o shale e nxoorri ligjin sala per ate mollen qe ke ne avatar
Kujdes nga shkjau
Kujdes nga greku
Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
AT GJERGJ FISHTA
Qeveria Thaqi ka ndertu me shume rruge se te gjitha qeverit e pas luftes,e do ta ndertoi edhe auto-udhen Morine-Merdare.
Limaj: Në nëntor, Kosova e gatshme për autostradën
Prishtinë, 31 Korrik 2009 (Kosovapress) Koha 14:15
Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit (MTPT) ka shpallur të premten kompaninë financiare konsultuese, e cila do të rrumbullakojë përgatitjen e dosjes së tenderit për fillimin e ndërtimit të autostradës Vërmicë-Prizren-Prishtinë-Merdare.
Limaj: Gjatë vitit 2008 ka pasur rritje të vëllimit të punëve 900 për qind si dhe rritje të të hyrave nga brezi rrugor 15 për qind
2009-07-31
'' Sot, ne po paraqesim opinionin e Ministrisë së Transportit, lidhur me raportin e auditimit për vitin 2008. Sa i përket këtij raporti për ministrinë tonë, konsiderojmë që ky raport është pasqyrim real dhe ky auditor ka bërë paraqitjen e drejtë të të gjitha vlerësimeve. Andaj, ne si ministri e transportit e pershendesim auditimin që e ka bërë auditori i përgjithshëm në MTPT, për një kohë të caktuar dhe sipas ligjit'', kështu tha në fillim të fjalës të tij, ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj gjatë konferencës së sotme me gazetarë.
Sipas, ministri Limaj, në auditimin e përgjithshëm konstatohet se pasqyrat finaciare, për Ministrinë e Transportit, paraqesin një të ardhme të drejtë, dhe të vërtetë në të gjitha aspektet dhe ky është një aspket në të cilin tregon se në këtë ministri është punuar sipas ligjit dhe ligjit mbi financat në Kosovë.
Ministri Limaj gjatë kësaj konference, para një numri të madh të gazetarëve gjithashtu theksoi:''Ministria e Transportit e ka zbatuar përmbushjen e rekomandimeve nga viti 2007. Nga raporti i auditorit për këtë vit ka pasur 12 rekomandime.Gjatë vitit 2008, sipas të dhënave që ne i kemi dhe sipas kontstatimit të auditorit përgjithshëm del se MTPT-ja i ka përmbushur 8 nga 12 këto rekomandime, 2 prej tyre janë në përmbushje e sipër, ndërsa 2 kanë mbetur që të përmbushen, për të cilat kam kërkuar që menjëherë të fillojë përmbushja e tyre''.
Me kënaqësi ju them se auditimi ka gjetur rritjen e të hyrave për 15 për qind nga bizneset të cilat kanë qasje në brezin rrugor, shtoi Limaj.
'' Normalisht që në gjithë këtë proces, auditimi ka konstatuar edhe lëshime administrative, teknike për të cilat ne do të angazhohemi që t'i përmirësojmë, këtë vit dhe që të jemi sa më mirë vitin e ardhshëm. Këtu është fjala për mospërfundimin e një plani përfundimtar të prokurimit'' pohoi ministri Limaj.
Ndërsa sa u përket vërejtjeve të auditorit, për mosmbajtjen e softwerit të kontabilitetit, unë mund t'ju them që Ministria e Transportit në këtë rast është duke punuar në krijimin e programit të GIS-it, tha kreu i MTPT-së.
Në fund të fjalës së tij ministri Limaj tha:'' Mos harroni se kemi të bëjmë me të njëjtin staf dhe me të njëjtën ministri, të cilët e kanë rritur vëllimin e punimeve 900 për qind gjatë vitit 2008''.
Fatmir Limaj hap rrugë
Brenda 10 ditësh nisin punimet për vazhdimin e autostradës për Pejë, nga Sllatina për në Gjurgjicë, 22 kilometra e gjatë. Paralelisht me të nis ajo nga Shkabaj për në Milloshevë ,drejt Vushtrrisë. Thotë se janë në fazën finale të projektimit të autostradave prej Klinës në Pejë dhe kësaj për Vushtrri e Mitrovicë. Autostradën, është i bindur se do ta nisin në vjeshtë. Ndërsa, tregon se në dhjetor për Aeroportin do ta nënshkruajnë kontratën me koncesionarin. Hekurudhat s`i ka harruar. Fatmir Limaj flet për Express.
Nga Arben Hyseni më 31.07.2009 në ora 9:48
Ministri i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit - Fatmir Limaj, vazhdon të hapë fronte të reja. Pas zgjerimit të rrugës nga Prishtina për në Lipjan, asaj të Prishtinës për në Fushë-Kosovë dhe vazhdimit të saj deri në Sllatinë, ai, brenda dhjetë ditëve do të nisë projektin edhe më të madh – vazhdimin e autostradës Sllatinë – Gjurgjicë. Ai ka për synim që brenda dy apo tri vjetësh, të përfundojë autostradën Prishtinë - Pejë, aktualisht rruga më e frekuentuar në Kosovë.
Planin dinamik të zhvillimeve dhe projekteve sivjet i ka ndarë në dy periudha. Vazhdimin e projekteve nga viti i kaluar që ka marrë pjesën e parë të sezonit apo gjashtëmujorin e parë që pritet të përfundojnë deri në fund të sezonit. E, faza e dytë, është nisja e projekteve të përfunduara që ndërtimi i tyre kryhet në vjeshtën e vitit të ardhshëm. Projekti i parë dhe më i madh i vitit 2008 – 2009 është ky i autostradës Sllatinë – Gjurgjicë, e cila është e gjatë 22 kilometra. Dhe, do të kushtojë mbi 52 milionë euro. Rreth 44 milionë euro për rrugë, ndërsa mbi 8 milionë për ura.
Ministri Limaj, në një intervistë për Express, ka shpjeguar planet e tij që i ka nisur për Pejë dhe Mitrovicë në mënyrë frontale.
“Zgjerimi i rrugës Sllatinë – Gjurgjicë do të nisë brenda 10 ditësh dhe do të përfundojë në vjeshtën e vitit të ardhshëm”, tha Limaj. Tash, tregon ai, ka mbetur vetëm që kompanitë të përgatiten teknikisht.
Ai njoftoi se njëkohësisht do të nisë edhe pjesa tjetër për Shkabaj e deri në Milloshevë, e që më pas vazhdon prej Mitrovicës dhe Vushtrrisë.
“Projektimet janë në fazën finale edhe të zgjerimit të rrugëve prej Gjurgjice në Kjevë dhe asaj Klinë – Pejë”. Gjithashtu, në përfundim është projekti i rrugës që nis nga Millosheva për në Vushtrri dhe Mitrovicë.
“Këto projekte besoj deri në shtator do të përfundojnë krejt dhe janë në plan për fillim në vitin e ardhshëm”, tha ministri i Transportit.
Me këtë strategji mendon se kanë bërë punë të mëdha dhe konkrete duke përfunduar një punë dhe vazhduar menjëherë një tjetër. Me këtë planifikon që gjithmonë të kenë një front të madh të hapur. Rruga Sllatinë-Gjurgjicë do të kushtojë rreth 52 milionë euro. Do të thotë 44 milionë për rrugë, ndërsa 8 milionë për ura. Rreth 2 milionë kilometri. Ura do të ketë te Kryqi i Komaranit dhe te Kryqi i Arllatit. Kjo lidh edhe parkun industrial në Drenas që do të ndihmojë shumë atë pjesë. Rruga pritet të përfundojë deri në vjeshtë të vitit të ardhshëm.
“Paratë i kemi të planifikuara për këtë vit dhe për vitin e ardhshëm për shkak se këto janë projekte për vitin 2009 – 2010 plus me rishikim të buxhetit kemi marrë edhe 20 milionë, që edhe ato do t`i fusim në këto rrugë”. Limaj foli edhe për autostradën, e cila, sipas tij, është në fazën finale të fillimit të ndërtimit. Puna e vështirë në këtë projekt, sipas tij, ka përfunduar.
“Me autostradën jemi shumë afër. Te projektet e rrugës është një rregull – problemi është deri te shpallja e tenderit, përcaktuesi i kompanisë ndërtuese dhe në momentin kur ne e kemi nisur realizimin e projektit, mandej ajo konsiderohet si e kryer, se ato punë i bën mandej kompania”, shpjegoi ai. Ai beson se në shtator do të fillojnë me ofertat dhe deri në nëntor dihet se kush do t’i kryejë punët.
“Kjo mund të jetë edhe fillimi i autostradës”, tha ai.
Tashmë rruga dihet se kah do t`i bjerë. Sipas një projekti të vitit 2003 janë caktuar në vija të trasha se kah shkon rruga dhe kësaj do t`i përmbahet kjo ministri.
Ndërsa, për akuzat se cilësia e rrugëve është e dobët, Fatmir Limaj i mohon me çdo kusht. Ai thotë se është në gjendje të argumentojë pikë për pikë të kundërtën.
“Për cilësinë e dobët që po akuzohem, nuk është e vërtetë aspak. Për rrugët e Dushkajës vetë opozita që akuzon i ka nisur ato rrugë dhe projekti i Dushkajës ku ne kemi nisur, nuk ka përfunduar dhe ato kur t`i përfundojmë ne do të jenë rrugë me standarde evropiane”.
Gjithashtu tha se me standarde do të përfundojë edhe rruga e Carralevës për të cilën është akuzuar disa ditë më parë nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Edhe për rrugën Fushë-Kosovë – Sllatinë deklaron se nuk janë vonuar, por pranon se kanë mundur ta kryejnë më herët.
“Pranvera ka qenë e vonuar dhe pak shirat e verës dhe besoj se jemi brenda dinamikës së paraparë. Ne i njehim ditët e punës dhe jo ditët kalendarike”, tha ai.
Në fillim ministri pati premtuar se do të krijojë listën e zezë të kompanive që do të punojnë keq, apo nuk përmbushin kontratat. Atë e ka krijuar, por nuk e bën publike.
“Ka disa kompani me të cilat vitin e kaluar nuk kemi qenë të kënaqur dhe i kemi dënuar, e tash dalëngadalë po ndahen kompanitë që duhet të marrin projekte të mëdha, e cilat të vogla”.
Sipas tij, klasifikimi po imponohet dhe bëhet vetvetiu.
Sektorin e hekurudhave, i cili është konsideruar si i harruar nga Ministria që ai drejton, thotë se shpejt do të marrë dimension të ri. Për këtë ka menduar krijimin e Autoritetit Rregullativ për Hekurudha, i cili nuk ka ekzistuar më herët. Emrat e këtij autoriteti tregoi se i kanë dërguar në Kuvend dhe presin miratimin e saj.
E për Aeroportin thotë se i kanë kryer gati krejt punët dhe shumë më herët është punuar me to sesa me kompanitë e tjera. “Ne tash kemi edhe një analizë profesionale nga një kompani të caktuar. Dhe Qeveria tash ka vendosur që ta japë me koncesion aeroportin dhe kjo pritet të përfundojë në dhjetor” - thotë ministri. E për PTK-në, thotë se është përgjegjës më shumë Ministria e Ekonomisë dhe Financave. Ai nuk di ende se a do të privatizohet vetëm Vala apo krejt Posta dhe Telekomi. Për ministrin e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, autostrada Vërmicë – Mërdar, ajo Pejë-Prishtinë dhe kjo Prishtinë – Mitrovicë janë projekte të mëdha kapitale për Kosovën dhe mendon që do t`i përfundojë brenda mandatit të tij.
Rruga (Morinë-Merdar)një ditë do të kryhet patjetër se kështu e don populli shqiptarë dhe miku i madh Amerika.Skanë ku shkojnë....
Sa për Fatmir Limajn me shokë,kjo rrugë do të pres edhe gjatë.
Ministër e kryeministër në këtë qeveri janë Adem Grabovcat e Kadri Veselat e SHIK-ut.Ata vendosin për të gjitha e për gjithçka...
Sa për informacion;-për këtë qeveri më e rëndësishme është autostrada për Pejë e Mitrovicë se sa ajo për Prizren e Durrës.Shikoni dhjetra e dhjetra milionat se kah po investohen aktualisht....,edhe pse edhe këto rrugë janë jetike për Kosovën,prioriteti i parë ka qenë Morinë -Merdare (kujtone pakëz fushaten e Thaçit para dy vitesh)....
Komiteti ndërministror shpalli 6 kompani të listës së ngushtë për projektin e Autostradës Morinë-Merdar
2009-09-02
Në takimin e sotëm, të komitetit Ndërministror, për projektin e Autostradës Komitetit Merdar-Morinë, të cilin komitet e udhëheq ministri i MTPT-së Fatmir Limaj dhe në të cilin takim mori pjesë edhe udhëheqësi i Bankës Botërore për Kosovë Ranjit Raynak, para përfaqësesëve të mediave u prezantua lista e 6 kompanive të cilat kompania konsulente “Ever Sheds” i ka shpallur si kompani konkurrente,që ndonjëra prej tyre do të jetë edhe fituese e të drejtës për ndërtimin e këtij projekti madhor për Republikën e Kosovës.
Pas, mbledhjës së Komitetit Ndërministror, ministri Limaj theksoi:” Në emër të Komitetit Ndërministror, në emër edhe të Bankës Botërore, unë dua që përmes jush, më në fund t’ua përcjelli një lajm të shumë pritur nga të gjithë qytetarët e vendit tonë, për faktin që nga sot ëndërra për realizimin e projektit madhor, për Kosovën autostrada Prishtinë-Vërmicë, po vazhdon në drejtim të fillimit të punimeve, me interesa të shumëfishta , ekonomike, kulturore, komunikuese, dhe hapjeve të korridoreve. Përfundimisht, vendit tonë t’i jep kuptimin më të mirë të fjalës, dhe të jetë urëlidhëse në mes të Ballkanit Përendimor përkatësisht Evropës, Kosova me pozitën e saj gjeografike ta merr rolin dhe pozitën e saj ashtu siç i takon dhe të dal nga izolimi i cili ka qenë”.
Sipas kretu të MTPT-së, njëherësh edhe udhëheqës i komitetit ndërministror për projektin e Autostradës Morni-Merdar, ministrit Limaj, ky komitet i ka miratuar këto rekomandime, e që rekomandim i parë është, mënyra e financimit të këtij projekti kaq madhor të jetë përmes formës së partneritetit publiko-privat, konkretisht që një pjesë të këtij projekti ta financojë shteti i Kosovës, ndërsa pjesa tjetër të realizohet përmes kredisë.
“Kjo nënkupton se shteti i Kosovës do të futet me një pjesë të të hollave, por pjesën dërmuese e kësaj autostrade do të ndërtohet përmes kredive, e si do të sigurohen kreditë kjo do të jetë pjesë e konstruktit financiar që ne do të vazhdojmë të hulumtojë dhe ta realizojmë” tha ministri Limaj.
Ndërsa rekomandimi i dytë nga kompania konsulente, sipas ministrit Limaj, është se nga 30 kompani sa kanë konkurruar për shpehjen e interesit, kompania konsultuese ka propozuar që në listën e ngushtë të jenë këto 6 kompani: :Alpina( kompani austriake), Bechtel-Enka (amerikano-turke), Makioll( turke), Pizzarotti (italiane), Por (hungareze), Strabag (austriake) dhe Terna ( greke).
Ministri Limaj, gjithashtu theksoi do të garantoj se edhe më tutje për këtë proces që do të jetë transparent, projekti do të realizohet sipas standardeve evropiane ashtu si është paraparaë dhe ashtu siç kompani konsultuese do të përgatitë dokumentacionin.
“Me ndërtimin e kësaj autostrade veni ynë, përveç sigurimit të daljës në bregdetin Adriatik, do të përfitoj edhe në planin afatshkurtër dhe afatgjatë. Në planin afatshkurtër, do të arrihet punësimi i mbi 3000 punëtorëve brenda vendit tonë, pastaj ndërtimi i kësaj autostrade do t’i jep zhvillim të mënjehershëm zonave nga do të kalojë kjo autostradë. Pa dyshim ky investim kaq i fuqishëm i vendit tonë do të ketë, ndikim të ndjeshëm në xhidipinë e vendit tonë” vlerësoi ministri Limaj.
Sipas ministri Limaj:”Ajo që është me rëndësi në realizimin e këtij projekti është se ne do të vazhdojmë që fuqishëm t’i mbrojmë interesat e vendit tonë, dhe kjo autostradë do të paguhet nga vetë taksapaguesit e Kosovës, dhe për këtë ne jemi të obliguar që deri në fund të mbrojmë interesat e tyre” .
Në këtë konferencë ministri Limaj bëri të ditur se Kosova para 25 shtatorit do ta hap ofertën e saj për fillimin e ekzekutimit të punimeve në autostradën Prishtinë-Vërmicë.
Ndërkaq, shefi i Bankës Botërore, Ranjit Raynak, gjatë fjalës së tij përgëzoi ministri Limaj dhe Ministrinë të cilëne drejton, për këtë project madhor për Kosovën. Ndërsa formën e financimit si partneritet publiko-privat e quajti si më të përshtatshëm pasi që në realizimin e këtij projekti nuk do të ketë ndikim në buxhetin e vogël të Kosovës, siç e quajti Raynak.
“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë këtë projekt nga afër, ndërsa caktimi i komëpanive në listën e ngushtë Mendoj se është me vend sepse këto kompani mund të llogariten si më të fortat në rajon” tha Raynak.
Përfaqësuesi i kompanisë konsulente ‘” Every Shids” Erion Berisha, theksoi se kemi bërë disa studime dhe humumtime mbi raportet dhe studimet që qeveria kosovare i ka pasur në dispozicion të cilat janë bërë edhe nga nje kompani gjermane edhe më parë.
“Po bëjmë shqyrtimin e kosotos, që të jemi sa më të saktë në çmimin e saj dhe të mbrojmë deri në fund interesta e taksapaguesëve kosovar”, pohoi Berisha.
©2009 Ministria e Transportit dhe Poste-Telekomunikacionit.
Shtatë kompani konkurrojnë për ndërtimin autostradës Prishtinë - Vërmicë
Prishtinë, 2 shtator - Në listën e ngushtë për ndërtimin e autostradës Prishtinë Vërmicë kanë hyrë shtatë kompani të huaja, projekt ky që do të realizohet nga partneriteti publiko privat me kredi. Kështu u bë e ditur sot pas takimit të Komitetit ndërministror të autostradës, i cili ka miratuar rekomandimet e kompanisë konsulente "Eversheds". Kreu i Komitetit ndërministror, Ministri i Transportit dhe Postë telekomunikacionit, Fatmir Limaj, tha se nga kompania konsulente kanë kërkuar hapjen e ofertës për mbikëqyrjen ndërkombëtare të realizimit të punimeve, si dhe përgatitjen e dokumenteve për hapjen e ofertës për realizimin e punimeve deri më 25 të këtij muaji. Ndërkaq Limaj vlerësoi se rëndësia e kësaj rruge është mjaft e madhe, e cila i krijon mundësinë Kosovës për dalje në det, por edhe të ndikojë në punësimin e rreth 3 mijë personave, si dhe në zhvillimin e zonave nëpër të cilat kalon autostradës dhe në zhvillimin e tregtisë dhe turizmit. Sipas tij, rruga do të ndërtohet në bazë të standardeve ndërkombëtare duke garantuar njëherësh transparencë të plotë gjatë procesit. Nga ana e tij shefi i Bankës Botërore në Prishtinë, Ranxhit Najak, pasi mbështeti versionin për partneritet publiko privat, theksoi se kjo nuk do të rëndojë buxhetin e Kosovës. Ai tha se anëtarësimi i Kosovës në Bankën Botërore mundëson qasje në shumë mekanizma, si grante, hua apo këshilla teknike. "Ne po ashtu po shikojmë mundësinë e investimeve jo vetëm në një sektor apo tjetër, por të atyre që kanë përparësinë e qeverisë. Në fakt, javën e kaluar ne patëm një ekip e cili do të vlerësojë se cili është sektori më i nevojshëm", tha Najak. Ndonëse përfaqësuesi i kompanisë konsulente "Eversheds", Erion Berisha, nuk bëri të ditur koston e projektit, por më herët është spekuluar me shifrat prej 700 deri 800 milionë euro. Kompanitë që mund të marrin pjesë në tender për ndërtimin e autostradës janë: "Alpine" nga Austria, "Bechtel & Enka" amerikano turke, "Makyol" nga Turqia, "Pizzaroti" nga Italia, "Porr" nga Italia, "Strabag" nga Austria dhe "Terna" nga Greqia.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Krijoni Kontakt