Njė artikull i shkruajtur nga Halil serbi nė gazetėn e Mero serbit.
Berisha rikthehen megalo-idenė panshqiptare
Sali Berisha, i ekzaltuar nga fitorja nė zgjedhjet e fundit dhe duke parė se nė Prishtinė nuk ka shtetarė me vizion, i lejoi vetes pak aventurė politike pėr tė mbledhur pak shkėlqim heroik. Ai pėrmes njė deklarate pėr bashkim kombėtar trazoi shpirtin e ballkanasve. Shqipėria ėshtė ndėr vendet e para qė e ka njohur Kosovėn e pavarur, madje nė dy seri, pra si entitet sovran politik, sė pari mė 1991 dhe sė dyti mė 2008.
Shqipėria po ashtu ka qenė faktor stabiliteti nė rajon qė nga rėnia e diktaturės komuniste e kėtej dhe nė krijimin dhe zbatimin e kėtyre politikave tė durueshme dhe tė qėndrueshme ka luajtur rol tė madh edhe vetė Berisha, kryeministri aktual.
Kosova ėshtė njė shtet i kontraktuar mes SHBA dhe BE dhe, i vėnė nėn njė mbikėqyrje tė Brukselit, me gjithė evoluimet cilėsore politike, pasi Kosova ėshtė njohur si shtet i pavarur dhe sovran nga shtetet e veēanta e jo si pavarėsi e mbikėqyrur dhe me gjithė faktin se ajo ka miratuar Kushtetutėn e saj. Pavarėsia e Kosovės, nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare, ėshtė rezultat i tri parimeve tė panegociueshme tė Grupit tė Kontaktit, qė e derivuan Pakon Ahtisaari dhe e dėrguan Kosovėn nė pavarėsi, (nuk ka kthim nė periudhėn para vitit 1999; nuk ka ndarje tė Kosovės dhe nuk ka bashkim me ndonjė shtet tjetėr). Dhe kėtyre parimeve ndėrkombėtare Tirana zyrtare duhet t’u pėrmbahet, sepse, pa specifikuar asnjė teori shtet-krijuese dhe komb-formuese, kombi lind nė momentin kur trupi i tij politik pėrmes shtetit si entitet hyn nė marrėdhėnie ndėrkombėtare me kombet e tjera (nė rastin kosovar, me anėtarėsimin nė OKB), prandaj ēdo pėrzierje nė kėso raportesh tė Prishtinės zyrtare me kombet e tjera dhe nė politikat sovrane tė saj jep sinjale tė gabuara te bashkėsia ndėrkombėtare dhe krijon frikė irracionale te fqinjėt se shqiptarėt po ndėrtojnė megalo-idenė e tyre pėr njė shtet panshqiptar nė Ballkan, gjė qė do ta prishte baraspeshėn gjeopolitike tė krijuar me pavarėsinė e Kosovės. Pra, deklarata e Berishės pėr njė bashkim kombėtar merr pėrmasat e njė paternalizmi edhe ndaj shtetit tė pavarur kosovar, qė i pėrafrohet pa dashje sindromės sė libanizimit tė Kosovės dhe kjo, tani mė sė paku i vlen Tiranės zyrtare. Kryeministri shqiptar ka thėnė se i do shqiptarėt tė bashkuar dhe ekuivoku kėtu ėshtė “e dua kombin tė bashkuar”, pėr t’i ikur konotacionit tė ndarjeve territoriale…
Pse Berishės tashti po i pėlqen roli i njė paternalisti (i babės), rol tė cilin e kishte humbur karshi Rugovės?
Sepse nė Prishtinė nuk ka lider me staturė tė lartė, ndėrkaq ai i fitoi zgjedhjet shqiptare dhe tashti e ka mė tė lehtė tė rritet nė njė hero nacional tė pėrmasave tė Rilindjes Kombėtare, sepse nuk e ka buzė rruge barrierėn e quajtur Rama, qė ta kualifikonte kėtė intencė si shkatėrruese tė balancės rajonale. Berisha me deklaratėn e fundit ka pėrfaqėsuar, diqysh pavetėdijshėm, si nė jermi, politikat e vjetra ekspansioniste tė shekullit tė kaluar dhe duke u pėrafruar me botėkuptimet etno-nacionaliste tė fqinjėve, megalo-idenė greke dhe imperializmin serb…
Sepse “bashkimi kombėtar” i modeleve ballkanike nuk ėshtė kompatibėl as me integrimet euroatlantike dhe as me hyrjen nė listėn e bardhė tė Schengen-it. Kjo deklaratė ėshtė nė diskrepancė tė thellė me politikat e NATO-s, ku participon edhe Shqipėria si anėtare me tė drejta tė plota. A thua shqiptarėt i kanė aq nė dyzen tė gjithė telat, saqė u ka mbetur edhe roli i trumbetimit tė njė megalo-ideje panshqiptare qė nuk e kanė pėrfaqėsuar asnjėherė nė histori elitat politike? Dhe, kur kosovarėt e morėn tė tyren, shtetin, (pavarėsia e Kosovės si ideal i shumė brezave tė kosovarėve tė etnisė shqiptare), Berisha bėhet zėdhėnės i teorive tė pėrplasjeve etno-nacionaliste, ndėrkaq mė 1995 ai i kėrkonte Rugovės qė tė ngadalėsonte hapat e kėrkesave politike te njė “modus vivendi”.
Kryeministri i Shqipėrisė nuk ėshtė njė analist i gjeopolitikės apo studiues i politikave rajonale, qė tė lėshohet nė komente hamendėsuese ose populiste, por ėshtė burrė shteti qė ka obligimet dhe pėrgjegjėsitė e tij, si pėrfaqėsues i njė kombi qė bėn pjesė nė OKB dhe qė ka detyrime, si pėr kushtetutshmėrinė dhe ligjshmėrinė nė vend, ashtu edhe pėr raportet me kombet e tjera. Prandaj, ai duhet tė jetė shumė i kujdesshėm, sepse modeli i zjarrvėnies nė Ballkan ėshtė njė ‘Deja vu’ dhe se shqiptarėve dhe Shqipėrisė nė ngritje e sipėr, kur Perėndimi ia ka shtrirė dorėn e bashkėpunimit duke i trajtuar me gjenerozitet, nuk u krijon asnjė avantazh nė sferėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare, politika populiste dhe territoriale.
Ideja e bashkimit kombėtar te shqiptarėt ėshtė kryesisht e sferės emocionale, por qė mban peng energjitė e kosovarėve, qė tė hyjnė nė konkurrencė me kombet e tjera, nė tregjet ekonomike, tė dijes dhe vlerave kulturore. Nė rajonin e Ballkanit, por edhe nė tėrė Evropėn (u pa pikėrisht reaksioni zinxhiror pas pavarėsisė sė Kosovės, ndonėse u cilėsua si rast sui generis, nė Osetinė Jugore), lidhja e gjithēkaje me gjithēka tjetėr qė njihet si domino-efekt, objektivisht ėshtė alfa dhe omega e baraspeshės gjeopolitike, ngase njė lėvizje sado e vogėl e njėrės palė fut nė flakė vėrtet tėrė rajonin dhe nė kėtė rast, ideja e kongresistit amerikan, Dana Rohrabacher, pėr “shkėmbimin e territoreve” (tri komunat serbe nė veri (Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Mitrovica-pjesa veriore) me tri tė tilla shqiptare nė jug tė Serbisė (Presheva, Buajnovci dhe Medvegja) ėshtė gjeopolitikė lufte! Po tė ekzistonte nė rajon njė vullnet i mirė dhe raporte skandinave mes kombeve, kjo edhe mund tė ishte zgjidhje, por njė ide e tillė mes “ujqėrve ballkanikė” (sidomos nė kohėn kur Serbia ka tendenca tė hapura armiqėsore ndaj Kosovės dhe investon nė prishjen e stabilitetit tė saj) ėshtė e rrezikshme, sepse fatkeqėsisht nuk po e jetojmė paqen e pėrjetshme kantine, por nė njė kontekst ultra-hobbesian, ku politika konceptohet sipas raporteve mik/armik. Nė kėtė kontekst tė vetėvendosjes sė pakicave, kush mund t’u thotė pastaj shqiptarėve qė jetojnė nėn Maqedoni, “ne e bėmė kėtė, por ju nuk keni tė drejtė”, sepse, nėse parimi i vetėvendosjes vlen pėr serbėt kosovarė dhe shqiptarėt e Luginės sė Preshevės, pse tė mos vlente pėr pakicėn e madhe shqiptare nė Maqedoni?
Porse duhet ditur se si dhe kush janė kontraktorėt e kombit maqedonas qė lindi nga Lufta e Dytė Botėrore (po ashtu komb i lindur nga konflikti) dhe tė shtetit maqedonas, qė lindi si rezultat i shpėrbėrjes sė Federatės jugosllave, por nė mėnyrė paqėsore.
Problem nuk janė megjithatė vetėm shqiptarėt nė Ballkan, sepse kurrė dhe askund nuk janė tė pėrputhshėm kufijtė etnikė me ata shtetėrorė, sepse pretendime tė tilla kanė edhe serbėt nė brendėsi tė Kosovės, pastaj pakica shqiptare nė Mal tė Zi dhe nė Greqi. E tash, Berisha nė rolin e analistit tė gjeopolitikės duhet tė hedhė dritė mė shumė mbi faktin se a ėshtė i gatshėm rendi aktual botėror tė shkatėrrojė kohezionin e katėr shteteve fqinje tė shqiptarėve dhe ta abrogojė pavarėsinė e shtetit tė pestė, Kosovės qė ajo t’i bashkėngjitet trungut etnik?!
Logjika e gjėrave nuk tė jep shumė hapėsirė pėr aventura tė tilla.
Por ideja e “shkėmbimit tė territoreve” nuk ėshtė e re. Atė e pati lanēuar presidenti i ndjerė kosovar, Ibrahim Rugova, nė njė interviste pėr agjencinė austriake tė lajmeve APA, tė cilėn e kisha realizuar personalisht mė 1993. Por Serbia nuk e bėri as atėherė dhe s’e bėn as sot dert shkėmbimin e territoreve me Kosovėn, sepse lufta e saj njėshekullore u bė pėr mbajtjen e Kosovės si tė tėrė brenda administrimit tė saj dhe ajo vazhdon ende tė investojė nė rikthimin e saj, tashti me mjete diplomatike, pėrmes GJND e pastaj duke shpresuar se nė arenėn gjeopolitike ndėrkombėtare mund tė ndodhin rrotullime apokaliptike qė do t’i krijonin asaj avantazhe eventuale.
Por kjo ėshtė vetėm ėndėrr me mbretėr. Prandaj, ideja e shkėmbimit tė territoreve pos qė krijon vuajtje tė sėrishme njerėzore ajo shpie drejt ridefinimit tė kufijve mes shteteve tė Ballkanit, (qė rėndom kanė prodhuar konflikte tė pėrgjakshme tė pėrmasave jo vetėm rajonale) dhe mė duket askush normal nuk ėshtė i gatshėm pėr njė tmerr tė tillė.
Ndėrkaq, bashkimi territorial i shqiptarėve nė njė shtet unik, do ta ndante Kosovėn (duke prodhuar sėrish shkatėrrime, refugjatė e vuajtje.)
Duket se Berisha ka folur nė njė gjendje emocionale qė rėndom u pėrshkruhet fituesve euforikė, por as ai dhe as faktori kosovar dhe tash pėr tash as shqiptarėt e Maqedonisė nuk duan konflikte tė reja. Berisha ka obligime ndaj paqes nė rajon dhe botė, jo vetėm se Shqipėria ėshtė anėtare e OKB, por mbi tė gjitha tashti ėshtė pjesė e NATO-s, derisa Prishtina duhet tė dėshmojė se njėmend ėshtė faktor i qetėsimit tė rajonit dhe ajo duhet tė koncentrojė tė gjitha energjitė e saj nė marrjen e njohjeve ndėrkombėtare dhe nė integrimin e brendshėm, sidomos nė integrimin e serbėve kosovarė nė institucionet legale tė shtetit.
Prandaj, Kosova mund tė mbijetojė si entitet i pavarur vetėm integrale, nė kufijtė aktualė tashmė tė njohur ndėrkombėtarisht, pra jo si mė 1995, por sikur sot, si ‘Modus vivendi’.
Dhe natyrisht tė synojė integrimet euroatlantike si tė vetmin interes madhor kombėtar.
Kalkulimet dhe teoritė e tjera, tezat dhe idetė e reja, (qė rėndom nė Ballkan janė skizofrene), pas 17 shkurtit 2008, janė thjesht projeksione pakicash inferiore por agresive, sado qė duken fisnike. Janė plot sherr!
Halil Matoshi, Tema.
Krijoni Kontakt