Close
Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 74
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Klodi

    klodi , je i "mberthyer ne kokfortesine ortodokse".
    Tema e ketij diskutimi ka qen e shkrojtur prej mesuesit, dhe diskutante te ndryshem dhane plot mendime rreth kryqit dhe mesazhit te Kryqit. por ne shohim se midis kesaj teme u hap dhe nje diskutim tjeter, dhe fillimin e ka prej jush.
    Gjeja qe ju mundon juve ortodoksve eshte : Ju kerkoni te jeni te "paret" midis te gjithe te krishtereve.
    Me duhet tju them disa gjera;
    Kisha e Krishtit nuk eshte nje vend ku njerezit bejne "gara" , apostulli Pal e krahason kishen e Krishtit me "Trupin", dhe vete Krishtin me "Koken."
    Ketu kemi te bejme me nje koncept dhe realitet harmonik midis Kishes se Krishtit dhe vete Jezus Krishtit, ku kisha i bindet dhe ben vullnetin e Krishtit ,Kisha eshte themeluar ne Krishtin , qendron ne Krishtin, leviz dhe jeton ne Krishti.
    Mos u perpiq qe ti besh njerezit ortodokse, perpiqu ti besh ata te Krishtere, prandaj dhe Krishti ju tha apostujve: dilni ne mbare boten dhe perhapni ungjillin tim , dhe kushdo qe beson dhe pagezohet , do te jet i shpetuar. E di se cili eshte urdheri me kryesor dhe me i rendesishem qe Krishti na urdhron? Ai thote:
    Dilni ne mbare boten dhe perhapni UNGJILLIN.
    Te perhapesh ungjillin do te thote te shpallesh vepren e Krishtit ne kryq, dhe UNGJILL do te thote : UNGjJAll Krishti prej vdekjes. Jezusi nuk thote asgjikundi , shkoni dhe beni njerezit Ortodokse, katolike apo preotestante.
    E di ti se cilet jane ata qe po e perhapin sot lajmin ne cdo cep te botes? Evangjelistet , te cilet ti i fyen. kjo tregon se ata jane themelosur tamam ne themeline vertet , Zotin Krisht, prandaj dhe Zoti Perndi i vendos ata ne vijen e frontit luftarak, ku beteja me djallin dhe engjjejt e tij eshte me e forte dhe vendimtare.
    E di qe une nuk kam force ta ndryshoj bindjen tende , por Fjala dhe Fryma e Perndise e ka plotesisht te lehte qe te te ndryshoje per te njohur thelbin e UNGJILLIT , nese ti e lejon.
    NJERIU E NJEH FJALEN E GJALLE , AQ SA AI E NJEH DHE E LEXON FJALEN E SHKROJTUR NE BIBEL.
    Krishti tha:
    '' Ne te vertet, ne te vertete po ju them se ai qe e zbaton fjalen time , nuk do ta shohe kurre vdekjen per jete".
    Pikerisht kete Fjale te Krishtit e shkruajten apostujt ne Ungjillin e tij , dhe kushe lexon dhe e zbaton , nuk do te shohe kurre vdekjen.
    Sa per Martin luterin, je duke deshmuar mendimin ortodoks, por bej kujdes sepse Perendia e perdori M. Luter , per ti then te verteten Kishes se Tij. Krishti thote se, kush shan dhe fyen ate qe une kam derguar, me ka share dhe fyer mua Mat:25:40,45:
    Te ftoj qe ta lexosh jeten e Luterit , te njihesh me Amendamentin e tij drejtuar papatit, dhe me pas te besh konklouzionin, sepse ne kete menyre si flet ti , po verpon njesoj si myslimanet te cilet pislliqet dhe imoralitetin e perendimit e quajne te krishtere.
    Deshmuesi i krishtit.
    Deshmuesi i Krishtit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 25-05-2002 mė 17:43

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    17
    Lavdi Atit, Birit dhe Shprtit te Shenjte! Amin!!!
    Zoti ju bekofte te gjitheve!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ABIGAIL : 09-11-2004 mė 19:27

  3. #43
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Simbol i krishtereve. Vertikali simbolizon lidhjen e tokes me qiellin dhe horizontali; hapsiren.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e mesues
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    113

    cfare eshte kryqi?

    Me vjen keq qe po i rikthehem serish kesaj pyetje, dhe me kete rast nuk pretendoj te bind askend.

    Para se te merrni si te verteta dogmat e zbukuruara ne lidhje me kryqin dhe domethenien e tij ju sugjeroj te gjitheve te beni kerkime neper librat e historianeve .

    Origjina e kryqit eshte pak a shume e tille;

    Kryqi ka qene simboli i perendise babilonase Tamuz te cilen filluan ta adhurojne nje pjese e hebrenjve jobesnike te asaj kohe.Ne bibel thuhet qe kjo ishte nje gje e neveritshme per Zotin, sepse Babilonia ka qene kundershtare e sundimit te Perendise qysh ne fillim.
    Keshtu ne ate kohe te adhuroje kryqin do te thoshte t'ju kundervije haptazi Perendise se vertete.

    Tek Ezekieli 8 . 17 hebrenjte apostate ''e conin degen tek hunda''duke e bere kete para syve te Zotit.

    Vargu i plote eshte; ''Pastaj me tha : A e pe ,bir njeriu? A eshte valle nje gje e vogel per shtepine e Judes te kryeje gjerat e neveritshme qe ajo ben ketu?Ne fakt ata e kane mbushur vendin me dhune dhe kane provokuar disa here zemerimin tim. dhe ja, e cojne degen tek hunda''.

    Shume studjues jane te mendimit se kjo ''dege'' perfaqesonte organin seksual mashkullor, dhe patjeter qe kjo ishte nje fyerje e madhe ndaj Zotit.

    Atehere , lind pyetja ; A ka ndryshuar mendimi i Zotit ne lidhje me kete simbol pagan?.

    Ne fund te fundit pse duhet te perdorim pikerisht kete simbol per te cilin jemi te bindur qe urrehet nga Krijuesi yne , dhe jo nje tjeter, per ti dhene kuptimin qe i jep krishterimi i sotem?.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mesues : 07-08-2002 mė 12:31

  5. #45
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Eshte e mahniteshme se si disa vullnetarisht jane te verbuar ne te kuptuar, edhe kjo behet edhe me e dhimbeshme kur keta perdorin shkrimet e shenjta edhe arsye te veshura me pershpirtshmeri per te mbjelle herezi edhe mesime Antikrisht!

    A nuk kemi shkruajtur per Kryqin neve? A nuk kemi bere pyetje? A nuk kemi dhene referenca?

    Por jo, mendja heretike deshiron te degjoje pergjigjen qe ai do, ndryshe cdo gje qe thuhet nga ne, ose lihet ne heshtje pa pergjigje, ose thuhet se jane vec fjale te bukura mjeshterore!

    Hipokrite, vjedhes, arrogante edhe Antikrishte!

    Jam i bindur se ju do te gjykoheni ku e ku me shume se antikrishtet jashte shkrimeve, se ju i keni ne dore edhe nuk doni ti kuptoni, madje pengoni edhe te tjeret me mesimet tuaja te mencura edhe te frymezuara vecse me djallezi!

    ==============================================

    Mesues, sa here do te perseritemi, qe kryqi nuk eshte nevoja te kalohet ne traditat pagane, se eshte quajtur mjet mallkimi qe ne bibel.
    Vdekja eshte po ashtu nje shenje mallkimi, sipas mesimit biblik. Po ashtu jane edhe flijimet bere idhujve. Po ashtu edhe shkrimet gjoja te frymezuara prej Perendise, po ashtu titulli profetik e prifteror pagan.

    Po ju kur do te mesoni ne verberine tuaj djallezore se keto do te jene te tilla derisa te perdoren prej edhe ne djallin, se ndryshe do te na duhej te dilnim edhe ne perfundimin se edhe titulli profetik e prifteror prej Zotit te Israelit, flijimet kushtuar Atij, librat e frymezuara prej Tij te gjitha keto jane idhujtarira.

    Apo jo? Jep pergjigje--jo me heshtje e d'rci mer'ci, kendej e andej.

    Perse u kryqezua atehere Krishti? Pse nuk perdori nje mjet tjeter vdekjeje, ose te ishte mjaftuar vetem me "kryqezimin" shpirteror ti Tij, qe e beri qe diten qe lindi, duke mohuar deshirat e botes edhe duke iu bindur Atit.

    Jep pergjigje!

    Tashti nqs Bibla thote se vdekja qe ishte pushteti i djallit mbi njeriun u mund me ane te vdekjes, edhe qe nga ky moment, vdekja behet vetem nje porte gezimi per besniket, se do te beashkohen me Zotin, sic thote edhe Pavli. Pra vdekja e dhene si mallikim ne Dhiaten e Vjeter, u be mjet lavderimi edhe mundes i po vdekjes me ane te vdekjes se Krishtit.

    Apo jo? Nuk e thote Bibla nje gje te tille? Jep pergjigje!

    Po keshtu edhe kryqi, mjet i mallkimit te DHV, u be mjet fitoreje me ane te Flijimit te Krishtit mbi te. Turpi u kthye ne nder, mundja ne fitore, arma e djallit iu kthye kundra djallit qe ta copetoje ate!

    Prandaj edhe kjo shenje eshte shenja e Fitores tashme, edhe kush mohon e ia ul vleren, cvlereson vepren e Atij qe u Kryqezua ne te edhe behet punetor e DESHMITAR I DJALLIT E JO I JAHVES!

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e mesues
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    113

    m

    D
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mesues : 08-08-2002 mė 07:57

  7. #47
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ja pergjigja...

    Ia fillove me ate qe une quajta d'rci mer'ci, jo ketej e andej

    PERGJIGJE A KE?

    APO DO TIA FILLOJ PAK EDHE ME TY, SE MOS NA IKESH NGA FORUMI PASTAJ PA DHENE PERGJIGJE!

    PERGJIGJE, LERI KOMENTET, SE QE JENI TE MASHTRUM E MASHTRUSA SUA KAM FAJIN UNE!

    =================================

    Kur u pergjigjemi ne juve, pale na dilni me disa fakte e pika qe si ti quash-jo vetem ti jo, ka edhe Deshnues te tjere si puna jote qe deshmojne per ato qe u thote mendja e tyre.

    Asnjehere su pashe ne pergjigje, te sqaroni te tjeret, vetem pretendime kokeforte edhe nje perulesi fariseike!

    Se te thashe te verteten edhe me quan te nxehur e se po te bej padrejtesi.....,nejse

    PERGJIGJE...NDRYSHE....

  8. #48
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    mesuesit

    Mateu 23:8" Duhet ta meditosh kete rresht edhe jo ta kalosh me shpejtesi!!!

    Dua te dij nje gje prej teje po qe se je i krishtere, Dua te japesh deshmin tende se si e ke pranuar Jezusin ne jeten tende si Zotin tend edhe shpetimtarin tend personal. Po qe se nuk u beson kesaj pyetje qe po te beje une te keshilloj qe te lexosh mire se ēfare shpallnin dishepujt e Jezusit edhe ēfare duhet te benin njerezit per t'u shpetuar, ose per tu bere bij te Perendise(ah se desh harrova, ju nuk besoni se nje njeri kur pranon Jezusin shpetohet)?

    UNe e di qe ty te kane pelqyer deshmimtaret e jehovait kur te kane folur(sepse jane te zotet per te folur) edhe te kane bere ne fillim "larjen e truve edhe pasi je pagezuar nga ata je bere deshmimtare i jehovait(edhe pse ky eshte emer i rreme edhe nuk ekziston ne bibel, nuk ka ekzistuar kurre ky emer jehovah. ka ekzistuar Yahweh, "YHWH", por jehovah nuk eshte gjendur as ne dhjaten e vjeter as nje te rene)"!

    Ah i ziu ti qe te kane genjyer, por e forta eshte se ti nuk do te hapesh syte tani edhe jo me te tjerat. Mua me vjen keq i dashur mik(nuk e di emrin tend edhe me pelqen te te therras mik sesa mesus), qe ti nuk ke pranuar Jezusin ne jeten tende por vetem nje organizat. se fundi po te jap qe te lexosh Veprat 16:30-32(ēfare i shpallen ne fillim pali me silen veē Zotit Jezus, a i bene ndonje studim javor???). te keshilloj qe t'i meditosh keto rreshta!!!

    Do te lutem per ty qe Zoti te te bekoje edhe te te hape syte.
    Zoti te bekofte!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e mesues
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    113

    me vjen keq!

    M
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mesues : 01-09-2002 mė 08:09

  10. #50
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    ah ah ah

    o vella e di qe me shkrive, mezi po mbajbarkun me dore.ato qe kemi shkruar kane 2000 vjet qe jane shkruar ne bible edhe qe ju (dj) nuk i kini pare kurre. i dashur mil une te keshilloj qe ti lexosh sepse mund te jete e rendesishme per jeten tende(dmth mund te ndryshoj jeten tende)!!!

    nese kupton italisht mund te te jap nje adres qe te vizitosh, eshte shume i mire edhe i rendesishem per te gjithe ata qe nuk dine shume per DJ po do vizito http://digilander.iol.it/geovapernoi/index.html

    te keshilloj qe ta vizitoash!!!

    Zoti te dhente shpirtin e tij!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Muhamedi a.s. sipas kėndvėshtrimit tė krishterė
    Nga presHeva-Lee nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  4. Kriptokrishtėrimi nė Shqipėri
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 08:02
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterė
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •