perfundoi punimet ne tunelin e La Manshit
    1998 - perfundoi punimet ne Aeroportin Nderkombetar te Hong Kongut.
    1999 - perfundoi punimet ne zgjerimin e fushes naftembajtese ne Kazakstan.
    2001 - perfundoi nga ndertimi e uzines se asgjesimit e armeve kimike ne Alabama, SHBA
    2001- perfundoi ndertimin e tre stationeve energjitike me gaz natyror ne Turqi.
    2003- perfundoi projektin energjitik ne Araucaria te Brazilit.
    2005 - perfundoi zgjerimin e aeroportit te Limes ne Peru.
    2007 - perfundoi Big Dig ne Boston, SHBA.
    2008 - Rindertoi seksione te austostrades Zagreb - Split ne Kroaci.
    2009 - perfundoi ndertimin e aeroportit te ri te Dohas ne Katar.

    Gjithashtu se shpejti pritet te dorezoje:
    2009 - Uzine e prodhimit te armeve nukleare ne Tenesi , SHBA.
    2013 - Austostraden Transilvanike ne Rumani (autostrada me e madhe ne Rumani).
    2016 - zgjerimin e metrose se Washington DC ne SHBA.

    Sic mund ta gjykojne dhe vete bashkeforumistet veprat qe perfundon Bechtel i ben dhe nje murator i thjeshte shqiptar, madje duke mbajtur mistrine ne nje dore, duke dredhur cigaren me doren tjeter, ndersa me kembe i luan tullat si Ronaldinjo topin e futbollit.

    Sa per komentet per tejkalimin e kostos ne Big Dig ne Boston, Muahh "harron" te shtoje se matjet fillestare per koston u bene nga entiteti qeveritar Massachusets Turnpike Authority dhe pergjegjesia me e madhe ra po mbi kete autoritet duke sjelle si pasoje dhe PUSHIMIN nga puna te kryetarit te ketij institucioni, zotit Xhejms Kerasiotis ne 2000.

    Megjithate, bashkeforumasit qe flasin anglisht mund ti hedhin vete nje sy artikullit te Wikipedias:
    http://en.wikipedia.org/wiki/Bechtel#1930s

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Ne këtu po flasim për korrupsionin dhe jo mundësitë ndërtuese që ka Benchel. Dakort që ka bërë gjithato projekte e bla bla bla. Ajo që na intereson neve është se kjo kompani, sic e kam thënë dhe më sipër, ka qënë ndërtues edhe e Big Dig i cili:

    Projekti Big Dig, përgjegjës për të cilin ishte kjo kompani, është pasuar nga një sërë arrestimesh kriminale, kosto shumë të përshkallëzuar, (kostoja fillestare ishte llogaritur $2.8 billion, ndërkohë që kostoja finale arriti në $22 billion, gati dhjetëfish!!!), vdekja e një motorristi pas shëmbjes së tunelit, "mijëra rrjedhje", kallëzime penale për punë të dobët dhe përdorimi i materialeve jashtë standarteve. Prokuroria i kërkoi kompanisë një rimbursim prej $108 milionë të parave të taksapaguesëve pasi kompania kishte kryer punë me kualitet të dobët. Kompania pranoi të kryente restaurime me vlerë $407 milionë si pasojë e mbikqyrjes së dobët ndaj kontraktorëve të saj, disa prej të cilëve kryen mashtrime. Gjithashtu kompania pranoi përgjegjësinë për vdekjen e motorristes. Megjithëse pranoi neglizhencë dhe mbikqyrje të dobët të projektit, kjo kompani nuk është penguar të bëjë oferta në projektet e ardhshëm qeveritarë.
    Të mos flasim për sa e sa akuza ndaj Bechtel që në të vërtetë skanë lidhje me Shqipërinë. Thjesht po flasim për korrupsionin e presupozuar në Shqipëri i cili u ndalua të hetohej nga prokuroria me vendim gjykate (Berishe).

    Se po të nisësh të merresh me Bechtel si kompani dhe korrupsionin, duhet ta fillosh që nga Bolivia, ku bleu ujësjellsin për dy pare dhe rriti cmimet menjëherë me 30%.

    Duhet të flasësh për anullimin e të drejtës nga qeveria Amerikane për ndërtime në Basra për shkak të korrupsionit dhe tejkalimeve të afateve i cili rriti koston e projektit me mbi 150%.

    Duhet të flasësh për autostradat e Rumanisë ku u dyfishuan kostot me anë të tejkalimeve të afateve.

    Pra sic mund ta shohësh , praktikat e kësaj kompanie janë përfitimi nëpërmjet rritjes së kostove ndaj vonesave, e cilla sjell të ardhura edhe për ata që bëjnë miratimet e pagesave të mbikostos.

    Gjithashtu duhet përmëndur raportet ku Bechtel konsiderohet si kompani që historikisht ka zhvatur shoqëritë nëpërmjet praktikave të saj të punës duke arritur fitime të pa imagjinueshme.

    Por, ajo cka duam të diskutojmë është Shqipëria, projekti Durrës - Morinë, dhe përse u ndalua hetimi i prokurorisë!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •