Me poshte do sjell pjese pjese perkthimin e kapitullit te nje libri te vitit 1900 me te dhena nga nje udhetim ne trojet Shqiptare. Ndonese pjesa e pare ngjan si perralle, mendoj se ka nje lidhje te brendshme figurative mes virtuteve te larta qe do perbejne normat e sjelljes sociale e familiare te Shqiptareve,. Jane po keto virtyte, kodi I nderit dhe padurimi I te veirtytshmit qe po ashtu jane shfrytezuar nga popujt e tjere si themra e Akilit per te pergjunjur kete etni te madhe. Ky fat me gjase pason ne tregimet e metejshme (Lekes se Madhe dhe Grekeve). Per kete arsye vendosa ta perkthej edhe pjesen e Ores.
Ne perfundim do vendos faqe te skanuara te ketij perkthimi me shenimet perkatese.
-Ora e Ujit e Malit te Sharrit
-Ardhja e Tribeve ne Europe para se te lindnin Detet, dhe si erdhen Greket e pare me anije
-Perse Aleksandri i Madh lindi ne Emadhija dhe udhetimi i tij ne Maqedoni-
Oret e ujit jane race shume e lashte tha plaku. Ato ishin ketu para oreve te pyllit. Nuk mendoj se kane mbetur shume prej tyre, dhe asnje burre ne kohen time, ose ne kohen kur jetoi babai im nuk i ka pare keto. Por shume kohe me pare, perpara se tribet e Shales, Shoshit dhe Pultit ishin themeluar ne Mirdite, ishte nje burre i tribes se tyre qe kapi nje ore. Eshte nje kenge shume e vjeter dhe pothuaj e harruar, por burri ishte nga Mali I Sharrit, dhe nuk arriti te behej mbret i gjithe botes vetem per tri dite. Ne kohen e babes tim ende kendohej ajo qe i kishte ngjare atij. E kam degjuar kete kenge kur isha femije, por tani i kam harruar fjalet. Me kujtohet vetem cfare ngjau.
Burri i Malit te Sharrit shkonte cdo dite per dru ne mal, dhe ne pyll ishte nje liqen i vogel por i kthjellte si qiell. Nuk e di pse shkoi; mbase te mblidhte gjethe per te ushqyer bagetine ne dimmer. Por ndodhi qe nje dite kur po punonte te shikonte nje vajze shume te bukur e cila ngriti koken nga ato ujera dhe shikoi me kujdes ne cdo drejtim. Ai qe i fshehur nga gjethet e uleta dhe ajo nuk e pa. Kur nuk pa njeri, ajo doli nga uji ne diell dhe vallezoi ne diell. Pasi kishte vallezuar sa deshi u kthye perseri ne uje. Burri i Sharrit ju afrua ujit te shikonte dhe ai qe i kthjellte si qielli.
Te nesermen ndoshi e njejta gje, edhe te nesermen dhe ne darken e dites se trete burri I malit te Sharrit shkon tek nje plake e urte dhe i tregon cfare kishte pare. Ai thote: Une dua ta marr kete vajze. Ne se nuk marr ate, nuk martohem me askend dhe nuk do bej djem. Me thuaj cfare te bej.
Gruaja e urte thote: Neser merr ne breh te liqenit nje pasqyte te argjendte dhe vendose perballe liqenit. Merr nje litar dhe lidhu me kurriz per nje trungu peme. Dhe rri aty pa levizur deri sa vajza te dale nga liqeni dh ete hyje perseri ne te. Pastaj ec dhe me trego se cfare pe.
Burri nga mali i Sharrit beri ashtu. Kur vajza del nga uji dhe dallon pasqyren, ajo shikohet ne te per nje kohe te gjate. Pastaj shikon burrin e Malit te Sharrit te lidhur per peme, dhe shpejt hyn ne uje. Ate dite ajo nuk vallezon.
Ne darke gruaja e vjeter tha: Mire.per tri dite do te besh cfare bere sot. Ne diten e trete, vendos para pasqyres nje veshje mendafshi te bardhe e cila nuk ka te hapur pe rte future koken. Vajza do ta veshe me qellim qe te shihet ne pasyre. Por kur ajo te perpiqet te nxjerre koken dhe nuk do te mundet, atehere liro litaret dhe merre ne shtepine tende si nuse.
Gjithe cfare tha gruaja e urte qene me vend. Burri i malit te Sharrit e mori oren ne shtepi te tij si nuse, por kenga nuk mbaron me kete.
Plaku ndaloi per rregulluar nje cigare qe sapo kishte dredhur ne kutine e argjendte te duhanit. Per nje moment nje diell i dobet kaloi permes te carave te dritares ne forme shufrash te nditura pergjate qylymave shumengjyresh, e shkelqeu aty ketu ne dorezen e revolverit dhe zinxhirin e argjendte .
Kishte nje ecje-jake te vazhdueshme ne ballkonin e gjate jashte dritares, pasi pas njeres nga dyert e mbyllura, Patre Marjani po degjonte mekatet dhe jepte pendese.
Kjo eshte si nje histori e vjeter, gjysme e harruar thashe une. Me kujtohet, por vetem pasi e kam degjuar te tregohet.
Krijoni Kontakt