Close
Faqja 11 prej 22 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 211
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Autostrada Durrës- Prishtinë, projekt vizionar i dr. Rugovës!

    Myrfet Shasivari

    Të mos harrojmë

    Tanimë të gjithë jemi vetëdijesuar, edhe për faktin se Kosova, si shteti më i ri në Evropë, ndodhet në prag të një nisme për realizimin e një projekti të rëndësisë kardinale, qoftë në aspektin ekonomik, por më tepër me karakter kombëtar, siç është autostrada Durrës- Prishtinë. Kështu, përderisa kjo nyje transnacionale, e cila e përshkon “zemrën” e trojeve ilire- dardane, tanë konsiderohet të jetë përfunduar në pjesën e territorit në Republikën e Shqipërisë, ceremoniali i fillimit të punimeve për ndërtimin edhe në territorin e Republikës së Kosovës, nga institucionet kompetente të vendit, është planifikuar të bëhet në orën 13 të 25 prillit. Ndërkaq që këtij akti të rëndësishëm për të ardhmen e kombit shqiptar, tanimë i paraprijnë shumë shkrime e komente nëpër media, sikurse që është paralajmëruar se kësaj të diele në pikën kufitare, ku edhe do të bëhet inaugurimi i punimeve, ceremonialit, do t’i bashkëngjiten autoritetet më të larta të dy shteteve, të Shqipërisë dhe të Kosovës. Dhe doemos se në këtë manifestim përurimi punimesh, do të ketë fjalime dhe deklarata të shumta funksionarësh që përfaqësojnë institucionet më të larta të dy vendeve, semantika e të cilave do të ngërthejë rëndësinë e shumëfishtë që do të ketë kjo nyje standarde e rrugës, veçmas në aspektin e një integrimi të përshpejtuar të shqiptarëve në familjen e shteteve evropiane. Mirëpo, ende nuk mundë ta paragjykojmë çështjen nëse nga ndonjë referues i rastit në ceremonialin festiv të së dielës në Vërmicë, do të kujtohet që ta përmend emrin e dr. Ibrahim Rugovës, jo se ai ishte një politikan i urtë, apo siç e ka quajtur agjencia “Royters” “ikona e politikës shqiptare”, por se nga goja, respektivisht truri i këtij presidenti vizionar, që para shumë viteve, për të parën herë, u publikua ideja e ndërtimit të autostradës Durrës- Prishtinë”, e cila kombin shqiptar do ta paraqes me tërë dinjitetin e tij para botës. Themi nuk mundë të paragjykojmë, ngaqë, që nga hapat e parë drejtë nismës së këtij megaprojekti të infrastrukturës rrugore gjithshqiptare, e deri në ditët kur edhe fillojnë punimet, qoftë nga kasta politike, por edhe nga ajo mediale, nuk kemi hasur ndonjë person, që qartazi ta theksojë faktin që projekti i autostradës Durrës- Prishtinë, ishte pjellë e mendësisë vizionare të presidentit të amshueshëm të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Këtë çështje, jo se e trajtojmë për ta ngritur edhe më peshën që pati politika rugoviane në mozaikun e veprimtarisë për shtetbërjen e Kosovës, ngaqë, një politikë e tillë, tanimë është rrënjosur thellë në mendjen e secilit shqiptar, anë e kënd planetit ku ai frymon, porse, vënia në spikamë e faktit se dr. Ibrahim Rugova, ishte projektues ideator për ndërtimin e autostradës, do të dëshmonte,

    se ne nuk jemi popull që i harrojmë kontributet e figurave tona nëpër shekuj, ndaj edhe të dr. Ibrahim Rugovës. Andaj, qoftë me rastin e fillimit të punimeve, apo me rastin e finalizimit të kësaj autostrade në Merdarë, mbase do të dalë edhe propozimi, që kjo nyje transnacionale, ta marrë emrin e dizajnuesit të saj ideor, autostrada “Ibrahim Rugova”, që ngazëllimi për këtë projekt ta ketë kuptimin real, përderisa kësisoj do të kontribuohej që figura e presidentit të amshueshëm të Kosovës, të mbetet prore e ngulitur edhe në imazhin e brezave që vijnë pas nesh.

  2. #102

  3. #103
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Kjo oratoria e Berishes definitivisht eshte e madhe dhe shume unike

    Ka nje lloj te folme patriotike qe te fascinon. Mos te harrojme qe edhe ketu ne Vermice na premtoi edhe hekurudhen! (shpresoj se ky lajm nuk do te shkaktoje turbulenca)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 25-04-2010 më 09:51

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    E shtershum ket autostrad , per hajr na koft !



    Ishalla sa ma pak keqperdorime se siq po shifet nkit autostrad kan me ja q! robt tu vjedh
    We are all Aliens

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    i ndjeka ne tv dhe u gezova por nje gje qe me brengos eshte se shumica e zyrtareve Kosovare nuk munden fjalimin ta e mbajne pa e lexuar bile edhe duke e lexuar belbezonin ,qka keta nuk e bene dr, Sali Berisha ,ambasadori Amerikan dhe ai i Turqise por ..,,

  6. #106
    Zoti i di te gjitha Maska e shoferi
    Anëtarësuar
    15-01-2008
    Vendndodhja
    Malishev
    Postime
    65
    Gezuar dhe urime te gjithve e sidomos shoferave te kamionve, sepse tash 11vjet te zit e ullirit e kemi par neper shpal nja dy vjet pastai qe nent vjet neper puk e qafa malit si gjithmon plot befasi e gropa na e ka hanger ymrin por Xoti na ka ruajt dhe jemi shendosh e mir.edhe njeher gezuar dhe perhajr na koft
    Zoti i di te gjitha

  7. #107
    Ne shqiptaret jemi nje popull shum i cuditshem, gezohemi per gjana te kota. Ne ende nuk i dijme kufite egzistues te Kosoves, e ne anen tjeter qeveritaret tane me keto gjera mundohen ta mbajne ende popullin ne gjume. Serbia vepron e Shqiptaret vetem bejne fjale e asgje tjeter. Si mendoni ju qe te ndertohen rruget para se Ushtrija jone te vendoset ne kufi ( Merdare ) me serbine. Me 30 Maj te ketij viti serbija do i mbaje zgjedhjet ne veri te Kosoves dhe neper enklava tjera, ndersa Qeveritaret tane si pishpirika me ate fare Delliu e Saliu kinse po bejne dic ne te mire te Kosoves dhe popullit te saj. Se pari duhet te shuhen te gjitha strukturat paralele serbe dhe te vendoset ushtria shqiptare ne kufi shqiperi-serbi ( Merdare ) e pastaj te fillohet me ndertime te rrugeve, hekurudhave e tjera.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #108
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    O Alla-hu im me fal se dua te shkruaj se nuk po e gelltis ket qe po flitet.Kosova nji teritor prej me pak se 11000 km katror te investoi kaq para ne nji rrug qe me zotor kalohet per 4 ore esht veq nji zhurm e nji e hedhure hi syve popullit se kjo udhheqsi po ben diq per gjeneratat qe vin.Kjo sesht ne gjendje te bej per ata qe sot i mungo kujdesi shendetsor , siguria e shum tjera.Veq me projekte te medha genjehet ai qe do te genjehet e ata jon populli qe esht i ndeshkuar nga Allahu xh.h qe te psoi per fajn e vet.Rruget gjarprore te kuksit e rreshenit ishin penges e kumunikimit mes kosoves e shqipris, e jo prizereni e prishtina .,po jon leket per hajdutet e fatmirit te madh e te vogel.Kjo esht arsyja e vertet e ata qe e mohojn ket jon kanceri i shoqris shqiptare,Ne sot kemi pun tjera para vetit,sjemi as kund me njohjet nderkombtare,sjemi as kund me te drejten ligjore e juridike dhe ne krijimin e nji shteti shtet...Rruget e mira behen lakmi per okupatoret,e kure na gjejn te shkaperderdhur armiku i nga tankset 100 ne ore.

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e liridoni703
    Anëtarësuar
    17-02-2007
    Postime
    212
    Urime gjithe Shqiptareve fillimin e ndertimit te Autostrades Morin-Merdare...
    E nese edhe keta qeveritaret tane i degjojen disa papagall se rruga jo eshte shume e shtrenjet jo nuk ka bugjet kjo kurr nuk do te ndertohet..
    Po ti kishin degjuar po keta qevritar edhe para luftes politikan ton dhe disa ish oficer te jugosllavit kosova kurr nuk do ishte qliruare nga serbija po ti pritshem edhe ne deri sa ne ti bejmi armatimin dhe forcen si e kishte serbija ,po keta trima ja filluan luftes Ne kry me komandanti legjendar adem jashari dhe e fituan luften e tani do ta ndreqin edhe ket akte madhor per kombin ton ,,e ju dis qe keni aq shume frik dhe mos besim ne veten priteni ju deri sa ti beni miloinat gati dhe tani e nderqni...
    Po te ishte trembur poplli i kosove sprej serbis kurr kosova nuk do te ishte e lire,po keta qlirimtaret ja sollen lirin popllit te vete ,e keshtu do ta gezojen edhe autostraden,,,se ju disa po mendoni se po shtrojmi rruge lokale me 10 euro ,,po duhet te ju vije pak turpe per ato qka i folni dhe qka i mendoni disa ...se ndoshta pikrishte ju edhe ne vitet e 97/98 keni menduar se koosva kurr nuk do ta fitoj luften po ja qe e fituam,,,dhe kete do ta fitojmi te jeni te sigurte poplli i nderuar shqiptare...

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Nisin punimet për autostradën


    Nga Express më 25.04.2010 në ora 13:40
    (E plotësuar)

    Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij shqiptar Sali Berisha, përmes shtypjes së butonit kanë bërë shpërthimin e parë, i cili simbolikisht ka shënuar edhe fillimin zyrtar për ndërtimin e projektit madhor të autostradës Morinë-Merdar.

    Mijëra qytetarë nga Kosova dhe Shqipëria ishin mbledhur të dielën në Vërmicë, për të marrë pjesë në inaugurimin solemn të punimeve në autostradën Morinë-Merdare nga kompania “Bechtel & Enka”.

    Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe përfaqësues të ambasadave të huaja në vendin tonë.

    Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, duke vlerësuar rëndësinë e autostradës, ka thënë se ajo do të përmirësojë lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe popujve të të dy vendeve.

    “Sot po nis jetësimi i një ëndrre të kahmotshme, ndërtimi i autostradës Vërmicë-Prishtinë-Merdar, e cila do ta lidhë Kosovën me Shqipërinë dhe me gjithë rajonin udhën tonë të pakthyeshme drejt integrimeve euroatlantike. Që sot po nis beteja e madhe për rrugën e shpresës sonë të përbashkët për zhvillim më të shpejtë ekonomik, sepse kjo autostradë do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë. Por, tej dobisë ekonomike, për tej sjelljeve të mëdha që do të na sjell bashkëpunimin dhe njohjen e ndërsjellë, kjo udhë ka domethënie shumë me të fuqishme shpirtërore për ne, sepse shënon përfundimin e ndarjes së padëshiruar që na është imponuar shekuj me radhë”, ka thënë Sejdiu.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, nisjen e punimeve të autostradës e ka vlerësuar një moment të rëndësishëm historik, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe aderimit të Shqipërisë në NATO.

    “Sot para nesh, para institucioneve të shtetit e të qeverisë sonë shtrohen obligime tjera të mëdha përpara për kombin, përmirësimin e jetës së qytetarëve paraqet imperativ kryesor të angazhimeve tona të përditshme. Vendi ynë ka nevojë për infrastrukturë moderne, një e tillë është udha e kombit. Kjo lidhje është edhe pjesë e idealit të dëshmorëve që ranë brez pas brezit për perspektivën e të ardhmen e përbashkët tonë. Është obligim i ynë institucional për t’i hapur perspektiva të reja qytetarëve tanë, është obligim i yni për edukimin e brezit të ri me frymën e vlerave kombëtare të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, ka thënë Krasniqi.

    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndërtimin e autostradës, duke thënë se autostrada do të afrojë edhe më shumë pranë njëra-tjetrës Kosovën dhe Shqipërinë, si dhe do të përshpejtojë proceset e integrimeve drejt Evropës.

    “Sot këtu në Prizren, drejt Prizrenit janë drejtuar sytë, mendja dhe zemra e mbarë shqiptarëve kudo që ndodhen. Sot qytetarët e Kosovës, Qeveria e Kosovës, edhe njëherë si të shumtën herë i bashkuan frontet se ata janë të vendosur për çdo vendim për interesin kombëtar, se ata sikur në të shkuarën, për këtë interes nuk lënë çmim, janë të gatshëm të paguajnë çdo gjë. Inaugurimi sot i korridorit të kombit vetëm më pak më shumë se dy vjet Kosova e pavarur, dëshmon se çfarë mund të bëjnë shqiptarët e lirë, dëshmon forcën magjike të lirisë, vullnetin e hekurt të shqiptarëve për të kapur kohën e humbur, për të ndërtuar të ardhmen që meritojnë”, ka thënë Berisha.

    Për më tepër, ai ka thënë se nga Korridori i kombit nuk do të përfitojnë vetëm Kosova dhe Shqipëria, por edhe vendet e rajonit, përfshirë edhe Serbinë, ndërkaq paralajmëroi se në të ardhmen do të nisë edhe projekti për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Prishtinë.

    “Inaugurimi i këtij korridori do të vazhdohet me inaugurimin e fillimit të punimeve të hekurudhës që do të lidhë Tiranën dhe Prishtinën”, ka thënë Berisha.

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se me ndërtimin e autostradës po hapet epoka e fuqizimit të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe se me ndërtimin e kësaj autostrade ëndrra po shndërrohet në realitet.

    “Sot po nisim rrugën e kombit, më lejoni t’ju përkujtojmë respekt ëndrrën dhe sakrificën e stërgjyshërve tanë në kufij të ndarë dhe t’u themi me zë të lartë dhe shtetëror, po, sot në këtë ditë po e nisim rrugën tonë, rrugën e munguar, rrugën e kombit, rrugën e ëndrrave tuaja dhe ëndrrave tona, rrugën e afrimit dhe të komunikimit, rrugën e zhvillimit ekonomik dhe emancipimit shumëdimensional të shoqërisë kosovare”, ka thënë Thaçi.

    Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, ka thënë se me ndërtimin e autostradës po thyhen muret e së kaluarës dhe se autostrada e Kosovës po bëhet një udhëkryq për të gjithë popujt e rajonit.

    “Fillimi i ndërtimit të kësaj autostrade dëshmon përkushtimin e qeverisë sonë, për të realizuar ëndrrat e shumë gjeneratave që në vepër përcaktojnë rrugën e ardhmërisë së Kosovës. Kjo autostradë në zemër të Kosovës, bëhet një udhëkryq i rëndësishëm për të gjithë rajonin, për gjithë popujve e rajonit dhe kjo autostradë të gjithë ne së bashku të gjithë popujt e rajonit do t’i çojë drejt Evropës së bashkuar. Sot e realizojmë një objektiv të rëndësishëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës projekt me peshë të veçantë për zhvillimin ekonomik, me krijimin e mirëqenies ekonomike përmes krijimit të lidhjeve ndërkombëtare të komunikimit”, ka thënë Limaj.

    Për më tepër, ministri Limaj ka thënë se autostrada do të ndihmojë që Kosova të bëhet më tepër tërheqëse për investime të huaja, se do të ketë dalje në det dhe se do të lidhet me rrugët e shteteve fqinjë.

    Ambasadori amerikan, Kristofer Dell, ka shprehur kënaqësinë që ndodhet në inaugurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin autostradës, projekt i cili është provë se vendimi i pavarësisë së Kosovës është i drejtë.

    “Çdo kush që vë në pikëpyetje nëse pavarësia është vendim i drejtë atëherë shikon mijëra qytetarët që kanë ardhur sot. Le ta dinë se sa i rëndësishëm është pavarësia e Kosovës”, ka thënë Dell, i cili garantoi se SHBA do të jetë në krah të qeverisë në realizimin e këtij projekti.

    Kompania fituese e tenderit “Bechtel & Enka”, të dielën e kaluar ka sjellë në Kosovë mbi 30 makineri ndërtimi, në kuadër të fazës së parë të mobilizimit të mjeteve për autostradën Morinë-Merdare.

    Autostrada do të jetë e sistemit të mbyllur dhe hyrje-dalje do të ketë vetëm në kyçjet e autostradës. Gjerësia e autostradës do të jetë 28 metra, ku do të jenë 4 shirita qarkullues me nga 3.75 metra, 2 shirita për ngadalësim me nga 3 metra, si dhe brezi i gjelbër në mes në gjerësi prej 4 metrash.

    Shpejtësia e projektuar përgjatë gjithë gjatësisë së autostradës është 120 km në orë, ndërsa aty ku karakteristikat e lejes mjedisore lejojnë, është gjithashtu e mundshme të zhvillohet një shpejtësi e projektit prej 140 km në orë.

    Nëse nuk paraqiten pengesa, ndërtimi i autostradës Morinë - Merdare pritet të përfundojë brenda 36 muajve, kurse ajo do të kushtojë rreth 700 milionë euro.

    Autostrada Morinë-Merdar, e cila është vazhdimësi e autostradës Durrës – Morinë, apo “Rruga e Kombit”, lidh Republikën e Kosovës me Republikën e Shqipërisë, ndërsa Kosovës i krijon mundësi të daljes në det duke e lidhur pikën më të skajshme kufitare të Kosovës, Merdaren me portin e Durrësit.

    Gjatë kësaj periudhe kohore, sipas autoriteteve në Kosovë, do të punësohen rreth katër mijë punëtorë vendës në ndërtimin e autostradës Morinë- Merdare. 40 për qind të punimeve të drejtpërdrejta në trasenë e rrugës thuhet se do t’i kryejnë kompanitë vendore. /kosovapress/

    Nis ndërtimi i autostradës Vërmicë-Merdare

    Në pikën kufitare në Vërmicë, sot fillojnë punimet për ndërtimin e projektit madhor të autostradës, Vërmicë-Merdare. Në ceremoni pritet të marrin pjesë personalitetet më të larta nga Kosova dhe Shqipëria si dhe qytetarë të shumtë.Fillimin e punimeve, duke aktivizuar një shpërthim eksplozivi, do ta bëjnë Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Shqipërisë Sali Berisha.

    Ndërtimi i autostradës Vërmicë – Merdar do të mundësojë edhe punësimin e rreth katër mijë njerëzve. Zyrtarë të Qeverisë thonë se gjatë tre vjetëve të ardhshëm, sa parashihet të zgjasë projekti, rreth 40% të punimeve do t’i kryejnë kompanitë vendore.

    Autostrada Vërmicë – Merdar është njëri ndër projektet që ka ngjallur, përveç tjerash, debate të shumta politike. Partitë e koalicionit qeverisës e mbrojnë projektin dhe qasjen e Qeverisë ndaj tij. Opozita, ndërkohë, kritikon institucionet për mungesë transparence dhe mos zgjedhje të kohës së duhur për realizimin e projektit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 11 prej 22 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •