Artikulli qe po ju parashtroj eshte marre nga gazeta shqiptare ku perseritet refreni i kapjes se kriminelave dhe lirimit te tyre nga gjykata.
Si mendoni ju, si mund te goditet korrupsioni ne drejtesi pa u prekur pavaresia e Gjykatave, kur dihet se tani nuk mund ti cojme gjykatesit ne prodhim per shkelje ligji.
Kjo gje behet dhe me adekuate kur dihet se gjykata ishin dhe nje nga organimzmat qe u kritikua me fort nga raporti i BE. OK , ky poshte eshte dhe artikulli:
Pas arrestimit tė bujshėm nė Berat, i pasuri i kėtij qyteti, i dėnuar me 30 vjet nė Itali, lirohet nė Myzeqe. Dhe askush nuk e pranon autorėsinė e kėtij vendimi, i cili e ktheu mikun e politikanėve pranė familjes sė vet, pa i "hyrė gjemb nė kėmbė"
Prokurori Muho: Do t'i konvertohej dėnimi i dhėnė nė Itali. Askush s'tregon pse u dėrgua nė Fier
Gjykata liron Aleksandėr Kuqon
Bosi i Beratit kthehet nė shtėpi 24 orė pas arrestimit
--------------------------------------------------------------------------------
TIRANE
Aleksandėr Kuqo, bosi i qytetit tė Beratit, nuk ka qėndruar as 24 orė nė qeli. Arrestimit tė bujshėm nė Berat i janė "ulur pendėt", kur Gjykata e Faktit nė Fier e ka lėnė atė tė lirė. Fare tė paqarta kanė qenė arsyet e lirimit tė 28-vjeēarit, banues nė lagjen "30-Vjetori" nė qytetin e njė mijė dritareve.
Cania (kėshtu e thėrrasin), sipas burimeve nga Ministria e Rendit, ėshtė prangosur pėr llogari tė drejtėsisė italiane, e cila e kishte dėnuar atė me 30 vjet heqje lirie pėr trafiqe tė ndryshme. Por, meqenėse nuk ekziston njė ligj i cili e lejon ekstradimin e tė kėrkuarve nga Shqipėria drejt vendit fqinj, Kuqos i duhej tė vuante dėnimin nė Shqipėri, gjė e cila deri tani nuk ėshtė bėrė.
Arrestimi dhe lirimi
Tė shtunėn paradite mė i njohuri i Beratit ėshtė vėnė nė prangat e policisė, pa asnjė rezistencė. Burime ministrore kanė bėrė tė ditur se ai ėshtė thirrur fare shoqėrisht nė Drejtorinė e Policisė sė Beratit. Kuqo ka shkuar aty pa asnjė dyshim, por, sapo ėshtė futur brenda, i ėshtė komunikuar edhe urdhėrarresti. Pas pak minutash njė eskortė policėsh e ka ēuar atė nė Fier (nuk dihen arsyet e transferimit). Nė qytetin myzeqar ai ėshtė pėrballur edhe me togat e zeza, tė cilat e kanė lėnė tė lirė. Askush nuk ka pranuar tė tregojė shkakun e lirimit tė Kuqos, i cili tė hėnėn paradite ėshtė parė nė qytetin e tij, Berat. I vetmi qė ėshtė munduar "ta shpjegojė" lirimin e tė shumėkėrkuarit, ka qenė kryeprokurori i Fierit, Ilirjan Muho. "Gjykata ka qenė ajo qė e ka liruar. Atij do t'i komunikohej konvertimi i viteve tė dėnimit nė Itali, atė tė cilin duhej tė vuante nė Shqipėri. Por, pėr shkak tė gjendjes sė tij shėndetėsore, ai ėshtė lėnė i lirė deri nė njė vendim tjetėr tė Gjykatės", ka thėnė kreu i akuzės sė Fierit. Ndėrsa Drejtoria e Policisė sė Beratit e ka hequr nga supet ēdo pėrgjegjėsi. "Nuk di gjė lidhur me lirimin. Kuqo kėrkohej nga policia e Fierit dhe ne ia dėrguam asaj", ka thėnė kreu i policisė sė Beratit, Ilirjan Dida. Kaq ka zgjatur edhe "suksesi" i policisė, lidhur me Aleksandėr Kuqon.
Kush ėshtė?
Aleksandėr Kuqo, 28-vjeēari baba i njė fėmije, njihet nė qytetin e tij si nga mė tė pasurit. Nė vitin 1995 ai ka nisur njė investim tė madh (sipas policisė, kap shifrėn e 700 mijė dollarėve). Tė njėjtat burime kanė pohuar se ka ngritur njė fabrikė moderne pėr prodhimin e pijeve freskuese e pėrpunimin e frutave. Gjithashtu Kuqo ėshtė edhe pronar i njė televizioni kabllor nė lagjen "30-Vjetori". Kuqo njihet nė Berat edhe pėr shoqėrinė e tij me politikanė tė majtė e tė djathtė, si dhe me tė gjithė drejtuesit e policisė qė ka ndėrruar policia aty. Madje nė ceremoninė e pėrurimit tė fabrikės, nė 2001-shin, kanė qenė tė pranishėm edhe pėrfaqėsues tė lartė tė Partisė Socialiste
Me respekt
SN
P.S. Ju lutem prmbahuni persa i perket parrullave
Krijoni Kontakt