Close
Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 211
  1. #21

    Autostrada, fillon në nëntor



    Ndërtimi i autostradës Vërmicë – Merdar do të nisë në dhjetëditëshin e parë të muajit nëntor. Projekti realizohet në formën e partneritetit publiko-privat, por nuk dihet ende se sa do të kushtojë. Ofertat hapen më 25 shtator, kurse në garë janë kompania Alpina, Bektel & Enka, Makiol, Picaroli, Porr, Shtrabak dhe Terna.

    Nga Arben Hyseni më 03.09.2009 në ora 8:23
    Ministria e Transportit ka në plan që ndërtimin e autostradës Vërmicë – Merdar do ta nisë në dhjetëditëshin e parë të muajit nëntor. Kalon nëpër tetë komuna dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 1 mijë e 62 hektarësh.

    Kostoja financiare nuk dihet ende, por sipas kalkulimeve paraprake të Qeverisë, do t`i afrohet shumës një miliard euro. Ministri Fatmir Limaj ka lajmëruar se oferta për fillimin e ndërtimit të autostradës Vermicë – Merdar do të hapet deri më 25 shtator. Vetëm 30 ditë janë në dispozicion të kompanive për të bërë ofertat e tyre.

    Ky projekt, sipas rekomandimeve të kompanisë konsultuese “Eversheds”, do të realizohet nëpërmjet formës së partneritetit publiko-privat dhe me kredi. Tashmë në listën e ngushtë për realizimin e tij projekti janë futur shtatë kompani.

    Të gjitha janë nga vendet e huaja. Emrat e tyre u bënë të ditur pas takimit të komitetit ndërministror të autostradës, “Alpina” nga Austria, “Bektel & Enka” konsorcium amerikano-turk, “Makiol” nga Turqia, “Picaroli” nga Italia, “Porr” dhe “Shtrabak” që të dyja nga Austria dhe “Terna” nga Greqia.

    Fatmir Limaj, i cili kryeson Komitetin ndërministror, të mërkurën në një konferencë shtypi, tha se kompania konsultuese “Eversheds” ka kërkuar hapjen e ofertës për mbikëqyrjen ndërkombëtare, si dhe përgatitjen e dokumenteve për hapjen e ofertës për realizimin e punimeve deri më datën 25 të këtij muaji.

  2. #22
    Turp qeveris e cilla e lejoj qe te futet edhe kompania greke “Terna” nga Greqia edhe duke ditur mire se nuk na ka njohur pavarsine por prap se prap ne kemi qejf qe t'ja mbushum xhepin shtetit grek.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anëtarësuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Citim Postuar më parë nga Val9 Lexo Postimin
    Turp qeveris e cilla e lejoj qe te futet edhe kompania greke “Terna” nga Greqia edhe duke ditur mire se nuk na ka njohur pavarsine por prap se prap ne kemi qejf qe t'ja mbushum xhepin shtetit grek.
    Tenderi ende nuk ka perfunduar dhe eshte heret te hidhen keso akuzash ne emer te Qeverise se Kosoves.
    Definitivisht po ta hjeki une kete dileme se Greket do ta fitojne kete Projekt,as gjasa nuk kane.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #25
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Ne na duhet kompania qe e nderton me koston me te ulet, kjo eshte ajo qe na intereson, nuk eshte peofesionale tja japim projektin nje kompanie qe na mer me teper Lek, vetem e vetem te mos jetë Greke.
    Megjithate sic u tha dhe me larte, Greket nuk kane gjasa te fitojne.
    Hajde pune te mbare dhe me krahe te lehte.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  6. #26
    Citim Postuar më parë nga flory80 Lexo Postimin
    Ne na duhet kompania qe e nderton me koston me te ulet, kjo eshte ajo qe na intereson, nuk eshte peofesionale tja japim projektin nje kompanie qe na mer me teper Lek, vetem e vetem te mos jetë Greke.
    Megjithate sic u tha dhe me larte, Greket nuk kane gjasa te fitojne.
    Hajde pune te mbare dhe me krahe te lehte.
    E kur po kryhet kjo qi u nis ne Shqipri.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Kah shkon autostrada
    Ndërtimin e autostradës Morin – Merdar, kryeministri Hashim Thaçi e cilësoi si një projekt që do t’i japë efekte të jashtëzakonshme ekonomisë së vendit. Ajo ndjeshëm do të ndikojë në rritjen e GDP-së

    Gazeta"Express"

    Nga Arben Hyseni më 04.09.2009 në ora 8:04

    Kryeministri Hashim Thaçi, në mbledhjen e Qeverisë ka folur për projektin e autostradës Vërmicë – Merdar dhe ka falënderuar Këshillin Ndërministror dhe njerëzit që kanë punuar në këtë projekt.

    “Ky është projekti më kapital dhe më i rëndësishëm për shtetin tonë të ri. Autostrada Vërmicë - Prizren – Prishtinë – Merdar do të ketë efektin e vet të jashtëzakonshëm për avancimin ekonomik të zhvillimit të Kosovës”, ka thënë kryeministri Thaçi.

    Kjo autostradë, tha ai, përveç ndërlidhjes me bregdetin dhe daljen në ujërat e Adriatikut, do të ketë efekte të jashtëzakonshme afatshkurtra dhe afatgjata për Kosovën dhe rajonin. Në planin afatshkurtër, do të punësohen mbi 3 mijë veta.

    ”Kjo autostradë do të ketë ndikim të ndjeshëm edhe në rritjen e GDP-së në Republikën e Kosovës”, tha Thaçi.

    Ndërsa në planin afatgjatë, kryeministri tha se kjo autorrugë do të kursejë kohën e udhëtimit të të gjithë qytetarëve të Kosovës, modernizon trafikun dhe lehtëson qarkullimin e njerëzve dhe të mallrave.

    Kryeministri deklaroi se Qeveria po planifikon edhe strategjinë se si do të rriten përfitimet tregtare dhe ato në turizëm nga realizimi i këtij projekti.
    “Qeveria e Kosovës ka krijuar siguri dhe ambient të përshtatshëm për ardhjen e investitorëve të fuqishëm të botës. Kjo nënkupton se Kosova si shtet i ri është vendi i mundësive dhe sigurive të mëdha, si edhe i një ambienti të respektuar. Ajo do të jetë e para në rajon sa i përket ndërtimit dhe modernizimit të infrastrukturës rrugore”.

    Në fund, kryeministri Thaçi ka garantuar se do të ketë transparencë të plotë për tërë procesin e ndërtimit të autostradës.

    Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit ka publikuar një ditë më parë emrat e shtatë kompanive të cilat janë në garë të ngushtë për ndërtimin e këtij projekti. Ndërtimi i autostradës do të nisë në dhjetëditëshin e parë të muajit nëntor.

    Projekti realizohet në formën e partneritetit publiko-privat, por nuk dihet ende se sa do të kushtojë. Kompanitë konsultuese janë duke punuar rreth shumës dhe presin që shpejt të dalin me koston financiare. Tenderi hapet më 25 shtator dhe në garë janë kompania Alpina nga Austria, Bektel & Enka si konzorcium amerikano turk, kompania Makiol nga Turqia, Picaroli nga Italia, dy kompanitë e tjera, Porr dhe Shtrabak nga Austria dhe Terna nga Greqia.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kryeministri Thaçi: Qeveria e Republikës së Kosovës po e shndërron në realitet projektin e autostradës Morinë - Prizren – Prishtinë – Merdarë

    Prishtinë, 3 shtator 2009


    Fjala e kryeministrit Hashim Thaçi, në Mbledhjen e 80-të të Qeverisë së Kosovës, në të cilën janë miratuar rekomandimet e Komitetit Ndërministrorë për Ndërtimin e Autostradës Vërmicë-Prizren-Prishtinë-Merdarë.

    Dëshiroj ta falënderoj ekipin ndërministror për punë që e ka bërë dhe për respektimin e plotë të vendimit të Qeverisë që ky proces të ecë sa më shpejt që është e mundur. Është shumë me rëndësi që është përgatitur edhe kuadri ligjor për këtë projekt, sa i përket shpronësimit, ndërtimit të rrugëve, kushteve të ambientit, të sigurisë, koncesionit, punësimit etj.

    Grafikoni i procesit që është paraparë për realizimin e projektit, mendoj se përputhet plotësisht me respektimin e plotë të afateve ligjore por edhe të angazhimeve tona qeveritare. Qeveria e Republikës së Kosovës me këshillat dhe rekomandimet e kompanisë këshilluese angleze EVERSHEDS, ka bërë përzgjedhjen e listës së ngushtë të kompanive të njohura për fillimin dhe përfundimin e autostradës Vërmicë - Prizren – Prishtinë - Merdarë, që do të ketë efektin e jashtëzakonshëm për qarkullimin e lirë dhe të shpejtë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për qarkullimin e lirë e të shpejtë të mallrave.

    Tani më mund të them lirisht se, nga një ëndërr e qytetarëve tanë, Qeveria e Republikës së Kosovës po e shndërron në realitet projektin e autostradës Morinë - Prizren – Prishtinë – Merdarë. Duke u mbështetur në kapacitetet tona dhe me asistencën teknike ndërkombëtare, së bashku me një ekip të fortë dhe të plotë me eksperiencë specifike sipas kërkesave tona, kemi bindjen e plotë se do të kemi sukses.

    Ky është projekti më kapital dhe më i rëndësishëm për shtetin tonë të ri. Autostrada Vërmicë - Prizren – Prishtinë – Merdarë, do të ketë efektin e vet të jashtëzakonshëm për avancimin ekonomik të zhvillimit të Kosovës. Kjo autostradë përveç ndërlidhjes me bregdetin dhe daljen në ujërat e Adriatikut do të ketë efekte jashtëzakonshme në plan afatshkurtër dhe afatgjatë për Kosovën, por edhe për rajonin. Në planin afatshkurtër do të punësohen mbi 3 mijë veta, duke përdorur të gjitha kapacitetet njerëzore dhe profesionale të vendit tonë.

    Kjo autostradë do të ketë ndikim të ndjeshëm edhe në rritjen e GDP-së në Republikën e Kosovës. Ndërkohë që në planin afatgjatë kjo auto-rrugë do të kursejë kohën e udhëtimit të gjithë neve, gjithë qytetarëve të Kosovës. Kjo autostradë do ta modernizojë trafikun dhe qarkullimin e njerëzve dhe të mallrave.

    Dua t’i siguroj qytetarët e Kosovës, në emër të Qeverisë, se së bashku të gjithë ne do të jemi përfituesit më të mëdhenj nga realizimi i këtij projekti. Ndërtimi i rrugës do të marrë parasysh pronësinë e të gjithë qytetarëve. Gjithashtu po planifikojmë edhe një strategji se si do t’i rrisim përfitimet tregtare dhe ato në turizëm, nga realizimi i këtij projekti. Qytetarët e Republikës së Kosovës i garantoj se paratë e taksapaguesve do të përdoren në mënyrën më të mirë për një zhvillim dhe të ardhme të ndritur për të gjithë qytetarët tanë.

    Për implementimin e projektit janë kualifikuar, kompanitë më të fuqishme në botë. Kjo duhet të gjithë neve të na bëjë krenarë, dhe të na stimulojë edhe më shumë për punë më të mirë. Kjo tregon se i gjithë procesi ka qenë profesional dhe i standardeve të larta. Ky fakt, pra, i konkurrimit, por edhe i përzgjedhjes së kompanive më të fuqishme në botë për ndërtimin e kësaj autostrade, u jep një siguri edhe më të madhe edhe institucioneve, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës për punën e mirë që po bëhet në Kosovë vetëm një vit e gjysmë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka krijuar siguri dhe ambient të përshtatshëm për ardhjen e investitorëve të fuqishëm të botës. Kjo nënkupton se Kosova si shtet i ri është vendi i mundësive të mëdha, i sigurisë së madhe, një ambient i respektuar. Kosova do të jetë, lirisht mund të them, shumë shpejt, e para në rajon sa i përket ndërtimit dhe modernizimit të infrastrukturës rrugore.

    Qeveria e Kosovës do të garanton transparencë të plotë për të gjithë procesin e ndërtimit të autostradës. Gjithçka do të shkojë sipas planit, agjendës, si edhe të këshillave dhe rekomandimeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë. Buxheti i Kosovës është ky si është, por do të ketë një shpenzim maksimalisht të drejtë dhe kursim maksimal, në mënyrë që çdo cent i taksapaguesve kosovarë të investohet në projektet më të qëlluara për qytetarët e Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e RinorZ
    Anëtarësuar
    08-06-2008
    Postime
    325

    PSD e Kosovës kërkon ndryshimin e trasëse së autostrades Vër

    Pak dite pasi Ministria e Transportit publikoi listën e ngushtë të kompanive që do të marrin pjesë në tenderin për ndërtimin e pjesës kosovare të autostradës, partia e udhëhequr nga ish kryeministri, Agim Ceku propozon që rruga të mos shkojë deri në Merdare, vend ky që lidhe Kosovën me Serbine, por të lidhe një pikë tjeter kufitare, atë të Dheut të Bardhë, pikë kjo që lidh Luginën e Preshevës me Kosovën dhe Shqiperinë.
    “Infrastruktura është një element kyJ në këtë integrim. Traseja e re do te lidhte më shpejt shqiptarët e Luginës së Preshevës me Prishtinën dhe Tiranën. Qellimi i autostradës është që të lidhe portin e Durrësit me Evropën. Përmes Dheut të Bardhë autostrada lidhet me arterien kryesore te rajonit Selanik-Kumanovë-Beograd-Zagreb dhe në Evropë. Lidhja e autostrades me këtë arterie është 6-7 km, kurse nga Merdarja lidhja me këtë arterie ka me shumë se 100 km”, shprehet, Gëzim Kasapolli, zëdhënës i Partisë Social Demokrate.

    Por, zv/ministri i Transporteve, Adem Grabovci hodhi poshtë idenë e ndërhyrjes në projektin e autostradës Prishtinë–Vërmice, aq me pak tani që gjithcka është në fazën finale dhe projekti pritet të filloje. Grabovci la të hapur mundësinë e ndryshimeve në një fazë të mevonshme, gjithmone nëse kompania konsulente e sheh të nevojshme një gjë të tillë.

    Sipas social demokrateve, kostoja dhe gjatësia e autostradës që do të përshkonte trasenë e re nuk do të jete më e madhe se e variantit ekzistues dhe ky projekt nuk e përjashton në të ardhmen vazhdimin e autostradës deri në Merdare. Partia Social Demokrate, kërkon që vazhdimi i autostradës deri në Merdare duhet të fillojë pas ndertimit të autostradës deri në Dheun e Bardhë.



  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Rruga duhet te ndertohet sipas planit, Prizren-Prishtine-Podujeve-Merdare,propozimi i PSD eshte propagand parazgjedhore, projekti i rruges eshte nga qeveria Ceku, per variantin ne drejtim te Gjilanit nuk ka as studim te fizibilitetit,pa te cilin institucionet financiare nderkombtare nuk japin kredi.

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e RinorZ
    Anëtarësuar
    08-06-2008
    Postime
    325
    Nuk do te thote se plani i parapare nuk mund te ndryshohet...
    Kur ka variante me te mira, pse jo...edhe ate variante shume me te mira, dhe fitim prurese se sa qe eshte parapare me planin e vjeter...

    Por, m'varet tash kujt i konvenon!!!

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga RinorZ Lexo Postimin
    Nuk do te thote se plani i parapare nuk mund te ndryshohet...
    Kur ka variante me te mira, pse jo...edhe ate variante shume me te mira, dhe fitim prurese se sa qe eshte parapare me planin e vjeter...

    Por, m'varet tash kujt i konvenon!!!

    Te dyja variantet e kane nje te met,shkoin drejt Serbise, varianti Prizren-Prishtine-Merdare e ben me te shkurter lidhjen e koridorit 10 nga Nishi me portin e Drresit,keshtu Durresi behet konkurent i Selanikut, ndertimi i rruges ne drejtim te Gjilanit e ka nje perparsi, lidhe luginen e Presheves me Kosoven dhe Shqiperine.

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e RinorZ
    Anëtarësuar
    08-06-2008
    Postime
    325
    E paske ngaterruar pakes shoku...varianti i dyte eshte ajo qe e bene rrugen me te shkurter per tek Autostrada E75(Koridori 10), dhe jo ajo permese Merdares...

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga RinorZ Lexo Postimin
    E paske ngaterruar pakes shoku...varianti i dyte eshte ajo qe e bene rrugen me te shkurter per tek Autostrada E75(Koridori 10), dhe jo ajo permese Merdares...

    Jo nuk e kam ngatrru ,me shkurt eshte rruga Nishe-Merdare-Prishtine se rruga Ni-Gjilan-Prishtine.

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pamje nga takimi Limaj-Jones

    Mbështetje për autostradën Vërmicë-Merdare

    Në takimin me ministrin Limaj zv.ndihmësi i sekretarit të shtetit Amerikan S.Jones e vlerësoi lart punën e Qeverisë së Kosovës

    Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Famir Limaj gjatë vizitës së tij zyrtare në SHBA, pati një takim në Departamentin e Shtetit me zëvendës-ndihmësin e sekretarit amerikan të Shtetit për Evropë, Stuart Jones. Limaj dhe Jones gjatë këtij takimi – siç bëhet e ditur në një komunikatë të MTPT-së – biseduan rreth gjendjes politike aktuale në Kosovë si dhe për proceset tjera që lidhen me punën që është duke e bërë Ministria e Transportit në infrastrukturën rrugore.

    Në këtë takim, ministri Limaj e njoftoi zv.ndihmës-sekretarin Jones me gjendjen aktuale dhe politike në Kosovë, duke shpalosur një pjesë të vizionit politik të Qeverisë së Kosovës, në mënyrë që të tejkalohen problemet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova si shtet i ri, siç janë çështja e sigurisë, minoriteteve dhe zhvillimi ekonomik i vendit, thuhet në komunikatën e kësaj ministrie.

    Ministri Limaj e njoftoj z. Jones më hollësisht edhe me planet dhe veprimet aktuale të Ministrisë së Transportit të Kosovës për këtë vit, fushat kyçe të përqendrimit, për prioritetet e kësaj ministrie, me theks të veçantë në infrastrukturën rrugore respektivisht rreth ndërtimit të Autostradës Morinë Merdare.

    Ndërsa, Jones – siç thuhet në komunikatë - e vlerësoi punën që po bëjnë institucionet e Republikës së Kosovës, në këtë kuadër dhe punën që Ministria e Transportit po e bën në ndërtimin dhe zhvillimin e infrastrukturës rrugore dhe transportit.

    “Jones e siguroi ministrin Limaj se Qeveria amerikane, do të mbështet të gjitha projektet të cilat janë në të mirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, sidomos mbështetjen për projektet të cilat kanë impakt rajonal, siç është ndërtimi i autostradës Vërmicë-Merdare”, theksohet më tej.

    Po ashtu bëhet e ditur se, zëvendës-ndihmësi i sekretarit të shtetit amerikan, Jones vlerësoi përpjekjet e institucioneve të Kosovës, për integrimin e komunitetit serb dhe komuniteteve tjera, duke vënë në pah se është përgjegjësi e institucioneve të Kosovës dhe shumicës që të inkurajoj edhe me tepër komunitetin serb dhe komunitetet tjera që të jenë pjesë aktive në ndërtimin e jetës demokratike dhe institucionale në Kosovë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Banka Botërore mbështet projektin Morinë – Merdare

    Nga Express më 10.09.2009 në ora 17:34
    Zyrtarë të lartë të Bankës Botërore ritheksuan përkushtimin në mbështetje të ndërtimi të autostradës Morinë – Merdare. Zotimet janë dhënë gjatë takimeve që ka zhvilluar ministri i transportit Fatmir Limaj me përfaqësues të Bankës Botërore, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara. “Gjatë vizitës në SHBA, Limaj pati takime edhe me kongresistët Eliot Engel dhe Xhim Hims.

    Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri Fatmir Limaj është takuar edhe me përfaqësuesit e Bankës Botërore, Richard Martin Humphreys dhe Henry Kerali. Gjatë takimit, Ministri Limaj, ka kërkuar ndihmë nga Banka Botërore për investime në sektorin e infrastrukturës rrugore dhe Transportit në Kosovë.

    Zyrtarë të Bankës Botërore, Humphreys dhe Kerali janë shprehur se Banka Botërore ka qenë dhe do të jetë edhe më tutje aktive në ndihmesën për Kosovën. Ata kanë potencuar sidomos mbështetjen për autostradën Morinë-Merdare.

    Sipas tyre, autostrada është një projekt i madh dhe do të përkrahet sa më shumë që është e mundur nga Banka Botërore. Ministri Limaj, është takuar sot edhe me kongresmenë të SHBA-ve: Eliot Engelin dhe Xhim Himes. Në qendër të takimit ishin diskutimet rreth zhvillimeve politike e ekonomike në Kosovë, njoftoi ministria e Transportit, sipas të cilës Limaj po ashtu e ka falënderuar kongresmenin Engel për angazhimin e tij personal në realizimin sa më të shpejt të projektit të autostradës.

    Limaj ka takuar edhe zyrtarë të lartë të organizatës amerikane OPIC- e cila është agjenci e Qeverisë amerikane që u ndihmon bizneseve amerikane duke u ofruar shërbime në investimet e tyre jashtë vendit. Gjatë vizitës të vlerësuar të rëndësishme, në ditët e kaluara, Limaj ka pasur takime edhe me zyrtarë të Departajmentit amerikan të Shtetit. (RTK)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-09-2009
    Postime
    176

    Autostrada Qafe Morine Shkoder

    Gjate vizites ne Kosove kryeministri Berisha foli per kete rruge.A mundet ndokush te me tregoje se ku kalon kjo rruge dhe a eshte e ndertuar ndonje pjese e saja.

  18. #38
    Hap krahet e fluturoj...! Maska e zogu dukagjinas
    Anëtarësuar
    15-06-2009
    Vendndodhja
    Nen embelsinee lotit Tend... !!
    Postime
    3,741
    Sipas asaj qe e di une, kjo rruge do te kaloje permes Qafes se Morines, nepermes Bajram Currit, Tropoje, Miredite, Shkoder !!

    Keshtu e di une !!

    Shpresoj qe sa me shpejte te ndertohet e tera !!
    Askush nuk ta bën atë që ta bën vetvetja !!

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Autostrada, Vërmicë - Merdare, fillojnë shpronësimet


    Bota sot

    Qeveria merr vendim për shpronësimin e ngastrave në segmentin Vërmicë - Merdare
    Ekzekutivi i vendit ka miratuar propozim vendimin për shpronësimin e pjesës së ngastrave kadastrale të pronave të paluajtshme në segmentin Vërmicë Prizren, në të cilat do të ndërtohet autostrada Vërmicë Merdare, për të cilën çështje Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim më 27 mars të këtij viti.

    Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë me këtë rast se kërkesa për fillimin e procedurave ka ardhur si rezultat i nevojës për ndërtimin e autostradës që lidhë Kosovën me Shqipërinë.

    "Si rezultat i kësaj, është kërkuar shpronësimi i pronave të paluajtshme të cilat gjendjen në segmentin e parë të autostradës. Janë bashkangjitur të gjitha dokumentet e nevojshme në bazë të ligjit për shpronësimin. Kompensimi për këtë vit do të jetë 5 milionë, ndërkaq për periudhën 2010 2012 do të jetë 7 milionë", ka thënë Thaçi.

    Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka vlerësuar se kjo rrugë nuk do të kalojë viti pa filluar së ndërtuari.

    "Mendoj se të gjitha përgatitjet në kuadër të procedurave ligjore po shkojnë. Kjo ka qenë një pjesë e atyre përgatitjeve që kërkohet të bëhet paraprakisht para fillimit të punimeve. Unë besoj se Ministria e Transportit është duke udhëhequr procesin në mënyrë plotësisht transparente, në përputhje me kërkesat tona. Dhe po e citoj kryeministrin se është τështje e ditëve kur fillon edhe puna për autostradën", ka thënë Kuçi, pas mbledhjes së Qeverisë.

    Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala ka bërë të ditur se MEF i i ka bërë të gjithë përgatitjet, ndërkohë ka theksuar se komuna e Prizrenit do të fillojë procedurat, përderisa, sipas tij më datën 13 tetor është caktuar një dëgjim publik ku do të shpjegohen të gjitha procedurat që pronarët mund të kenë të drejtën në bazë të ligjit për kompensim.

    Ministri i Transportit dhe Postë Telekomunikacionit, Fatmir Limaj ka thënë se, sipas Ligjit për shpronësim të miratuar kohë më parë, organi shpronësues është Qeveria e Kosovës, ndërkaq në rastin konkret, përfituesi është Ministria e Transportit sepse punët bëhen në infrastrukturë rrugore.

    "Ajo ka për detyrë të përgatit elaboratin ku do të kalojë rruga dhe të përgatit ngastrat. Traseja është e qartë, ia kemi dhënë MEF it, jemi në dorëzim edhe tek komunat tjera përveτ të Prizrenit. Ajo që dua të them është me shumë rëndësi që ky proces duhet të vazhdojë më tutje. Jemi të gatshëm të marrim pjesë në proces dhe të ndihmojmë MEF in me gjithë materialin që e kemi", ka thënë Limaj.

    Ndërkaq ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi ka kërkuar që si ministri që menaxhon paranë publike në komisionin të jetë edhe një përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë që do të vlerësojë dhe paguajë këto mjete për shpronësim.

    Sidoqoftë, kabineti qeveritar i ka dhënë mbështetje këtij propozim vendimi për shpronësimin e pjesës së ngastrave kadastrale të pronave të paluajtshme në segmentin Vërmicë Prizren, i cili i hap rrugë punimeve për lidhjen e autostradës që lidhë Kosovën me bregdetin shqiptar

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-06-2009
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    32
    Nuk e di se pse por gjithmone kur shoh ose degjoj qe po behen ndertime ne Shqiperi them me vete:''Ok behen keto rruge, autostrada, pallate apo ku di une se çfare....problemi qendron qe ti bejne mire e jo me material te skaduar per te kursyer apo per vjedhur. Gjeja tjeter e rendesishme eshte se nuk i mirembajne, puna nuk mbaron aty sapo te mbarohet rruga por ti rrish pas gjithe kohes per çdolloj problemi qe te kete. I kam pare rruget ne Shqiperi kete vit jane mire, vitin tjeter mos me keq.... nuk e di a u sqarova
    Oh si nuk kam nje grusht te forte e ti bie ne zemer malit qe s'bezan...

Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •