Close
Faqja 14 prej 22 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 211
  1. #131
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga MemphiS_ Lexo Postimin
    Po realizohet edhe nje projekt ide e inicuar nga Presidenti Ibrahim Rugova!
    HAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAaaaaaaaaaa
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #132
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Kryeministri Thaçi: Sot Qeveria që udhëheq unë po fillon projektin më të madh dhe më të rëndësishëm pas pavarësisë së Kosovës, projektin më të madh në historinë e saj !!!

    Po te ishte nje projekt ndertimi per ne Medvegje dhe Preshev do ishte mire.;por;;; ?!
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  3. #133
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    ja pse jam kunder autostrades

    do isha pro sikur kjo autostrad ti ndihmonte shqiptaret te cilet tashme jan te robruar do isha pro sikur te na lidhte me kosoven lindore tashme te harruar nga kosova do isha pro sikur te na lidhte me iliriden dhe jam kunder dhe do jem gjithmon qe kjo autostrad te na lidh me beogradin

    nuk na vyn autostrada kur ne kosov ka ende familje qe nuk kan kulm mbi kok

    nuk na vyn autostrada derisa 50% e kosoves jeton ne varfri

    nuk na vyn autostrade derisa jetimet dhe lypsit te bredhin rrugve te kosoves

    nuk na vyn autostrada derisa invalidet e luftes dhe te smurit te tjer nuk kan mundsi per sherim per shkak te kushteve ekonomike te cilet ne munges te parev vdesin neper spitale

    nuk na vyn autostrada derisa veteranet e luftes nuk kan me qka ti ushqejn femijet e tyre


    nuk na vyn autostrade kur kosova ende nuk eshte e pavarur

    nuk na vyn autostrada nese presheva spastrohet nga shqiptaret nese mitrovica na humb etj

    o vlla une nuk du pare nuk du asfalte nuk du rrym uj etj une du liri jo per vete se une jam i liri po per te gjith ata qe luftun per ket komb

    nuk na vyn neve autostrada kur ata qe luftuan per ket liri kalben ne burgjet serbe e maqedone e kosova as qe i permend

    kosoves nuk i nevoitet nje autostrad e till per momentin do mjaftonte sikur te rregulloheshin rruget egzistuse te cilat per momentin jan afer shkatrrimit per shkak te korrupcionit

    1000 % Pajtohem me mendimin tend, fjalet qe i thua as Topi nuk i luan. Te Lumte.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #134
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #135
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Kryeministri Thaçi: Sot Qeveria që udhëheq unë po fillon projektin më të madh dhe më të rëndësishëm pas pavarësisë së Kosovës, projektin më të madh në historinë e saj


    Vërmicë, 26 prill 2010



    Zonja dhe zotërinj,

    Sakrificën dhe vlerat e lirisë sonë po i fisnikërojmë . Këtë rrugë po ua dedikojmë heronjve të rënë dhe të gjallë. Kjo rrugë do të shëroj plagët e lirisë invalidëve të luftës . Do të bëjë edhe më krenarë, edhe më të fortë të gjitha familjet e dëshmorëve .
    Hashim Thaçi Kryeçlirimtari i Kosoves dhe Kryeministri i Republikes se Kosoves
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #136
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Hashim Thaçi Kryeçlirimtari i Kosoves dhe Kryeministri i Republikes se Kosoves
    Pa fije dyshimi
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga ZKZ Lexo Postimin
    Llap lexo me vemendje sjelli nga faqja e Sheradin Berishes, vellaut te Zafir Berishes....
    AUTOUDHA VËRMICË MERDRE NË DREJTIM TË GABUAR

    Për ndërtimin e autoudhës Vërmicë - Merdare do të shpenzohen mbi 3000 hektarë tokë pune. T’ja marrësh një sipërfaqe kaq të madhe, një vendi me sipërfaqe aq të vogël, do të thotë, këtij populli do t’ja rritësh edhe më tutje varfërinë. Kjo është më shumë se çmenduri nga ana e pushtetarëve. Kosova ka sipërfaqe të tokës, të cilën edhe po deshëm, ta shfrytëzojmë nuk do mundemi. Konfiguracioni i një pjese të teritorit, në Kosovë është i përshkuar me bjeshkë e lugina të ndryshme. Andaj po të ishte analizuar projekti ideor me ekspertë të mirëfilltë, autoudha do të lidhej në këtë vijë: Kukës - Zhur - fshatërat e Vrrinit, dhe të dilte pas Kalasë së Prizrenit, të lidhej me urën për të dalur mbi fshatin Genqare në drejtim të Budakovës, Jezercit, Ferizajit, Gjilanit e të lidhej me Bujanoc.

    Shkruan: Aziz Morina - Prizren, 25. 04. 2010

    Të gjithë popujt e botës kanë nevoj për ndërtimin e rrugëve. Sepse ato bëjnë lidhjen -komunikimin në mes tyre. Andaj edhe ne Shqiptarët kemi nevoj për ndërtimin e rrugëve, në vendbanimet ku jetojmë. Madje jemi vonuar paksa. Para se të merret një vendim për ndërtimin e ndonjërës prej rrugëve, fillimisht duhet të bëhet plan-programi mbi ndëtimin e atij segmenti rrugor. Pastaj të angazhohen expertët e mirëfillt tek të cilët dominon etika njerëzore e profesionale. Të dyja këto japin si rrezulltantë etikën kombetare, etikë kjo që nuk lejojn të punohet jo profesionalisht dhe nuk lejon shtrembërimin e së vërtetës mbi faktet reale.

    Këta expert që në fillim do të merreshin me analiza e studime të gjendjes faktike, e më pastaj të fillon faza e projekteve ideore. Gjatë hartimit të projekteve janë të nevojshëm të punohen tri projekte ideore. Kur do të analizoheshin keto tri prjekte, do të përzgjidhej projekti më i favorshëm për ndëtimin e segmentit rrugor në cilën do pjesë të vendit tonë. Nga projekti i përzgjedhur ideor, do të duhej të fillonte hartimi i projektit detal. Pasi të kompletohet projekti duhet t’i nënshtrohej revidimit. Punë kjo do të bëhej nga institucioni, me titull ma të lart se byroja projektuse e cila e ka hartuar projektin detal... Njëkohësisht pasë fazës së revidimit kalon në fazën e realizimit.

    A ndodhë kjo rregull procedure tek qeveritë tona?

    Mjerisht këto rregulla procedurale tek ne nuk zbatohen. Sepse administratave shtetërore nuk u shkon për shtati, për arsye se nuk do të mundnin të manipulojnë me mjetet financiare të destinuara për realizimin e projekteve. Prandaj ata qevritarë lënë hapsirë manipulimi të mjeteve financiare. Për të arritur deri të qëllimi për të abuzuar me këto mjete financiare ata kanë pranuar për rreth vetes bashkëpunëtorë jo profesional dhe pa etikë njerëzore dhe profesionale, ku pjesa dërmuese e tyre janë servileë që miratojnë çdo gjë që iu ofrohet, me qëllim të vetëm tu hynë në hatër punëdhënësve të tyre, pa llogaritur se servilizmi është i dëmshëm për të ardhmen. Koha punon, ecën dhe nuk ndalon.

    Qeveritarët, së bashku me bashkëpunëtorët për rrethë tyre, mbetën derra të kënaqur, ndërsa profesionalistët e mirëfillt mbesin si Sokrati i vuajtur. Për ta ndalur këtë dukuri jo të mirë, urgjentëisht duhet të largohen me anë të së drejtës ligjore derrat e kënaqur. Nga gjithë kjo që u tha më lartë, puna profesionale është në rrezik nga jo profesionalizmi dhe pasojat po i vuan populli. Andaj është nevojë dhe domosdoshmëri urgjente, të bashkohen ekspertet e mirëfillt, e ta ngrisin zërin e së vërtetës, t’ju thuhet NDAL projektimit e ndërtimit, të projekteve antiprofesionale dhe antikombëtare, e të projektojmë e ndërtojmë, duke u mbështetur në faktet teknike reale që janë në territorin e Kosovës.

    Ndërsa ato fakte reale për projektim e ndërtimit në teritorin e Kosovës janë :

    · Sipërfaqja e territorit në kufinjtë e tanishëm është 10.800 km2.

    · Dendësia e popullatës për km2 është shumë e madhe.

    · Shtrirja e vendbanimeve është shumë konfuze, dhe më e keqja e së keqës është se konfuziteti po vazhdon pa kurrëafrë planifikimi hapësinor.

    · Kosova po shndërrohet në një katund të madh,falë ndërtimeve pa leje ndërtimi.

    · Nga cilado pikë e skajshme e Kosovës që të nisesh, për të arritur në pikën tjetër të skajshëme, distanca më e madhe është 120.0km gjatësi, që me vozitje normale, mund të kalohet prej pikes në pik më ma pak se 90 minuta.

    Mbështetur në faktet e lartëcekura, del se në Kosovë çdo metër katror e ka vlerën e vet të pakonpenzueshme. Kjo lë për të kuptuar, se çdo hap duhet të analizohet me përkushtim dhe përpikmëri professionale. Për ndërtimin e autoudhës Vërmicë - Merdare do të shpenzohen mbi 3000 hektarë tokë pune. T’ja marrësh një sipërfaqe kaq të madhe, një vendi me sipërfaqe aq të vogël, do të thotë, këtij populli do t’ja rritësh edhe më tutje varfërinë. Kjo është më shumë se çmenduri nga ana e pushtetarëve. Kosova ka sipërfaqe të tokës, të cilën edhe po deshëm, ta shfrytëzojmë nuk do mundemi. Konfiguracioni i një pjese të teritorit, në Kosovë është i përshkuar me bjeshkë e lugina të ndryshme. Andaj po të ishte analizuar projekti ideor me ekspertë të mirëfilltë, autoudha do të lidhej në këtë vijë: Kukës - Zhur - fshatërat e Vrrinit, dhe të dilte pas Kalasë së Prizrenit, të lidhej me urën për të dalur mbi fshatin Genqare në drejtim të Budakovës, Jezercit, Ferizajit, Gjilanit e të lidhej me Bujanoc. Në kuadër të gjithë kësaj katrahure që po e përjetojmë, është e nevojshme edhe e domosdoshme, që potenciali intelektual profesionalisht i ngritur, të bashkohet e ti dalin përpara kësaj fortune, ogurzezë që po e shkatërron Kosovën.

    Në rast se vazhdon ky trend i çmendur në hapësirën e Kosovës, pas 20 viteve të ardhshme nuk do të kemi hapësira për banim. Apeloj tek profesorët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, të ngrisin zërin e arsyes të na bashkojnë edhe neve që kemi diplomuar në prani të tyre, që të gjithë së bashku t’ju themi, ndal këtyre të këqijave. Jemi vonuar shumë, por ejani që ta shpëtojmë këtë, çka ka mbetur. Kosova ka nevojë për udhë të rezervuara, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80.0km/h. Kjo mbase do të ishte më e arsyeshme.

    ( * Autori është ing. i diplomuar i ndërtimtarisë. )

    Tenderi për projektimin e audostrades është bër para 5 viteve,minister i transportit ishte Qemail Ahmeti atëhere është vendos traseja Vernicë-Prizren-Suharek-Shtimje-Lipjan-Prishtinë-Merdare për ket projekt oferta e Strabagut është mbi një miliard e treqin milion euro.

    Sheradin Berisha sa ishte në PDK nuk kam degjuar qe ta ket kundershtu trasen e tanishme te autostrades,edhe tani kur e kundershton nuk ofron argumente te qendrueshme per ndrrimin e trases,sa do të kushtonte autostrada andei nga propozon Sh.Berisha,a do të dëmtohej cilsia e autostrades ,cila është pjerrtësia e terrenit pas kalasë dhe në malet e jezercit.

  8. #138
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Megjithate mendimi per te kursyer TOKEN E BUKES duhet marre parasysh.

    Ne Shqiperi po masakrohet TOKA e BUKES..per ndertim shtepijasdh ne formen me te coroditur..

    Po keshtu dhe ne Kosove.

    Duhet menduar seriozisht per kte ceshtje.

  9. #139
    tHeKtHi MaMa :P
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1,708


    esht betu nje her si burrat LIMAJ
    if love is the answer, could you rephrase the question?

  10. #140
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979





    Limaj: Punimet kanë filluar mirë, ne jemi të kënaqur me ecurinë e këtyre punimeve

    2010-05-22

    Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj vizitoi punimet e autostradës Vërmicë-Merdar, në punishten e konzorciumit ''Bechtel & Enka''.



    Pas vizitës së punishtës në të cilën janë duke punuar punëtorët dhe makineritë e shtmta të këtij konzorciumi, Limaj, në fjalën e tij, fillimisht falenderoi përfaqësuesit e mediave, të cilët ishin pjesëmarrës në vizitë të këtyre punimeve dhe shtoi:'' Ju falenderoj shumë juve që sot jeni bashkë me ne, kjo është vizita jonë e parë pas përurimit solemn të fillimit të punimeve të autostradës, Vërmicë-Merdar, për të parë zhvillimin e punimeve të cilat janë duke u realizuar, në vendpunishten e autostradës''.



    Ministri Limaj, gjithashtu theksoi se tani e tutje ne do të jemi shumë shpesh në këtë rajon, për të parë dhe përcjellë hap pas hapi, dinamikën e zhvillimit të punimeve.



    ''Unë kam thënë edhe në fillim që me ndërtimin e kësaj autostrade po arrihet një punë e madhe, po realizohet ëndërra e Kosovës. Fati i madh është, që në realizimin e këtij projekti është një konzorcium i fuqishëm, konzorciumi ''Bechtel & Enka'', e cila do t?a realizojë këtë projekt madhor dhe nacional'', tha ministri Limaj.



    Nga kjo kompani do të mbetet edhe një përvojë dhe eksperiencë e shkëlqyeshme për kompanitë kosovare, por edhe për proceset tjera ekonomike të cilat ne mund t'i shfrytëzojmë maksimalisht, për zhvillimin dhe ndërtimin e mëtutjeshëm të biznesit kosovar. Jam i bindur që njerëzit tanë dhe kompanitë tona, inxhinierët tanë do të mësojnë shumë nga eksperienca e tyre, shtoi Limaj.



    Ndërsa, sa u përket zhvillimit të këtyre punimeve, ministri Limaj theksoi se këtu jemi në kilometrin e shtatë të rrugës, nga kufiri me shtetin shqiptar, punimet kanë filluar mirë, dhe ne jemi të kënaqur me ecurinë e këtyre punimeve.



    Ministri Limaj pohoi se sipas organizuesit të këtyre punimeve, brenda tri javëve pritet që në çdo pjesë, në gjithë 19 kilometërshin e parë të kësaj autostrade deri në Prizren do të fillojnë punimet.



    '' Ne nga ana jonë si Qeveri e Kosovës, po punojmë që t'i largojmë të gjitha pengesat e mundshme, si ato teknike dhe shpronësimet. Dua të shpreh mirënjohje për Kuvendin Komunal të Prizrenit por edhe për ndërmarrjet publike, që e kanë kuptuar seriozisht këtë projekt, dhe janë aktivizuar për të larguar të gjitha pengesat, e mundshme siç janë KEK-u, ujësjellësi, dhe të gjitha ato ndërmarrje që i vijnë në ndihmë kompanisë Bechtel&Enka ta zhvillojë punimet normalisht'', theksoi kreu i MTPT-së.



    Sa i përket procesit të shpronësimit të tokave, sipas ministrit Limaj, gjërat janë duke shkuar në rrugën e duhur, mendoj se afatet ligjore do të përfundojnë këtë muaj dhe përfundimisht Ministria e Financave të fillojë ekzekutimin e vendimeve për të gjitha ato prona private të cilat janë shpronësuar. Tani për tani nuk shohim asnjë problem, në zgjerimin e punimeve edhe në pikat tjera, ashtu siç është plani të punohet në 19 kilometrat e kësaj pjese të autostradës.



    Ndërsa, kur është fjal për mbikqyrjen e këtyre punimeve nga ana e zyrtarëve të MTPT-së dhe bashkëpunimit me ''Bechtel& Enka'' Limaj tha:''Mund të ju them se sa u përket punëtorëve ministrisë sonë, ata do të jenë vazhdimisht këtu për të mbikqyrur por edhe për të ndihmuar rreth asaj nëse paraqitet ndonjë telashe, gjatë realizimit të projektit''
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 14 prej 22 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •