Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Francë, Presidenti Sarkozy dërgohet me urgjencë në spital

    Francë, Presidenti Sarkozy dërgohet me urgjencë në spital

    Shekulli Online | 26/07/2009 | Nderkombetare
    mbyll


    Presidenti francez eshte derguar me urgjence ne spital sot ne mesdite rreth ores 13 e 30.
    Nikolas Sarkozy 54 vjec, sipas nje komunikate te Elizese, botuar oret e fundit nga gjithe agjensite nderkombetare te lajmeve, eshte ndier keq duke kryer disa ushtrime fizike.

    Fillimisht z.Sarkozy eshte vizituar nga mjeku personal dhe ka kryer nje test mjekesor. Disa minuta me pas, Elizeja, konfirmoi lajmin se ai eshte derguar ne spital.

    Francezet jane shume te ndjeshem ndaj shendetit te Presidenteve qe pas krijimit te nje precedenti me Fransua Miterran. Ky i fundit e fshehu per disa vjet nga publiku, semundjen e tij.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Paqe me shqiponjat. Maska e Korbi999
    Anëtarësuar
    08-04-2008
    Postime
    355
    Gjynah per te shoqen do te ngelet thate..... !
    Sidoqofte sherim te shpejte... !
    Bese dhe hakmarrje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Nikolas Sarkozi, sa shumë sakrifica për të qenë elegant

    Nikolas Sarkozi, sa shumë sakrifica për të qenë elegant

    Mjafton ta shohësh teksa ha në Bristol, një hotel i madh pak hapa larg Elizesë, për të kuptuar se Nikolas Sarkozi është vërtet një tip sportiv. Ai është një praktikues i vërtetë i vrapit, pedalimit me biçikletë, ecjes, skuashit dhe gjimnastikës në përgjithësi. Sarkozi ka një fizik të dobët, muskulor, për të cilin me sa kemi parë duket se kujdeset vërtet shumë. Zakonisht ai ha vetëm pjata të lehta, mbi të gjitha perime e sallatëra dhe shoqërohet gjithmonë në drekë në tavolinë nga bashkëshortja e tij, Karla Bruni. Kuzhinierët e Bristolit i serivirin shpesh, përveç perimeve dhe frutave të freskëta, peshk krudo dhe sushi alla japoneze. Në mesditë, Presidenti nuk preferon të hajë gjë tjetër. Edhe në darkat zyrtare, ku kuzhinierët e Elizesë janë të detyruar të servirin darka të plota, kujdeset shumë që të mos e teprojë: "përkëdhel" me gjuhë shampanjën, apo verën e kuqe dhe nuk e tejkalon asnjëherë në të ngrënë, sidomos nëse bëhet fjalë për një vakt si darka. Karla si gjithmonë nuk ia shqit sytë për të mos e lejuar në ndonjë "gabim" diplomatik me ushqimin. Ndryshe nga ai, Karla nuk është ndonjë tip sportiv. Ajo e shoqëron vetëm nëpër shëtitje dhe kur Sarkozi nisën të ecë me hapa të shpejtë, bukuroshja italiane nuk e lë asnjëherë vetëm. Por pasioni për vrapin që Presidenti Sarkozi ka, është shumë i madh. Këtë e kujtojnë mirë edhe agjentët e shërbimit sekret të Shtëpisë së Bardhë. Kur Nikolas shkoi me bashkëshorten e parë për të vizituar Presidentin Bush në rezidencën e tij në Maine, kërkoi menjëherë informacione për rrugën ku mund të bënte vrap. Megjithatë, nuk është se vrapoi shumë, për shkak të zënkave dhe mosmarrëveshjeve me gruan e atëhershme, Sesilia. Atëherë Sarkozi bëri vetëm pak vrap për të nxjerrë inatin dhe disa dhjetëra hapa të ngadaltë në ajër të pastër. Miqtë e tij të ngushtë e dinë se për t‘i pëlqyer zotit President duhet të kesh një fizik të përkryer, me muskuj të tonifikuar e trup në formë dhe të jesh i zoti që të flasësh për çështjet e rëndësishme të shtetit edhe kur je duke vrapuar. Përveç Presidentit, edhe Rakida Dati ka qenë shumë e zonja në vrapim. Gjynah që pas martesës së Sarkozisë dhe Karlës është e detyruar ta praktikojë e vetme dhe jo në shoqërinë e kreut të shtetit francez. Krerët e shtetit që merren me këtë lloj sporti janë të paktë: Obama për shembull preferon basketbollin, Gordon Braun është sedentar, Berluskoni dhe Zapatero po ashtu, ndërsa Merkel duket që nuk është ndonjë praktikuese e madhe e arteve atletike. I vetmi që merret me vrap është Sarkozia. Ajo që dihet me siguri është se Presidentit francez i pëlqen shumë të vrapojë, ndaj jo më kot e quajnë "Speedy Sarcozy". Sarko bën të paktën një orë kros çdo mëngjes dhe ndiqet nga trajneri personal i gruas së vet, Karlës, që i ka sugjeruar një dietë më të shëndetshme. Shpesh stërvitjet apo dëshira e njerëzve të fuqishëm të politikës për t‘u marrë me sport përbën një skup mediatik. Mediat vizive dhe ato të shkruara nuk lënë rast pa treguar fotot apo xhirimet ku të "fortët e botës" me tuta dhe bluza sportive vrapojnë, notojnë ose ushtrojnë pasionin e tyre për sportin në orët e lira. Kondolesa Rajs, përveç pasionit të saj për filmin "Casablanca", nuk e fsheh aspak kënaqësinë për sportin, madje jepte intervista për median, e hipur mbi pistën e palestrës. Lideri konservator britanik, Xhejms Kamerun, fotografohet thuajse gjithmonë i hipur mbi biçikletën e tij, njëlloj si kryetari i Bashkisë së Londrës, që e përdor atë për të shkuar në punë çdo mëngjes. Ish-presidentit pakistanez, Pervez Musharaf, i pëlqen shumë të luajë golf. Presidentit Bush, një prej njerëzve më të pushtetshëm të botës, i pëlqen shumë të bëjë kros dhe është fotografuar shpesh i veshur me kostum sportiv dhe shoqëruar nga qeni i tij, Barney. Në vitin 2007 bëri shumë bujë fotoja ku me dy ushtarë të kthyer nga Iraku vraponte i lumtur. Nuk ngelet pas edhe Prodi. Ish-kryeministri italian, çdo ditë, kryesisht pasditeve, ecën me kilometra të tëra me biçikletë dhe shpesh është cilësuar si shumë aktiv në luftën kundër dopingut në këtë sport. Në moshën 69-vjeçare vazhdon të stërvitet si një profesionist i vërtetë. Ndërsa ish-kryeministri spanjoll, Jose Maria Aznar, që është plot 55 vjeç, stërvitet gati dy herë në javë si një atlet dhe bën rreth 2 mijë ushtrime për muskujt e barkut. Po Barak Obama? Presidenti i sapozgjedhur i Amerikës dallohet për dietën e tij ushqimore të shëndetshme: ushqime organike, çaj dhe mjaft fruta. Obama është një atlet i vërtetë, si në shpirt, ashtu edhe nga fiziku. Jo më kot është anëtar i "Washington Sports Club". Gjashtë herë në javë, në mëngjes herët, rreth 45 minuta, ia kushton sportit. Ai vetë ka treguar për revistën "Men‘s Health" programin e tij: "Një ditë bëj shtanga, një ditë vrap. Nëse do të kisha mundësi do të bëja 90 minuta. Më ndihmon të qartësoj mendimet dhe të largoj stresin". Ka një ekip të specializuar me trajnerë dhe atletë me të cilët këshillohet për gjithçka. Në Shtëpinë e Bardhë Obama ka marrë me vete Reggie Love, një 26-vjeçar, i diplomuar në shkenca politike në "Duke University", një ish-lojtar basketbolli dhe futbolli. Modeli që pëlqen Obama është ai i një intelektuali me shpirt sportiv. Në pjesën jugore të Shtëpisë së Bardhë, një fushë basketbolli, një nga pasionet e Obamës, e zëvendësoi atë të T-Ball-it (minibejsboll) që preferonte Xhorxh Bushi. Sepse edhe Presidenti i larguar kishte famën e një adhuruesi të sportit. Vegla për t‘u ushtruar edhe në bordin e "Air Force One", por mbi të gjitha vrap, biçikletë dhe golf për ish—presidentin që u largua nga pushteti në kohën kur popullariteti i tij ishte në shifrat më të ulëta, por me vend nderi mes pesë presidentëve më në formë në historinë e Amerikës. Po Obama? Nuk ka asnjë pikë dhjami dhe është i shëndetshëm si kokrra e mollës. Është i gjatë 1 metër e 88 centimetra, sepse e di mirë që ushtrimet fizike mund të kurojnë shumë patologji. Në vende si Italia, Franca dhe Spanja, si pjesë e politikave shëndetësore është menduar që ushtrimet fizike të përshkruhen në recetat që japin mjekët e familjes. Në bazë të sëmundjes nga e cila pacienti vuan, duhet dhënë edhe ushtrimi fizik më i përshtatshëm. Megjithatë, ashtu si ilaçet, edhe lëvizjet mund të kenë efekte anësore, që duhen vlerësuar nga njerëzit kompetentë për këtë. Ashtu siç e tregoi rasti i Presidentit francez dy ditë më parë, që për shkak të një sforcimi të madh pati një problem të vogël me shëndetin. Megjithatë, mjekët tregojnë se ai është në formë të përkryer dhe i gatshëm të fillojë sërish stërvitjen pas disa ditësh.

    shqip.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •