Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Ora e Bush-it behet film, se shpejti ne Shqiperi

    Intervista/ Flet per "KJ" Violeta Banushi, aktorja qe interpreton rolin e nenes ne filmin qe ka marre subjektin nga ngjarja e regjistruar ne Kruje, gjate vizites ne Shqiperi te ish-presidentit amerikan, George W. Bush

    Nuk e kishte menduar njeri se i ashtuquajturi incident me ish-Presidentin amerikan George W. Bush ne qershor 2007 ne qytetin e Krujes, ku u aludua se atij i vodhen oren; do te ishte subjekti i nje filmi, me regji italiane, por me aktore shqiptare. Ne fakt, filmi eshte realizuar prej kohes me nje kast aktoresh si Timo Flloko, Violeta Banushi, Rozina Kostani etj., dhe se shpejti pritet te vije edhe per publikun shqiptar. Skenari i filmit trajton jeten e thjeshte e te varfer te nje familje shqiptare qe ka vajzen te semure, te shtruar ne spital. Per sherimin e saj mjeket keshillojne qe vajza te shkoje ne Itali per kurim. Babai i vajzes, qe interpretohet nga aktori Timo Flloko, ulet per nje kafe ne nje lokal dhe sheh qe nje klient aty prane, shtetas italian, harron oren e kushtueshme ne tavoline. Menjehere ngrihet dhe i shkon nga pas, por burri mendon se ai eshte ndonje njeri i varfer qe i kerkon leke dhe e eviton. Nderkohe, lajmet japin informacionin e vjedhjes se ores se Bushit, dhe ne shtepi vajza gjen ne xhepin e xhaketes se te atit nje ore te kushtueshme, duke supozuar se bashku me te emen, se kjo eshte ora per te cilen degjuan ne lajme. Intriga vazhdon me tone tragji-komike. Aktorja Violeta Banushi, qe interpreton rolin e nenes ne kete film, rrefehet ne intervisten e meposhtme ne lidhje me kete eksperience, si dhe per aktivitetin e saj artistik.

    Keni interpretuar ne filmin "The watch" te regjisorit italian Mimmo Mongelli, qe ka marre idene nga i ashtuquajturi incident me oren e presidentit amerikan George E. Bush, ne viziten e tij ne Shqiperi. Cili ishte konkretisht roli juaj, si u trajtua ky "incident" dhe a do te vije filmi ne Shqiperi?

    Skenari i filmit trajton jeten e thjeshte e te varfer te nje familje ne periferi te Tiranes. Kjo familje ka vajzen e semure te shtruar ne spital. Per sherimin e saj mjeket keshillojne qe vajza te shkoje ne Itali per kurim. Babai i vajzes gjen nje ore te kushtueshme te nje shtetasi italian, ne rrethana krejt te cuditshme. Nderkohe, lajmet japin informacionin e vjedhjes se ores se Bushit, dhe familja beson se ora e gjetur nga babai eshte ora e Bushit. Kjo sjell nje konflikt te madh ne familje. Me ne fund ora e Bushit gjendet, perpjekjet e babait nuk paten sukses, ndihma e tij nuk arriti ne kohe. Megjithe tonet tragji-komike te filmit, ai ka nje thelb shume njerezor. Ne kete projekt une kam interpretuar ne rolin e nenes. Marrin pjese ne grupin e aktoreve Timo Flloko, Rozina Kostani, Petraq Xhillari etj. Filmi "The watch", me regjisorin Italian, Mimmo Mongelli eshte dhene ne korrik para nje auditori te ngushte artistesh. Ideja e regjisorit Mongelli eshte per ta riformatuar kete projekt ne nje film me metrazh te gjate. Bashkepunimi me te ishte shume i frytshem dhe shpresoj dhe besoj qe po ky grup aktoresh do te jene pjese e projektit te tij te ardhshem.

    Cili eshte roli qe ju ka lene me shume mbresa?

    Eshte shume e veshtire te ndash rolet, sepse cdo karakter ka specifiken dhe emocion e vet, aspak te ngjashem me te tjeret. Cdo karakter eshte nje krijim i ri, nese ju kembengulni per te vecuar nje nga rolet e mija, mund te them se eshte personazhi i gruas te "Anonimi i Venedikut", i autorit Xhuzepe Berto.

    Ju jeni bashkeshortja e regjisorit dhe aktorit Alfred Trebicka. Si eshte marredhenia mes dy artistesh, a ka perplasje artistike, apo eshte marredhenie me e frytshme? A do te deshironit qe edhe vajza juaj te ecte ne gjurmet tuaja?

    Nje marredhenie midis dy artistesh eshte gjithmone e frytshme, kete e shoh te familja ime, por besoj se keshtu ndodh dhe ne familje te tjera. Kjo ka te beje me menyren e te kuptuarit te ketij profesioni, duke mos e ngaterruar asnjehere me familjen. Duke qene brenda te njejtit profesion, gjithmone kemi gjetur mirekuptimin dhe gjuhen e perbashket per te kapercyer veshtiresite dhe te vecantat qe servir vazhdimisht profesioni yne. Sigurisht, asgje nuk eshte absolute, nuk ka kuptim qe cdo gje te ece vaj, sepse ndryshe asnje nga ne te dy nuk do te ishte artist. Familjen tone e zbukuron vajza jone, qe e ka emrin Kei. Ajo se afermi ben katermbedhjete vjec. Studion ne nje nga shkollat publike te Tiranes. Kuptohet qe ka marre nga prinderit, sepse qe ne moshen dy-vjecare ajo ka ndjekur rregullisht teater, por eshte e dhene pas lendeve ekzakte, keshtu qe mendoj se do te ndryshoje timonin e familjes sone.

    Ne vitin 2002 ju keni filluar pune si pedagoge ne Akademine e Arteve. Si e keni perballuar sfiden me studentet, u keni dhene atyre ate qe ju keni deshiruar te merrni prej pedagogeve tuaj dikur?

    Me duket pyetje e bukur, sepse shpesh me pyesin studentet: Si ka mundesi qe na kupton kaq mire, e une u pergjigjem: Kam qene edhe une studente, di se cfare doni nga pedagoget dhe di se cfare t'ju jap. Me kete dua te them qe nje komunikim i mire me studentet fillon qe nga pergatitja profesionale, kjo eshte sfida me e madhe e pedagogut, mbi kete krijohet marredhenia pedagog-student, qe ndryshon shume nga arsimi i larte ne cfaredo shkolle tjeter, per shkak te specifikes qe ka profesioni yne. Nje student i frustruar, i dhunuar psikologjikisht, asnjehere nuk mund te clirohet per te dhene me te miren ne kete profesion.

    Keni qene gjithashtu pjese e serialit televiziv, "Dhimbja e dashurise" etj. Si eshte marredhenia e aktorit me interpretimin ne serial, film apo teater?

    Marredhenia e aktorit me rolin ne thelb nuk ka ndryshim, ne serial, film artistik, apo teater. Ajo qe e ben te dallueshme interpretimin, eshte se ne skene kontakti me publikun eshte i gjalle, gje qe ndryshon me filmin ku nuk kemi kontakt te gjalle me spektatorin. Mund te numerojme edhe disa specifika te tjera, po ato jane te karakterit tekniko- profesional.

    Sa e veshtire ka qene per nje femer te brezit tuaj te studionte per aktrim dhe mandej te behej profesioniste ne kete zhaner?

    Para se t'i pergjigjesha kesaj pyetje, do te thosha qe mua me vjen keq se ende sot, nuk eshte e lehte te studiosh per aktrim, nuk ka rendesi gjinia, mashkull apo femer, sepse sot po rritet nje brez ne dukje i emancipuar, por qe brenda tyre fle nje mentalitet i vjeter.

    Po, eshte e vertete qe per brezin tim ka qene shume e veshtire te filloje rrugen e artit. Duhej te luftoje per te fituar betejen brenda familjes dhe duhet te beje shume sakrifica per te fituar betejen e madhe ndaj shoqerise. Ky eshte nje moment, pastaj vjen momenti tjeter, qe ekziston edhe sot. Ti futesh per t'u bere aktore, regjisore, por cfare e ardhme te pret, aq me teper kur ne kohen time ekzistonte vetem nje teater, nuk kishte as televizione ku mund te depertoje me ndonje serial televiziv. Kjo e ben qe profesioni yne, qe duhet te jete shume i nderuar, te ngelet ne lemoshen e fatit.

    Si jane relatat mes aktoreve? Ju personalisht me ke shoqeroheni me shume?

    Relatat mes aktoreve, ne pergjithesi jane te siperfaqshme, per te mos thene hipokrite. Megjithese, realisht une kam pasur fatin te punoj me bashkepunetore me te cilet jam ndjere shume mire dhe kemi pasur nje respekt reciprok. Sa per shoqerimin, mund te them qe fati im eshte qe kam nje bashkeshort regjisor, aktor, pedagog (sepse ka qene ne nje fare menyre edhe pedagogu im), keshtu qe kush me duhet?! Bej shaka, une kam miqesi te forta, por jo vetem me aktore, por edhe koreografe, regjisore, pedagoge, por miqesi te forta edhe jashte ketij rrethi, ne baze te eksperiences qe kam pasur ne Departamentin e Informacionit ne Kryeministri.

    Se fundmi, aktivitetit juaj artistik ne vijim cfare permban?

    Jam perfshire ne nje film artistik me metrazh te shkurter, "Tersi dhe te tjere" i Akademise se Filmit dhe Multimedias "Marubi", me regjisor Gentian Koci. Filmi prek rendjen pas fitimit dhe komercit, gje qe e zhvesh qenien njerezore nga ndjesite me minimale te humanizmit. Me tej t'ia leme filmit te thote fjalen e tij.

    Intervistoi: Fjoralba Shahaj
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    A thuhet gje ne skenar qe do te permenden arsyet e ketije lajmi te turpshem dhe te rreme?kujt i vajti ne mendje dhe kush e trasmetoi si lajm bombe??
    do ishte shume mire se keshtu do tregohej fytyra e vertete e tv ØkombetarØ qe e dha dhe e atije qe dergoi mesazhin (urdherin).
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    jo mo skampo se nuk i ha palla filmaxhive per ate pik qe na djeg neve..

    nuk bejne mire qe aktoret tane marrin pjese ne keso lloj filmash. ata e din mire se cfar ishte ceshtja "ora e bushit"..

    jan disa filma qe i kan bere italianet per ne ku marrin pjese aktoret tane.. e asnjeri nga keto filma nuk ka vlera pervec talljes e poshtrimit qe i behet vendit e popullit tone..

    edhe u falet atyre ne fillim po keta tani nuk duhet te pranojne cinizma te tilla.. nga kushdo qofte..sikur dhe spillbergu ti ftoje..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    normal italianet duan ti japin i dore zhurme edhe i here kesaj punes se ores se Bushit ... dhe me e bukura me duart e shqiptareve .... kjo eshte detyra e tyre ..... te na zhvleftesojne si imazh ....
    dhe ka nga ata qe shpresojne se Rezarti i Taceve do ti jepte jehone emrit te shqiptareve ne iTali...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-01-2008
    Postime
    383
    Ne ket film qose thuhet si esht vjedhur ora Bushit e bejn ata qe nuk i dojn te miren shqiptarve dhe dojn ti paraqesin si hajna e ata qe nuk ju dojn te miren shqiptarve jan greket dhe sllavet pasi qe jan ardhacak ne ballkan dhe din se heret a von duhet te ikin nga ktu mundohen qe ti qesi shqiptarve fqen e zez para botes.
    Ora e Bushit nuk esht vjedh se mendoje po ti a vjidhnin oren Bushit sdo ti kishte ardhur aspak keq atij ta na qunte vjedhsa.
    Po Bushi tha fjalet me te mira pe populin shqiptar se kurr nje president i huaj nuk i ka than ato fjal.Bushi esht do te jet dhe ka qen mik i Shqiperis dhe i shqiptarve kuse edhe ne dojemi mirnjohs per gjith ata qfar bani Bushi bashk me njerzit e tjer ne amerik per popullin shqiptar.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Po per kepucen qe i hodhen Bushit eshte bo ndonje film?
    Feelings change - memories don't.

  7. #7
    Citim Postuar mė parė nga dea_07 Lexo Postimin
    Po per kepucen qe i hodhen Bushit eshte bo ndonje film?
    Thuaj qe s'ishte i talentuar Bushi. 2 here e devijoi koken, apo s'ishte nje derr kepuce ajo.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-01-2008
    Postime
    383
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    jo mo skampo se nuk i ha palla filmaxhive per ate pik qe na djeg neve..

    nuk bejne mire qe aktoret tane marrin pjese ne keso lloj filmash. ata e din mire se cfar ishte ceshtja "ora e bushit"..

    jan disa filma qe i kan bere italianet per ne ku marrin pjese aktoret tane.. e asnjeri nga keto filma nuk ka vlera pervec talljes e poshtrimit qe i behet vendit e popullit tone..

    edhe u falet atyre ne fillim po keta tani nuk duhet te pranojne cinizma te tilla.. nga kushdo qofte..sikur dhe spillbergu ti ftoje..
    E mor vella po ne ku e ruajm vet vete se po e rujtem veten vet sdo mund te na bej kush keq.Po aij shqiptari qe lun ne at film atij un si them artist.Qose sdo shkoj as nje shqiptar per te ber at fil as kush sdo ti besoj ati montimi dhe sdo ta bejn thare italianet po kur shkojn shqiptaret te luajn ne ksi lloj filmash ather njerzit do thojn nga dal se artistet shqiptar po e japin dhe po e njllosin veten pse ne mos ti shkelim me dy kamt se me njeren pak ju duket.Ne ja bajm vetes e me pas thom se na ka ber dikush tjeter po qose ti nuk i ndihmon nuk mund qe ta beij i huj te keqen.

  9. #9
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    kete lajm te rreme e lansuan agjentuarat sllave dhe sherbetoret sllav qe shesin patriotizem ne shqiperi.
    Vet Bushi kur dhegjoi kete poshtersi te shpifjes sllave nga roberit e tyre ne mediat shqiptare, e pa te udhes ta demantoje zyrtarisht e publikisht!

    Por ja qe formulat e gebelsit mendohet se ende kane veprim. Dhe duke llogaritur felliqesira aziatike se bota nuk e ka degjuar demantin e kesaj shpifje te ulte antishqiptare - shpresojne se do ta perjetesojne si "fakt" historik qe neser dhe pasneser te thiren ne kete shpifje te tyre te cilen e sherbyen kollaboracionistat serb te mediave dezinformuese ne Shqiperi si nje fakt qe do te deshmoje pretendimet e egersirave sllave se si shqiptaret qenkan nje popull barbar.

    Eshte faji i pushtetit te atjeshem qe nuk i kap keta kollaboracioniste dhe dhe armiq te hapur te shtetit dhe kombit shqiptar per ti denuar ne menyre shembullore ndersa TV-ve qe lansuan kete dezinformate te piste antishqiptare tua vejne flaken detyrimisht dhe t'i mbyllin pergjithmone.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-01-2008
    Postime
    383
    Me ty jam Baptist se TV kan kalu kufij dhe ato TV qe kan ba kta duhet te mbyllen se nuk kan ba pak po kan prek dinjitetin e nje kombi.Tv e ka lirin e saj p edhe TV po e teprojn per perfitime te tyre komercjame po japin informata te pasakta rrena qe po demton shum nje komb te ter.Duhen te mirren masa ndaj kti fenomeni ko te mir.E TV qe ban gjitha dizinformata esht News24.Kam pa se shum her mundohet ne menyra te ndryshme te ul vlerat e shqiptarve.Shpesh shkon deri aty sa esht jasht normales dhe nuk do kush ta digjoj nuk e di se kush e udheq ket TV News24 po mund te jen edhe agjentuarat sllavo grek ato qe e udheqin ket TV duke e perdor per njollosjen e shqiptarve.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •