Jane 100 shkrepje fotosh te supersatelitit afer vendit ne rrezik. Observatori gjeologjik ka akorduar heqjen e ketyre fotove me stafin e presidentit (nga Angelo Acquaro / 28-07-2009)
New York - Fotot ishin te qarta e te detajuara. "Nje meter cdo pixel", thote Thorsen Markus, kerkuesi gjerman qe fluturoi nga Brema ne Nasa per te luftuar betejen e ambjentit: "Nje pamje e tille nuk ishte pare asnjehere, 30-te here me e madhe ne krahasim me ato qe kishim ne dispozicion: ketu duket gjithcka". Ose me sakte nuk shikohet me asgje, sepse akulli i Barrow, Alaske, nuk ekziston me, eshte zhdukur, eshte gllaberuar nga ai det Arktit i cili eshte, gjithmone, me pak i Akullt nga ngrohja globale. Po, fotot ishin: 1000 imazhe te shkrepura nga supersateliti rreth gjashte siteve ne rrezik, ne Oqean. Mekat ama qe ato shkrepje, thuajse historike, prove e dukshme e "global worming", u fshehen, ndaluan, cenzuruan: pikerisht nga ai George Bush qe kishte klasifikuar edhe here te tjera si sekrete studime te tjera mbi "efektin sere", duke perfshire edhe ate qe u firmosen ne vitin 2004, nga Pentagoni.
Marrim p.sh Barrow-n: eshte fshati me ne veri te Botes, ne Alasken e qeverisur deri dy dite me pare nga Sarah Palin, me nje sy me teper per makinerite e naftes se sa per akujt. 4000 fryme kane kaluar mbi asgjene e perhershme, nje stacion meteorologjik kombetar qe eshte vene ne fund te '800, e mbi te gjitha baza e Noaa (National Oceanic and Atmosphere Administration). Ja, tani ne fotot e nxjerra ne shesh, shkaterrimi shihet edhe me sy te lire: ky, ne korrik te 2006, eshte Oqeani perballe Barrow me vizen e akujve ne horizont, e kjo tjetra eshte fotoja e bere ne Korrik te 2007, asgje prej asgjeje: viza e bardhe nuk eshte me.
Fotot, me te vertete te habitshme, dolen nga sirtari i nje agjencie qeveritave, Observatori Gjeologjik i SHBA, pak ore para alarmit mbi klimen te Akademise Kombetare te Shkencave, ne nje levizje qe mendohet te kete qene akorduar me stafin e administrimit Obama. Ambjenti eshte nje nder pikat e forta te programit te Barack-ut, qe afer nje muaj perpara tregoi me shume gezueshmeri aprovimin nga Kongresi te "Argumentit Klime", te cilin e arriti edhe pas kritikave te jeshileve me radikale te zhgenjyer nga "Cap and Trade", mekanizmi i shit-blerjes se te "drejtave" (pa diskutim te shtrenjta) te ndotjes. Tani per planin parashikohet nje beteje e veshtire ne Senat, ku presidenti po mundohet goxha edhe me reformen sanitare.
Por fotot e fshehura e qe ridolen, hapin edhe nje front tjeter lufte: ate per mbijetesen e kerkimit shkencor. Sipas Jane Lubchenco te Noaa-s: "Imazhe te tilla jane prova qe kerkojme, por flota e sateliteve spiune (qe vrojtojne kete zone) nuk eshte zevendesuar prandaj rrezikojme kolapsin (renien). Luftojme ne nje fushe beteje ne te cilen Amerika shfaqet e verber". Ne shkurt, shkruan Suzanne Goldeberg, eksperte ambjenti, nje satelit i Nasa-s qe trasportonte strumente per te prodhuar harten e pare te futjes se karbonit rreth Tokes ra ne Atlantik 3 minuta pas nisjes.
Ky nuk eshte nje sinjal inkurajues. Tani ne planin Obama jane rreth 170 milione per te rekuperuar kete boshllek. Per Institutin e kerkimeve qe lufton ne vendet me te keqija, si p.sh ne zonen e asgjese te Barrow-s, duhen edhe 390 milione te tjere. Bush dhe Cheney e zgjidhnin kollaj problemin: mjaftonte ta fshihje ne sirtar. Por sot klima ka ndryshuar, edhe ne Shtepine e Bardhe. Problemi i vetem eshte qe bashke me "Akujt" jane zhdukur edhe "Fondet".
P.S. Perkthyer e pershtatur nga myself
Krijoni Kontakt