Te paturit e nje te drejte kushtetutore (liria e praktikimit dhe zbatimit te fese) nuk kerkon patjeter nje marreveshje ne mes te shtetit dhe institucionit fetar/spiritual.
Argumenti:
Te drejtat themelore (kushtetutore) qellimin e tyre primar e kane ne mbrojtje kunder shtetit, instancave te tij vec e vec. Shembull: Cfare vlere do te kishte e drejta ime kushtetutore per shprehje te mendimit te lire, nese Qeveria ka te drejte te kufizoje kete te drejte sipas deshires se saj? Qeveria eshte institucion i zevendesueshem ne kete shembull me p.sh. policine, prokurorine, entet tjera te ndryshme. Nese polici thote "une kam te drejte te vendos mbi ty se ku i ka kufinjet e drejta jote kushtetutore e shprehjes se mendimit te lire", atehere kjo e drejte per mua nuk ekziston fare. Kjo tregon se te drejtat themelore mbrojne parimisht kunder nderhyrjeve nga instancat shteterore ne to. Fund i argumentit.
Nga kjo rezulton apo behet i kuptueshem parimi i quajtur shtet i se drejtes, si dhe nenparimi i sundimit te ligjit. Ky parim parasheh se per cdo nderhyrje ne te drejta kushtetutore nevojitet patjeter ligj. Jo ligj komunal, krahinor apo tjeter. Por ligj parlamentar. I dalur nga parlamenti ne formen/formalitetet e parapara ne Kushtetute dhe vetem ne saje te asaj qe sipas ligjdhenesit (parlamentit) shihet si e perputhshme me Kushtetuten ne teresi.
Nga kjo del se marreveshjet e Qeverise me kete apo ate religjion (perfaqesuesit) nuk "mohojne" te drejtat kushtetutore te sekteve apo feve tjera. Nevojitet ligj parlamentar per kete "mohim".
Po Protestatizmi e sheh veten si fe. Dhe si fe - krahasuar me tjerat - me te mirat dhe te keqijat e tij. Protestantizmi do te mund te te argumentonte kunder mendimit tend keshtu: Kur ti, Ilia, thua se une nuk jam fe, sepse predikoj homoseksualitetin, ti jep te kuptosh se i ke disa vlera, me te cilat me gjykon. Kur une thyej vlera tua, thua s'jam fe. Por cilat jane keto vlera ne teresi? A ke vetem vleren e quajtur "jo homoseksualitetit" apo ke edhe tjera? Cilat jane ato dhe ne cilen renditje qendrojne me njera tjetren? Te pyes, sepse une kam informacione te sakta se ka fe tjera qe thyejne me predikimet e tyre drejtperdrejt vler kushtetutore..Me argumentin se nuk ben pjese ne fete tradicionale dhe nuk ka te drejte te shtrihet si vaji ne laker, duke perdorur mjetet financiare dhe politike (me te cilat eshte e pasur). Mendoj se edhe ne forum eshte gabim qe eshte hapur ky forum protestant, duke e barazuar ate me besimet tradicionale te shqiptareve dhe lejohet te beje karshillek me to.
Personalisht nuk mund te jem aq tolerant sa te toleroj nje fe qe e konsideron homoseksualizmin si te drejte natyrale te njeriut. Nuk e di per te tjeret, por besoj se shumica e kane kete mendim.
Eshte e lehte per shtetin te veproje ne drejtim te nxjerrjes jashte ligjit te tyre me gjithe argumentet e perdorura si: homoseksualizmi, vetevrasjet e femijve, shkelja e traditave shqiptare, motivimi financiar dhe politik, etj.
Ne kete rast shteti shqiptar ka te drejten por edhe detyrimin te mbroje mireqenien shpirterore te shtetasve te vet.
Me kete kunderargumentimin hipotetik te Protestantizmit dua te te them se Protestantizmi nuk eshte e fetmja fe / i vetmi sek, i/e cili/a thyen "vlera". Ka fe qe ndalon homoseksualitetin, por predikon mjaft sjellje tjera, te cilat poashtu thyejne vlera. Nese shteti thote - sic kerkon ti - te ndalohet Protestantizmi per arsye se ai nuk eshte, dhe fe ai nuk eshte, sepse praktikon homoseksualitetin, atehere ti i jep shtetit te drejten te gjykoje mbi fete. Dhe kur shteti gjykon mbi fete, ai nuk ka norma gjykuese (vlera) tjera, pos ato te Kushtetutes. Dhe nese shteti i perdor normat kushtetutore per gjykim, ai do te duhej te ndalonte edhe fete (jo vetem sektet).
As argumenti yt, se Protestantizmi nuk eshte fe tradicionale, nuk me duket shume bindes. Pse? Sepse Protestantizmi do te mund te kunderargumentoje keshtu: Ne demokraci, ne te cilen ti, i nderuar shtet, thirresh cdo te dyten fjali ne Kushtetute, eshte e parapare nje e drejte qe parasheh (perafersisht) te drejten e seciles pakice per te u bere shumice. Secili subjekt juridik (bartes i te drejtave kushtetutore) ka te drejten per mundesim te prejmarrjes se drejte dhe barabarte ne jeten politike dhe sociale te vendit. Kjo eshte arsyeja perse ti, shteti, u pranon te gjitha partive politike te njejtat mundesi per depertimin e tyre ne shoqeri. Nese une nuk qenkam fe, sepse nuk qenkam tradicionale, atehere edhe nje parti politike qe eshte themeluar vitet e fundit (p.sh. Partia e Mbrojtjes se Ambientit) nuk meritonka te jete parti. Sepse as kjo nuk eshte tradicionale. Pastaj ne Shqiperi ka edhe fe tjera, te cilat nuk mund te shihen si tradicionale. P.sh. Islami. Edhe kjo fe nuk ekzistoi tere kohen krahas ekzistences se Shoqerise Shqiptare. Eshte e vertete, Islami ekziston me disa shekuj tani. Por me shpjego se ku e ven ti kufirin per te definuar fjalen "tradicionale". Sa kohe duhet te kem ekzistuar, qe te me pranosh si "tradicionale"?
*
Krijoni Kontakt