Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 47
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Te pergezoj javan, na ke mundesuar te lexojmi ketu nje udhepershkrim nga nje autore amerikane me histori te pa degjuara nga autor te huaj.

    Ju falemnderit, shendet
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  2. #12
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Linku ne FSH me informacione rreth jetes se Rose Wilder Lane:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?p=1589020

  3. #13
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Letra/Roja i ndėrmarrjes ishte me Universitetin e Kembrixhit….
    26-07-2009 / Nga Pertefe Leka



    E nis kėtė shkrim nga njė barcoletė qė qarkullonte nė Shkodėr, por qė kishte tė vėrteten nė brendinė e vet: Njė ekip i Komitetit te Partisė kishte vizituar njė ndėrmarrje nė qytet. Ndėrmjet tė tjerave, ata kishin kėshilluar, qė punėtorėt duhet t’u nėnshtroheshin kurseve tė kualifikimit pėr t’iu pėrgjigjur cilėsisė sė prodhimit. Drejtori i ndėrmarrjes kishte thėnė (sigurisht nė intimitet dhe pėr humorin shkodran), se edhe rojen e kemi me Kembrixh, pale te tjerėt... Personazhi nė fjalė ishte Rexhė Meta, i biri i Maleve tė Kosovės, i mbetur jetim dhe i adoptuar nga shkrimtarja e mirėnjohur amerikane, Rose Wilder Lane. Ajo ka njė jetė tė pasur artistike, ėshtė autorja e dhjetra librave letrare e filozofikė, por mjaft e njohur edhe nė publicistikė. Pėr tė pėrshkruar jetėn e saj duhet njė studim i vecantė, por interesi ynė ėshtė tė njohim atė pjesė, kur ajo erdhi ne Shqipėri dhe lidhjet e saj me Rexhė Metėn. Pėr herė tė parė Rose erdhi nė Shqipėri nė vitin 1921, me mision humanitar. Ajo ishte ngarkuar nga Kryqi i Kuq Amerikan tė vezhgonte veprimtarinė e kėtij misioni nė Europė e Azi, pas ngjarjeve tė Luftės sė Parė Botėrore, te cilat do te duhej t’i publikonte nė Buletinin e Kryqit tė Kuq. Nė Shqipėri ajo erdhi me njė grup punonjėsish pėr tė ndihmuar refugjatėt nga Kosova dhe trojet shqiptare jashtė kufijve londinezė, tė dėbuar me forcė nga serbėt. Ata punuan me pėrkushtim nė emėr tė “Komitetit pėr mbrojtjen e Kosovės”. Udhėtimin e parė e bėri nė Veri tė Shqipėrisė, nė Luginėn e Shalės me qėllim pėr tė hapur njė rrjet shkollash nė ato zona tė thella. Grupin e shoqėronte edhe njė djalė i ri i quajtur Rexhė Meta, i cili kishte ardhur me prindėrit nė Shkodėr, pas dėbimeve masive. Vuthjani i vogėl shpejt mbeti jetim dhe u mor nėn mbrojtjen e Kryqit tė Kuq Amerikan, i cili vepronte nė Shqipėrinė e Veriut. Ai nė grupin e fėmijėve refugjatė ishte i dalluar, pasi nė njė kohė rekord kishte mėsuar anglishten, paēka se nuk i ishte dhėnė mundėsia tė vazhdonte rregullisht shkollėn. Si pėrkthyes i Rose-s, ai e ndiqte hap pas hapi atė, sidomos nė atė terren tė veshtirė tė Shalės ku nje ditė asaj i rrėshqiti kėmba dhe desh ra nė humnerė, por guximi i djalit ia shpėtoi jetėn. Rose ndihej e obliguar ndaj tė riut Rexhė dhe i ofroi edhe njė ndihmė me para. Ai, krenar sic ishte, i refuzoi duke i thėnė: “Ju jeni gazetare, shkruani tani edhe pėr Shqipėrinė!” (marrė nga Bora Meta, vajza e Rexhė Metės). Rose, e mahnitur nga sjellja fisnike e djalit, e adoptoi dhe e afeksionuar pas tė birit bėri ēmos qė ta shkollonte. Fillimisht ajo e regjistroi nė Shkollėn Teknike Harry Fulltz, ku ai habiti personelin mėsimor pėr arritjet e shpejta nė tė gjitha lėndėt. Pastaj ajo vazhdoi tė investonte pėr te edhe kur ai ishte student nė Universitetin e Kembrixhit, ku emri i tij ėshtėi shkruar nė Librin e Artė tė kėtij Universiteti. Ndėrkohė Rose shkonte e vinte nė Shqipėri dhe me lidhjet shpirtėrore qė kishte, vendosi tė jetonte pėrgjithmonė nė Tiranė, ku ajo ndėrtoi dy shtėpi, njė pėr vete dhe njė pėr familjen e Rexhės, tashmė i martuar. Rose gėzonte se vajza e Rexhės mbante emrin BoraRose, qė ajo ta kujtonte gjithmonė gjyshen amerikane.

    Ngjarjet e luftės sė dytė botėrore i rrokullisen ėndrrat e Roses. Autoritet fashiste e internuan Rexhėn me familje nė kampet e pėrqendrimit nė Itali si antifashist.b Mė vonė, si anėtar i Lidhjes sė Dyte tė Prizrenit nė Shkodėr, komunistėt e arrestojnė, nga ku ai provoi kalvarin e gjatė tė vuajtjeve ēnjerėzore. Rose e ndjeu shumė arrestimin e te birit nga komunistet, pasi kishte dėgjuar shumė pėr terrorin bolshevik, bile e kishte njohur nga afėr, pasi qe me mision edhe nė vendet e B.Sovjetik. Ajo bėri tė gjitha pėrpjekjet pėr ta shpėtuar djalin e saj, deri edhe te presidentet e Amerikės. Ajo i shkroi Bess Truman (gruaja e presidentit nė ate kohė) dhe Herbert Hoover (ish-pres. i Amerikės) pėr ta tėrhequr djalin e saj nga Shqipėria. Pas shumė ndėrhyrjesh, takimesh e letrash me personalitete tė larta tė politikės amerikane, Rose u kėshillua nga familja e Rexhės qė tė mos vazhdonte ta kėrkonte ate haptazi, pasi familja do tė kishte edhe mė shumė konseguenca. Atėhere Rose, ndoqi rrugėn indirekte pėr t’u lidhur me gruan e Rexhės, Pertefen, e cila kishte studiuar tek Motrat Stigmatine. Pėrveē burgut tė rėndė tė burrit, asaj i kishin pushkatuar edhe vėllanė e vetėm, Bardhosh Danin. Kėshtu Rose, e tmerruar nga kėto ngjarje, vuri nė lėvizje miqtė e vet tė Kryqit tė Kuq qė vepronin nė Europė dhe mundi kėshtu tė hynte nė lidhje me familjen e Rexhės. Rose, derisa vdiq, nuk pushoi se kėrkuari djalin e saj, sigurisht nė mėnyren mė tė fshehtė. Kur po i afrohej fundit te jetės, me 1968, ajo ia la amanet djalit te dytė tė adoptuar, amerikanit Raxh (Roger Mac Bride) qė tė mbante lidhjet me familjen e vėllait nė Shqipėri. Ishte viti 1990, kur Raxh mundi ta plotėsonte amanetin e nanės Rose. Ai mundi tė hynte nė lidhje me vajzėn e Rexhė Metės, Bora Rosėn dhe arriti ta tėrhiqte me familje nga Italia, ku ajo ishte refugjate dhe e vendosi nė Florida ku ajo jeton edhe sot.

    Te gjitha, ēfarė Rose ka parė dhe ka pėrjetuar nė Shqipėri, ajo i ka pėrshkruar ne veprėn e vet “The Peaks of Shala” (Majat e Shalės) dhe nė pėrmbledhjen e artikujve “Albanian Garden”. Vlen per t’u pėrmendur qė edhe vepra e saj madhore “The discovery of Freedom” (Zbulimi i Lirisė) e ka marrė frymėzimin nga njė ngjarje qė ajo e pėrjetoi kur ishte me mision ne Malėsitė e Veriut.

    Shkrimet e saj janė njė dėshmi e gjallė pėr historinė e popullit tonė. Veprat e Rose Wilder Lane asnjėherė nuk u bėnė tė njohura gjatė periudhės sė diktaturės. Ato nuk kishin mė pak vlerė se ato te Durhamit, tė Bajronit e tė tjerėve tė huaj qė lartėsuan vlerat e kombit tonė, kėshtu qė edhe ajo s’i shpėtoi luftės sė klasave. Por sot duhet evidentuar kontributi i Rose per Shqipėrinė e shqiptarėt, pėr ta pėrjetėsuar me emrin e njė shkolle, tė njė institucioni humanitar, tė njė sheshi a rruge qė t’i mbetemi mirėnjohės veprės sė saj.

    ...

  4. #14
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    +++++++++
    Rose Wilder Lane: “Unė u futa nė zyrėn e Ahmet Beut e pėrgatitur tė shkėmbej format e pėrpunuara tė kortezisė sė malit dhe tė shoh Ahmetin. Asgjė mė tepėr. Zyra ishte e zhveshur. Nuk kishte mobilje tė rėnda, po kėshtu as qilima. Aty ishte njė dysheme e ftohtė, muret bosh, njė tavolinė druri e palyer dhe Ahmeti. Ai ishte i mprehtė, depėrtues, energjik, kontrollonte mjaft mirė veten e tij dhe imponues. Kjo ishte pėrshtypja e parė. Pėrshtypja e dytė ishte se ai ishte burri i veshur mė mirė, nė njė kėndvėshtrim europian, qė kisha parė ndonjėherė. Ishte veshur si ndonjė biznesmen i sukseshėm amerikan, i cili i jepte kartabianke njė rrobaqepėsi tė mirė dhe nuk interesohej mė pėr veshjen. Ai u ngrit dhe mė tha: “tungjatjeta” dhe ndėrsa tha kėtė mė pa mua ashtu si njė shkencėtar shikon nė gypin e mikroskopit. Pastaj mė ofroi njė karrike, u ul dhe shtoi: “A mund tė jem nė shėrbimin tuaj zonjė?” U shokova aq shumė sa m’u errėsua mendja. Pastaj i thashė se doja tė vizitoja Matin dhe Mirditėn. Ahmeti mė ofroi njė cigare dhe ma ndezi atė, ndėrsa mendja ime u mobilizua mjaft pasi pashė se ai kėrkonte kohė pėr tė dhėnė pėrgjigjen e tij. Sytė tanė u takuan kur e falėnderova pėr cigaren dhe pashė se ai e kishte kuptuar qė unė e dija pse ai ishte hezituar. Nė ato ēaste m’u duk vetja idiote dhe u pėrpoqa ta ndėrroj temėn e bisedimit. Por ai tha: “Tani Shqipėria po kalon njė kohė tė vėshtirė zonjė. Unė nuk mund t’u them juve nėse mund tė shkoni nė male apo jo. Nuk mund tė diskutoj me ju sot pėr vėshtirėsitė tona. Pas dhjetė ditėsh ato do tė mbyllen. Unė do t’u kėrkoj tė prisni dhjetė ditė, ndoshta mė pak, sigurisht jo mė shumė se dhjetė ditė. Pastaj, nėse ju do tė vini tė mė takoni pėrsėri, atėherė do t’u tregoj gjithēka qė dėshironi tė dini. Nėse ėshtė e mundur qė ju tė shkoni nė male, sigurisht do tė shkoni si mike e qeverisė shqiptare”. Libri i saj pėr Shqipėrinė, “The Peaks of Shala” (Majat e Shales), brenda pak kohėve u ribotua tri herė nė Angli, Francė dhe Amerikė. Shtypi i kohės, ai amerikan dhe anglez e pėrcolli veprėn me tituj si “Njė shkrimtare amerikane thotė se mendja e shqiptarėve kur tė zhvillohet do tė bėjė ēudira”, “Rose W, Lane i tregon botės fisnikėrinė e shqiptarėve”, etj.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Pershendetje javan,

    Vertete eshte nje zbulim per mua.
    Megjithese ne frengjishte ende nuk e gjeta asnje lidhje te duhur perpos nje biografije se shkurter per autoren Rose Wilder lane e cila eshte vajzae Lora Ingalsit, heroina e serialit me te njohur qe eshte transmetuar edeh tek ne ne kosove atehere ne shqipe, kujt nuk i kujtohet "Shtepija e vogel ne preri" ?

    Me interesoj ai paragrafi kur Rose viziton Bulqizen dhe krahason nje tempull me gur si ai ne Karnakė (francė) dhe Stonhengjin....
    Me intereson te dija se a eshet bere ndonje kerkim mbi keto site ndonjehere ?

    Qe ketu gjeta edhe nje internaut se ēka shkruan per Leken e Madh sipas Rose Wilder Lane...
    ================================================

    Infobits

    Welcome to Frosina's Infobits section. Here you will find a wealth of information related to Albania.

    Alexander the Great / Leka i Madh
    Date posted: Friday, August 6, 2004
    Author: Rose Wilder Lane

    AlexSir William Woodthorpe Tarn, of the British Academy, regarded worldwide as having written the definitive work on Alexander the Great, states in the opening paragraph of his book Alexander the Great that "Alexander certainly had from his father (Philip II) and probably from his mother (Olymbia) Illyrian, i.e. Albanian, blood!"*
    During Rose Wilder Lane's visit to Albania in 1921 resulting in the publication in1923 of her book Peaks of Shala, she heard the following rather extraordinary rendition of Albanian oral history about Alexander the Great from an Albanian elder:

    "There was at that time two capitals of the united kingdom of Macedonia. There was Pela, between Salonika and Manastir, and there was Emadhija**, the old capital, lying in the valley which is now Mati (a high, fertile plateau north of Tirana, near the coast of northern Albania - ED).

    "Alexander's father, Filip the Second had great houses in both Pela and Emadhija, and before Lec i Madhe was born, his mother left Pela and came back to the original capital, Emadhija. It was there that Lec i Madhe was born, and there he lived until he was out of the cradle and rode on a horse when he first went down into Pela to see his father who came from the city to meet and see his son for the first time.

    "Filip the Second was very proud of his son, and his pride led him to the one great foolishness of a good and wise king. He said that he would make Lec i Madhe king of the world, and that was well enough, but he thought to be king of the world a man must be more learned than he himself. Whereas all old men who have watched the ways of the world know that to be strong and ruthless will make a man powerful, but to be learned makes a man full of dreams and hesitations.

    "In his pride and blindness, Filip the Second sent to Greece for an Albanian who had learned the ways of the Greeks, and to that man he gave the boy, to be taught books. (The Albanian's) name was Aristotle, and he came from a family of the tribe of Ajeropi, his father having gone to a village in Macedonia and became a merchant there. Being rich, he sent his son, who was fond of thought rather than of action, to learn the Greek ways of thinking. And it was this man who was brought by Filip the Second to teach his son."***

    * P 1, ALEXANDER THE GREAT, W.W. Tarn, Beacon Press, Boston, 1956
    ** "Emadhija" means in Albanian "the great city"
    *** PP 184, 186, 187, PEAKS OF SHALA, Rose Wilder Lane. Harper Brothers & Publishers, New York & London, 1923

    Other nationalities , of course, have long laid claim to Alexander the Great as one of their own - most notably the Macedonians and the Greeks. However, as cited so authoritatively in the opening paragraph of Tarn's book, Alexander the Great can be rightfully identified as an Albanian.

    ================================================== ======

    Comment by Ela on 8 May 2009:

    I am an Albanian artist ans I am working on a project concerning Rose Lane trip to Albania. I am interested on Rose Lane’s photo and other materials concerning her trips to Albania.
    Thank you for helping me with information about possible sources.

    My email address is: lenilaperi@yahoo.com

    Thank you!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 01-08-2009 mė 11:34
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  6. #16
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Shenim:

    Kjo histori m’u tregua ne Thethin e siperm ne Pranvere te 1921. Ne vere te 1922 vizitova Matin e shoqeruar nga Annete Marquis dhe Rrok Perolli. Mati eshte nje rrafsh pjellor i mbrojtur nga nje rreth malesh pothuaj te pakalueshme. Nuk eshte pushtuar kurre nga ushtri te huaja, ndonese eshte sulmuar nga Romaket, Turqit dhe Serbet; nga 1920 dhe 1921 burrat e Matit mbrojten me sukses vendin nga artileria Serbe. Kryeministri korent i Shqiperise, Ahmet Bej Mati (ose Ahment Zogu, si perpiqet te binde popullin qe ta quaje, qe kur hoqen titujt ne Shqiperi) eshte prijes i nje familje qe ka udhehequr Matin qe nga cerek shekulli i lirise nden Skenderbeun ne shekullin e pesembedhjete.

    Ne ishim te huajt e pare qe vume kemben ne Mat. Ne na u duk vendi, njerezit dhe zakonet shume te ndryshme nga ato te tribeve te Dukagjinit te pershkruara ne kete liber, me perjashtim te mikpritjes se pandryshueshme nder Shqiptaret. Ne vizituam Bulqis (Bulqizen) te shkaterruar tmerresisht nga invazioni Serb ne 1920 dhe 1921, dhe pjeserisht i rame perqark Dibres, qe ju mor Shiperise ne 1913 ashtu si thika i heq syun patates. Komisioni i kufijve shqiptare te Lidhjes se Kombeve ne ate kohe rrinte ne Shkoder, dhe me vjen keq qe Komisionet nuk udhetojne nganjehere neper kufijte qe vendosin vete.

    Sa per historine e Lekes se Madh, ne pime ujin e shijshem te shume burimeve me arome te habitshme, ndersa hengrem dreke ne “vendin ku guret e medhenj rrine ne rresht”. Keto gure i shembellejne atyre te Carnac dhe te Stonehenge, por ne nje shkalle shume me te vogel, dhe mund te jene relike te popujve qe jetuan aty para arritjes se Shqiptareve, ose mund te jene ndonje aksident kurioz i formimeve gjeologjike.

    Ne vendin e qytetit te Emadhijes gjetem gjurme te cilat na u duken ne menyre te pamohueshme te duarve njerezore. Ato jane ne krye te lugines ne nje hapesire trekendeshe te formuar nga takimi i vargmaleve nje dite udhetimi prej Krujes, keshtjelles se madherishme te shekullit te 15 te ndertuar nga Skenderbeu. Nje ane e kesaj zone trekendore, eshte shtrati i nje burimi qe rrjedh nga baza e maleve perballe, nje gur percjelles sjell uje nga nje burim disa milje larg ne nje shatervan prej te cilit fshati ende merr uje te pijshem. Fshataret thone se ky gur percjelles (tub) eshte ndertuar nga Filipi i Dyte (babai i Aleksandrit te Madh- shenim i javan).

    Nga Emadhija vete nuk ka mbetur gje, pervec nje skicezimi me rreshta guresh ne nje pllaje sterile. Keto rreshta jane shume te rregullt, 4-6 kembe te gjere dhe 2-3 kembe te larte; ato formojne katrore dhe drejtkendesha, te sistemuar ne rreshta te lakuar, njelloj si planimetria e shtepive dhe oborreve pergjate ktheses se rrugeve. Guret, ndonese shume demtuar dhe te thyer, jane ne pergjithesi kuba jo perfekte, dhe jane te zinj, ndersa guret e shtratit te lumit jane gelqerore te bardhe, ose gri. Per fat te keq asnje nga ekipi yne nuk kishte njohuri arkeologjike, por observimet tone te pastervitura na binden se nje qytet ka ekzistuar aty kohe para ne te kaluaren, dhe ne besuam te kishim pare majen e mureve te varrosur nga shekujt e erozionit prej maleve ngjitur. Fshataret ne kete pjese te Matit flasin me indiference per kete vend si “qyteti i vjeter i Emadhijes” dhe “vendlindja e Lekes se Madh”.

  7. #17
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Mbreti i pare i Maqedonise (Caranis - nje mbret i huaj) vendoset diku aty rreth viteve 350-400 para eres sone. Mbreteria e ketij e edhe e mbreterve te pasojne, sipas pershkrimit me lart, fillon ne Detin e Zi dhe perfundon ne Adriatik, ne veri te fiseve Greke.

    Pse eshte Karanis mbreti i pare?

    Cfare kishte perpara mbreterimit te tij, permbytje apo nje lloj tjeter dinastie?

    A eshte datimi i mbeterimit te tij korrekt?

    A eshte e sakte te mendojme se Greket ishin vendosur ne disa toka ne Jug ne kohen e Karanis? Ne se po, kjo do te thote qe permbytja dhe krijimi i deteve kane ndodhur kohe para Karanis, qe perkthehet se nje dinasti tjeter ka ekzistuar para asaj Maqedone.

    A ishte kjo dinasti pararendese (para formimit te deteve) ajo e Trojes, e tille qe perfshinte tokat e pandara ende nga ujerat detare te Ilirikut (Ballkanit), asaj qe sot eshte pertej Egjeut (Azia Minore) dhe Egjiptit, e mbase edhe Italise?

    (Ideja e Trojes si metropol pellazg eshte hedhur nga Baptisti)

    A ekzistonte Troja para, apo pas pembytjes se madhe?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 01-08-2009 mė 12:42

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Nje keshtjelle e ndertuar prej perendis mund te jete vetem se pozicioni i Krujes, ose Troja shqiptare !
    Mandej edhe autorja e ketij librit habitet me numrin e madh te burimeve te ujit ne rrethin e Matit...qytetit Madheshtor...
    A permbajm nje enigme te madhe ne populli shqiptar ?

    Kur e paramendojmi se si ka ardhur nga skaji tjeter i botes nje grua qe te na shkruj historine tone dhe te interesohet per keto burime, po ne ēka bejmi ?

    Asgjė, perpos se knaqemi me te dhenat e tjerve, nga Tirana neve na duket teper large mati, ne fund te botes prandaj preferojmi te heshtim e ti shtjerrim kolltuqet tona..;neve jeta do na shkoje ne keto kolltuqe, nuk i lshojmi lehtė jo...
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  9. #19
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899

    Martesa e Vdekja sipas Ligjit te Lekes. (Kulti i Vatres/Zjarrit)

    f. 25 (Fise te Shales - Dukagjini/Podgorica)

    "...Kisha nuk i ka ndryshuar shume zakonet e vjetra te ketyre njerezve, (thote peshkopi qe 10 vjet me pare kishte takuar Edit Durham - shenim i javan). Ata ishin te gjithe katolike te mire dhe shkonin ne meshe. Por ende i varrosnin te vdekurit pa arkivol, me tri molle ne gjoks, dhe kur ngrinin nje gur ose derrase ne krye te varrit shpesh e gdhendnin jo vetem me kryq por edhe me diell. Po ashtu cdokush mund te vinte re se lindjes dhe perendimit te diellit ata i benin shenjen e kryqit.

    Ai (peshkopi) i toleronte keto gjera. Me se fundi, Zoti i Mire qe gjithnje pas Diellit.

    Nuk ishte e cuditshme qe ato qe kisha degjuar per zakonet e marteses me kishin habitur, tha; une nuk duhej te shikoja per gjurme martese permes rrembimit ose blerjes; baza e ceremonise se fisit eshte adhurimi zjarrit. (Adhurimi i zjarrit mbahet si vecori e fiseve te lashta Persiane, apo ketu kemi te bejme me adhurimin e Vatres/Hestia/e me vone Vestalet?- shenim i javan)

    Ne diten e marteses nusja, e veshur ne detaje te perpunuara, merret me te bertitura e kundershtime praj saj nga shtepia e te jatit, dhe i dergohet familjes se dhenderrit nga vellezerit e vet ne sinoret mes tokave te te dy fiseve. Me qe cdo fis eshte teknikisht nje familje e madhe, me te njejtin paraardhes, nuk lejohet martesa brenda fisit. Nusja merr me vete nga shtepia nje dhurate te pandryshueshme, nje mashe vatre. Kur arrin ne shtepine e burrit ajo ze nje vend te perulur ne nje qoshe, dhe rri ne kembe me duar te kryqezuara ne kraharor, me syte perdhe, dhe per tri dite e tri net asaj i kerkohet te qendroje ne te njejtin pozicion pa i ngritur syte, pa levizur, pa ngrene e pa pire.

    "Ndonese une besoj", tha peshkopi duke buzeqeshur, "qe ajo ka marre masa te fshehe ushqim dhe pije ne rrobat qe ka veshur, dhe pa dyshim qe nena e burrit kujdeset qe ajo te pushoje pak kur te tere jane ne gjume." Dhe ai shpjegoi qe ky zakon vjen qe nga kohet e lashta kur babai i cdo shtepie ishte po ashtu gardiani prifteror i zjarrit, dhe cdokush qe vinte te kerkonte zjarr duhej te qendronte me nderim ne ate pozicion, i heshtur, para vatres, derisa prifti t'ja jepte. Nusja, e porsaardhur ne familje, eshte lutese per dhuraten e zjarrit, te jetes, te Misterit qe mundeson vazhdimesine e races.

    Ne diten e trete ajo vendos nje brez te trashe qe tregon se eshte e martuar, dhe qe ketej e tutje vjen perqark shtepise duke ju bindur urdherave te me te vjeterve, gjithmone ne kembe deri sa te jete lejuar te ulet, dhe per 6 muaj nuk flet, pervec se po t'i drejtohen asaj. Eshte detyre e saj te kujdeset per zjarrin, dhe me mashen e vet t'u ndeze cigaret cilitdo qe e pi nga familja, ose nga miqte. Disa here, kur eshte e mundur ajo dhe i shoqi shkojne edhe ne kishe per t'u martuar. Zakonisht ajo nuk e ka pare te shoqin deri ne momentin kur vjen ne shtepi te tij, pasi i takon nje fisi tjeter dhe martesa eshte bere me krushqi nga familjet.

    ".........Burrat dhe grate jane shoke te mire; ata pothuaj nuk grinden kurre dhe jane te dedikuar ndaj femijeve...."
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 01-08-2009 mė 21:39

  10. #20
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899

    Gjakmarrja

    f.28

    Ai (peshkopi) mblodhi supet. "Eshte menyra e tyre per te zabtuar ligjin, Ligjin e Lekes, qe vjen tek ata qe ne kohet parahistorike. Dhe Shqiptaret jane shume te vendosur me zakonet e veta."

    Ai mbushi gotat me vere. "Ju nuk duhet t'e beni gabim me njerezit e mi," tha ai. "Tagri gjakut eshte e keqe, shume e keqe, por eshte menyra e tyre e vetme per te zbatuar ligjet, te cilat jane pergjithesisht te admirueshme.

    "Tagri i gjakut nuk eshte nje dicka e paligjshme, sic mendojne disa here te huajt. Nuak ka asgje te beje me probleme personale apo urrejtjen. Ai eshte nje forme e ndeshkimit kapital, te tille qe ka cdo komb, dhe rregullohet ne menyren me strikte.

    "Ju duhet te kujtoni se ne keto male ne nuk jemi pushtuar kurre nga qeverisje te huaja. Perandoria Romake pretendon te kete pushtuar Shqiperine, e vertete, sic bene Turqit me vone, por as Roma as Kostandinopoja nuk qene te afta te cojne qeverisje ne keto male. Njerezit jetuan ashtu sic jetonin perpara diteve te Greqise, pervec influences se Kishes. Kjo eshte nje menyre e thjeshte, shoqeri komunistike, pa prone private apo trup qeveritar te organizuar. I vetmi ligj eshte ai moral, i detyruar per zbatim permes tradites, zakoneve dhe aprovimit te pergjithshem. Babai i familjes behet prijes i fisit, por ai nuk ka fuqi te tille te qe kundshtoje ligjin moral, Ligjin e Lashte te Lekes. Ka nje tradite siopas se ciles gjithe ketij grupi te madh fisesh i eshte dhene ligji moral nga nje burre i quajtur Leke (nonje nga mbreterit e Maqedonise me lart, apo ndonje Leke shume me i hershem pas mendimit tim- shenim i javan) por ky padyshim eshte bere nje mit te cilit i eshte shtuar me kalimin e kohes.

    "Ky ligj i Lekes bazohet ne nderin personal qe po ashtu eshte nderi i Fisit. Nj eburre ose nje fis duhet ta ndeshkoje fyerjen me nderin e vrasjes te personit qe e ka kryer. Keshtu, ne se nje anetar i fisit eshte vrare padrejtesisht nga nje burre i nje fisi tjeter; ne se nje grua eshte vjedhur, plagosur ose sulmuar; ne se nje pjese e prones se fisit eshte vjedhur; ne se burri i nje fisi nuk mban Besen (fjalen e Nderit) lidhur me nje ceshtje toke,, lufte, martese, ose vaditjeje- ketu do te gjeni nje sistem te shkelqyer e te admirueshem vadites (vertet, nuk e sollen ate "greket" Poseidon/Cecrop ?? - shenim i javan)- atehere krimi eshte ndeshkueshem me vdekje. Por ne se keto krime jane kryer ndaj nje anetari te te njejtit fis, atehere shtepia e fajtorit digjet, dhe ai debohet nga fisi per te jetuar vetem ne humbetire."
    __________________

    Cili popull mund te mburret per organizimin e nje jete sociale ne forme te decentralizuar (pa nevoje qeverisjeje) por te tille qe ruan kodin moral dhe qe nuk i jep shkas makuterise (sepse nuk ka prone private, por prone komunale te fisit)?

    Ligji me i decentralizuar federal qe njoh une eshte ne Amerike, por a suporton ai moralin e individit dhe mungesen e vanitetit? Me sa duket Kanuni nuk ka paralel organizativ edhe sot ne shekullin XXI, por ajo qe e ben ate te parikthyeshem eshte humbja e tradites, e cila pas shpjegimit me lart luan rolin e policise/detyrueshmerise.

    Ndonje kandidat per te folur kunder KANUNIT?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 01-08-2009 mė 22:12

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •