-
Muslimane krenare!
Mendime se si të predikohet Fjala e Bukur në Shoqërinë Shqiptare
MENDIME SE SI TË PREDIKOHET FJALA E BUKUR NË SHOQËRINË SHQIPTARE
Shkruan: Avni Tafili
Zëri i Zgjimit | http://zgjim.org
- Kokëfortësia nuk zbutet me kokëfortësi. Padituria mundet me urtësi. Ti thirr me butësi dhe urtësi. Thirrni në Islam! Prediko besimin në Zot. Shpërndaje fjalën e bukur. Njerëzimi për ty ka nevojë. Më tepër se kurrë. Jepni shpresë shtresës së shtypur. Le ta dinë se drejtësia do vihet në vend. Është premtim hyjnor. Këshilloni prindërit e fëmijëve. Jepjuni vizion për të ardhme të ndritshme për fëmijët e tyre. Mos lejoni që me duart e tyre të fundosin të ardhmen e familjes. Predikoni duke përgëzuar jo duke tmerruar. Ji predikues me butësi e mëshirë. Kur të kthejnë shpinën, mund të mendosh se s’je dëgjuar; të jesh i sigurt se fjalët e tua kanë bërë vend në zemra. Të paktën, i bën ballë luftës kundër besimit dhe moralit.
- Duro, do shohësh frytin. Përkujdesu për bimën. Të të mos brengos lufta e armiqve të fjalës së bukur; dështimi i tyre është i sigurt. Por, ji ti ai që provon këtë dështim. Thirrja jote le të zgjerohet. Të jesh thuajse i kudondodhur. Pranë pallatit, në lagje, në rrugë, në oborre të shkollave, në librarish, në zyra të punës, në ambiente familjare, shoqërore. Në organizime të ndryshme. Edhe në ndonjë lokal të përshtatshëm për predikim. Derisa fjala e bukur të shpërndahet me fuqinë e erës. Ajo do përhapet, derisa të hyjë në çdo shtëpi. Ji prej atyre që bëjnë që fjala e bukur të hyjë në shtëpitë e lagjes tënde. Respekto prindërit e tu. Sillu butë me gruan tënde. Ji i urtë në edukimin e fëmijëve tu. Sillu mirë me fqinjët. Dëmi i tyre le të shpaguhet me dhënien e dobive në jetën e Përjetshme.
- Shoqërohu kohë pas kohe me fqinjët e tu që ke në pallatin ku banon. Gradualisht. Mos tolero zbrazëtira ngulfatëse. Lër hapësirë. Organizo të rinjtë e lagjes. Nëse jeton në qytet, së paku një herë në javët nxit e motivo ikjen prej zhurmës dhe tollovisë, e daljen në periferi të qytetit. Gostit. Mos kurse. Por, mos e tepro. Ti siç je, vetëm, mund të shpenzosh shumë e pak të marrësh. Nuk të kënaq. Kënaqësi kur në fytyrat e njerëzve bëhesh shkaktar që t’u vësh buzëqeshjen. Dashurinë e mirësinë. Nesër, kur të rinjtë me të cilët shoqërohesh në organizime, vetëdijesohen e ndërgjegjësohen, secili duke dhënë diçka, mjafton, madje edhe tepron. Ji origjinal. Përpiqu të vish me ide të reja. Nëse thirrës të tjerë organizojnë një turne në futboll, ti mundohu të vish me një formë më ndryshe të komunikimit dhe përafrimit.
- Largohu nga polemikat e kota. Mos qëndro në atë shoqëri që nuk përkujtohet Zoti, mirëpo ti ndiko tek secili individualisht. Turma detyron mendim e rend. Merr një fletore dhe bëji orar e program vetes në predikim të fjalës së bukur. Mos vepro pa strategji. Me urtësi, afatshkurta dhe afatgjata. Jo çdo gjë arrihet brenda 24 orëve. Thjesht të shoqërohesh me fqinjin tënd e të pranohesh prej tij, mos e konsidero realizim të thirrjes. Mund të jetë shkallë e lëvizur drejt afrimit dhe pranimit të thirrjes, por mund të zhgënjehesh dhe të lëndohesh. Mos pretendo të korrësh veçse atë që ke mbjellë. Të mbjellurës i nevojitet përkujdes të veçantë e të vazhdueshëm.
- Hapi dritaret avash-avash. Kije parasysh se ke të bësh me një shoqëri të përgjumur. Humnerë e thirrjes tënde është përshpejtimi. Ji sa më i qetë. Kur je i mërzitur, vetmohu. Kërko strehim të Zoti yt. Mos i bë pjesë të krizës të tjerët. Këshillohu me të vetëdijshëm e të ndërgjegjshëm. Mos iu hap gjithkujt. Nëse ndonjë të bërtet, po ia ktheve me butësi, e jo vetëm njëherë, ke fituar bashkë me të. Le ta kuptojë se ti s’je ndëshkues i tij, s’je hakmarrës, por je bamirës, këtë që po bën për të, sjelljet tua e morali yt, është edukatë, mësim, po edhe përgjegjësi ndaj Krijuesit të çdo gjëje. Ti vazhdimisht insisto me butësi e mençuri për të pastruar të mbeturat e ndikimit të së keqes tek ta. Bota e brendshme di të komunikojë me botën e brendshme të tjetrit; reflekto dëlirësinë e shpirtmirësinë. E ke dëgjuar frazën: fjala prej zemre depërton në zemra.
- Mos iu shmang njerëzve. Rri pranë tyre. Mos u bë qortues i ashpër që njerëzit të mos bezdisen prej teje. Mos ngushto, e as mos zgjero. Mbaje një mes. Mos nënçmo atë që mbiçmojnë. Mos çndero atë që nderojnë. Ti s’je i thirrur të merresh me thashetheme. Ke një mision me mesazh të qartë: të ftosh njerëzit të njohin vetveten. Duke i bërë më të vëmendshëm ndaj vetvetes, ua ngacmon mendimin dhe ndërgjegjen. Duroi, mos u bë prej tyre, bëji vetvetja. Të mendojnë të pavarur. Shkallë-shkallë le të flaket përgjithësimi në gjykime.
- Përpiqu të reflektosh. Mirëpo, mos u hiq si mbinjeri. Dhe s’je. Mos lër të mendohesh se je më i miri prej tyre. Bëji të ndihen plotësues. Ke nevojë për të tjerët, që, fjala e bukur e virtytet e larta të ngadhënjejnë. Fol, buzëqesh. Mos u demoralizo. Sot mbill një fjalë të ëmbël, nesër korr një fryt të ëmbël. Sot mbjellë një vepër të mirë, nesër do e korrësh atë. Të jesh i sigurt se fjala e mirë e vepra e mirë përjetësisht do të të shoqërojnë.
- Një arë e mbushur me thera, nuk është si një arë me barë të njomë. Bëhu si uji e drita. Ujiti zemrat e thara, e ndriço mendjet e brishta. Prano më lehtë, e refuzo më rëndë. Fal. Duro. Tolero. Ke nevojë edhe për guxim. Arrihet me durim. Durimi është ura drejt ngadhënjimit. Po, ecë nëpër thera. Hiqi me kujdes. Je në një shoqëri të rrethuar e të përbiruar nga armiq të fjalës së bukur. Ku luftohet nga çdo cep dituria që çon tek e Vërteta, tek Krijuesi. Gjatë thirrjes do ballafaqohesh edhe me njerëz që janë vënë në shërbim të plotë të epshit dhe lakmisë. Këta nuk njohin rend e moral. Por, kujdes! Mos lejo të bëhen shkas për hidhërim e dëshpërim. Sillu me mençuri e maturi.
(Vazhdon)
Ndryshuar për herë të fundit nga Dritez : 28-07-2009 më 12:13
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt