Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316

    C'veprime duhen ndermarre per te luftuar mediokritetin ne shoqerine tone?

    Mediokriteti ne shoqerine shqiptare gjendet ne te gjitha sferat, vecanerisht ne ate kulturore e shkencore. Teksa shume vend e masin emancipimin duke u bazuar ne plane te ndryshme, me te rendesishmet jane pikerisht kultura dhe shkenca, ku shoqeria shqiptare calon.

    Nga sfera kulturore, mungojne stimuj per te ftuar masen e gjere per zgjerimin kulturor. Per shembull, e vetmja gje qe di te beje shumica e mediokerve te moshes se trete, eshte te ulen si couch-potato perpara televizionit e te degjojne lajmet e TVSH-se apo te Top Channel-it. Mbase nuk kemi statistika te sakta se sa persona shohin ndonje tip emisioni si ato te Discovery Channel, por besoj jane te uleta, dhene niveli i larte i mediokerrve te vendit tone.

    Nga sfera shkencore, eshte i trasheguar stagnacioni per shkak te mediokritetit - shumica kane ndermend te mbarojne nje shkolle (te niveleve te uleta, te mesme, ose te larta) dhe te behen pjese e asaj linje te shkolluarisht qe kenaqen me aq sa marrin, detyrimisht.

    Ne fakt, qe te dyja keto sfera sjellin nje efekt domino edhe mbi sfera te tjera, si fusha politike (ku mediokriteti eshte i vulosur). Madje, une mendoj se mediokriteti eshte masiv dhe teper i rrezikshem per te ardhmen e shoqerise sone.

    Por, c'mendoni ju se duhet bere per te sulmuar e per te fituar mbi mediokritetin qe ka zaptuar shoqerine shqiptare ne sferat kulturore, shkencore, mbase edhe politike (megjithese kjo e fundit do te lindte polemika te shumeta ketu...)? Cfare elementesh duhet te ndryshoje ose te transplantoje shoqeria shqiptare ne menyre qe te dale nje here e mire nga ky lak amullie?
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  2. #2
    Eshte shume e dukshme qe ne shoqerine tone shqiptare ne pergjithesi domonojne dhe do te "dominojne", sepse sensi i tyre, prej Hiene magnetizon hienat e reja, servile dhe bejne-kane ber' ushtrine....
    E si t'i eliminojme, ne ket kohe Linci mbase shume veshtire. Vetem te veprojme si Fishta.

    Fatkeqesisht ky mediokritet nuk esht vetem tek moshat e vjetra por eshte shume i shprehur edhe tek moshat e reja qe jane servil ndaj ketyre; koke bosheve-ego manjakeve- komunist....jane njejt me nje fjal.

    hyni neper institucione-universitete i shihni, qart, te rinjt duke mastrubuar gjith diten e gat.
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Dakord o Absolute, e kemi detektuar per se gjeri mediokritetin (me gjithe konsideraten racionale qe kam per mendjet mediokre qe s'e dine se jane mediokre). Pyetja qendron po aq gjeresisht e hapur: c'duhet bere...?

    Vertet neper institucione publike, private, akademike, etj., shikon masa mediokrish - madje, tani qe e mendoj, eshte e thjeshte t'i detektosh - por cfare mund te besh per permiresim? Mbase duhet gjetur ndonje zedhenes i mediokerve, per te qene pike kontakti ...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  4. #4
    srbe na vrbe Maska e pryll
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ke prroi palpoēit
    Postime
    573
    Nė nivel rinie duhen kriju nga vetė tė rinjtė grupe interesi, pra tė morin nisma vetė. Nė nivel institucional duhen vendos ca direktiva me afat plotėsimi dhe ca nevoja qė ka veni nė ēėshtje shkencore qė duhen plotsu nga shkencėtarė vendas. Nė nivel klase politike duhen sqaru kush janė synimet e shtetit shqiptar pėr tė ardhmen nė 50, 100 dhe 200 vjet kohė.

    I funit po mė i rėndėsishmi tė bohet i test inteligjence nėn mbikėqyrjen e ushtrisė nė shkallė kombėtare, tė pėrsėritet 3-5 herė pėr i periudhė 1 vjeēare dhe masnej tė deportohen simas kontineteve ata qė s'kapin kuotat. Mund tė qiten si emigrantė ose tė shiten me nai ven. Me atė rast ėshtė e qartė se zgjidhet dhe pėrfundimisht problemi i feve nė ven.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Vendndodhja
    beyond the road... I lie in wait...
    Postime
    469
    hapi i pare drejt emancipimit eshte lirimi prej iluzionit se masa mund te emancipohet.

  6. #6
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Mbase duhet gjetur ndonje zedhenes i mediokerve, per te qene pike kontakti ...
    lol

    Mund tė qiten si emigrantė ose tė shiten me nai ven. Me atė rast ėshtė e qartė se zgjidhet dhe pėrfundimisht problemi i feve nė ven.
    lol
    hapi i pare drejt emancipimit eshte lirimi prej iluzionit se masa mund te emancipohet.
    Ke kundėrshembuj pėr masa popujsh tė emancipuar nė mėnyrė shumė efikase.
    Mjafton tė shohėsh Zvicėr dhe Suedi.
    Vetėm iluzion nuk ėshtė ajo punė.

    Problemi ėshtė tjetėr...njė 10% nga e gjithė popullata e njė vendi janė tė ashtuquajturit elitė, mirėpo kjo nuk do tė thotė se 90% tjetėr duhet tė jenė budallenj. Qė pėr fat tė keq nė Shqipėri shumica kshu janė.

    Pėr humor:
    Ezekiel 25-17.

  7. #7
    Vertet neper institucione publike, private, akademike, etj., shikon masa mediokrish - madje, tani qe e mendoj, eshte e thjeshte t'i detektosh - por cfare mund te besh per permiresim? Mbase duhet gjetur ndonje zedhenes i mediokerve, per te qene pike kontakti ...
    kjo rruge me e sigurt por shume e gjate po me duket.

    I funit po mė i rėndėsishmi tė bohet i test inteligjence nėn mbikėqyrjen e ushtrisė nė shkallė kombėtare, tė pėrsėritet 3-5 herė pėr i periudhė 1 vjeēare dhe masnej tė deportohen simas kontineteve ata qė s'kapin kuotat. Mund tė qiten si emigrantė ose tė shiten me nai ven. Me atė rast ėshtė e qartė se zgjidhet dhe pėrfundimisht problemi i feve nė ven.
    ndersa kjo shume me e shkurt, por shume e rrezekishme, sepsse ka shume shume asi qe duhet depertuar-dine te bjen nje gje lol keta, Revoltohen sepse instinkti iu thot, kapni armet dhe zaptoni edhe me shume.

    mendoj se ketyre , duhet t'e iu hyme si cancer nga brenda, duke vendosur njerez te ngritur,q e dijne ta aktrojne mediokrin dhe keshtu pahetueshem, ti elimonojme, dal nga dal...
    per 10 vjet do te pastronim kogja...
    And my soul from out that shadow that lies floating on the floor, Shall be lifted -- Nevermore!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    do ishte mire qe te fillonte nga sistemi arsimor dhe me pas ne administrate me spastrime e sjellje te gjaku te ri nga shqiptaret qe jane jashte.
    arsimi do kishte nevoje qe te shtone nje dege te re si edukata morale dhe shoqerore plus qe te hiqte nga rradhete etyre mesues pa shkolle ose qe kane mbaru me miqesi ose kane diploma fallco duke i zevendesuar me te ardhur apo trajnuar jashte shteti.
    administrata ka nevoje per tu rinovuar me njerez me kulture dhe pervoje evropiane.
    si dhe tv te mudohet qe te krijoje ose te jape me shume programe qe edukojne si dhe qe tregojne se mediokriteti dhe korrupsioni duhen luftuar ne rradhe te pare nga populli i thjeshtene cdo cep qe te detyrojne dhe qeverin te luftoje

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,192
    Postimet nė Bllog
    22
    Tre intelektuale shqiptare ne moshe madhore ishin ulur ne nje kafene ne Tirane e po diskutonin me njeri-tjetrin per nivelin kulturor te shoqerise shqiptare. Dy jetonin ne Tirane, njeri ishte kthyer pas nje kohe te gjate specializimi jashte vendit.

    1. Njeri prej tyre insistonte se inteligjenca shqiptare ka rene shume poshte dhe eshte ne gjendje shume te keqe krahasuar me inteligjencen e vendeve te tjera te huaja.

    2. Tjetri mbronte bindjen se "shoqerite e huaja nuk jane me ndryshe nga kjo tona dhe ata hasin ne po te njejtat probleme."

    3. Ky i sapokthyeri nga jashte nuk po jepte mendim por po degjonte ne heshtje. Keta dy miqte e tij prisnin ndonje reagim te tij por ky hic. Nga kureshtja e pyeten se cili ishte mendimi i tij mbi ceshtjen ne fjale? Dhe ky iu pergjigj duke thene se dy gjera mesova nga specializimi qe bera jashte: a) problemet nuk zgjidhen me fjale dhe as vetvetiu por kerkojne impenjimin e te gjitheve intelektualeve te asaj shoqerie. b) maksimumi qe une mund te bej eshte te jap shembullin tim dhe te ndaj me shoqerine ate dije dhe kulture qe kam.

    Ndryshe nga dy te tjeret, ky miku nuk e shikonte gjendjen e krijuar si nje problem te shoqerise shqiptare apo si nje pune imazhi ne raport me boten e jashtme, por e shihte si pjese te pergjegjesise se tij intelektuale e personale. Problemi i shoqerise shqiptare eshte problemi im pasi edhe une jam pjese e kesaj shoqerie.

    Mediokriteti me i madh ne Shqiperi shfaqet ne formen e njerezve qe tregojne me gisht nga problemi por nuk kane as vullnetin dhe as deshiren qe te ndihmojne duke dhene kontributin e tyre konkret.

    Albo

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Mediokriteti me i madh ne Shqiperi shfaqet ne formen e njerezve qe tregojne me gisht nga problemi por nuk kane as vullnetin dhe as deshiren qe te ndihmojne duke dhene kontributin e tyre konkret.
    Kjo eshte teper e sakte. Pra, ideja eshte qe problemin e kemi identifikuar prej disa kohesh. Por tani, pyetja qendron "C'veprime duhen ndermarre". Albo duhet te jape nje mendim, qe mos bjere ne gracken 1 dhe 2 me lart.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Njė shtet paralel qė po kėrcėnon shoqėrinė shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-01-2010, 17:22
  2. Femra nė shoqėrinė Shqiptare.
    Nga kolombi nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-09-2004, 19:39
  3. Truri i sulmeve tė 11 shtatorit ka luftuar nė Bosnjė e Hercegovinė
    Nga StormAngel nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-08-2004, 19:35
  4. Kryetari i PD shpall platformėn e re: Nė 2005 me shoqėrinė civile
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2004, 09:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •