Ju pershendes te gjitheve!
Une e admiroj shume zellin dhe deshiren qe kane disa ne forum ne lidhje me ceshtjet fetare.Sikur te bashkohej me to e verteta mbase mund te ndodhnin cudira.Se pari desha te theksoj i nderuari mesues,se ne shkrimin tim te mesiperm ne lidhje me kryqin nuk kam patur fare si qellim te nxjerr ne pah sesa bukur mundem te llogjikoj mbi Shkrimin e Shenjte.Nqs ajo logjike tu duk e pakundershtueshme kjo ndodh,se ne te derdhet e Verteta,qe krishterimi ortodoks mban qe prej 2000 vitesh.E vertete,qe u predikua nga shpirtra gjigande e gjeniale,sic jane te gjithe Eterit dhe shenjtoret e Kishes.Vetem hidhi nje veshtrim jetes se tyre dhe atehere do te kuptosh cdo te thote te jesh mbartes i krishtit(Kristifor).Po ashtu shiko dhe fundin qe paten renegatet e Kishes si Ariusi,ku ju bazoheni,kur mohoni hyjnine e Zotit Jisu.
Shen Andoni i Madh,nje egjiptian i pasur,qe mohoi gjithe pasurine dhe ju perkushtua imitimit te Krishtit,zgjodhi si fushe beteje shpirterore vetmine ne shkretetire.Atje kaloi me lutje afro 70 vite te jets se tij dhe e la kete fushebeteje vetem dy here.E para,kur nje perandor romak persekutonte te krishteret,ai vajti tu jepte kurajo.Dhe e dyta kur duke u lutur ne shkretetire atij iu shfaq Krishti me rroba te shqyera.Shen Andoni lebetitur i thotemzot kush te ka bere keshtu?Dhe Krishti pergjigjet:Ariusi me mesimet e tij.Atehere Shen Andoni e kuptoi se kjo ishte nje thirrje per te shkuar ne bote,qe te mbroje te verteten.
Ju vellezerve protestane do tju lutesha ti kushtonit pak me kujdes shkrimit ne lidhje me kryqin dhe ate me Trinitetin,se mbase ka disa pyetje qe duan pergjigje.
Tani a e kane perdorur te krishteret e pare shenjen e kryqit,apo jo?Ju lutem shume mesues le te perpiqemi qe gjerat qe i themi nje here,te mos i perserisim.Dihet,ose dhe bufi e di,qe nje nga shenjat qe te krishteret njihnin njeri tjetrin ne kohe persekutimi ishte shenja e kryqit dhe ajo e peshkut te vizatuar.Por nga ana tjeter pse nuk vazhdon te pyesesh,nese te krishteret e pare kishin ndonje Testament te Ri me 27 letra dhe aq me teper Bota e RE?Po kulla e rojes apo zgjohuni lexohej ne ate kohe?
Me respekt klodi
Krijoni Kontakt