Po kur ti bashkojen fjalet do luftosh kunder amerikes?ti thua jo.Ata bejne nje montazh edhe te thopjne do luftohs kundra Bin Ladenit? pastaj nxjerrin zerin tend te sinqerte.Jo kurre skam per te luftuar kundra.
Te pyesin do luftosh pro amerikes.Ti do thuash po me gjithe zemer.Ato vendosin fjalet do luftosh per Bin Ladenin ti thua po me gjithe zemer.
Pastaj armet ti fusin poshte krevatit kur te jesh ne pune.Dhe keshtu e han dhe ti ne brim .
Edhe icik droge tek makina edhe o behu spiun ose te futem ne burg pastaj.Pastaj do vesh bomba ku te thone ato se na duhen fonde per te luftu terrorizmin.I **** plumbi ne tule ne fund fare qe mos nxjerresh fjale neper media.
"Shoku Mjekesise"
Po me qudit fakti si mundesh me i gjyku te tjeret pa as me te voglin argument tek e fundit nuk kemi ne dore as gje me te cilen duhet ti akuzojm keta burra si thoni ju. Madje eshte turp te thuash fjale banel per nje njeri i cili flet per rrugen e dretj per qdo njeri ne kete bote e bene thirrje per paqe mes njerzeve. Zoti me ruajt nga individet e till qe bejn paragjykime pa me te voglin argument.
Pikerisht keta qelbarucat ARABE.Dhe ma quajne veten Kosovare,Shqiptare apo ku ta di une?
Gerrard ke folur ti absolutisht me te drejte.
Marrin vesh keta Turqit antishqiptare!
Shkurt:SHQIPTAR,me fene perkatese,dhe jo brekushebio.
lg
Kush është dhe i zgjuar dhe besimtar dhe shqiptar, a mund t'u thojë atyre që janë “besimtar dhe shqiptar” si puna e këtij djalit, por që nuk e paskan “moshën për të llogjikuar” se, psh, muhabetet mbi luftra, blerje shitje armësh, rrëmbime, atentate, hedhje në erë, zhdëpje në dru... etj, as duhet të të shkojnë nëpër mend.... dhe mënyra më e mirë për të evituar muhabete dhe situata të tilla është duke menduar gjëra të tjera dhe duke parë vetëm punën tënde dhe duke bërë me shokët dhe “vëllezërit” fetarë muhabete bamirësie, tolerance etj.... dhe kur ndonjë “vëlla i fesë” të të hapi muhabete luftrash etj t'i largohesh si murtajës...
sepse vërtetë “perëndimi”, ka liri mendimi, fjale, etj, por ka raste kur fjalët, mendimet dhe “planifikimet” të fusin në rrotat e disa mekanizmave nga ku nuk del më...
dhe kur t'i heqin petkat dhe mjekrën arabe me të cilat mbulohesh për të treguar që je “besimtar i devotshëm” ngelesh njëfarë “Hyseni, shqiptar nga Gjilani” sidokudo...
dhe kush vuan dhe e pëson nga gomarllëqet e tua janë sidomos gjaku yt, familja jote dhe vëllezërit e tu shqiptarë, jo ata të “fesë”...
A mund t'ua thoni këto gjëra këtyre djelmoshave ju që shkruani në këtë forum me pseudonime të tipit “mjekësia”, në vend që t'ua bëni kokën dhallë me “padrejtësitë” dhe “komplotet” që u bëhen “besimtarëve të devotshëm”?
U mbush Kosova vehabista e talebana......per kta talebanet duhet te vlej ligji i Enverit duhet me i var te sheshi, na ben hor pisat .
Ndryshuar për herë të fundit nga Drenica 97 : 30-07-2009 më 12:29
Antar të dashur kqyreni kët lajmin e ri
Familja Sherifi nga Gjilani nuk mund të besojë se djali i tyre, Hyseni, është i përfshirë në plane terroriste në SHBA. Të afërmit e tij e pranojnë se viteve të fundit, Hyseni ka ndryshuar pamje, nga reper në person me mjekër dhe pantallona të shkurtër. Por ata nuk besojnë se gjendja ka shkuar deri në atë shkallë sa ai të jetë terrorist
Nga Jeton Musliu më 30.07.2009 në ora 8:07
Familja Sherifi që jeton në lagjen afër tregut të gjelbër në Gjilan, të mërkurën, vështirë se pranonte njerëz. Aq më pak gazetarë. Lajmin se djali i tyre, Hyseni, është arrestuar në Amerikë si i dyshuar për terrorizëm, ende nuk mund ta besojnë. Krejt çfarë dinë, thonë se janë lajmet nga televizioni. Ata presin të vijë babai i Hysenit nga pushimet me pjesën tjetër të familjes nga bregdeti shqiptar.
Shpresojnë se ata do të japin më shumë hollësi. “Janë nisur në mëngjes nga Shqipëria, por ende nuk erdhën”, thotë një kushëri i tyre, pa dashur të identifikohet. Por edhe pse ora të mërkurën shënonte 17, ata nuk dukeshin askund. Duket se familja Sherifi është zënë në befasi me arrestimin e djalit të tyre, Hysenit.
Autoritetet e FBI-së në SHBA, e akuzojnë atë për veprën penale të terrorizimit. Babanë e Hysenit me pjesën tjetër të familjes e prisnin të afërmit e tjerë në Gjilan. Edhe gjyshi i Hysenit, dhe gruaja e tij shtatzënë. Pas dy muajsh, Hyseni pritet të bëhet baba. Edhe pse vetë është arrestuar në SHBA, gruaja e tij ndodhet në Kosovë. Fqinjët thonë se ajo është e mbuluar dhe familja në tërësi është besimtare, por janë shumë të ndershëm. “Kurrë askush nuk mund të bëjë me gisht ndaj tyre”, thotë një fqinj i tyre. Por nga e hëna, sytë e tërë Kosovës janë drejtuar kah kjo shtëpi. Familjarët thonë se ndjehen të tronditur. Së paku, gjyshi i Hysenit, Baki Sherifi.
“Është për habi. Nuk mund ta besojmë. Ai ka qenë shumë i urtë”, thotë plaku para medieve. Këto janë fjalët e tij të vetme. Këtë deklaratë, ai e tha derisa hynte në shtëpi. Më vonë, gjatë tërë ditës, askush nga kjo familje nuk ka pranuar të thotë diçka më shumë. Ndryshe prej tyre, kushërinjtë vërtiteshin rrugicës. Ata përpiqeshin të largonin mediat. Herë me fjalë të buta, e herë me tone të ngritura. Por kur bëhej fjalë për familjen Sherifi, të gjithë e lavdëronin. “Nuk i besojmë kësaj. Ai nuk mund ta ketë bërë këtë. Familja është e tronditur”, thotë njëri prej tyre. Sigurisht, nuk duan të japin identitetin. Në qytet, shokët e Hysenit bisedojnë për të. “Para katër javësh e kam parë në Gjilan. Bile i thashë çka je bo kështu”, thotë njëri prej tyre duke qeshur.
V. Halimi është shok i Hysenit nga shkolla fillore. Ai kujton ditët kur në atë kohë i gjuante femrat me fjalë. Por në vitin 1999, Hyseni ishte larguar drejt SHBA-së nga kampet e refugjatëve në Maqedoni. “Më nuk e kam parë deri para pesë muajve. Ishte ftoftë shumë. Prisja taksinë dhe herët në orën 6 të mëngjesit, ai kishte dalë për vrapim”, nis rrëfimin e tij, V. Halimi. “Ishte bërë si ninxha, se edhe ishte ftoftë, edhe ai me mjekër e kapuç. Për pesëmbëdhjetë minuta sa folëm, ai filloi të më pyes nëse bëj ende namaz si dikur”, shpjegon shoku i tij i fëmijërisë. “Filloi të më flasë për fe. Unë vetë jam fetar, por siç e shikoni, nuk kam mjekër apo pantallona të shkurtra. Ai kishte ndryshuar tërësisht”, kujton V. Halimi.
Arsyen përse nuk flasin me emra të plotë, shokët, fqinjët por edhe kushërinjtë, e arsyetojnë në mënyra të ndryshme. Secili jep arsye që fillojnë nga dhembja që kanë për të, e deri te përgjigja se, “nuk dua të përzihem me këso gjërash”.
Ndërkohë, familjarët janë në pritje. Sipas kushërinjve, edhe pas dy ditësh të arrestimit të të afërmit të tyre, nuk ka shkuar askush nga shteti për t’i pyetur ose për t’iu dhënë ndonjë informacion. Kjo për faktin se Hysen Sherifi ka leje qëndrimi në SHBA, por nuk është shtetas amerikan, por i Kosovës. Krejt çfarë dinë, janë lajmet që dëgjojnë ose lexojnë.
Pavarësisht kësaj, arrestimi i Hysenit në SHBA, është kryer vetëm pesë ditë para se ai të vijë në Kosovë. Të afërmit e tij tregojnë se ardhja ishte planifikuar të bëhej më 2 gusht, ditën kur ai kishte ditëlindjen. Duke pritur këtë ditë, pjesa tjetër e familjes, babai, nëna, vëllai dhe motrat, pa qenë të informuar, kanë udhëtuar drejt bregdetit shqiptar për pushime.
“Kur erdhi Hyseni para tri vjetësh, dukej si reper me pantallona të gjëra, bluza të gjera e kapuça të mëdhenj. I thoshim, vishu si duhet”, kujton një kushëri i afërt i familjes.
“Kur erdhi para dy vjetësh, kishte ndryshuar krejt. Me mjekër, me pantallona të shkurtër, fliste vetëm për fe. I thoshim, çka je bërë kështu”, thotë ai, duke u betuar se këta janë familje shumë e mirë. “Këta të gjithë janë në Amerikë. Vetëm pleqtë janë në Kosovë”, shpjegon i afërmi i familjes, Sherifi.
Emigrimi
Sipas medieve amerikane, thuhet se Hysen Sherifi ka emigruar me familjen e tij rreth dhjetë vjet më parë. Fqinjët e tyre thonë se në vitit e fundit, ai kishte filluar rregullisht të kryente shërbimet fetare çdo të premte. Peter Adler, i cili jeton përtej rrugës së shtëpisë së tij në SHBA, kishte vërejtur se Hyseni, kohëve të fundit, kur shkonte të ndiqte shërbimet fetare në xhami, vishte rroba tradicionale të myslimanëve. Ai thotë se ritualet fetare të Hysenit nuk ishin një hap me prindërit e tij dhe vëllezërit e motrat.
“Unë mendoj se ishte e çuditshme që Hyseni të sillej aq ndryshe nga familja e tij. Motrat dhe vëllezërit e tij kanë qenë shumë të amerikanizuar”, ka pohuar Adler. Sipas fqinjëve, Hysen Sherifi ishte martuar me një vajzë në Kosovë. Po ashtu thuhet se çifti po priste një fëmijë dhe se ai po priste t’i bashkohej gruas së tij në Kosovë.
Krijoni Kontakt