Burrel, pėrurohet shtatorja, Berisha vlereson Ahmet Zogun
BURREL - Qė nga dita e sotme sheshi kryesor i qytetit tė Burrelit do tė mbajė simbolin e sundimit mbretėror tė shekullit tė kaluar, Ahmet Zogu, bir i njohur i fisit tė Zogollajve tė Burgajetit tė Matit. Prej disa kohėsh ėshtė hapur njė debat i vazhdueshėm pėr vendosjen e njė monumenti tė tillė, madje ku u vunė pėrkundėr dy palė, njėra pėr tė hequr shtatoren e Skėnderbuet dhe tjetra, qė kurrsesi nuk duhej luajtur me monumentin e udhėheqėsit tė para 5 shekujve. Me sa duket ėshtė gjetur njė rrugė e mesme qė dy monumentet tė qendrojne nė dy sheshe thuajse ngjitur me njėri-tjetrin dhe ku dominon pėr nga madhėsia busti i Zogut.
Pikėrisht sot ėshtė pėruar shtatroja e Mbretit Zog ne praninė e Kryeminsitrit tė vendit Sali Berisha si dhe monarkistė tė shumtė e nė mes tyre dhe pretenduesi i fronit tė mbretit princi Leka Zogu. Me nota shumė pozitive ėshtė shprehur pėr mbretin Ahmet Zogu Kryeministri Berisha duke nėnvizuar se vendosja e kėsaj shtatorje ėshtė nder pėr krahinėn e Matit dhe gjitha Shqipėrinė. "Pavarėsia u shpall nė Vlorė, tha Berisha, shteti i parė modern shqiptar nisi kėtu nė Mat me burrin e madh Ahmet Zogu". Berisha pohoi se: "Mbreti Zog i shqiptarėve dhe flamuri kuq e zi u bėnė simbole tė vetme tė bashkimit tė tė gjithė shqiptarėve, kudo qė janė". Ai shto se Ahmet Zogu ishte mbreti i vetėm, qė pas luftės antifashiste nuk u lejua tė vinte nė atdheun e tij pėr tė cilin kishte bėrė kaq shumė. Berisha nėnvizoi se Mbreti Zog me pėrpjekjet e vazhdueshme konsolidoi pavarėsinė e Shqipėrisė dhe ndali popujt e tjerė pėr ndarjen e mėtejshme tė saj.
"Gjate luftes, Mbreti Zog ia doli te organizoje rezistencen e shkelqyer antinaziste, antifashiste, e cila u perfaqesua nga burra te vertete si Abaz Kupi dhe burra te tjere te medhenj te kombit shqiptar, luftetare te paepur te lirise dhe dinjitetit kombetar", ka theksuar Kryeministri. Mos lejimi gjate viteve te komunizmit per t'u kthyer ne atdhe, kishte sipas tij, nje sfond ndikimesh rajonale. "Armiqesia dhe qendrimi ndaj Ahmet Zogut ishte armiqesi ndaj identitetit kombetar te shqiptareve, armiqesi ndaj qenies se shqiptareve, ishte diktat i Beogradit, ishte pjese e komplotit dhe skenarit nga klika hoxhiste, per te bashkuar Shqiperine me ish-Republiken Federative te Jugosllavise", ka deklaruar kryeministri.
Per ta mbyllur serish, me nje adresim mbreteror per Leka Zogun. "Madheria juaj, Leka Zogu i pare, ndihem shume i nderuar qe ju jeni sot ketu dhe se bashku nderojme mbretin Zogu i Pare. Une ju garantoj se qeveria ime ushqen dhe do te ushqeje respektin dhe nderimin me te madh per vepren e pavdekshme te Ahmet Zogut", ka shtuar Berisha.
Mė pas Kryeministri Berisha dhe Princi Leka zbuluan sė bashku shtatoren 5 metra tė lartė qė do tė qėndrojė nė sheshin "Demokracia" tė Burrelit. Pas ceremonisė legalistė tė njohur tė trevės sė Matit puthnin shtatoren tė pėrlotur. Princi Leka dhe monarkistėt pushuan nė njė nga lokalet e qytetit, ndėrkohė Kryeministri Berisha pėrurori nisjen e dy rrugėve, atė nga Gjykata e Burrelit deri nė unazėn e kėtij qyteti dhe rrugėn nga ura e Matit nė drejtim tė Selishtės, Dibėr.
(c) Shekulli
Krijoni Kontakt