Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Kuzhina vegjetariane

    Kuzhina vegjetariane eshte nje kuzhine shume e perhapur ne vendet e tjera te botes, por ne Shqiperi nuk kam hasur persona qe jane vegjetariane apo vegan. Jam i interesuar per receta te ndryshme vegjetariane shqiptare dhe dua te di nese ka vegjetarien/vegans ne Shqiperi.

  2. #2
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Une kam gocen e halles vegjetariane, por eshte si rrek fiku... S'me duken plotesisht njerez ato qe s'hane mish e pastaj ushqimi vegjetarian ngjan tamam si ushqim lopesh.
    La vita č bella...

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Vegjetarianet qe kam pare une nuk jane aspak te dobet, bile jane pak mbi mesataren nga shendeti. Une kam disa muaj qe po ha gati ne menyre vegjetariane dhe nuk ndjej ndonje dobesi. Dhe vura re qe kuzhina vegjetariane eshte shume shume e pasur, thjesht ne ne Shqiperi nuk kemi informacione mbi te.

  4. #4
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ne kete faqe interneti mund te gjeni receta vegan per ata qe dine anglisht:

    http://veganyumyum.com/

  5. #5
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    http://www.freewebs.com/atmarama/recetat.htm

    BURGERI VEGJETARIAN

    patate (3)

    kripė (1/3 lv)

    piper i zi (1/4 lv)

    arrė moskate (1/8 lv)

    kurkuma (1/4 lv)

    asafetida (1/4 lv)

    spec djegės (1/4 lv)

    gjethe majdanozi (2 lm)

    lėng limoni (1 lm)

    kikirika tė bluar (100 g)

    Nė njė tenxhere ziejnė patatet bashkė me lėvoren. Pasi qė zihen, shtypen dhe pėrzihen me pėrbėrėsit e tjerė. Formohen pogaēe tė rrumbullakta me trashėsi 1 cm dhe gjerėsi 6 cm. Piqen nė tavė tė lyer me gjalpė ose me vaj rreth 10 minuta derisa tė fitojnė ngjyrė ari.

    Pogaēet vihen mes dy copėve tė bukės me sallatė tė gjelbėr, domate, speca dhe tranguj.

    ------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    QOFTET VEGJETARIANE NĖ DOMATE OSE JOGURT

    djathė (1/2 kg)

    spinaq i pastruar dhe i zier (1/4 kg)

    miell nga qiqra ose miell i bardhė (1 lm)

    pluhur pėr fryerje (1/4 lv)

    asafetida (1/2 lv)

    piper i bluar (1/2 lv)

    kripė (1/3 lv)

    Spinaqi lahet, kullohet, prehet nė copa tė mėdha dhe zihet. Djathi shtypet dhe formohet pėrzierje e butė. Pėrzihet me pėrbėrėsit e tjerė dhe formohen toptha me madhėsi 2-3 cm. Nė njė tenxhere nxehet vaji dhe qoftet shtihen njė nga njė nė distancė prej 10 sekonda. Nėse thėrmohen, duhet tė fėrgohen nė zjarr mė tė fortė. Fėrgohen deri sa tė marrin ngjyrė tė kuqėrremtė-kafe. Nxirren dhe kullohen nė kullore ca minuta. Pasi qė tė ftohen shtihen nė salcė domatesh ose nė jogurt me gjeth majdanozi.

    ------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    DAL - SUPĖ NGA BIZELET OSE THJERRĖZAT

    Nė 2 litra ujė duhen 200 g bizele ose thjerrėza dhe dy lugė kripė.

    bizele (150 g)

    ujė (1.5 l)

    kurkuma (3/1 lv)

    vaj (1 lugė e madhe)

    domate (4-5)

    qimnon romak (1 lv)

    spec djegės (2)

    asafetida (1/3 lv)

    majdanoz (1)

    Nė ujin qė vlon shtihen bizelet, kurkuma, xhenshefili dhe gjalpa. Nė tenxhere tė mbuluar zihet njė orė. Pasi qė tė zihen bizelet shtohen domatet. Erėzat fėrgohen dhe i shtohen masės pak mė parė tė pėrgatitur dhe nė fund shtohet kripa.

    ------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    ORIZ

    oriz (1/2 kg)

    ujė (1 l)

    kripė (2 lv)

    Orizi lahet derisa uji tė bėhet i kthjellėt. Gjalpa shkrihet nė zjarr tė dobėt qė tė mos nxihet. Pasi qė tė shkrihet gjalpa zmadhohet zjarri dhe shtohet orizi. Vazhdimisht duhet tė pėrzihet derisa tė bėhet i tejdukshėm. Mė pas shtohen uji dhe kripa. Mbulohet uji dhe vihet nė zjarr mė tė fortė. Menjėherė pasi qė tė vlojė zvogėlohet zjarri dhe lihet qė tė ziejė dalėngadalė edhe 20 min.

    ------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    ĖMBĖLSIRA

    NARIAL (kokos toptha)

    miell kokosi (100 g)

    sheqer (30 g)

    qumėsht pluhur (50 g)

    ujė i ngrohtė

    Sheqeri pėrzihet me pak ujė deri sa tė fitohet shurup i trashė. Nė njė enė tjetėr pėrzihen qumėshti pluhur dhe kokosi dhe shtohet shurupi. Pastaj shtohet uji i ngrohtė derisa brumi bėhet i pėrshtatshėm pėr formimin e topthave. (Nėse brumi ėshtė tepėr i butė duhet shtier qumėsht nė pluhur, nėse ėshtė tepėr i ftohtė duhet shtier ujė tė ngrohtė.)

    ------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    HALLVA

    ermik gruri (275 g0

    gjalpė 9250 g)

    ujė (0.7 l)

    sheqer (300 g)

    Sipas dėshirės mund tė shtohen: banane, kivi, manaferra, mjedra, kumbulla, lėvore limoni, arra, lajthia, kokos dhe sheqer-vanilje.

    Nė njė tenxhere shkrihet gjalpa, shtohet ermiku dhe nė zjarr tė dobėt fėrgohet duke e pėrzier vazhdimisht derisa tė marrė ngjyrė ari. Nė njė tenxhere tjetėr vlohet uji me sheqer. Kur tė fėrgohet ermiku me kujdes i shtohet uji dhe pėrbėrėsit e tjerė sipas dėshirės.

    Mirė pėrzihet, mbulohet dhe zihet deri sa tė mos trashet. Hallva shėrbehet e ngrohtė.

    ------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    TORTĖ PA VEZĖ

    3 shtresa

    miell i bardhė (3 gota nga 0.2 l)

    sheqer (1.5 gota)

    pluhur pėr fryerje (1 lv)

    jogurt ose qumėsht (2 gota)

    (piqet nė 180 C)

    Kremi nga bananet ose limoni:

    qumėsht (1 l)

    miell (0.3 l)

    sheqer (0.25 l)

    sheqer vanillje (2 pako)

    gjalpė (125 g)

    banane (2)

    Nė njė tenxhere zihet qumėshti, shtohen sheqeri dhe gjalpa. Nė njė enė tjetėr 0.5 l qumėsht tė ftohtė pėrzihen me miellin. Mė pas kjo masė shtohet me qumėshtin e zier vazhdimisht duke e pėrzier. Kremi duhet tė jetė i trashė: nėse nuk ėshtė i shtihet pak miell. Zihet 5-10 minuta. Pastaj nxirret nė enė tjetėr dhe ftohet.

    Pasi qė tė ftohet, masa ndahet nė dy pjesė. Njėri krem mund tė jetė mė i madh meqė nė tė shtihen bananet, ndėrsa nė tjetrin lėvorja e limonit.

    Krem arrash

    arra tė bluara (300 g)

    qumėsht aq sa tė mbulohen arrat

    sheqer (50 g)

    sheqer vanilje (1 pako)

    Arrat bluhen mirė, shtohen sheqeri dhe qumėshti dhe nė zjarr tė dobėt zihen disa minuta. Kremi duhet tė jetė si pastė qė tė mynd tė lyhet.

    Shtresa e parė sė pari stėrpiket me pak lėng portokalli dhe pasi qė ta pijė lyhet me kremin nga arrat.

    Shtresa e dytė – krem bananesh

    Shtresa e tretė – krem limoni

    Torta lyhet me kremin nga limoni e pastaj me krem tė tundur dhe stoliset sipas dėshirės.

  6. #6
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Domate te mbushura

    Pėrbėrėsit :

    * 8 domate
    * 150 gr djath i forte
    * 200 ml kos
    * 2 luge ( te gjelles) vaj ulliri
    * 1 thelb hudhre
    * 1 luge magdanoz
    * 1 luge koper
    * 100 gr. miser i embel
    * 200 gr oriz i zier
    * krip,piper

    Pergatitja:

    Domatet lahen dhe ju heqet brendia duke pasur kujdes mos te demtohen. Pastaj marrim djathin, jogurtin, vajin, hudhren e shtypur , misrin dhe orizin i perziejm te gjitha dhe i mbushim domatet. I fusim ne frigorifer per 10 min dhe pastaj mund t'i sherbejme.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  7. #7
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ka vegjetariane ne Shqiperi? Di njeri nese ka ndonje restorant vegjetarian?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •