Close
Faqja 21 prej 22 FillimFillim ... 1119202122 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 211
  1. #201
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anëtarësuar
    11-01-2012
    Postime
    512



  2. #202
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anëtarësuar
    11-01-2012
    Postime
    512
    Sipase tablose ketu mund ta shifni se ne ndertim e siper ne Kosove perveqe Rruges se kombit jane edhe Autostrada Prishtine-Mitrovice dhe Autostrada Prishtine-Peje Po ashtu ispas Qeverise se Kosoves ket vite do te filloje edhe Autostrada Prishtine-Shkupe dhe ajo Ferizaje-Gjilane

    Dhe me kaqe edhe perfundon ndertimi i te gjitha Autostradave me qka lidhen te gjitha Qytetet e Kosoves me Autostrada dhe Kosova me Shtetet e Rajonit


  3. #203
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Më 27 nëntor, përurohen 60km autostradë

    Kryeministri Hashim Thaçi ka pritur të premten pasdite në një takim ministrin e Transporteve dhe Punëve Publike të Shqipërisë, Sokol Olldashi. Në takim, prezent ka qenë edhe Ministri Fehmi Mujota, i cili, së bashku me Ministrin Olldashi kanë njoftuar kryeministrin Thaçi lidhur me çështjet dhe fushat e bashkëpunimit të këtyre dy ministrive në sektorin e infrastrukturës dhe të transporteve.

    Në takim është vlerësuar niveli i kënaqshëm i bashkëpunimit Kosovë- Shqipëri. Kryeministri Thaçi ka shpreh gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur të gjitha iniciativat e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e infrastrukturës dhe komunikacionit por edhe në të gjitha fushat tjera.

    Thaçi dhe Olldashi gjatë takimit kanë diskutuar edhe për aktivitete që do të zhvillohen gjatë këtij viti jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, dhe me këtë rast, Kryeministri ka theksuar se edhe Kosova do të kremtoj këtë festë të madhe kombëtare me të arritura të mëdha në shtetndërtim dhe zhvillimin e përgjithshëm të vendit.

    Ndërkaq, pas takimit që ministri Olldashi zhvilloi me ministrin Mujota, u tha se është diskutuar për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdar, e cila, sipas Mujotës, po realizohet sipas planit të paraparë dhe me dinamikën e planifikuar.

    “Andaj, më 27 nëntor të këtij viti do të jemi së bashku në përurimin e 60 kilometërshit të kësaj autostrade”, ka thënë ministri Mujota.

    Gjatë këtij takimi, ministri Mujota dhe Olldashi, u dakorduan që në kuadër të politikave të transportit ajror, të bëhen përpjekjet maksimale që të rikthejmë linjën Prishtinë-Tiranë.

    Ndërsa Sokol Olldashi, ministër i Transporteve dhe Punëve Publike të Shqipërisë, tha se “në njëfarë mënyre takimet tona janë bërë frekuente për çfarëdo problemi që paraqitet në zhvillimin e fushave që ne i mbulojmë”.

    “Me ministrinë e Infrastrukturës së Kosovës, kemi kontakte të vazhdueshme, qoftë në nivelin teknik., qoftë në nivelin politik. Në këtë takim poashtu biseduam edhe për çështjet e zhvillimit të infrastrukturës dhe të koordinimit që ne duhet të bëjmë, për të nxitur sa më shumë shkëmbimet në mes të Shqiprisë dhe Kosovës”, theksoi ministri shqiptar, Sokol Olldashi.

    Zëri
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  4. #204
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Edhe katër kilometra autostradë
    Nga Express 13 Korrik 2012 15:28

    Është bërë përurimi i segmentit D4 të autostradës “Ibrahim Rugova”, gjegjësisht segmenti nga Suhareka deri në Duhël me gjatësi katër kilometra. Përurimi i këtij segmenti u bë nga kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota.

    Kryeministri Hashim Thaçi me këtë rast tha se kjo është një ditë e veçantë ngase sipas tij Kosova duke ndërtuar infrastrukturën, po e lehtëson rrugën drejt integrimeve euroatlantike. “Kur e filluam këtë projekt ishte vetëm një ëndërr dhe tani po bëhet realitet në shtetin e Kosovës. Kjo po bëhet falë punës së institucioneve të Kosovës, dhe Qeveria do t’i kryej të gjitha obligimet për përfundimin e plotë të autostradës dhe në afatin e paraparë”, theksoi kryeministri Thaçi.

    Me këtë rast, edhe ministri Fehmi Mujota tha se kjo është një ditë e rëndësishme “pasi po lëshohet në qarkullim katër kilometrat e autostradës apo rrugës së kombit Ibrahim Rugova”. Ai konfirmoi me këtë rast se këtë vit do të përfundojnë të 60 km e autostradës. Deri në vjeshtë pritet të përfundojë segmenti deri në Orllat.

    Ministri Mujota gjithashtu tha se do të nisë edhe autostrada në drejtim të Hanit të Elezit.

  5. #205
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Perurim 4 km??? S'paskan pune tjater krieministri me ministrin e puneve botore???

    kryeministri i Kosoves - kopje e keqe e kryeministrit te Shqiperise ...

  6. #206
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Perurim 4 km??? S'paskan pune tjater krieministri me ministrin e puneve botore???

    kryeministri i Kosoves - kopje e keqe e kryeministrit te Shqiperise ...
    keq te duket te peruron ndertimin e autostrades se Kombit!

  7. #207
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360
    Citim Postuar më parë nga Lepuri i But Lexo Postimin
    keq te duket te peruron ndertimin e autostrades se Kombit!
    ....leper a e ke fjalen per ndertimin e autostrades Ibrahim Rugova?

    p.s. ka me u knaq hashimi tuj pere shirita gjdo 1 km.

  8. #208
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Citim Postuar më parë nga prishtina75 Lexo Postimin
    ....leper a e ke fjalen per ndertimin e autostrades Ibrahim Rugova?

    p.s. ka me u knaq hashimi tuj pere shirita gjdo 1 km.

    Hahaha, e kish porosit 1 kamjon veq me shirita

  9. #209
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360
    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Hahaha, e kish porosit 1 kamjon veq me shirita
    ....e 7 me duartrokitje, haha...

  10. #210
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Lepuri i But Lexo Postimin
    keq te duket te peruron ndertimin e autostrades se Kombit!
    Ndertimi i nje autostrade 40-60 km nuk perurohet sahat e dakik!

    Perurimi nga institucionet me te larta te vendit behet vetem nje here.
    Ceremoni zyrtare per keso distancash relativisht te shkurta (edhe per Kosoven) organizohen vetem dy here, kur t'fillohet puna dhe kur t'perfundohet.

    Perndryshe, cdo organizimi tille, qe per qellim ka kryesisht propagandimin e Thaqit permes pozave perkatese dhe krijimin e lajmeve absolutisht te parendesishme dhe te panevojshme, e rrite koston e ndermarrjes resp. i kushton buxhetit te Kosoves edhe disa qindra deri ne disa mija Euro. Varesisht nga organizimi.
    Shpenzimet per keto organizime nuk i paguan as Thaqi, as firmat qe punojne rruge dhe as RTK&Co qe i shkojne pas Thaqit per te krijur filma perkates propagandistik. Persei me para te popullit.
    I paguan cdo qytetare i thjeshte i Kosoves.

    Thaqi keto organizime per propagande personale politike dhe promovim te karrieres se vete i ben ne kurriz te qytetareve te Kosoves ose te klasave me te ulta te shoqerise. Akte te shemtuara por te zakonshem dhe te pritur te nje Kryekuislingu ne krye te nje bande hajdutesh katunar, te cilet po i shfrytezojne pameshirshem postet e vjedhura, te falura, te manipuluara dhe pa legjitimitet votash per ta pasuruar veten, familjet e tyre dhe rrethin e ngushte.
    Edhe ne Afganistan dhe shtete tjera te tilla ndodhin pikerisht gjera te njejta ose te ngjashme. sepse ne thelb kemi te bejme me regjime te ngjashme hajduto-kuislinge te vendosura dhe te mbrojtura nga shtete te huaja, kryesisht per interese te veta.
    Edhe ne Afganistan cdo dite shtrohet asfalt!

Faqja 21 prej 22 FillimFillim ... 1119202122 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •