Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 27

Tema: Dalan Luzaj

  1. #11
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    "diej te larget" - Dalan Luzaj

    Sa me larg

    Perse ankohesh shpirt i cfilitur?
    U perplasem kush e di sa here
    Bashke me dhembjen shpresen patem rritur;
    Neper hone diell a drite do te bjere?

    Virtytin e verbon shkelqimi rreme
    Bote e krisur mallin nuk ja ka.
    Turme e shthurur nderit me s'kthen.
    Sa me larg, shpirt, nga ata.

  2. #12
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    "diej te larget" - Dalan Luzaj

    Atdhemohonjesi

    Qetsi e shpirtit e ka lene
    Nje hije e zeze
    S'ju nda nga pas
    Nje force
    nen vehte e ka vene
    Pa trashegimtar, pa jete, pa gaz.

  3. #13
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    "diej te larget" - Dalan Luzaj

    Gjakut Shqiptar

    Sa shpata ngriu gjaku tend
    Shperblim
    Nen shpate u derdh pa emer
    Nisjes
    Ngele grua pa mend

    Ky gjak
    S'kthehej me ne zemer.

    U derth mbi det
    Mbiu larg

    Shkelqimi i rralle
    Te befason
    Per peseqind vjen ne trup te
    botes

    Rreh zemr'e tij
    Ne gjuhen tone.

  4. #14
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    "diej te larget" - Dalan Luzaj (1996)

    Sonte

    M'u dashka sonte vere e vjeter
    Magjia s'di ku me perplas,
    O shpirt me dhimbjen gjer ne eshter
    Trazime, brenga te leme pas.

    U pame me ditet nga kafazi,
    Serishmi heshtjes te kthejme?
    Boshllekut vere te vjeter zbrazi,
    C'ka humbem kurre me s'e gjejme.

    C'te ngeli, pije miku im,
    Mos gezim-dhimbja prap na rren?
    Mohimi vjen pa ngushellim
    Te merr te plas e te mberthen.

  5. #15
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    "diej te larget" - Dalan Luzaj

    Riberje

    Kreshta e brenges ne sy.
    Ajzbergu rendon thellesive gjer ne gjak,
    Cdo gjetje venitet pa ty
    Per skllavin
    Liria s'eshte pak.

    Vdekjen pas kraheve...krenojme
    Labirintheve te saj hyjme e dalim pa shkak,
    Me sigurine e njeqind vjeteve jetojme,
    Cuditemi
    Si jetuam kaq pak.

    Flakim mendimet pa vlere,
    Rrjedhes, ribehemi ortek bore
    Nje cast, brenda nesh hyn pa u ndjere
    Brenga
    Si mike e vjeter per dore.

  6. #16
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Keni ndo nje liste te librave te tij?
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  7. #17
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar mė parė nga Leila
    Keni ndo nje liste te librave te tij?
    fatkeqesisht, jo.

  8. #18
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Ditė tė mirė, paē Mėmėdhe!

    Ditė tė mirė paē Mėmėdhe!
    Gjaku yt kėnd mė kėnd shpėrndarė.
    Sa mė larg aq mė pranė na ke
    Gjithėsesi tė urojmė pėr mbarė!
    Natėn e mirė, paē Mėmėdhe!
    Si u errėn bijtė e vuajtur, bijtė e tu aty?
    Pėr shpėrblim jepu dy pashė dhč,
    Pėr gjithė ē’vuajtėn, ndizu njė qiri!

    Velat e bardha
    Velat e bardha mbi liqen,
    Si luleshqerrat e livadhit tė vendit tim.
    Tej horizonti i fsheh
    Pėr tė ēelur buzė…
    Ēhikagos nė Perėndim
    Karaburun e Sazan ka pėrballė!
    Pėrgjaket dielli supeve shkėmbore.
    Syri pikon bėhet mall.
    Malli rritet e bėhet Vlorė.

    Motra

    Motra ka krah’e tė vjen.
    Motra pas nėnės bėhet nėnė.
    Motra ka zemėr e tė ndjen.
    Motra brenda shpirtit tė gjen!

    Vėllezėrit

    Vėllezėrit larg, nė mes humnerė.
    Pa asnje urė, asnjė sinjal.
    Urrejtja shfryne mbi ta paprerė.
    Nė mes, pėr ndarje rri njė mal.
    T’u ca njė venė, rrodhi njė gjak.
    Pakėsoi gjaku tek ai.
    Vėllai gjakun pyet nga larg,
    Nga cila zemėr rrodhe ti?

    Nė Vlorė

    Nė Vlorė!-tha Ismaili, I pari vet ēau nė kėmbė.
    Shtizė bėri krahun, flakė u bė nė erė.
    Qasi gurėt e themelit, gurėt mė tė rėndė.
    Nė gjunjė ra Isa, sy e zemėr prerė.
    Rilindi Shqiperia. Brofi Mėmėdheu.
    Mėhallat e Atdheut Kosovė e Camėri.
    Sheshit tė Flamurit sosi Skėnderbeu.
    Athdheun Ismail, ta besova ty!
    Kanina djep, varr dhe lavdi.
    Tė gjallė e tė vdekur bashkė ēdo Nėntor.
    Shtiza bėn lart, qiellit kuq e zi.
    Feston Shqipėria, kuq e zi nėVlorė.

    Ora
    Vitet dhe ora,
    Harresa, gjethe vjeshte pa vlerė.
    Nga brenda nxjerrim te dera.
    Mohimin qė njėherėsh kemi lerė.

    Atje
    Hutuar turma veten ndanė.
    Pėrrallat veshėve, Duartė bosh.
    Pėr Krisht Nastradinin kanė.
    I mjeri, ujė tė jep me shoshė.

    Fshatarėt
    Bujkrobėrit e mesjetės, Fshatarė.
    Zgjedha u plagoste qafėn ēdo vit.
    Tė urtė fshatra, si ishuj mes detit shpėrndarė.
    Mallkimi i Zotit i shkonte ēdo ditė.
    Gomari dhe veglat e varrit.
    I vetmi trashėgim.
    Mbrėmjeve bymeheshin pranė hi-zjarrit.
    Mesnatės binin nė mallkim.
    Fshatarin e njihte i pari rreziku.
    Pėr bukėn, fjala tutej.
    Rėndė e turpėronte vetėm miku.
    Bosh sofra, hapur dhé tė futej.
    Tė munduarit, tė harruarit, mbetur shkretė.
    Tė pėrbuzurit, tė varfėrit fshatarė.
    Kolona vertebrore u qėndronte drejtė.
    Fytyrėn dielli dhe nderi ua kish larė.

    Vjeshta
    Njihet vjeshta nga larg.
    E dobėt e verdhė, pa gjak.
    Shtojnė lumenjtė nė vjeshtė.
    Pylli fillikat hesht.
    Zbardhen gjethet tona pėr borė.
    Qetas afron me kosė nė dorė.

    ALI PASHA

    Hėna nxinte, Pasha ndante.
    Gjithė trishtimin me Alinė.
    Pas tradhtia vehten hante.
    Vranė Pashanė, jo historinė.
    Ra Janinės terr e nxinė,
    Mjekėr e thinjur larg udhėton.
    Trupi ngeli pa Alinė.
    Koka digjet, por s'perėndon.
    Ngriti ngjoli dallgė e shkume,
    Vec qytetin s'mund t'a zgjojė.
    Erdhėn nga larg, e vunė nė gjumė.
    Gjaku tij, dorė e huaj.
    Shqipėri qindra vjet,
    Ngjoli namin s'e pėrpiu,
    Nė cdo gjak qė shqipen flet.
    Gjallė ka qenė e ėshtė Aliu.
    Ngjolit thellė nė Janinė.
    Ra e s'mbyti pabesinė.
    Zbriti mal i Trebeshinės.
    Pėr tė lėnė nė fron Alinė.
    Tepelena kėmbė mali,
    Qanė dhe sot me lotė tė nxehtė.
    Ali Pashė o Ali djali.
    Prerė Vjosa shkon nė det.
    Dolli dielli nga Dhembeli.
    Ere e ftohtė, ra e fshiu.
    Ali Pasha gjallė ngeli.
    Jo mor jo s’vdes kurre Aliu!

    Pėrtej
    Njė kontinent mban nėn kėmbė.
    Kėtej, njė continent mbaj mbi shpinė.
    Kur fjalėt bėhen plagė, plaga dhemb,
    Mė tepėr dhėmbin me pabesinė.
    Bashkoje mbrėmjen me vetminė.
    Brenda saj si mbrin papritur?
    Ball pėr ballė dy zemra rrinė.
    Nė mes njė lumė me ujė tė kripur.

    Dimėr
    Hėna dimėron mbi borė,
    Tkurren druret nga malli pėr pranverė.
    Yjet ujin ngrijnė nė oborr.
    Brenda meje ti mbetur djerrė.
    E akullte klithma mbrinė nė timpan,
    Thyer mesnata pa ty.
    Njė shtizė hėne mė rri pranė,
    Malli djeg pėr qiri.
    Mosha ftohu dhe shtratin.
    Letra jote dogji ka vjet,
    Me shpresėn e lodhur pyes fatin,
    Mė duhet pa ty mė kjo jetė?
    Ngadalė ngrica po mė fton,
    Mė e ftohtė vetmia sesa ti.
    Rėnduar ēapi po mė fton,
    Atje, ku rrihet pėr ty.

    Rrėnjėt
    I shkurtėr,
    I gjatė,
    Rrėnjėt nė pjatė.

    Me ditė e netė pres

    Mė rren mesnata e pabesė.
    Besnike mike aq e rrallė.
    Nė paēa jetė njė shekull pres.
    Ndaj nisma shpresėn tė bėj gjallė.
    A thua ndihemi me mend?
    Apo mė ndien kur mė ke pranė?
    Thellė shpirtit ėshtė njė vend,
    Kur zemra zemrėn ngrohtė e mban.
    Ngatėrroj me kohė ē’kaloi,
    I marrė marrosa dikė tjetėr.
    Tė mori malli e tė ēoi,
    Mbi blunė e detit aq tė vjetėr.
    Me ditė e netė pres mbi shkėmb.
    Pulebėrdha tej nė klithmėn blu.
    Mbi krah malli aq i rėndė.
    Pa krah veē klithma sos kėtu.

    Po vjen
    Po vjen tha syri
    Brofi zemra pėr tė dalė,
    Malli djeg si qiriri.
    S’mėsoi malli asnjė fjalė.
    E madhėrishme bėre ballė.
    Pėr rreth shpėrtheu kaq shkėlqim.
    Ky vezullim nga ē’diell ka dalė?
    Nga sytė e saj gjithė ky burim?
    U qesh pak, sytė mė tepėr.
    E rrok…me zemrėn qė ta njohė.
    U shkund mbi ne gjithė qielli vjetėr.
    Brenda saj, asgjė mė s’shoh.

    Atė natė
    Atė natė mike u marrose.
    Edhe hėna u dogj me ne.
    Duke tretur mbeti hark kose.
    Hyr e dil, mbi ulli, mbi ne.
    Atje nga zjarri ende s’ka mbir’bar.
    Ullinjtė mpleksur bėrė rrjetė.
    Hėnė e qielltė mbushur ėshtė me re.
    Pėr t’u zbrazur nė tė dy na prźt.

    Fjala
    Si s’erdhe pas fjales me krah?
    Malli me heshtjen baret.
    Atje ku rrėnjė fjala s’ka.

    Preu flokėt gjimnazistja

    Kur preu floket njė degė e fshehu.
    Sa mbi vetull aq mbi sy.
    Qyeteti sytė mbi ta i shkrehu.
    Sa zemra fshehur rrinė aty.
    Kur preu flokėt u zhveshėn pyjet.
    Skaj globi ēeli njė rrafshnaltė,
    Sa lart, mbi hėnė njė grusht me yje.
    I ndrine asaj mbi ball tė artė.
    Kur preu flokėt ndriti qielli,
    Shkėlqen ajo dhe nė mesnatė.
    Dy shtiza nė mes nisi nga qielli.
    Ylber do thurrte pėr dhuratė.

    E vėrtetė
    E shkrehe armėn, pa zė?
    Brinjė mė brinjė u cel tuneli.
    A kishta arma plumba mė?
    Qė lulėkuqja sėrish tė celė.
    Mos u anko zemėr e plagosur,
    Sa plumba fsheh e ngroh nė gjak,
    Marri e njerėzve s’ka tė sosur,
    Mblidh gjakun qė t’u derdh pa shkak.
    E ftohtė pa gjak dora juaj,
    Kurrė s’heq gisht njė zemėr e nxehtė,
    Horizonti nis tė shuaj.
    Njė krah pulėbardhe qė u bė det.

    Kur mė vėshtron
    Kur mė vėshtron, mė ngroh me sy.
    Sa shpesh njė sy tė rri nėn flokė.
    Kur shpirti dallgėn pėrsėrit,
    Kėrkon ti zemrat t’i bėsh tok.
    As qiell as tokė s’vėshtroj pėr rreth.
    Prej bore kurmi pėrvėlon.
    Nga dega njė qershi e zgjedh.
    Tjetra pranė aq kuqėlon.

    Dy zemra
    Do tė fluturoj, the, drejt meje.
    Mbi det, lum, me krah si zog.
    Shpinės vitet do t’mi ndjeje,
    Si ortek do binin nė tokė.
    Casti I rralle sa do zgjasi?
    Ē’tė zbres tė ndihesh mė lirė.
    Tė nxjerr zemrėn jashtė qė t’ju flasi?
    Se ndoshta gjuha s’flet aq mirė?
    Kudo e bardhė, kudo e ngrohtė.
    Qerpiku i njomur, pėr c’na prźt?
    Nje mall dy zemra bėrė tok,
    Mbi ne njė pulėbardhė kėrkon det!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Sa mire bere Fiori me sjelljen e poezive kaq te deshirueshme per t'u lexuar e shijuar.

    --------------------------------------------------
    Tė krijosh domethėnė...tė krijosh.

  10. #20
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Kam pasur rastin ta takoj poeti e dashur Dalan Luzaj....me pelqejne shume poezite e tij.

    Ja nje perkushtim filozofik qe poeti i njohur Gjeke Marinaj i ben poetit Dalan Luzaj:


    NDERI PER POETIN
    (D.Luzajt )

    Nderi per poetin
    Eshte si frymemarrja,

    Pa te cilin njeriu
    Me pare nxihet ne fytyre
    E pastaj vdes.




    me nderime per poetin Dalan Luzaj,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •