Leman Ypi


28/07/2009 - 07:53



• Edison Ypi

Lemani ishte njė aristokrate e kultivuar, inteligjente, e hirshme, e ndjeshme, e mėshirshme, e dhėnė pas leximeve, artit, gjuhėve tė huaja, dhe si e tillė s’kishte shoqe. Ai ishte njė komunist idealist ...ėndėrrimtar, kushtuar gjithė jetėn librave dhe diturisė, qė pak ose aspak i bėhej vonė pėr proletarėt, burokratėt, komitetet e tyre, dhe marrėzitė e tjera tė kohės.
Kishin vite qė vuanin qė tė dy. Secili pėr arėsyet e veta. Ajo nga neveria pėr diktaturėn. Ai nga absurdi i kauzės.
U njohėn andej kah vjeshta e jetės.
Lemani e gjeti atė si oaz nė shkretėtirė.
Ai e gjeti Lemanin, si detari tokėn. Dhe u martuan njė pasdite vjeshte tė Tiranės sė asaj kohe ku gjithēka qante. Nė njė ceremoni tė heshtur gjatė njė shėtitjeje pranė njė vendi tė shenjtė nė Tiranė ku mbaron Rruga e Barrikadave. Lemani u ndal pak ēaste para atij vendi. Ai kuptoi dhe buzėqeshi lehtė. Kaq ishte ceremonia. Dhe u nisėn nė shtėpi, nė skajin tjetėr tė qytetit, nė njė apartament tė ngushtė nė katin e parė qė sė shpejti do tė shndrrohej nė tempull.
Tek i drejtoheshin shtėpisė, shpejtuan pak hapat. Gjatė bulevardit diku pėr pak u pėrplasėn me njėrin qė fliste me vete. Pastaj me njė tė dehur qė luhatej nė trotuar. Diku tjetėr ua prenė rrugėn njė tufė vajzash tė reja tė qeshura kinse tė lumtura. Nė verandėn e njė hoteli pinin kafe shkrimtarė dhe spiunė. Pak mė tej, nga dy nga tre, pleq tė vrėrėt me kasketa kineze. Slogane tė varura gjithandej: Rroftė ky e u shoftė ai. Me nder kėtyre e sikter atyre.
Gjatė rrugės nuk kėmbyen asnjė fjalė.
Me tu kthyer nė shtėpi u mbuluan me jorgan. Dhe ashtu nėn jorgan ndejtėn tė heshtur.
E nesėrmja u gdhi me diell. Ata prap’ nuk u ngritėn nga shtrati.
Nė mbrėmje i zuri uria. Por nga shtrati nuk lėvizėn. Dhe bėnė si bėnė ashtu tė pėrqafuar fjetėn.
Natėn e dytė dėgjuan pas dere ca zėra, ca pėshpėrima tė mbytura. Njė nga zėrat thoshte: Ata s’po lėvizin vendit fare, as nuk po hanė ! Se mos na vdesin ! Sepse pėrgjegjėsi pėr ‘ta kemi edhe ne.
Kaloi edhe dita e tretė.
Afėr mesnatės kėrciti dera, dhe u hap pak. Sa duket dikush ngurronte tė hynte. Pastaj dera u hap e tėra dhe nė dhomė u ēfaq dikush qė tha; Mos u trembni, jam miku juaj Dante.
Ju kam sjellė diēka pėr tė ngrėnė, ca vezė tė zjera, tha Dante. Si dhe erdha t’ju them, se njeriu gjithė jetėn lodhet pėr shpėtimin e shpirtit nėpėrmjet diturisė dhe virtyteve. Por ju qė jetoni nėn zgjedhėn e egėr tė blasfemėve antife’, antikulturė, antivirtyt, e keni punėn mė keq se unė qė kam mbaruar punė dhe tani jam i zhytur nė natėn e shekujve. Si thua ti, tha Dante, dhe ktheu fytyrėn nga dera. Hyri Niēe. Niēe, pasi zuri vend nė njė karrike, foli: Ka tė drejtė Dante. Unė, ju tė pėrqafuarve nė shtrat, po ju them vetėm kaq: Jini tė kujdesshėm kur luftoni pėrbindėshat, qė tė mos bėheni si ata. U kuptuam besoj.
Ndėrkohė qė Niēe thoshte kėto, u hap dera hyri Shekspiri. Ju kam sjellė edhe unė diēka pėr tė ngrėnė, por sė pari do j’u bėj njė surprizė. Dhe me zvarrė futi nė dhomė njė piano. Pas pak hyri Shopeni, i cili u ul para pianos me fytyrė nga muri. Shopeni, ky hollak i heshtur shėndetlig, nuk foli asnjė fjalė, por ia nisi me Nocturne Nr. 9. Kur Shopeni u ndal sė luajturi nė piano pėr tė pushuar pak, u ngrit e tha Shekspiri; Tani po iki tė marr atė qė ju premtova, njė tenxhere me supė. Kjo i habiti paksa tė pranishmit sepse nga gjallėria e bisedės u duk sikur uria u harrua. Por kur Shekspiri me supėn erdhi, biseda u ndez pėrsėri. Dėgjoni tha Shekspiri: Sa herė duhet ta pėrsėris? Nėse e tepron duke u justifikuar, justifikimi bėhet i pabesueshėm. Unė e di gjithashtu, se ky turp dhe kėto vuajtje nė kėtė vend do marrin fund njė ditė, por do jetė vonė, shqiptarėt do ta kenė paguar rėndė, gjithēka do duket si kjo supė e ftohtė qė sapo ju solla. Jo, u hodh e tha Niēe, nuk jam dakord me ty Shekspir, unė prandaj e kam thėnė atė: Ēfarė nuk mė shkatėrron, mė forcon. Kėtė duhet tė arrijnė tė kuptojnė shqiptarėt. Tė mėsohen tė kaliten pėrmes luftrave, dhe jo si kanė bėrė deri mė tani, qė tė luftojnė dhe egėrsohen. Ndėrkohė, tė vėrtetėn e plotė atyre nuk ua thotė dot asnjėri nga ne kėtu dhe askush tjetėr. Sepse asnjėri nuk e di. Se edhe njė i vetėm qė e dinte dhe provoi ta thoshte pėrfundoi nė kryq.
Kalonin ditėt e netėt me reflektime dhe tinguj tė hatashėm, por Lemani dhe ai nuk dolėn nga jorgani. Nga jashtė vinin hurra proletarėsh, gjėmime parakalimesh, fishekzjarre festash, objektiva plenumesh, sabotime, emulacione, sihariqe fitoresh, habere vrasjesh, etj. etj. qė i bėnin tė pranishmit tė rrėnqetheshin. Gjatė ditėve dhe netėve Shekspiri, Dante, Niēe, hyjin e dilin dhe sillnin kush pak oriz pėr njė supė, kush njė copė mish, kush dy mollė a ndonjė vile rrush, kush ca kokrra ullinj. Shopeni s’lėvizi kurrė nga pianoja.
Kėshtu kaluan mė tepėr se tre muaj nėn jorgan.
Kjo qė po ndodh me kėta tė dy, Lemanin dhe kėtė tjetrin, ėshtė njė komedi hyjnore, tha njė ditė Dante. Unė mund tė ta pranoj ty Shekspir qė ata janė njė Romeo dhe Xhulietė, veē jo tė rinj, dhe sidomos pa Montegė dhe Kapuletė, por me aristokratė dhe komunistė, ēka nė tė vėrtetė ėshtė njė ndryshim tepėr i madh. Ta pranoj edhe qė ēka po ndodh me kėta ėshte e bukur, madje shumė e bukur, po deshe edhe pafundėsisht e bukur. Por pa mė thoni, a ėshtė e gjitha kjo njė shembull qė vlen?! Pėr mua, kjo hata’ ėshtė njė rrėshqitje e pandalshme, njė vithisje e frikėshme, mbytje nė bukuri, nė poezi, e tillė qė prej andej ata nuk i nxjerr dot mė asgjė.
Njė mbrėmje u hodh Shekspiri: Dėgjomėni mua qė jam mė i madhi i tė gjithėve tha; Sado aristokrate Lemani kushurira e Edison Ypi-t, sado shpirtmirė ky komunist anonim, sado universal ti Dante, sado i pavdekshėm ti Niēe, sado i ėmbėl ti Shopen, ka gjėra qė nė kėtė skėterrė vėllavrasėse me emrin Shqipėri ne nuk i ndalim dot. Prandaj edhe kjo mbytje nė poezi, kjo arratisje fatale nė formėn e kėsaj vetėharrese katastrofike, sado e ėmbėl pėr ne, pėr tė gjithė, dhe pėr kėta tė dy, njė ditė duhet tė marrė fund.
Dhe ashtu u bė.
Tė nesėrmen Lemani vdiq. Nė varrim komunisti tha; Futmėni nė dhe’ edhe mua bashkė me tė. Dhe pas njė muaji vdiq edhe ai.
edisonypi@gmail.com

panorama