
Postuar më parë nga
ZKZ
Llap lexo me vemendje sjelli nga faqja e Sheradin Berishes, vellaut te Zafir Berishes....
AUTOUDHA VËRMICË MERDRE NË DREJTIM TË GABUAR
Për ndërtimin e autoudhës Vërmicë - Merdare do të shpenzohen mbi 3000 hektarë tokë pune. T’ja marrësh një sipërfaqe kaq të madhe, një vendi me sipërfaqe aq të vogël, do të thotë, këtij populli do t’ja rritësh edhe më tutje varfërinë. Kjo është më shumë se çmenduri nga ana e pushtetarëve. Kosova ka sipërfaqe të tokës, të cilën edhe po deshëm, ta shfrytëzojmë nuk do mundemi. Konfiguracioni i një pjese të teritorit, në Kosovë është i përshkuar me bjeshkë e lugina të ndryshme. Andaj po të ishte analizuar projekti ideor me ekspertë të mirëfilltë, autoudha do të lidhej në këtë vijë: Kukës - Zhur - fshatërat e Vrrinit, dhe të dilte pas Kalasë së Prizrenit, të lidhej me urën për të dalur mbi fshatin Genqare në drejtim të Budakovës, Jezercit, Ferizajit, Gjilanit e të lidhej me Bujanoc.
Shkruan: Aziz Morina - Prizren, 25. 04. 2010
Të gjithë popujt e botës kanë nevoj për ndërtimin e rrugëve. Sepse ato bëjnë lidhjen -komunikimin në mes tyre. Andaj edhe ne Shqiptarët kemi nevoj për ndërtimin e rrugëve, në vendbanimet ku jetojmë. Madje jemi vonuar paksa. Para se të merret një vendim për ndërtimin e ndonjërës prej rrugëve, fillimisht duhet të bëhet plan-programi mbi ndëtimin e atij segmenti rrugor. Pastaj të angazhohen expertët e mirëfillt tek të cilët dominon etika njerëzore e profesionale. Të dyja këto japin si rrezulltantë etikën kombetare, etikë kjo që nuk lejojn të punohet jo profesionalisht dhe nuk lejon shtrembërimin e së vërtetës mbi faktet reale.
Këta expert që në fillim do të merreshin me analiza e studime të gjendjes faktike, e më pastaj të fillon faza e projekteve ideore. Gjatë hartimit të projekteve janë të nevojshëm të punohen tri projekte ideore. Kur do të analizoheshin keto tri prjekte, do të përzgjidhej projekti më i favorshëm për ndëtimin e segmentit rrugor në cilën do pjesë të vendit tonë. Nga projekti i përzgjedhur ideor, do të duhej të fillonte hartimi i projektit detal. Pasi të kompletohet projekti duhet t’i nënshtrohej revidimit. Punë kjo do të bëhej nga institucioni, me titull ma të lart se byroja projektuse e cila e ka hartuar projektin detal... Njëkohësisht pasë fazës së revidimit kalon në fazën e realizimit.
A ndodhë kjo rregull procedure tek qeveritë tona?
Mjerisht këto rregulla procedurale tek ne nuk zbatohen. Sepse administratave shtetërore nuk u shkon për shtati, për arsye se nuk do të mundnin të manipulojnë me mjetet financiare të destinuara për realizimin e projekteve. Prandaj ata qevritarë lënë hapsirë manipulimi të mjeteve financiare. Për të arritur deri të qëllimi për të abuzuar me këto mjete financiare ata kanë pranuar për rreth vetes bashkëpunëtorë jo profesional dhe pa etikë njerëzore dhe profesionale, ku pjesa dërmuese e tyre janë servileë që miratojnë çdo gjë që iu ofrohet, me qëllim të vetëm tu hynë në hatër punëdhënësve të tyre, pa llogaritur se servilizmi është i dëmshëm për të ardhmen. Koha punon, ecën dhe nuk ndalon.
Qeveritarët, së bashku me bashkëpunëtorët për rrethë tyre, mbetën derra të kënaqur, ndërsa profesionalistët e mirëfillt mbesin si Sokrati i vuajtur. Për ta ndalur këtë dukuri jo të mirë, urgjentëisht duhet të largohen me anë të së drejtës ligjore derrat e kënaqur. Nga gjithë kjo që u tha më lartë, puna profesionale është në rrezik nga jo profesionalizmi dhe pasojat po i vuan populli. Andaj është nevojë dhe domosdoshmëri urgjente, të bashkohen ekspertet e mirëfillt, e ta ngrisin zërin e së vërtetës, t’ju thuhet NDAL projektimit e ndërtimit, të projekteve antiprofesionale dhe antikombëtare, e të projektojmë e ndërtojmë, duke u mbështetur në faktet teknike reale që janë në territorin e Kosovës.
Ndërsa ato fakte reale për projektim e ndërtimit në teritorin e Kosovës janë :
· Sipërfaqja e territorit në kufinjtë e tanishëm është 10.800 km2.
· Dendësia e popullatës për km2 është shumë e madhe.
· Shtrirja e vendbanimeve është shumë konfuze, dhe më e keqja e së keqës është se konfuziteti po vazhdon pa kurrëafrë planifikimi hapësinor.
· Kosova po shndërrohet në një katund të madh,falë ndërtimeve pa leje ndërtimi.
· Nga cilado pikë e skajshme e Kosovës që të nisesh, për të arritur në pikën tjetër të skajshëme, distanca më e madhe është 120.0km gjatësi, që me vozitje normale, mund të kalohet prej pikes në pik më ma pak se 90 minuta.
Mbështetur në faktet e lartëcekura, del se në Kosovë çdo metër katror e ka vlerën e vet të pakonpenzueshme. Kjo lë për të kuptuar, se çdo hap duhet të analizohet me përkushtim dhe përpikmëri professionale. Për ndërtimin e autoudhës Vërmicë - Merdare do të shpenzohen mbi 3000 hektarë tokë pune. T’ja marrësh një sipërfaqe kaq të madhe, një vendi me sipërfaqe aq të vogël, do të thotë, këtij populli do t’ja rritësh edhe më tutje varfërinë. Kjo është më shumë se çmenduri nga ana e pushtetarëve. Kosova ka sipërfaqe të tokës, të cilën edhe po deshëm, ta shfrytëzojmë nuk do mundemi. Konfiguracioni i një pjese të teritorit, në Kosovë është i përshkuar me bjeshkë e lugina të ndryshme. Andaj po të ishte analizuar projekti ideor me ekspertë të mirëfilltë, autoudha do të lidhej në këtë vijë: Kukës - Zhur - fshatërat e Vrrinit, dhe të dilte pas Kalasë së Prizrenit, të lidhej me urën për të dalur mbi fshatin Genqare në drejtim të Budakovës, Jezercit, Ferizajit, Gjilanit e të lidhej me Bujanoc. Në kuadër të gjithë kësaj katrahure që po e përjetojmë, është e nevojshme edhe e domosdoshme, që potenciali intelektual profesionalisht i ngritur, të bashkohet e ti dalin përpara kësaj fortune, ogurzezë që po e shkatërron Kosovën.
Në rast se vazhdon ky trend i çmendur në hapësirën e Kosovës, pas 20 viteve të ardhshme nuk do të kemi hapësira për banim. Apeloj tek profesorët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, të ngrisin zërin e arsyes të na bashkojnë edhe neve që kemi diplomuar në prani të tyre, që të gjithë së bashku t’ju themi, ndal këtyre të këqijave. Jemi vonuar shumë, por ejani që ta shpëtojmë këtë, çka ka mbetur. Kosova ka nevojë për udhë të rezervuara, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80.0km/h. Kjo mbase do të ishte më e arsyeshme.
( * Autori është ing. i diplomuar i ndërtimtarisë. )
Krijoni Kontakt